Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 3 - Rexhep Bajrami

REXHEP BAJRAMI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

REXHEP BAJRAMI

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

            Rexhep Bajrami lindi nė fshatin Ēelik tė Karadakut tė Gjilanit. Shkollėn fillore e kreu nė fshatin Padiq tė Karadakut tė Gjilanit dhe nė Hasanbeg tė Shkupit. Gjimnazin, Akademinė Pedagogjike dhe Fakultetin Filologjik – Dega Gjuhė dhe Letėrsi Shqipe i kreu nė Shkup.

            Autori deri mė tani ka batuar kėta libra:

            "Nata tek unė tė harroi", poezi (1998),

            "Kur tė kthehesh mere diellin", poezi (2003),

            "Dhe thashė: ėshtė Hėnė", poezi (2009),

            "Borė nė zemėr" (2013),

            "Dielli nė det e puth veten" (2013).

 

 

 

 

ALBUM I GRISUR

 

Kur kėmbėt mia tė rėnda

puthin tokėn e mallit tė baltosur

deri te dera e ėndrrės sė harruar

jeta si album i grisur.

ku mbeti vetėm njė fotografi

tė tjera u shuan

trupin tim tė vjetėr

E mbuloi malli i ri i dhembjes

Vendlindje, fatin e zi paskam pasur

U plaka unė, u pėrtrite ti.

 

 

DIKUR BETOHESHIM

 

Dikur betoheshim

nė dheun e tokės

nė pragun e shtėpisė

nė majat e shkrepave

nė fėmijė e djepa

betoheshim nė flamur

nė besė e burrėri

nė pikat e kuqe tė gjakut

nė fjalėt e plakut

nė gurėt e oxhakut

pėr tė shtrenjtėn liri!

 

 

NĖ VENDIN TIM

 

Nė oborrin e gjyshit

Ėshtė ndaluar ora

Sot kur takohemi

Me mallin pėr tokėn

Nė gjoks zjarret

Kush na i shuan

Pranė shtėpisė sė vjetėr

Fiku jetėn njė mik

Me plisin e nxirė

Nga djersa e mallit

Na i ruani kujtimet

Kullave tė besės

Mallin kush na e shuan

Pėr tokėn gurin e lisin

 

 

RRUGĖT E SHTĖPISĖ SIME

 

Mirė se tė gjej vendlindja ime

Mė e bukur se fėmija nė djep.

Malli mė i thellė se fundi i detit

Mė e vjetėr se vetė jeta

Rrugėt e shtėpisė sime

Nė vaj qenkan tretur...

 

 

LOTI PĖR MIKUN

 

Tri pika loti

mė pikėn pėr mikun

qė nuk e pa jetėn

nga ne u nda nė rini

librat i mbetėn nė ēantė

banka e zbrazėt

nė njė klasė tė heshtur...

 

 

NĖ MBRĖMJEN E FUNDIT

 

Kam tharė lotėt e mi

Nė mbrėmjen e fundit

Me grushte duke i mbyllė sytė

Nė aktin e fundit.

Kam frenuar zemrėn nė dysh kur ndahej

Nė pikėllimin e fundit

Gjithė natėn qava mbi trupin e saj lakuriq

Kush e di kur do tė qaj mė!...

 

 

SHKABA QĖ NA BASHKON

 

Nga brendia qė nuk shihet

Flakė e zjarr diēka digjet

Ėshtė kjo flaka qė dymijė vjet

Si flamur ajo del.

Ti flamur ku po shkon

me lot lirie ai valon

mbi Arbėri krahė lėshon

ėshtė shkaba qė na bashkon.

 

 

LETĖR NGA BURGU

 

Letrėn qė na dėrgon

me mallin qė ke

e lexojmė me vaj

ēdo fjalė nė te

ty tė kalbet trupi

nė ato kazamate

ne na digjet zemra

nga malli e brenga

do tė mbahen bir

ashtu si dhe ti

fėmijėt pėr ty

do t`i puthė n`dy sy

kur e dimė pėr ty

se qėndron si graniti

mal na bėhet zemra

e di Lokja pse t`rriti

do tė presim pranverėn

bashkė me ty or bir

tė takohemi mė shpejtė

nė Kosovėn e lirė...

 

 

BORĖ NĖ ZEMĖR

 

Kujtimet u tretėn

ai akulli nė pranverė

bashkė nuk i kaluam ditėt

shumė na u larguan vitet.

 

E mallkoj zemrėn

qė mua mė tradhtoi,

e mallkoj atė borė

qė zemrėn ta mbuloi.

 

Udhėkryqeve tė botės

jeta na braktisi,

kujtimet na u thanė

si degėt e njė lisi...

 

 

ERDHA NĖNĖ

 

Erdha prapė oj Nėnė

te pragu i vjetėr

tė ulemi bashkė

sikur do herė tjetėr.

 

Ku trete buzėqeshjen

qė tė shkėlqente aq shumė,

si qiri i fikur

u treta edhe unė.

 

Ku e ke buzėqeshjen

nga e jona rinia,

ne ikėm nė kurbet

ty tė plaku vetmia...