Njė ndėr krijimtaritė mė tė
lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku
bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor... shprehen
pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin
mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e
artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė,
edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė jetės.
Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė
hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė
shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha
sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si
njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė
zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi,
Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli,
Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė
pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit
tė tij...
Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur,
ADEM ZAPLLUZHA,
qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė
gjerė, do tua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me
kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė
shqiptare.
(www.sa-kra.ch)

Pėrgatiti:
Adem ZAPLLUZHA
ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE
RAMADAN
ORACA
Hyrje
U lind mė 10.10.1957 nė Obranqė.
Shkollėn fillore dhe tė mesme e kreu nė Podujevė.
Ka tė mbaruar SHLP nė Prishtinė.
Punon si mėsimdhėnės nė SHME Isa Boletini nė Podujevė.
Ėshtė aktor i Teatrit tė qytetit nė Podujevė qė nga themelimi.
Fitues i shumė ēmimeve letrare dhe teatrore.
Anėtar i Lidhjes sė shkrimtarėve tė Kosovės.
Deri tashti i janė botuar kėto vepra:
"Teatri memec", poezi - botoi: Rilindja, Prishtinė 1998.
"Fat i paemėr", poezi - botoi: Rilindja, Prishtinė 2000.
"Midis dy vdekjeve", poezi - botoi: Anton Pashku, Podujevė 2003.
Ka nė dorėshkrim edhe disa tituj nga letėrsia qė presin tė
botohen.
FJALĖT E HESHTURA
Nė kėtė tokė edhe shi i zi ra
E unė pritja valėn e detit
Me tė Bukurėn e dheut
Nėpėr udhėkryqet e atdheut
Me stuhi fjalėsh
Ecja kah agu i lirisė
Shtatė plagė i kisha
Nga gjarpri i shtėpisė
E nuk mė mori vdekja
Mes etjes e jetės
Para teatrit memec
Njė hije terri
Pėrtej heshtjes mė rrėzoi
Po erdha i vdekur
Mos mė thirrni nė emėr
Ju dėgjojnė fėmijėt
Nė kopshtin e qirinjve
Po erdha i pafjalė
Shikomėni nė sy
Janė rrugėt e mia
Nėse kthehem i paemėr
Mund ta vrisni qyqen
Nė folenė e rrashtės sime
Po s`erdha kurrė
Nė fund tė fjalės
Ėshtė gjaku im
IN MEMORIAM
Avdyli i Ramės tė Velisė nga Lugina e legjendave
Ėshtė baba im qė ma shumė e njohin tė vdekurit se unė
Ai ,tepricėn e jetės e ndante nėpėr gishtat e dorės
Si mollėt e shortit tė Velisė sė Ramės tė Avdylit
Krejt vjeshtėn e paska dhanė pėr livadhet e thata
Veē mollės sė kuqes mos me ia ndėrrua hijen
Sa herė e kishin mbyll nė rrugėn e mbledhėsve tė ajrit
Vetės varrin ia paska hap me kokė kah molla e kuqe
Tri herė kokėn peng e kishte lanė pėr fjalėn duarthatė
Po kurrė se paska fik zjarrin nė malin e ngrirė
Me zinxhirė tė padukshėm ia paskan lidhė hijen
Qė tė mos tė kthehet te kėnga e livadheve tė mollėkuqes
Ai, shpinėn kur ia kthente vetės shtatė lėkura i zhvishte
Secilėn mė tė regjur se mėrzia e stuhisė sė kurbetit
Unė Rama i Avdylit tė Ramės tė Velisė prej gjaku
E kam babagjysh vetėn nė hise tė tokės sė babės.
PRANĖ BUSTIT
(Zahir Pajazitit)
Herėt po me duket tė shkruaj poezi pėr ty
E drojė tė mė godasin rrufetė pėr vargun e etur
Tė tė thurė njė kėngė edhe ajo mund tė tingėlloi e shurdhėt
Tė sjell njė kurorė me lule tė vendlindjes ato shpejt vyshken
Po fjalėn qė ma le peng pėr sė gjalli me tė gjallėt kurrė mos e fol
As kur tė vijnė mbledhėsit e ajrit e tė bie pika e dheut nė tru
Kurrė mos u nisė kur tė thėrret njė e panjohur nė emėr
Edhe asaj mund t`i mungoi gjaku i grupit zero.
PĖRTEJ AROMĖS SĖ ATDHEUT
Kur tė merr malli me tė marr malli pėr njė lumturi
Pėrtej kufijve t`dheut tė asaj fėmijėrie nėn hėnėn ilire
Ku me ujin e frutave t`malit tė dėnesės jetėn e jeton
Atje ku shpirtin ta marrin pėr njė vdekur nga menēuria
I veshur n`kėmishė me lėkurė gjarpri tė shtėpisė
Si pėr ditė tė madhe te fontana e lotėve ēmallesh
Me lajmėtarin e vdekjeve pa qefin ngre dolli
Pėr punėn qė tė afron si dekorator varresh pėr qen
Dikur vonė e gjen rrugėn qė shpie kah muzgu i pleqėrisė
Pėr gjėrat qė plaken pa ty qė i merr malli me tė marr malli
Vetėn e merr me tė mirė si fėmiun e fėmiut tėnd
E ia fshinė lotėt albumit tė shtėpisė me aromė atdheu.
POTPURI E FJALĖVE TĖ HESHTURA
Duke trokit nėpėr dyer tė veshura me lėkurė gjarpri
Njė ditė u bėna i huaj edhe para derės tė mikut tim
Tri herė e thirra nė emėr, si tė zotin e shtėpisė
Plot helm m`u mbush zemra e nuk u pėrgjigj
E thirra, si atėherė kur loznim symbyllas nė lamė t`drithit
E gėzoheshim pėr kulaēin qė na e ndante nėna Hanė
Thashė t`i marrė myzhde qė ka lulėzua qershia e kroit tė kuq
Qė e shortoi me brisk tė babės nė kumbull maxharke
Desha ta pyes: ku ėshtė fjala e gdhendur nė lisin e Sheqes
Se po i thahet rraja qė ka lėshua pėrtej ėndrre
Njė fjalė me aromė tė luginės sė legjendave ia solla
Qė mos t`ia kthejė shpinėn vajit tė fjalėve tė heshtura
Than: ish rrit mė tepėr se hija e flamurit n`gjysmėshtizė
E po vuan nga sėmundja e tokės pa qiell mbi krye
Shkova, he mos shkofsha mė, mėsa n`derė tė armikut
E pashė qė ke aty, po veshėt mė bėn qė doli nga vetja
Hip se tė vrava, zbrit se tė vrava, rashė poshtė shkallėve
Deri te dera e hapur, qė e mballa me mėrzinė e dajės Ukė.
KU ĖSHTĖ ALI PODRIMJA
Thonė ėshtė pa te Ura e shenjtė kah shkon ta vras ujkun
Dikush e paska pa nėn strehėn e atdheut me Lirinė e pėrgjakur
Apo prapė nė emėr tė poezisė me fund piu verė Rahoveci
E shkoi te Shkreli i Shkrelėve pėr njė varg tė mbetur peng
A thua iku me tė bukurėn e dhéut Zhan d`Ark larg qoftė!
A hyri nė malin e ngrirė apo mali hyri nė tė, njė zot e di?
A do tė kthehet pa u ringjallur e nesėrmja me Lumin pėrdore
Kush e di ku ėshtė Ali Podrimja ia jap hisen e tokės sė babės.
|