Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime - problemi i parė: njeriu

Shkruan: Daut DEMAKU

Shėrimet shpirtėrore

PROBLEMI I PARĖ: NJERIU

       Pėr shpirtėroren ekziston vetėm njė problem: NJERIU! Shpirtėrorja nuk thotė se njeriu ka shumė probleme, por thotė se: njeriu vet ėshtė problem, ai ėshtė prodhuesi i tė gjitha problemeve qė krijojnė zhurmėn, shqetėsimin dhe pakėnaqėsinė e pafund nė jetė.

 

 

 

“Kur mendja njerėzore tė jetė plotėsisht e vetėdijshme, problemet e njeriut zhduken si errėsira nė agim”. Osho

 

            Pėr shkencėn nė tėrėsi ekzistojnė me miliona probleme. Pėr jetėn nė tėrėsi, po ashtu, ekzistojnė me miliona e miliona probleme. Pėr jetėn dhe pėr shkencėn, sa herė tė DUKET se po zgjidhen e po tejkalohen shumė probleme, po aty lindin dhe krijohen probleme tė tjera, tė reja, tė panjohura deri nė atė ēast. Dhe, kėshtu, fillim e mbarim, jetėn njerėzore e pėrcjellin pėrpėlitjet, lufta e pėrhershme pėr zgjidhjen e tejkalimin e problemeve dhe, prapė, kacafytja e re me zgjidhjen e tejkalimin e problemeve tė reja, qė paraqiten me shumicė, tė salduar njėri pas tjetrit, si hallkat e zinxhirit.


            Pėr shpirtėroren ekziston vetėm njė problem: NJERIU! Shpirtėrorja nuk thotė se njeriu ka shumė probleme, por thotė se: njeriu vet ėshtė problem, ai ėshtė prodhuesi i tė gjitha problemeve qė krijojnė zhurmėn, shqetėsimin dhe pakėnaqėsinė e pafund nė jetė.


            Pse ėshtė njeriu problem?


            Shtazėt nuk janė problem. Shtazėt jetojnė tė pavetėdijshme, tė lumtura nė mosdijen e tyre, kėshtu qė nuk ekziston mundėsia qė tė trazohen e shqetėsohen.

 

             Problemet janė aty, madje janė me shumicė tė madhe, por shtaza nuk ėshtė e vetėdijshme pėr praninė e tyre.


            Hyjnitė, po ashtu, nuk janė problem. Pse? Sepse janė dritė, janė vetėdije e tėrėsishme, prandaj as nuk janė as nuk krijojnė kurrfarė problemi.


            Njeriu ėshtė nė hall tė madh. Vetė qenėsia e njeriut, vetė ekzistenca e tij, ėshtė problem. Pse? Pėr shkak se njeriu gjendet nė mes dy ekstremeve skajore: botės shtazore dhe botės hyjnore!

 
            Njeriu ėshtė sikur URĖ mes kėtyre dy ekstremeve tė pakufishme skajore: nė njėrėn anė ėshtė bota e pakufishme e MOSDIJES dhe, nė anėn tjetėr, bota e pakufishme e DIJES. Njeriu, i kėtillė siē ėshtė, nuk ėshtė as shtazė as hyjni, apo mė saktė: ėshtė edhe shtazė edhe hyjni.

 

 


            Njeriu ėshtė PROCES, e procesi derisa tė pėrfundojė nuk e krijon tėrėsinė. Sepse njeriu ėshtė larguar shumė nga bota e mosdijes, por ende nuk ka arritur tė hyjė plotėsisht nė botėn e dijes, dhe, prandaj, pikėrisht ky shkak e bėn jetėn e njeriut tė tensionuar, tė shqetėsuar, luftė tė pafund ku gjithmonė shumėzohen humbėsit e kurrė nuk regjistrohen fitimtarėt.


            Ekzistojnė dy mėnyrė, vetėm DY mėnyrė, qė jeta e njeriut tė ndėrtohet pa asnjė problem, pa asnjė shqetėsim, pa asnjė luftė. E kėto dy mėnyra janė: E para – regresioni, njeriu tė zbret poshtė, nė botėn e shtazės, nė botėn e mosdijes sė plotė dhe tė jetė i lumtur. E dyta – tė transcendentohet, tė ngritėt, tė rritet, tė bėhet pjesė e hyjnores dhe vėrtet tė jetė tėrėsisht i lumtur.


            Rėnia nė botėn e shtazės ėshtė e lehtė, por nuk mund tė qėndrosh gjatė nė atė gjendje, sepse ajo qė ke mėsuar, ajo shkėndijė e vetėdijes qė e ke ndėrtuar, do tė kthejė prapė kėtu ku je. Sa njerėz pėrdorin mjetet e harrimit, tė kthimit prapa nė pavetėdijes, si alkoolin e drogėn, por kot! Njė ditė, dy, tri, ndoshta edhe njė muaj, por nė ndėrkohė problemet janė shtuar dhe tė presin tė vetėdijesohesh e t’i pėrballosh. Kjo nuk ėshtė kurrfarė rruge.


            Alternativa e dytė ėshtė jashtėzakonisht e vėshtirė: tė ngritesh, tė rritesh shpirtėrisht, tė kthehesh me fytyrė kah qenėsia, kah vetėdijesimi i plotė, total, kjo ėshtė rrugė e vėshtirė, rrugė qė kėrkon mund e sakrifica, vetėmohim e vendosmėri, por ėshtė e vetmja rrugė e sigurt, plotėsisht e sigurt qė njeriun e ndihmon tė bėhet njėmend NJERI.


            Prandaj edhe ėshtė mirė ta nėnvizojmė edhe njėherė thėnien e fillimit: “Kur mendja njerėzore tė jetė plotėsisht e vetėdijshme, problemet e njeriut zhduken si errėsira para dritės sė agimit”


            duatdemaku@yahoo.com