MIQTĖ PĖR MIKUN
Me dėshirėn qė tė kryejmė njė detyrė qė befas na
shtroi si obligim situata e krijuar, kur u dha kumti i zi se nuk frymon nė
mesin tonė miku dhe krijuesi i letrave shqipe Adem Berisha, duke na lėnė
fjalėn dhe veprėn e tij prej krijuesi dhe veprimtari tė shquar nė qėshtjen
kombėtare, njė grup miqėsh e bashkėveprimtarėsh iu qasėm njė pune jo edhe aq
tė lehtė pėr tė pėrjetėsuar veprimtarinė e tij, duke pėrmbushur njė obligim
qė ndienim pėr kėtė krijues tė palodhshėm e shumė entuziast pėr moshėn qė
kishte, qė fati e deshi ti ndėrpritej aktiviteti i tij nė gjysmėrrugė.
Me tė mėsuar pėr ngjarjen nuk pushuan shkrime e
telefonata, pėr tė ngushėlluar sekush mikun a shokun, familjen a
bashkėveprimtarėt qė prej kohėsh kishin bėrė kontakte tė shumta rreth
bisedave pėr jetėn, krijimtarinė dhe problemet jetėsore e politike qė ishin
preokupime tė tyre. Por, jo vetėm kaq, ata nuk hezituan qė tė hedhin idenė e
ngritjes sė njė monumenti tė pėrjetshėm prej fjalėve, vargjeve dhe mallit
pėr mikun e tyre, qė tashmė e kujtojnė pėr veprimtarinė e tij, pėr bujarinė
dhe zemėrgjerėsinė prej fisniku. Idenė pėr njė ndėrmarrje tė kėtillė e hodhi
Halil Xani, pėr ta mbėshtetur pastaj edhe tė tjerėt, si Xheladin Mjeku, Agim
Metbala, Xheladin Hamza e deri tek miqtė nga diaspora qė kontribuan nė
financimin e botimit tė kėtij libri tė veēantė dhe tė njė rėndėsie tė
shumėfisht, kur kemi parasysh pėrfshirjen e materialeve qė janė bėrė kėtu.
Tashmė kjo inisiativė pėrfundimisht po bėhet realitet, me nxjerrjen nė dritė
tė kėtij libri me shumė shkrime e dėshmi tjera, qė nė njė mėnyrė paraqet njė
monografi pėr autorin dhe, poashtu ėshtė edhe libėr me pėrkushtime poetike e
dėshmi me fotografi tė ndryshme, ku dėshmohet se Adem Berisha ishte i afėrt
me miqtė dhe nuk hezitonte tė gjendej nė gėzime e hidhėrime, nė aktivitete
kulturore e pėrurime librash, pavarėsisht kohės dhe vendit ku zhvilloheshin
ato.
Adem Berisha, ashtu sikur i bashkonte tė gjithė
miqtė nė njė kuvend mendimesh e idesh me urtinė dhe fjalėn e ėmbėl pėr tė
gjallė, ashtu i bashkoi kėtu nė kėtė libėr, me shkrimet pėrkujtimore
dedikuar emrit dhe veprės sė tij, pėr tė mbetur pėrgjithmonė Libri i
dashurisė dhe dhimbjes pėr mikun e tyre qė i deshi dhe i respektoi nė ēdo
kohė, poaq sa edhe miqtė, me konsideratėn e tyre tė pakursyer shprehėn
dhimbjen, mallin dhe krenarinė pėr mikun e tyre, qė tashmė e kujtojnė nė
mėnyrėn mė tė bukur, duke sjellur evokimet dhe gjithēka kishin pėr tė thėnė
e kujtuar pėr te nė kėtė pėrmbledhje shkrimesh e fotografish, si njė
bibliotekė dhe galeri nėn tė njėjtin kulm, tė pagėzuar me emrin simbolik
Prekja e dhimbjes, qė flet bindshėm pėr frymėn e mesazhin qė pėrshkohet
kėtu.
U bashkuan miqtė dhe bėnė njė monument
pėrkujtimor pėr mikun e tyre qė aq shumė i deshi dhe e deshėn deri nė ēastet
e fundit tė jetės, do tė ishte konkludimi mė i pėrafėrt i kėsaj qė u tha dhe
u bė pėr ndriēimin e emrit dhe veprės sė Adem Berishės.
Nga Hartuesit e librit

|