Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė - Pranvera e vitit 1981

Shkruan: Mehmet BISLIMI

        PRANVERA E VITIT 1981

 

       Kėtu fillonte edhe fundi i njė maratone tė gjatė e robėrisė tė Kosovės, qė pushtuesi jugosllav me hekur dhe zjarr nėn petkun e dinakėrisė sė vetėqeverisjes e shkeli dhe shfrytėzoi Kosovėn pėr decenie me radhė. Demonstratat e pranverės sė vitit 1981 eksploduan si njė fuēi baroti nė duart e pushtuesit jugosllav. Kėto demonstrata tundėn pėr shkatėrrim themelet e ish Jugosllavisė Socialiste tė asaj kohe. 11 marsi i atij viti ėshtė fillimi i njė fundi tė pushtimit tė Kosovės nga pushteti titist.

           
           
Pranvera po vjen ngadalė. Si duket nuk mund tė kalojė kaq lehtė pa u hetuar “koinēidenca” e vlimeve tė furishme nė Kosovė, qė zakonisht kanė ndodhur e po ndodhin gjatė muajit mars. Qė nga viti 1981 e deri tė rėnia e Komandantit Legjendar, marsi ishte prehri ku mbėshteti kokėn e tij plot me halle populli ynė liridashės. Edhe mė pas kur Egzonin me shokė i pėrpiu Ibri i ftohtė e deri tek ditėt e sotme, ngrohtėsia e tokės gjatė muajit marsit sikur na forcoi, tamam si Anteun dikur. Marsi, ky muaj i legjendave qė zuri vend nė historinė tonė mė tė re.

            11 mars i vitit 1981. Nomenklatura e sistemit pushtues titist, tė korruptuar e tė rėnė nga morali, tė degjeneruar e tė dalė boje nga ideja e mirėqenies socialiste dhe vetėqeverisėse, nėn petkun e vėllazėrim- bashkimit, kishin bėrė shumė padrejtėsi nė Kosovė, mbi kurrizin e popullit shqiptar, duke e eksploatuar tokėn tonė deri nėn thellėsitė e detit. Megjithatė, Kosova kishte mbetur njėra ndėr vendet mė tė pazhvilluara nė tėrė hapėsirat e ish pushtuesit jugosllav. Popullata jonė nėnēmohej dhe diskriminohej nė tė gjitha poret e jetės. S’do mend se kupa e mbushur e pushtuesit jugosllav prej kohėsh nuk po mbante mė dhe padyshim se ajo duhej tė pėrmbysej njė ditė, dhe kjo ndodhi, u pėrmbys pikėrisht aty ku duhej tė pėrmbysej, pra mu nė mensėn e studentėve tė Universitetit tė Kosovės!

            Kėtė ditė e priste populli ynė prej dekadash e priste me padurim, e priste me guxim e dashuri tė madhe, pritej kjo pranverė qė erdhi mė herėt se ajo kalendarike. Erdhi e furishme, me lulėkuqet e atij behari tė rinisė sonė tė madhėrishme studentore.

            Bijtė mė tė mirė tė popullit tonė kishin punuar gjatė kohė pėr njė ditė si kjo. Hapur e fshehur ata sollėn 11 marsin duke u pėrballur me vuajtje e persekutime, me varfėri e diskriminim, me shtypje e burgje, me vrasje e likuidime, me shpėrngulje dhe dėbime,...

            Aparati shtypės serbosllav nuk mund tė korrte rezultat tjetėr nė Kosovė, veē asaj qė kishte mbjellė- revoltės sė fuqishme popullore e cila me kėtė rast tregoi se nuk do tė lejojė mė nėpėrkėmbjen e dinjitetit dhe lirisė sė saj me as njė ēmim!

            Kėtu fillonte edhe fundi i njė maratone tė gjatė e robėrisė tė Kosovės, qė pushtuesi jugosllav me hekur dhe zjarr nėn petkun e dinakėrisė sė vetėqeverisjes e shkeli dhe shfrytėzoi Kosovėn pėr decenie me radhė. Demonstratat e pranverės sė vitit 1981 eksploduan si njė fuēi baroti nė duart e pushtuesit jugosllav. Kėto demonstrata tundėn pėr shkatėrrim themelet e ish Jugosllavisė Socialiste tė asaj kohe. 11 marsi i atij viti ėshtė fillimi i njė fundi tė pushtimit tė Kosovės nga pushteti titist. Jugosllavia e pas kėtyre ngjarjeve, as edhe njė herė nuk morri vetėn mė, edhe pse ajo nuk la gurė pa lėvizur. Duke vu nė lėvizje tėrė organizmin e sektorit tė UDB-sė (nė mesin e tyre edhe shumė puthadorėsh shqiptarė), bėnė arrestimin e mijėra tė rinjve, veēmas studentė dhe intelektualė, por edhe punėtorė tė shumtė. U ngritėn gjykata tė tėra nė kėmbė, tė yshtura nga politika zyrtare e Beogradit pėr tė  dėnuan shqiptarėt  e Kosovės, Maqedonisė, Preshevės, Medvegjes, Bujanocit, Ulqinit etj.  me dėnimet mė drakonike! Po thuaj shumica e kėtyre gjyqtarėve, fatkeqėsisht puthadorė shqiptarė, suspenduan e diferencuan shqiptarėt nga puna, nga shkolla, nga fabrikat, nga shoqėria, madje shkuan aq larg sa kėrkonin edhe lėēitjen e tė gjithė atyre qė nė njė formė a tjetėr pėrkrahnin kėto demonstrata.

            Me gjithė presione tė mėdha , populli ynė pėrballoi me dinjitet duke i dhėnė mesazh tė qartė e tė prerė pushtuesit jugosllav se: Ne, nuk e durojmė mė jetėn e robit! Kjo ishte koha kur sakrificat mė sublime qė do tė pasonin pėr Kosovėn filluan tė gatuheshin nė zemrėn dhe mendjet e atdhetarėve mė tė mirė shqiptarė.

            Kjo rrugė e gjatė, deri ku jemi sot, nuk ishte rrugė e shtruar me lule, por ishte rrugė e rimuar me gjak. Ky gjak dhe kjo aspiratė kėrkon, finalizimin e vet. Nuk ka ēmim tjetėr qė shpaguan sakrificat e shqiptarėve pėr lirinė e vet, veē bėrjes sė shtetit tė lirė dhe sovrane tė Kosovės, me tė gjithė ata qė dėshirojnė tė ndjehen tė lirė e tė jetojnė kėtu nė tokėn e Kosovės.

            Elita politike nė Kosovėn e pėrgjakur tė asaj pranvere, ishte zėnė nė befasi, zgjuar e trembur nga gjumi i rėndė qė po bėnte nė shtratin e butė me pupla tė ish pushtetit jugosllav. Ajo, nuk ishte e gatshme qė tė rreshtohej drejt. Nė fakt, as qė priste kush njė rreshtim tė tillė, ngase ishte e palogjikshme qė nga ajo shtresė vasalesh tė presėsh diēka atdhetare. Pushtuesi kishte pėrgatitur kėtė shtresė me vite, e kishte avancuar e parfymosur me erėn marramendėse tė pushtetit dhe tė fryteve tė tij, qė nga punėsimi, makinat, banesat, shkollimi e deri tek tė bėrit e ligjit. Njė hafije pėr dy shkronjat “ K. R”, qė do tė thoshte “ Kosova Republikė!” , tė denonconte dhe fare lehtė mund tė dėnoheshe me 2 e 3 vite burg! Madje, disa gjakprishur shqiptarė tė asaj elite, shkuan aq larg, sa qė pėr ta bindur pushtuesin pėr pėrkushtimin dhe besnikėrinė e tyre ndaj tij, hoqėn dorė edhe nga pėrkatėsia e tyre kombėtare, duke u deklaruar me pėrkatėsi kombėtare jugosllave siē ishin Sinan Hasani, Ali Shukriu, Kolė Shiroka, Azem Vllasi etj.

            Kėtė klasė politike e shfrytėzoi maksimalisht pushteti titist, deri sa njė ditė e hodhi pėr tokė si njė limon tė shtrydhur . Ata vazhdimisht i ranė po tė njėjtės melodi, qė nga akuzat kundėr popullit tė vet si: irredentist, ballist, nacionalist, vrimė e miut, diferencime, lėēitje e shkuan aq larg sa qė preken edhe nė simbolin tonė kombėtar! Pra, qėndrimi i kėsaj elite me kohė kishte kaluar edhe nė urrejtje tė papėrmbajtshme dhe tejet hakmarrėse kundėr bijve tė popullit tė vet! Kjo bazė e urrejtjes e mbėshtetur nga yshtjet e politikės sė Beogradit zyrtar, elitėn shqiptare tė asaj kohe e kishte bindur qė tė lehte pa ndėrprerė kundėr interesave tė popullit tė vet. Qentė po lehnin, por karvani po ecte, vėrtetė ngadalė, por sigurt!

 


            Nė veten e parė:


            - Mė 26 mars, u ngjita shtyllės ndriēuese tė rrugės (diku pranė radio Prishtinės), dhe hoqa flamurin e Jugosllavisė, duke e pėrbaltur e pėrplasur atė pėr tokė. Sinan Hasani nė librin e tij, kishte shkruar se: “Njė student me njė shpejtėsi majmuni u ngjit shtyllės sė metaltė pėrpjetė, dhe pėrdhosi flamurin e Jugosllavisė!”

            Nė fakt, ai kishte tė drejtė ngase mua mė duhej njė shpejtėsi e tillė, pėr tė hequr shumė flamuj tė Jugosllavisė titiste, tė cilėt i kishin vu majmunėt e shumtė si Sinan Hasani me shokė, mu nė zemėr tė Kosovės! Ē’ėshtė e vėrteta, unė e pėrbalta flamurin e pushtuesit jugosllav, atė flamur tė cilin mė vonė e vrau me pushkėn e lirisė, Ushtria Ēlirimtare e Kosovės- bijtė mė tė mirė tė popullit tanė.
            - Demonstratat e vitit 1981, populli ynė i pėrkrahu fuqishėm e pa u hamendur. Nė mesin e studentėve vėrshuan si lumi; nxėnės, studentė, punėtorė, qytetarė, vajza, gra, tė rinj e tė moshuar- qė tė gjithė! Vlen tė ceket, dhe nuk guxon tė anashkalohet: Tė gjitha dyert e qytetarėve atdhedashės tė Prishtinės qėndruan hapur pėr demonstruesit. Ata na pritėn me bukė e kripė e zemėr, na strehuan, na i lidhėn plagėt, nga e ngrohėn shpirtin, na dhanė kurajėn dhe mbėshtetjen, prandaj edhe sot i puthi me respekt duart e tė gjitha atyre nėnave qė na dhanė bukėn e ngrohtė e na i lidhėn plagėt e njoma. Ta paēim borxh Prishtinė!

            - Punėtorė tė shumtė tė furrave e tė shitoreve, shpėrndanin bukė, pijė e ushqime tė tjera, pėr demonstruesit. Sot mė lejoni tė ju them: Ju lumtė o bijtė e atdheut, dėshmuat dashurinė pėr atdheun dhe pėr bijtė tuaj!

            - Punėtorė tė shumtė nga organizata tė shumta punuese si: “Ramiz Sadiku”etj. me helmeta nė kokė u futėn nė gjirin e demonstruesve. Ata sollėn me vete sė bashku me pėrkrahjen morale pėr ne edhe mjete tjera barrikade si: kamionė, ekskavatorė, rrafshues, buldozerė etj. Demonstruesit u bėnė tė pakalueshėm. Kėta punėtorė u solidarizuan me bijtė e vet, duke dashur qė tė vdesin pranė tyre! Mos e harroni kėtė kategori qė sot ėshtė si mos mė keq!

            - Punėtorėt e shėndetėsisė, po shpėrndanin fasha, medikamente, vaksina e gjithė ēka ishte nė mundėsinė e tyre pėr shpėtimin dhe aftėsimin e demonstruesve. E madhja Sahadete Mekuli i kishte pritur demonstruesit e plagosur nė spital me fjalėt mė tė bukura, dhe mė tė guximshme si: ME FAT PLAGĖT O TRIMAT E KOSOVĖS ! Mos e harroni kėtė akt atdhetarie, Shėndetėsi e Kosovės, mos shkelni mbi betimin e Hipokrates sonė Sahadete!

            - Mbi fakultetin Ekonomik, nga njė tank i ish ushtrisė jugosllave shtiu nė turmėn e demonstruesve. Shtiu armata e quajtur JNA! Nga breshėria e plumbave, u kėput pėr dhe Besa Ahmeti- nxėnėse. Plagėt ia lidhėm me kėmishėn e trupit tė Fejzė Veliut nga Polaci i Drenicės dhe e futėm nė njė makinė “Reno 4”. Mbaj mend se nė momentin kur Besa ishte mes jetės a vdekjes, tek po i thoshte njė shoqes sė vet: “Mos trego nė shtėpi, mos u trego prindėrve, thuaju se Besa ėshtė me demonstruesit!”... dhe vėrtetė emri i Besės ishte kudo me ne, ėshtė edhe sot. Mos harroni gjakun e derdhur pėr liri rrugėve tė Prishtinės, dhe Besėn e Betimin e dhėnė!

            - Njė grua qė kishte nė dorė njė litėr qumėsht, tė cilėn e kishte blerė diku nė treg pėr bebet e saja, na e zgjati atė qumėsht, duke na thėnė: “Merreni se fėmijėt i ushqej edhe me gjirin tim!”
Mos e harroni gjirin e nėnave tė cilat na e dhanė pėr kėto ditė, jo pėr tė shkelur mbi gjakun e derdhur rrėke pėr liri, se pastaj detyrohen e na thonė : “ Haram ju qofshin gjinjtė e nėnave!”...

            - Nė demonstratėn e prillit ishte vra edhe i riu Xhelal Maliqi, punėtor i Televizionit tė Prishtinės. Edhe njė lule e kėputur nė mesin e shumė Dėshmorėve tė Kombit. Me disa shokė shkuam atje qė tė pėrkuleshim pėr tė fundit herė para varrimit tė tij. Si sot... nė njė oborr tė vogėl... nėn njė pemė tė madhe qė kishte qenė aty, njė djalė i ri si njė lis shtrirė nė njė arkivol tė vjetėr, shtrirė e me sy tė hapur!... Ata sy, edhe sot tė hapur qėndrojnė?! Qindra Dėshmorė tė Kosovės nuk po i mbyllin sytė dot. Mos harroni, ata sy duan qė Kosovėn ta shohin tė lirė, dhe vetėm tė lirė!

            - Nga shtėpia e Dalibashiqėve (atje afėr mensės sė studentėve), diku rreth orės 11 paradite, ishte shtėnė me armė zjarri. Dalibashiqėt kishin plagosur njė demonstrues pėr vdekje. Nė orėn 4 pasdite, kur policia u ngjit lart nė atė lagje, prapė njėri nga Dalibashiqėt doli me pushkė M 48- tė, nė dorė dhe diku 10-15 metra mbi shtėpinė e tij, qėlloi njė demonstrues i cili atė moment ishte duke manovruar me njė kamion pėr ta bėrė barrikadė nė rrugė. Nga njė largėsi prej 200 metrash mė lartė, mbrapa trafo-sė sė rrymės, kėtė ngjarje e kemi parė me sytė tanė tre veta: unė - Mehmet Bislimi nga Prekazi, Ismet (M) Kabashi nga Polaci dhe Ilaz Kolovica nga Prishtina!

            Nuk kam njohuri, nėse kėta dy demonstrues tė qėlluar me pushkė nga qytetari Dalibashiq, kanė vdekur, apo kanė shpėtuar me plagė tė rėnda nė trup? Dalibashiqėt pėr kėtė akt u dėnuan atė botė vetėm me nga 30 ditė burg kundėrvajtės. As kjo nuk duhet harruar!

            - Nė Kosovė gjatė demonstratave tė marsit dhe prillit tė vitit 1981, milicia dhe ushtria jugosllave, vrau 11 demonstrues dhe plagosi mbi 300 sish. Burgosi mbi 2500 tė rinj, pėrjashtoi nga shkollat, fabrikat, dhe institucionet tjera, diferencoi, lėēiti me mijėra shqiptarė. Vizitoni varret e tė rėnėve, nė mėnyrė qė t’i kujtojmė flijimet e tyre pėr njė Kosovė tė lirė!

            - Milicia e Jugosllavisė, nė mesin e tyre edhe shumė milicė shqiptarė, me 26 mars, diku pas orės 16 u vėrsulėn rreth konvikteve tė studentėve, pėrdorėn njė dhunė tė paparė as nė Aparteidin e Afrikės. Nuk mė hiqet nga sytė flamuri nė duart e njė vajzė tė re, sė cilės mė shumė se katėr milicė nuk po mundnin tė ia hiqnin flamurin nga duart- Shqiponjės trime tė Kosovės! Mos harroni, askund nė botė nuk ndodh, qė simbolet nacionale tė pėrdhosen e pėrshtatėn pėr hir tė minoritarėve qė nė Kosovė pėrbėjnė rreth 5 %!

            - Nė maj tė po atij viti Tahir e Nebih Meha, si dikur Oso Kuka, u dogjėn nė kullėn e tyre! Ata me kėtė rast i treguan pushtuesit jugosllav se shqiptarėt njė ditė do tė detyrohen tė mbrohen edhe me armė. Tahiri atė vit vrau me pushkėn e lirisė forcat e dhunshme tė pushtuesit, vrau namin e tyre edhe pėr mė keq hodhi pėr tokė “mitin” mbi njėsitet speciale tė ish UDB-sė. Mos harroni krismėn e pushkės sė lirisė tė Tahir Mehės. Ishte lajmėtarja e parė e pushkėve tė lirisė sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės!

            E tėrė njė histori luftėrash e vuajtjesh pėr liri, sigurisht qė nuk i ka rrėnjėt cekėt. Ato rrėnjė janė tė thella, dhe datojnė qė kur erdhi pushtuesi nė tokat tona, prandaj rrėnjėt e lirisė nuk dukėn mbi tokė qė t’i shkuli pushtuesi kur tė dojė. Jo, ato bulojnė ēdo pranverė, bulojnė nga shtytja qė i jep fuqi gjaku i derdhur pėr liri. Historia jonė nuk ėshtė histori romantike me tė vėrshuara e me tė shkėputura, kjo ėshtė histori qė i ka futur tmerrin pushtuesit serb. Kjo histori ka kaluar pėr tehun e shpatės sė Gjergj Kastriotit, pėr mes kėshtjellės sė barotit tė Luanit tė Janinės, pėr mes kullės sė Oso Kukė Vraninės, pėr mes litarit tė Idriz Seferit e gjoksit tė Mic Sokolit e shtatit tė Jakup Ferrit, pėr mes diplomacisė sė Abdylit, Hasanit e Qemalit, pėr mes kobures sė Boletinit, pėr mes sė tehut tė sopatės sė Ahmet Prekazit e mitralozit tė Adem Jasharit.

            Kjo ėshtė njė histori e tėrė, qė nuk e zhbėri as Sulltani, as Krajli i Serbisė e as jugosllavėt. Brezi i demonstrueseve tė vitit 1981, pėrfundimisht shembi themelet e ish Jugosllavisė pushtuese. Pushkėt e lirisė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, mbėshtetur fuqishėm nga populli ynė, bėnė gėrmadhė kalanė e quajtur Serbi. Mos tė harrojmė edhe kėtė: Ēmimin e lirisė, deri sot populli shqiptarė e ka paguar shumėfish!

 

11.03.2011