Lutfi COKA
POLITIKA E SHTETI
Ekonomi politike
Njё plagё nё kraharuer,
Nё gjumё klasa punёtore
Lidhur kёmbё e duar.
Hajmedet,pёr ne medet
Hajmedet, pёr ne pёrvjet,
Pёr ne pёrvjet,
pёr ne sivjet.
Prit njё muaj, prit shumё vjet.
Hajnat coptuan vendin
Njeriun,
trollin e kohёn.
Atdheun tokё nё zjarr
Atdheun frymё e mallё.
Ngrihet poshtё, bije nё varr.
Ёshtё arbitёr i kёsaj shoqёrie
Epaskrupullt e vёrbuar,
Drejtёsi kёtu nuk ka
Politikё e gabuar.
Mbarsur nё botё e vende
Shtruar lindёn mendime,
Spekullime me prapaskena
Me helmin e gojёs ndyjnё tokёn.
Rezikohet sovraniteti
Nga politika mashtruse,
Pёr shfrytёzim,jo zhvillim
Me gёnjeshtra mbajnё shtetin.
Ky shtet analfabet
Bёn ēdo ditё eksperiment.
Uzurpuar me dituri
Patriotёt i vret i burgosi.
Qeverisje e habitur
Ekonomia shkon nё kanal,
Teori gjithё gёnjeshtёr
Ky shtet eksperimental.
Kjo strukturё shtete vasal
Ku gomari bёhet mbret.,
Ushqime shumё vitale
Ҫpo na gjen o milet.
Gozhda ther mendimin
Artin, shkronjёn e fjalёn.
Thika nё terr ndrin
Ther tё riun,thёr njerin.
Kjo demoktraci
Nё letёr ёshtё liria,
Degjenerim ,o njerёz
Mashtrohet rinia.
Lufta pёr pushtet
Egёr zhvillohet,
Korrupsioni flagrant
Nё vend shumohet
Inflacioni te ne
Thonё e ka bota,
Ngrini ēmimet,tё kursejmё
Shtёrngo rrypin,
o milet..
Politika ēdo gjё vendos
Formalitete me votё.,
Me polici te dera
Njerёzit ankohen kot.
Kёtё qeverisje
Se kupton as gomari,
Ёshte teori fiktive
Frymёn ta merr sё pari.
Kjo politikё ёshtё si limё
Nё popull zotohet,
Stё jep asgjё,
por tё merr
Birёn e rrypit ,
fort shtёrgohet.
Kjo varfёri e qeverisё
Na ka fut nё siklet.
Kёtё program e ka stёrvitje.
Shtёrngo rrypin ,
o milet.!
Pёr rreth ka terrin
Futur nё burg tё thellё.
Jeta rёndohet si zhiva
Duke parё veē skёterrё.
Dritё ёshteё jeta
Si gjallesё mbizotron.
Ҫelin lule ,thahen kёneta,
Vjen njё dite, populli sduron.
O shqiptarё tё mjerё!
Si lypsa derё mё derё,
Levizi Shqipёria e terё
Pa shtet,
pa shpirt pa vlerё.
Pse tё duhet detyra?
Nuk ju duhet puna?
Djersa shfrytёzohet
Pastaj vjen dhuna.!?..
Nё ushqejmё botёn
Mineralet po vidhen.
Pse jo dhe Ne
Pёr bukёn po dergjen.
Na prźt dorёn
Kur proteston.
Me duar e hekur
Ta mbyll gojёn e poshtron.
Vriten njerёzit
Porsi kunguj.
Porsi derrat
Grumbuj-grumbuj.
Vdekje aksidentale
Vrasje me shumё elegancё.
Vdekje nga informaliteti
Vrasje prej tradhetisё.
Djemt e shqipes
Me duar e fletё.
Nё vende tё huaja
Atje kanё metё.
Bijtё e shqipes
Pёr ca dollarё.
Pёr rreth botёs
Si gjynahqarё.
Humbi nderi
Humbi mundi,
U dogj shpirti
U tha truni.
Anё e mbanё
E mbuloi shkrumbi.
Shpinёs sonё i bjen druri.
Na bije druri
Na bije plumbi.
I miri ,kёtu humbi
Humbi dhe trimёrija.
Me kёmbё nё akull
Nje shtet i kalbur.
T ēorjeton gati
Me dhёmbё tё hapur.
Stё njeh politika
Se je njeri i mirё.
Nuk njeh as veten
Nuk shijon as lirinё.
Kryeministra pseudopatriot
Patriot me fjalё.
Difiqit nga koka
Na futen nё valё.
I kёnaq paraja
Jetojnё shumё mirё.
Me armiq si varri
Thonё jemi mirё.
Dheu pёrmbi varr,
Ka shumё robёri
Dhe digje nё zjarr
Pёr tё heq zingjirё.
Zogu i shqipes
Me krah e fletё.
Nёpёr botё
I mjerё ka mbetё.
Zogu i shqipes
Pёr ca dollarё
Pёr rreh bote
Gjysma gjynahqarё.
Asnjёherё e jona
Qeverisje e pabesё.
Pёr tё patur Shqipёri
Duan pushkёn kresё.
Shqipёri dukesh e lirё
Duke pёrcjellё nё dy
Por jemi nё zingjirё
Pa duar ,
pa
sy.
Tё kem njё grushte tё fuqishёm
Pёr triumfin e lirisё,
Do kisha ēarё padrejtёsinё
Mu nё zemёr tё rinisё.
Humbi nderi
U dogj shpirti,
U tha truni
Shpinёs sonё i bije druri.
Kjo ёshtё teoria
Ёshtё masakrimi.
Ku derdh lot mjerimi
Quhet mbi sundimi.
Nga politika je i lirё
Por jam shumё acar.
Jam i ngrirё
Shume rendё..
Per ne ёshtё atje ,ku del bari
Edhe eshtrat nё mёrgrim
Tё trtur porsi skllavi
Pёr ne veē mjerim!.
Pėrparim HYSI
NUK KA MOSH DASHURIA
TRĖNDAFILI
Nė kujtesėn time do mbetesh
Si njė trėndafil i madh dhe i bukur
Dhe mbresa juaj gjithmonė e freskėt
Ndaj, dhe tash qė shkruaj, jam turbull.
Se vjen trėndafili e ēel i plotė
Dhe vjen portreti e mė rri pėrballė
Nga kujtesa ime kurrė s'zhdukeni dot
Dhe do rroni nė vizionin tim si e gjallė.
Kėshtu ndodh pėr shumė e shumė arsye
Se bashkė kaq kohė qemė nė sinkron
Jo nuk tė haroj, o moj e mira mike
Kimetin burimit ia di, kur tė mungon.
Ē'ĖSHTĖ KJO ZONJĖ?
Ē'ėshtė kjo zonjė kaq elegante
Qė mė ka veē sharmit dhe nur
Impozante ėshtė. Impozante
E pashė dhe rashė "sėmurė".
Mė zė sėmundja e dashurisė
Dhe fare nuk kam imunitet
Ndodh qė mė zė dhe nė vėrsė tė pleqėrisė
Se kot nuk jam poet.
Poetėt bien nė dashuri
(Ata dashurojnė tėrė jetėn)
Kjo zonjė elegante qė mė "hėngri" me sy
Ma zbukuroi jetėn.
KA NJĖ ĒAST
Ka njė ēast i parėndėsishėm
Qė tė bėhet me shumė vlerė
Njė takim i rastėsishėm
Zė e zgjatet si pėrherė.
Zakonisht, ndodh me tė tėrė
(Njė takim dhe dikė njohe)
Pastaj bashkė njė jetė tė tėrė
Dhe uron ēastin ku ndodhe.
Me mua ndodhi, s'jam i vetėm
U takuam fare rastėsisht
Bashkė kemi tėrė jetėn
Nga njė ēast si"mbarėsisht"
PARA PASQYRĖS
Hedh vėshtrimin mbi pasqyrė
(vetja tė duket krejt magjiplote)
Bėn tualet, makiazh mbi fytyrė
Tash e gjithė bota ėshtė e jote.
Bėn tė ikėsh, po kthehesh prapė
(Pa dale, ky fustan mė shkon a s'mė shkon?)
Vete e vjen dhe, mandej, fap
Edhe modelin e flokėve e ndėrron.
E di pse ndodh? Ke rėnė nė dashuri
Dhe do qė tė dukesh sa mė bukur
Merr poza tė ndryshme si pėr fotografi
Asnjėherė nuk je e kthjellėt, po turbull.
VEGIMI I SYVE
Vegimi i syve tuaj tė ēiltėr
Ėshtė ende i gjallė nė kujtesėn time
Ai vegim sysh: behar qė pėrzė ēdo dimėr
Ėshtė rrėnjosur thellė mu nė zemrėn time.
Dhe pėr asnjė ēast ky vegim s'ka humbur
Diē mė dhėmb kur " vegimin" kujtoj
Kam veē njė dėshirė, kur do jetė e mundur
Qė atė vegim sysh prapė ta shijoj?
GĖNJEJNĖ TĖ GJITHĖ KLERIKĖT?
Klerikėt qė tė gjithė gėnjejnė,
Kur thonė qė vetėm ZOTI shikon thellė nė zemėr!
Po mua pse nuk ma "fėrshėllejnė?"
Pse unė nuk shikoj se si ėshtė jotja zemėr?
Unė shikoj dhe vėrej se si rreh pėrbrenda
Pra, veē ZOTIT, qenkam dhe unė.
Ajo zemėr rreh pėr mua, ta pret mendja
Tani gjykoni vet: kam apo s'kam tė drejtė unė?
ĒDO GRUAJE
Ēdo gruaje i pėlqen lavdia
Ashtu siē i pėlqejn parfumet
Lavdia pėr ēdo grua, ėshtė dobėsia
Ta dini: i pėlqen sa nuk thuhet.
Veē lavdisė i pėlqejnė dhuratat
(Sidomos, ca dhurata me vlerė)
Pėr dhuratat lė dhe lėvdatat
Nga dhuratat mendja i bėhet erė.
Dy "tundime" qė njė grua mund tė dorėzohet
Dhuratat dhe lavdia
Kjo poezi i dedikohet
Ēdo gruaje qė nuk tundohet nga tė dyja.
"VIZATIM"
Rrėshkiti rripi i fustanit
Dhe feksi supi i nxirė nga dielli
Syrin ma ngul prej mallit
Buzėn lėpin... dhe, mua, mė zė vreri.
Cullufet e flokėve tė shprishura
Qė vazhdimisht me gishta i kreh
Vijnė ēastet pak si tė"kripura"
Tė vizatuara me laps, me nge.
TĖ KĖRKOSH RREZIKUN
"Tė kėrkosh rrezikun
Qenka njėsoj si tė mėkatosh kundėr Perėndisė"*
Kėtė thėnie unė nuk e kam shpikur
Por e paska thėnė njė nobelist.
Zė e gjykoj veprimet e mia
(Sa herė kokėn e kam vėnė nė rrezik!)
Kam rrezikuar, tė mė fal PERĖNDIA
Pėr dashurinė, se jam ashik.
Tė rrezikosh pėr dashurinė
Unė mendoj se nuk bėn mėkat
Jo se dua tė sfidoj Perėndinė
Por "rrezikoj" dhe vetes s'i them mjaft.
* nė thonjėza, fjalėt e ANATOL FRANC (nobelist)
DHE DUHET
Dhe duhet ta gėzosh kėtė jetė tė shkretė
Kur dhe minutat t'i zhdrrosh nė flori
Se sa "vaj ka kandili?", ėshtė e fshehtė
Ėshtė mirė qė nė ēdo kohė miq tė kesh pėrbri.
Kur them miq (kuptohet dhe mikesha)
Pa femrat jeta nuk do kishte kuptim
Duhet gėzuar, tė buēasė jeta
Dhe ca mė bukur: me dashurinė.
Dashuria pėr jetėn ėshtė qershia mbi tortė
Jeta pa dashuri ėshtė si gjysėm vdekje
Dasshuria tė jepė forcė sa pėrmbys njė botė
Ode pėr dashurinė pėrmjet kėsaj vjershe.
Tiranė, 21 mars 2018
Xhevahir CIRONGU
ĖNDRRAT MĖ NDJEKIN PAS
Ngado qė shkoj ato janė aty
Mė ndjekin si qengji manar,
Mė buzėqeshin ėndrrat si dikur
Ksartolinat qė shkruanim nė fėmijėri
I ruajmė nė shpirt si pala nė flamur.
Kalėrojnė vitet e thinjat zbardhin mbi kokė
Aty treten kujtimet kur loznim me shokėt,
Xixėllonjat e pranverės qė bėjnė natėn dritė
Mi pėrshėndetėn kujtimet e fshatit sėrisht.
Sa ēudi!
.Vėrtet ēudi!
Ah, tek ėndrrat qė mė ndjekin pas,
Si nė pasqyrė mu shfaqėn gjithė dashuritė.
E diel, 26 gusht 2018
Qazim SHEHU
ENIGMA
Verė e gėzimit dhe gėzim i shtirur
Frymon dhe ngadalė pihet
Kjo festė na ngadalėson ditėt.
Ka festa qė vijnė prej luftrash
Kur duhej tė pėrkujtohen.
Po mendja si nė njė fole pulash
Ēlodhet e qetohet.
Kam kuptuar shumė enigma tė bukura
Po kjo enigmė s`kuptohet
ĒADRA E PEMĖVE
Ēadra e pemėve na rri pėrherė
Pėr tė na mbrojtur nga shiu i kujtesė
Qė bie nga qiell i lėvizjeve tona,
Kur harruam tė ecnin nė tokė
Dhe tė zbrisnim aty ku jehona
Shpėrthente,pėr tė na kthyer shiun nė lot
NĖ KĖTO ĒASTE
Shkrumb dėshirash nė duart e ditės
Fryhet nga njė tjetėr dėshirė,
Dhe ikėn ajrit rrėzėllitės
Tretet nė pafundėsirė
Nė kėto ēaste dua tė shoh njė vajzė
Qė e merr dėshirėn dhe e vė nė pėllėmbė
Ta fryjė me firomėn e bardhė
Drejt atij qė dashuron
Shkundja e shkrumbit me pėrtim,
Dėshirės i kthen marrėzinė
MALLĖNGJIM
Pak dal tek rruga ,dhe rri,
Vėshtroj hėnėn, po nuk dehem
Nė ėshtė e mundur
Mė duhet tė mallėngjehem.
bota plaket me mua,
bėhet mė e ujshme
shoh sesi njė klithmė rrezeje
ikėn nėpėr pluhur dhe zhduket.
Nė vrapin e saj
Edhe tė mallėngjehem, mundet
DUART E KOHĖS
Fytyra e njeriut me brazdat e viteve
Tregon duart e kohės.
Diku me ashpėrsi skalitėn
Thellėsinė e tyre,
gjersa u lodhėn
Diku sa e bėnė prekjen
Pėrtuan tė thellonin.
Nė larminė e fytyrės sė njerėzve
Edhe duart e kohės lodhen
ZANAT
Zanat rrinė nė re,
Na shohin ne.
Nuk rrinė mė nė pyje,
As nė lėndina,ēetina.
Si pikėllim pyjesh
Zbrazen rrėketė,
Nė faqe tė rruara malesh
Bien nė pėllėmbė humnerash,
Qė zgjaten drejt nesh vetė
QERSHIA
Qershia u lulua,
kokrrat e saj ngacmojnė bisqet,
Tė dalin rrezėllitėse,tė kuqe flakė,
Tė bardha kėshtu i shoh dhe vitet
Qė lulojnė,
po frutin e tyre tė vyshkur e pamė.
Nė vellon e saj, mbushur reflekse
E bardha ndrin, shpejt e shpejt ikin
Sa dėshira qė mund t`i ndeshje
Nė lulimin e pėrvitshėm..
Tė bindjevetė bardha,ēasteve magjike,
Qė nuk ua kupton viteve
RRUGA EGABUAR
Ka rrugė ku s`duhet me mbėrri
Ka rrugė ku s`mbėrri kurrė.
Dhe keq s`mė vjen
Pse shpesh njė rrugė e gabur
Rrugėn mė tė drejtė e gjen
Ajo rrugė s`mė pėlqen..
BULKTHI
Njė cėrritje e lirė bulkthi,
Iu shtrydh veshit tonė
Ē`rrugė bėri ky bulkth, si ėshtė strukur
Nė beton
Vėshtrova nė natėn e qytetit jashtė,
Zėri u shua,ē`ish vallė ai zė,
Nuk mund tė ketė bulkth nė pallat,
Dhe ai bulkth tė qetė s`mė lė
DASHURIA
Lulet nė duart e ēdonjėrit nuk rrinė,
Aq mė tepėr nė duart e tė dashuruarve,
Veēmas , kur kėputen pėr Shėn Valentin,
Sa pėr t`u dhėnė pėr njė ditė,
Tė nesėrmen kjo festė psherėtin
Vallė njė datė ka pėr dashurinė?!
Flori BRUQI
SHPRESA TĖ DJEGURA
Me ēantė mbi shpinė tė mbushur plot mall
rrėzė supi rripat e saj fort tė shtrėnguar
tė rrezikuar frikshėm endeni nėpėr vargmale
nėpėr dhėmbė fatziun fajtor duke mallkuar
Shikimi i nėnėmadhes si shqiponjė pas e ndjek
klithma djemsh mbetur ikona nėpėr pragje
njė dashuri e braktisur shpirtin tuaj e djeg
lot qė mundin burrėrinė e shkasin mbi faqe
Gra zemėrngrira presin nė ankth zhytur
veten mallkojnė qė nėna si bėri dot djalė
motra kėrthinj prej trishtimit tė mbytur
dhimbje e pamatur qė gjunjėzon dhe djajtė
Mėrgim mėkatar, mijėra varre bosh ke lėnė ti
nėnat kobzeza, qė skanė njė gur ku tė qajnė
vejusha tė pafat ngado mbjellė si tulipanė tė zinj
fėmijė qė prindėrit nė prehėr dot si mbajnė
Emigrant, fjalė mizore qė sdi tė falėsh kurrė
dete lotėsh mbush e mallin kudo ti e mbjell
zemra nėnash me gozhdė mbėrthyer nė mur kujtimi
pėrcaktor njerėzish qė tonelata dhimbjesh sjell...!
nė shpresat e djegura vret dhe qan trishtimi...
NĖ KĖTĖ BOTĖ GJITHĒKA GJYKOHET
Edhe ky qiell i huaj sonte
mė trishton me sy vetmie,
prandaj dua brenda njė gote
tė shuaj trishtime largėsie
Mbi duar shikoj si nė magji
si rrėshqet pikėza e lotit,
ajo ikėn nė fund tė gotės,
rrokulliset si era e motit
Dua gota ime tė pėrmbyset,
tė thyhet pėrtokė e zbrazėt
Dėgjoj zemrėn qė mė dridhet,
ngre kryet nga yjet e largėt
Mbi trupin tim gjithēka ndahet
dėgjoj, tingulli nuk bie si dikur,
njė dorė e ndarė diku zgjatet,
njė kėmbė mė ecėn e kėputur
Shpirti thėrret fatin e shtrembėr,
dua tė mė shikosh drejt, po ktheu!
Mos vallė jam nė ndonjė ėndėrr
ndoshta, kupa e mallit mė dehu
Nė kėtė botė gjithēka gjykohet,
edhe njė i lot i derdhur kot fare!
Mė shumė se kurrė kuptohet,
kjo klithma jonė shumėvjeēare
Mjerimi sėrish shpalos flamujt,
mbi varfėrimin e shpirtin njerėzor,
thėrret gjithkund shtatoret e bruzta,
jetimėt barktharė tė shekullit tė vonė.
Nuk ėshtė risi, po kthim i pamjes sė rėndė
nė kohėn e perėnduar qė kemi zgjedhur,
u kthye prapė pėr ti trandė hipokrizitė
me premtimet nėpėr plehra hedhur.
Shpresa mė thotė se po shpresoj kot,
e mali ngėrdheshet nga larg me zili
.
duart kullojnė gjak tė pėrzier me lot
nga prangat e kohės vrastare pa drejtėsi.
Lutjet kafshohen dhe shiten nė altar,
zotni, sa do, sa tė bėn haku i vėshtirė?
Mė prit ore, tė bėjmė njė herė pazar!
Dhe vrava pėr tė fundit herė vargun e lirė
.
MEDITIM PAS NJĖ UDHĖTIMI
Kush jam unė pėr tė pritur gjithnjė
Njė copė liri po aq tė vrarė
Unė qė tash e dy mijė vjet udhėtoj
Me sagėn e pikėlluar
I pėrbuzur dhe i humbur nėpėr botė
TE
SHATĖRVANI
Vetmitar i pėrbotshėm lagur nė shi
Kur rri pranė kėtij shatėrvani
Mė ikin pasionet ngadalė
Kėtu nė qytetin historik
Mistika rri sall maraz
Pėrse sjam pėrherė pranė tij
Pėr ti pėrqeshur lavdėruesit e marrė
E Lumėbardhi ecėn
Pret tia them njė romance
Tė dashurės ti dhuroj trėndafila
Majė Kalasė me kantatė lirie
Tė mos humbas si Sizifi
Nganjėherė tė afrohesha
Pėr tė ikur pėrgjithmonė nga shqetėsimet
GJIRI I ARTĖS
Iliria po tkurret
E dashura ime mė ngjitet krahėve
Pėrgjėrimi mė djeg pėr gjithnjė
Sesi mi pėrbuzin tė parėt e mi
Tė shpėrngulur verė e dimėr
Kopshtet lėnė bosh
si hėna pa yje nė qiell
Joni mjerisht sonte pėrzihet me dallgė
Gjarpri mi kafshon plagėt
Mbi Gjirin e Artės
Digjen ėndrrat e kobshme
Tė Bubulinės
Gji i egėr dhe grua e bukur
Asgjė sdoli nga mallkimi i atdheut
KĖNGA
E
LIQENIT
TĖ POGRDECIT
Nositė tė butė tė egėr me zėra ritmikė
Slenin nė heshtje as Lasgushin
Dhe unė pėr ēdo ditė lundroj
nė mendime si Erosi
Tė zhbėj intrigat e botės melankolike
Nė kėtė rrugė hėnore
Duke shkelur bregut spėrkatur nga valėt
Mė ringjallen kujtime tė sė shkuarės
pa helm tė bėj njė puthje reale
jo si nė pėrrallat e 1001-ve
Dhe kur dielli ndrit mbi liqe
Kufiri zhduket nga dashnorėt e arratisur
Besojnė se zgjohen me pasion
Pėr tė pėrmbysur trishtimin e ėndrrės
Me lot tė shkrirė qesha si i ēmendur
ENGJĖLLI IKĖN NJĖ ĒAST
Vetėm ėndrra pėr tė dashur mungon
Mbretėresha ime
Ashtu siē mė erdhe ditėn e parė
Mbase do vish sėrish
me aurorėn magjike
Pėr tė mos u ndarė kurrė mė
As isha unė qė bėra diē pėr tė larguar
Shqetėsimin e beftė
Moj zonjė e humbur dherave tė huaj
Engjėllin e ngushėlloj
E ti dikur mė thoshe
mė duaj
Unė tė thosha mos mė duaj
Dhe mos ik nga unė
UJĖ DUA TĖ PI SIN Ė EPIR
Asgjė sėshtė harruar
kanė ikur korbat para syve tė mi.
As koha e mjegullt nuk ėahtė mė
As besojnė se Trimi ėshtė kthyer
Me njė ferman si Skėnderbeu
Tia jap Adem Jasharit
Para kullės tė ndodhė betimi.
Udhėkryqet pėrshpėrisin
Shtėpitė akoma digjen
Kohė mė kohė diēka ikėn.
Ujė dua tė pi sin ė Epir
Krojeve tė Qyqavicės.
Ndryshimi absurd mund vdekjen
Tek mbesin vetėm iluzionet
Atdheu im smė vret
Dhe martirėt janė tė shenjtė
|