Pėrparim HYSI
LETĖR PĖR NJĖ MIKE
Unė nuk shkruaj poezi me porosi
Shkruaj kur ndjej dhe dėshiroj
Nga deliri nuk vuaj, sikur
kushedi
Sikur nuk ka poetė qė me mua
tė konkuroj?!!!
Vargjet i kam transparente e tė
ēiltėra
Duket sikur vetėm gėzime kam nė
jetė
Nė vargje sjell behar e pėrzė
dimra
Se veē gėzime, pėrgjithėsisht,
sjell njė poet.
As qė e mohoj qė kėndoj pėr
dashurinė
Por nuk jam as Kazanov dhe as
Don ZHuan
Kėnaqem kur ma pėlqejnė poezinė
Dhe mėrzitem, s'do mend, kur
dikush ma shan.
Nė vargjet e mia ka pasazhe nga
fshati
Se den babaden nga gjaku jam
fshatar
Nė vargje tė tilla, ndjej t'mė
freskoj fllladi
Se fshati pėr mua, ėshtė
"pėrsheshi i parė"
E di qė mosha ime, tanimė,
shkoi
Vallen e tė shkruarit, unė e
nisa vonė
Kohėn e humbur me shkrime dua
qė ta fitoj
Ndaj jam kthyer nė njė "makinė
pune" qė s'pushon.
Tani, moj mike, besoj se u
shpjegova
Poezinė dhe shkrimet i shkruaj
siē i ndjej
Pėr asgjė qė kam shkruar, kurrė
nuk u pendova
Dhe, tek e mbyll poezinė, nuk
kam se ē'shtoj mė tej.
KUR "KĖNDOJA" DJALĖRISHT
Kur"kėndoja" djalėrisht, kur
tė merrja gjak nė vetull
Seē m'u qep njė sy me bisht(
unė i gjalli, rashė i"vdekur")
Syri i saj mbushur"magji" dhe
"goditjen" kish tė rėndė
Unė, vėrtet djalė i ri, as dhe
mendjen s'kam nė vėnd.
Iku mendja e kaptoi, edhe ndoqi
synė me bisht
Edhe mbeta si pa gojė, se
pusullėn humba liksht
Si Xhaferri, -thonė,- simiten,
ja, kėshtu e ka humbur
Unė e humba, sa pashė miken,
(ah, ta shihnit, sa e bukur!)
Sa e bukur! Si peri! Le
qepallė e gjatė me bisht!
Unė,atė kohė, djalė i ri, e
pushtova dashurisht.
E pushtova dashurisht dhe nga
koka dilte tym
O vitet e djalėrisė! Ē'mė
kujtoni njė kohė pa kthim?!
JAM NĖ "HALL?!"
Si Moisiu para Detit tė Kuq dhe
unė kam rėnė nė "hall"
E di qė ky"hall" mė skuq ( po
vallė a ndryshon njė djall?!!!")
Mė ka zėnė malli me njė
syshkruar dhe malli m'u kthye nė hall
E dini qė tash jam nė moshė tė
shkuar dhe ky"mall", nuk ka moral!!!
Jam si njė anije e shpartallaur
qė, befas, e goditi cunami
Mė kupton kush ka dashuruar (
miq,"hallin" ma qani)
Se pashė syshkruarėn dhe mė
dolėn "vidat", aq u mbusha emocion
Si njė tren qė ka dalė nga
shinat, qė nuk mbrrin dot nė stacion.
Jo nė stacion ku hipin e
zbresin udhėtarė, por nė stacionin e dashurisė
E them hapur:- Jam mbushur
mall! Tani nė moshė tė pleqėrisė.
Se pak nuk jam: mbi
shtatėdhjetė e tre( dhe hiē nuk i numėroj vitet)
E shoh qė mė tallni dhe kini
pėrse: ka "luajtur" nga ēeēitet...
LIMANI IM *
Pėr timeshoqe
Ti je si njė lumė i kulluar
Dhe nė kėtė "lumė" kam pirė;
jam "zhytur" e"mbytur"
Sado qė mbi pesėdhjetė e katėr
vjet kanė kaluar
As nuk jam velur dhe asnjėherė
nuk jam "nginjur"
LĖNDINĖS
Njė mikeje tė hershme
U takuam, o moj Lėndina! Eh, sa
vjet kishim pa parė!
Shpirti ynė i ndarė nė grima
dhe ēdo grimė e mbushur mall!
Ishte maj kur u takuam; ishte
maj, me gejlbėrim
Dhe tė dy, tė pėrqafuar, shend
u mbushėm dhe gėzim.
Mė pastaj, dolėm lėndinės;
mbushur lule edhe bar
Nga shikimet mu nė ninėz, zu
rrėshkiti veē njė mall
Malli i mbledhur pika-pika, si
njė shi qė rigon butė
Pėrmbi buzė, buzėn e ngjita (
ende drutė i preva shkurt)
Tiranė, 17 tetor 2016
Qazim SHEHU
LUMENJTĖ E SHQIPĖRISĖ...
Burojnė lumenjtė e Shqipėrisė
Nė Greqi,Maqedoni,
Sapo Vjosa hapin nis
Hapin nis Drin i Zi...
Duke hyrė nė kufirin shtetėror
Kokėturfulluar shtriqen
Burimit ujė me hir e me zor
I marrin dhe nisen...
Derdhen nė det dhe mbajnė
Sekretin e burimit tė urtuar,
Pikėllimin e burimit me ne
ndajnė
Si nėnė tė penguar...
Po nė Shqipėri, si pėr inat
I shtrydhin nė hidrocentrale,
Edhe Valbona e hodhi krahė qafė
Njė pikėllim dionisian plot
gajle.
Edhe Fani e braktisi
Shtratin e tij shekullor
Futi kokėn e malit dhe vaisi
Kryet nė njė tėrthor...
Edhe Devolli po kėshtu,
Edhe njė lumė i panjohur
Braktisi pa dashje ngjyrėn blu
Dhe u shtri nė tuba i lodhur...
I futėn nė tuba me tėrbim
Pasanikėt mizorė,
Ndrit pika e ujit si rubin,
Thėrmuar turbinave
ashkėlorė...
Dritė tėligė duke lėshuar
Nė kufoma parashė tė majme
Dhe malet shtyjnė me duar
Tė gjejnė shtratet e thame...
Tė kthehen nė burim s`munden
Tė zhyten nė det kush s`i lė,
Dhe zotit tash po i luten
Ta braktisin kėtė dhe...
ULIKSI
Kali i drunjtė me klithma
trojanėsh
Pas e ndiqte,
Edhe kriminelėt kanė atdhe,
Mendonte ,
Ndėrsa pėrdėllohej nga njė
Circe...
Edhe shfarosėsit kanė njė peng
Edhe ata dinė tė qajnė nga njė
kėngė
Mos rapsodi Demodok thur njė
rreng
Tek kurdis njė kordė...
Nėpėr gjurmė tė kalit tė
drunjtė
Fundosej patkoi i trokut,
Dhe muzgu krejt iu zbrujt
Nga kėngė e Demodokut...
MĖ RRITĖN KĖTO ARA...
Me zjarrin e misrit tė bardhė
Me bukėn e ēerepit
Me ca tinguj pa radhė
Qė iu afruan djepit
Dhe muzgje si mullarė
Qė varnin qeleshen
Nė plepa komandantė
Qė urdhėronin heshtjen,
Mė mbrujtėn kėto ara,
Duke gėzuar vjeshtėn
Me prodhime tė mbara...
Ato ishin tė pėrjetshme
Ashtu janė dhe sot,
Me heshtjen e ngeshme
Dhe plepat pikėēuditėse
Nė ēdo lėvizje vjeshte
Ku pikat kthehen nė lot...
VALA
Nga lumi i rrugėsnjė valė
Mė ngjan
U fsheh nė trupin tėnd,
Freskia si fjollė e bardhė
Myshkun e flokut ta lot...
Muret ēelėn buzėt
Ta pinin kėtė valė,
Po ty tė prapsova tutje
Mos ktheheshe nė Rozafė...
Muret le tė binin
Edhe pa valėn tėnde
Mė mirė jashtė tė rrinim,
Rrethuar me mure brenge....
Zyba HYSA
KĖSHTU ĖSHTĖ DASHURIA
Dashuria ėshtė si poezia...
Nuk e kėrkojmė dot e pse e
dėshirojmė pafundėsisht,
Nuk e blejmė dot, as me
thesaret mė tė ēmuara tė botės,
Nuk e ndjell dot si manare...!
Ajo vjen si muzė,
Lėkund zemrėn furishėm... e
ngre nga letargjia
Duke na zgjuar nė njė planet
tjetėr,
Rrahjet vallėzojnė me ritmin e
rrokut modern,
Shqelmat e saj na mbajnė
zgjuar,
Gjumi sna merr...
Dashuria ėshtė fat pėr tė
pafatėt,
Ajo ndriēon,
Sa gjithė yjet, hėna e dielli
universin e shpirtit,
Na pasuron,
Sikur jemi pronarė tė gjithė
botės,
Ajo... dhe tė therė me thikat e
saj tė holla,
Ku plagėt nuk kullojnė gjak,
Rrjedh si ujė kristal,
Veē mall...!
Kjo quhet dashuri:
Ku pasuri ske e pasuri
skėrkon,
Ku famė ske e famė skėrkon,
Ku mendja qorton, zemra se
dėgjon...
Ajo... tė fal mė shumė se tė
gjitha,
Tė bėn mbretėreshė,
E mbretėrisė Afėrdita!
Dashuria ėshtė si poezia...
Kėshtu ėshtė dashuria!
ME TY PĖRQAFUAR...
E zgjuar... nėpėr ėndrra
kėrkoja vetveten,
Askund nuk gjeta, asnjė
sinjal... asnjė shenjė...
Brofa nga shtrati i ėndrrės
ethshėm,
Si njė zog qė e fusin nė kafaz,
Kėrkoj rreth mureve tė
mosqenies sime,
Vetveten time...
Shpėrtheva mosqenien nė kėrkim
tė qenies
Renda sokakėve tė shpresės,
Po drita e saj largohen sa herė
vrapin shtoja andej...
E pse e dija qė kurrė sdo e
gjeja,
Pėrsėri rendja... rendja...
rendja...
Forca e dėshirės zgjoi kupėn e
qiellit,
Me syrin e hėnės tė pashė Ty,
Nė shtratin e ėndrrės flije
zgjuar,
Vetvetja ime... me Ty
pėrqafuar!
VLERA E NJĖ FJALE
Pėrmes njė fjale, qoftė edhe
qortonjėse,
Shpresėn vesh bukur, i vendos
stolitė,
Si njė nuse e njė familje
mbreteronjėse,
Me qėndron pranė
zgjon
ndiesitė
Pa le kur mė shkruan me
thėngjinj malli,
Djegur pėrvėluar
zjarrv
Universit
Fillojnė tė burojnė tė dy sytė
e ballit,
Si gurra kristali
nė grykat e
Thethit
Eh, kur me shkruan: Mė prit,
se erdha!
Rrafshohen mallet, fushat
vallėzojnė
Lumenjtė ndalojnė vrapin e si
shtojzavalle,
Bėhem me krah qė fluturojnė...
Flori BRUQI
PORTETI I NĖNĖS
"Nėnė pėr ta shpėtuar jetėn Ty, dhashė lėkurėn e do ta jepja edhe shpirtin"
(Prof.dr.sci.Mirlin Bruqi)
Nga qytetet e fshatrat e largėta vijnė
Banorė(tė pėrkohshėm)nė Prishtinė
Pleq
Plaka
Tė reja
Tė rinj
Me shporta tė vogla nė duar
Vijnė ēdo tė diel
Vijnė(ndoshta)ēdo ditė
Te dera e Spitalit
Nė orėn 14
Gumėzhijnė korridoret
Nga hapat e tyre
Zhurmojnė pavijonet
Korridoreve
Zvarritėt rrėqanthi vdekja
Nė dhoma hyn shqetėsimi
Secili me de(r)t
Pėr tė afėrmin e vet
Kėshtu ēdo tė diel
Kėshtu ēdo ditė
Nė orėn 14
Burbuqja kurajon Nėnėn
Mirlindi jep lėkurėn e vet
Pėr ri(ngjalljen)e Saj
Tė afėrmit shėrim i dėshirojnė
Tė tjerėt shpresojnė
Ja dhoma
Ora mbi radio
Trėndafilat e freskėt
Mbi tavolinė
Tok(gati) e gjithė familja
Babai qėndron e mejton
Ndoshta
Kujton profiling e dhėndrrit
Ja rrudhat e nėnės sime
(Kujtoj zėnkėn e prindėrve pėr mua)
Tik-taku i orės
Dikur pushon
Nė orėn 4 tė mėngjesit
Njė qetėsi
Unė
Kam parasysh
Profilin e fėmijėve tė mi
Shoh nė sy
Profilin e Granitit e Diamantit
Mullarėt e sanės
Nė oborrin e braktisur
Ja(gati) e gjithė familja
Mungon(vetėm fizikisht)Ajo
Mungon Nėna ime
Nė dhoma hyn:
Ajri
Drita
Dashuria
Jeta
Shokėt
Shoqet
Babai
Tė dashurit
.
Dhe njė hije
Mė ndjek pas
Shėndijė kohe
Profil i Nėnės
Zjarr i Diellit!
RREZE DRITE
Pėr Ty nga zemra
kėtė poezi po e rris
asnjė hije muzgu
nuk i fus brenda
Ti kėrkon dritė
se ishe dritė
siē janė dritė
tė gjitha nėnat
Vije Ti
ēdo mbrėmje
duke mė pėshpėritur:
-Natėn e mire bir
ēelėsin mos ia vė derės
do tė vijė nėna
(Gjumin pa ta prishur)
me hapa tė pranverės
Biro
tė tė shoh mos je shpluar
kur ike
Unė tė putha
a thua mė ke ndjerė
ndoshta vetėm koha
si rreze drite
nė mua tpaska mbetur
Kėtė poezi Nėnė
nga zemra e shkrova
dhe hije azhuri
si futa Brenda
Ti kėrkon dritė
se ishe Dritė
siē janė Drita
tė gjitha Nėnat
LAJTMOTIV I SINQERTĖ
U kėndoj tė thjeshtave
tė urtave
fjalės sė dashur
dritės sė qartė
tė gjitha ėndrrave
mė ljtmotiv tė sinqertė
tė gjitha kėngėve
pėrherė me krryerresht
Femrave
Ejani nė kėngė
Nėna dhe motra
tė dashura gra
hyni nė kėngė
nė lindėm nga kėngėt Tuaja
nga zėri Juaj
morėm kėmbė
LIRI FJALE
Nė ditėn e takimit me fole
mė zė tjetėr
dhe unė ēuditėrisht prapė erdha
nga zemra tė tė shoh e tė puthi
si Diellin kopshtin me lule
pėrse qe aq e ashpėr
Mos vallė nė qytetin tend ilirik tė ndjekin
qentė e tėrbuar
ndonjė hije nate
apo do tė mbetesh
e mbyllur sal pėr vete
Arti nuk tė do tė vetmuar
as muzikė smund tė ndjesh
njė buzėqeshje do tė kėrkoj prore
dhe karafila do tė dhuroj
e puthje tė ngrohta
Mos hesht as mos ik lulebore
sigurisht ti do tė qesh njė ditė
dhe lufta mes unit tend e urrejtjes
do tė ēmend ty tė tėrėn
vetėm jam dhe pres tė vish
Rudina MERKURI
ZEMRĖN IA KTHEU NĖ LULE
Kur ti je pranverė,
copat e ditės,
derdhen nė ujėra tė ėmbla,
zgjohet shpirti i lėmuar,
i njė dallge tė haruar,
qė derdh nė breg,
udhėkryqe,
erė lozonjare,
violinat e harruara,
afėr njė bacė plot simfoni,
sytė erėmbushur,
nga njė dallgė e fuqishme,
qė zemrėn ia ktheu nė lule.
Kur tė zbrisni afėr saj,
mos e zgjoni,
sythin e njė dege tė njomė,
afroni duar,
ka tė puthura,
flutura tė dashuruara,
qė freskojnė sytė e njė mėngjesi
ECJE NĖ RRĖNJĖ DRITE
Ti
ngele njeri sentimental,
buzėqeshe
kur tė vodhėn emrin e mirė,
hodhe diell,
kur ata zbrazėn stuhinė,
ece ballėlart,
kur deshėn tė tė shkelnin,
brėnda hijeve tė lodhura,
hodhe rrėnjė drite.
Braktise shekullin mediokėr,
i u ngjite pemės jetėsore,
nė shumėfishimin,
e rrėfenjave tė ulkonjės.
Kur tė rrokulliset pabesia,
shirat e dimrit intrigues,
do enden greminave tė shkretėtirės..
JU MĖ MORRĖT FRYMĖZIMIN
Ju mė morrėt frymėzimin,
nė tė pėrditshmen,
lidhėt trishtimin,
vizatuat tatuazhe tė lodhura,
nė diafragma jetėsorė,
aty ku njerėzit pėr pak jetė,
pėr bukėn e fėmijėve,
ulet dhe lutet,
nė rituale skllavėruese.
Harruat!
se nuk ma morrėt dot shpirtin,
rrjedhėn e ditėve tė ēėlura,
pranverat qė era i shpėrndan nė lastar,
pėr ujitje jete,
Thurra buzėqeshjen me dimrin,
qė pas saj tė lind,
njė baladė dhimbjes,
dashurisė,
puthjeve...
LINDE TI - E PAKONCEPTUESHMJA
Nėn pėrpėlitjet e njė dielli plot oazė,
linde ti-e pakonceptueshmja,
irealja,
fshehur brėnda nesh,
loz e qesh,
me qėnien tonė,
nė trysninė e ndjenjave qė bėrtasin,
nė hijėzimet e kuajve rebėlues,
nė trokun e ēmendur tė ithtarve,
porsi si jago,
tregton shpirtrat tanė,
lirinė poshtė shtegut tė njė pylli,
kamuflon etjen e njė endacaku,
pėr verėn e falur pranė njė parajse,
buzėn e pėrgjakur,
pėr pak lumturi,
ashtu i lodhur,
pi lotin e kripur,
qė syrit tė pagabushėm i falet..
Jusuf ZENUNAJ
CELULARI E POLITIKA
As buzėdeti , as maje mali
ma shumė se n Kunvend
nuk duhet celulari.
Si vetėtima sjell porosi;
ndonjė premtim
a kėrcnim tė ri.
Ma shpejt seē ndėrrohen
nata me ditėn
sms-ėt drejtuan n Kuvend politikėn
Votat pėr kryetar jo me pak siklet,
pėr libėr tGinisit
A sjemi sivjet?
SI E QUAJNĖ ATĖ RRUGĖ
Lisat i rrėzuan nėpėr kohė
rrėnjė tmos kenė as pėr trohė
rrugė hapėn ballabanėt
qė tė ecin sulltanėt.
Shirat i lanė plisat
qullur nė gjak e lotė,
bardhėsinė qė patėn
sua humbėn dot.
Si e quajnė atė rrugė?:
« Rruga e Ballabanit »,
nė tė mori ikėn
edhe vetė Sulltani
FYELLASHTI IM
Fyellashtin tim qindvjeēar
se ngroh dielli nė pikė tė verės,
nuk e fryn as era e bjeshkės.
Fyellashtin tim nuk e lajnė shirat e vjeshtės,
se ngrin as akulli siberian,
as ujku nuk e bren dot me dhėmbė.
Nė hartėn e grisur tė atdheut tim;
nė hartėn e arnuar,
fyellashtit tim do ti bie,
me verė ilire qė piu Aristoteli
do tė ngre dolli.
KU E SOLLI VARFĖRIA
Juristja mė tha : " ... pala s'
ka ardhur " -
nuk pėrktheva asnjė dhembje,
asnjė shpresė ,
mund t kishte ndonjė
gėnjeshtėr-
" faqe- fati " pėr jetė ?!
Ēka t kujtoj pėr mbresat e
kėsaj dite ?
Rrėfimin e artistes pėrkthyese
?!
Njė vajzė si engjėllushe
mbrėmė nė Avenue Louise,
ishte kėrcnuar me thikė.
Oh zot, prostituta
ishte nga Shqipėria !
Ku e solli varfėria ?
Viron KONA
NAIM FRASHĖRI
Qindra poetė kam lexuar,
vjershat e Naimit i mbaj mend
mė mirė,
si ushqim i nevojshėm i
shpirtit dhe dijes,
i sjell nė mendje me kėnaqėsi e
dėshirė.
Flas nė biseda pėr Bagėti e
Bujqėsinė,
jo se mė nxit apo mė detyron
kush,
por dua e flas pėr atė poemė,
qė nga tė tjerat e dua mė
shumė.
S`mė detyron askush tė pėrmend,
Fjalėt e qiririt me aq
ndjenjė e ngrohtėsi,
mendja mė shkon vetiu tek ato
fjalė,
sa herė flas pėr dritė e
Shqipėri.
Ngazėllehem thellė kur lexoj
Lulet e verės,
kur mbroj me zjarr Skėnderbenė
dhe lirinė,
kur shkruaj pėr t`ėmblėn
Gjuhėn shqipe,
pėr bukuroshen sy mėshqerrė
dhe dashurinė.
Dashuria pėr Naimin nis nga
zemra,
nga vatra e atdheut dhe e
lirisė,
nis nga vjersha qė fillon me
vargun:
O malet` e Shqipėrisė...
LULJA E EGĖR
Mė mirė njė degėz lule,
kėputur n`njė shkėmb,
rreth e qark thepisur.
Se sa nj`buqetė artificiale,
n`punishte pėrgatitur,
bojatisur e stolisur.
RRAPI I UJIT TĖ FTOHTĖ
Pėrreth tij venin e vinin
autobusėt urbanė,
nga trungu i buronte uji i
ftohtė,1).
nė vite mori emrin popullor,
stacioni i Rrapit tė Ujit tė
Ftohtė. 2).
Trungun, tre burra me zor ia
rrethonin,
i freskėt, i bukur, si njė mal
i lartė,
poshtė kurorės kalimtarėt
ēlodheshin,
pastaj vijonin pėr Radhimė,
Tragjas, Orik e Dukat...
Ku do tė shkosh zotėri?
Te Rrapi..., atje ndale,
pimė njė ujė tė ftohtė burimi,
ia marrim edhe kėngės labe.
Po patėm kohė te lokali buzė
detit,
e kthejmė nga njė gotė raki,
shoqėruar me mish qengji a
keci,
pastaj, edhe ndonjė sy gjumė,
si tė na vijė.
Thuhet se rrapi u rrėzua
qetėsisht njė natė vere,
rėnia e tij magjike u
komentua gjatė,3).
ditė e natė burimi i lėshoi
lotėt lumė,
deti nga thellėsia dėrgoi valė
me ofshamė.
Legjenda u treguan nėn kurorėn
e tij,
derisa ai vetė u shndėrrua nė
legjendė,
e kishte hak, njerėzit e
deshėn,
njėsoj si trimave, Rrapit...
i ngritėn kėngė.
Ku do tė shkosh zotėri?
te Rrapi..., atje ndale,
pimė njė ujė tė ftohtė burimi,
ia marrim dhe kėngės labe...
|