Adem ZAPLLUZHA
SI NGA NJĖ VAZO PARAJSE
Mos trokitni sonte nė derėn
time
Nuk jam vetėm
Me mua rri kėmbėkryq
Pėrballė ikonės familjare
Vetmia ime e kahershme
Edhe nata ėshtė ulur mbi supin
tim
Dhe i ujit vazot e pikėlluara
Nė qoshe tė dhomės sė madhe
Dėgjoj njė buzėqeshje
E cila ėshtė kėputur nga lulet
e kopshtit
Sonte jam fare mirė
Me njė gotė tė zbrazėt prej
kristali
I ujis kujtimet
Dhe bisedoj me lirikat e
mbetura peng
Pėr njė tjetėr kohė
Ikonat pikturojnė kėtė heshtje
madhėshtore
Sonte nuk jam vetėm
E tėrė bota qenka ulur pėrreth
sofrės
Me pirunė dhe thikė tė sermtė
Po ja shqyej rropullitė e njė
trishtimi
Sonte pėrballė ikonės familjare
Si nga njė vazo parajse ēelin
lulet e vetmisė
KUR I ĒELĖ SYTĖ MĖNGJESI
Nėpėr njė stacion tė braktisur
Ecin valixhet
Vallėzon edhe nata njė vals
nėpėr shi
Nėn kapela tė shqyera kalojnė
njerėzit
Secili udhėton nėpėr kėtė natė
Duke e fshehur kokėn prej
vetvetes
Njė shi idhnak troket me
hidhėrim
Nėpėr xhamat e ajrit
Disa zogj shtegtarė pushojnė
nėn njė pemė
Pushojnė si taksitė e lodhur
Nata ishte tepėr e gjatė
Deri nė ferr shkisnin rrotat e
harxhuara
Kur i ēelė sytė mėngjesi
Nėpėr bankina
Buzė rrugėve tė harruara
Zgjohen sytė mbushur me sklepa
Zgjohen lypėsit e pėrgjumur
Kolonė duarsh tė zgjatura
shtrihen
Nėpėr lagjet e qytetit me
qepena tė mbyllura
MBI BANKINAT E BRAKTISURA
Mes meje dhe kujtesės
Njė rrugė e gjatė e kallkantė
Treni i mbrėmjes
Erdhi me shumė vonesė
Binarėt i pėrtypte era
Mbi bankinat e braktisura
Fluturojnė zogjtė e nakatosur
Pranvera e humbi rrugėn
Mes stinėve
Zgėrdhihet njė thikė e topitur
Ende kemi kohė pėr tu penduar
Ju lutem
Ndalni fluturimet e korbave
Nuk durohen sonte
Krakėllimat e kėsaj nate
Ky shi i akullt i cili
ēmendurisht troket
Mbi xhamat e kujtesės
E paska futur kohėn mes dy
binarėve
Dhe po largohet diku
Si lypsarėt me valixhe tė
arnuara
Pėrparim HYSI
MENDIME TĖ TRISHTA
Mendime tė trishta, mė
mplakėn, mė thinjėn
Shpesh vras mendjen dhe nuk dal
nė kut
Jo se nuk dalloj qindėn nga
mijėn
Por vendin e shoh qė ka veshur
dy kėmbė nė njė kėpucė.
Dhe, tek kthjellohem, i dalloj
shkaktarėt
Qė vendin gati po e ēojnė nė
vidhimė
Shkaktarėt janė tė gjithė
politikanėt
Qė vetėm pėr vete, tė pasurohen
e kanė synė.
Rrinė e shajnė njėri-tjetrin
Sikur dikush ėshtė shėnjt e njė
tjetėr djall
E dalloni dot dreqin nga dreqin
Dhe vendin e kanė kthyer "rrumpallė".
As hiē nuk e bėjnė qejfin qeder
Tė gjithė janė"anti korrupsion"
Dante do t'i vendoste nė FERR
Asnjė krah prej tyre nuk
pėrjashtoj.
MĖ DUKET *
Mė duket qė asnjėherė nuk kam
qenė i ri
(Them:- Vallė, mos kam lindur
plak?!!!)
Oh, mos u ēudisni me timen
poezi
Se, kur shkruaj kėshtu, kam
plotėsisht shkak.
Rinia ime ka qenė si njė rrobė
me"andra"
"Mballomat" ia prishėn
bukurinė.
Mos kujtoni se shkruaj pallavra
Ma plagosėn dhe ma vranė
rininė.
"Luftė e kllasave" asnjėherė
nuk m'u nda
Si "atavizėm" tėrė jetės mė
mbeti mbi shpinė
E di vet se sa kam hequr... sa
Parakohe dhe koka m'u thinj.
Herė nė kolektiv dhe herė nė
popull
(-Pa hė:-Na trego
biografinė!!!)
Sa herė mendja mė ka ardhur
rrotull
Se..." unė mund tė "rrezikoja"
partinė?!!!".
Populli mė mbrojti dhe m'u bė
mburojė
( Me mall ju kujtoj, o
MBROSTARAKĖ!)**
Po "luftėn" qė m'u bė, kurrė
s'e harroj
Ndaj, Pėrparimi, tė shkruaj
kėshtu ka shkak.
* e kam shkruar sot, se
nesėr kam ditėlindjen
** Bashkėfshatarėt e mi, nė
Mbrostar-Ura, Fier, mė mbrojtėn para tė dėrguarit tė Komitetit Qendror dhe
atyre tė komitetit tė partisė nė Fier.
KUR ZOTI BĖRI GRUAN
Kur Zoti e bėri gruan
Dhe e lėshoi nga dora e tij
krijuese
Para neve, burrave (duam apo
nuk duam)
Ato kanė njė bukuri tunduese.
Se gruaja ėshtė si njė lule e
brishtė
( Mė gjeni njė mashkull qė s'e
lakmon)
Do ta quaja hipokrit tė pistė
Se vetėm gruaja jetėn na e
zbukuron.
Vetėm ato jetėn na e bėjnė tė
ngrohtė
Pa to, jeta do ishte e ftohtė
si Siberi!
Ndaj tė gjithė tė falnderojnė,
o ZOT!
Qė krijove gruan... kėtė
mrekulli.
Tiranė, 20 janar 2016
Ornela KAJTAZI
HIMN BRAKTISJE
Kėrcejnė damarėt nėn lekurė mė
epsh tė papėrmbajtur,
Fryhen se tepėrmi, turfullojnė
nga zemrimi.
Hedhin valle marramendėse,
Kėrkojnė tė ngrohen nėn lekurėn
tende.
Ikin mė lenė vetėm frymėn
dehėse, rendin pas teje,
Ata s`lodhen.
Dua tė zgjas duartė e mia,
Tashmė janė tė shkurtera, pa
damar,
Nuk tė arrij dot, mos i
shtrengo fort,
Leri qė nxehtėsia jote
Te depertojė,
Te rrezatojė dhe pak,
Nė mua
E akullin tė mė shkrijė.
DASHNORĖT
Dy dashnorė grinden me
ndjenjat,
I trazojnė,
I godasin,
I vrasin.
Ata dashnorė qe s`din tė duan
Qeshin nė djepin e ndarjes,
Bien me dashje pre e plakjes,
Lamtumirė i thonė hakmarrjes.
Dy dashnorė qė s`din tė duhen,
Mbete simbol dashurie,
Nė shirat rebel.
ZEMRA
Zemra tashm ėshtė plakur,
Per ca caste pran e kam
mbajtur,
E dua si zemren time,
Sepse ma kane falur.
Dikush u tregua tereze me mua,
Pikerisht me mua,
Nuk e kuptoj pse
Ndoshta sepse qe vjeteruar.
MESAZH I DASHURISĖ
E njihni si njė plaēkė pėr tė
fshirė duart,
Mos ndoshta si njė ndjenjė e
pėrsekutuar
Lindur nė kėtė botė tė
egėrsuar?
Mos ndoshta e njihni si ėndėrr
pėr tė berė seks,
Apo si njė fjalė qė krijon
reflex?
Nė se e njihni si zjarr qė djeg
njė tė marr,
Mos u vidhni nėpėr natė si te
mjerėt endacak.
Dedė PREQI
MOS I NJOLLOSNI LULET E GJAKUT
Dikush i vrau bukuritė e kėsaj
toke
I vodhi dhe i mbuloj me duar
xhelati,
u kėrkoj borxh pėr pėrralla tė
vjetra
largė e mė largė te miteve tė
pshurrta.
Sa herė errėt e ndriqohet
qielli
Toka hap gojėn emri i tyre
flet,
Qetėsinė e tyre e vrasin
rrėbelėt
Plagė tė reja u shtojnė mbi
kocka.
Sa herė rrėzohet e dallgėzohet
mendja
Dikush e pėrqesh ėndėrrėn e
tyre fjetur,
Aty ku rrinė gjihmonė kandilat
ndezur
Aty ku nuk fiket zjarri dhe
drita e jetės.
Mos i njollosni lulet e gjakut
tė mpiksur
Etjen e pashuar tua hedhni
nė prush,
Peshėn e vet toka mbi supa e
shton
Mos t na kafshojė mallkimi
brezin e njomė.
KOHA NUK NA FAL
Koha nuk na fal, as nuk na pret
Lulet shkunden nė gjirin e vet,
Koha ecėn si lumi nėn urė
Etja e kallur nuk shuhet
kurrė.
Njerėzit pa frenj e shalojnė
atin e vet,
Edhe pse ajo shagarėt dikur me
ne
Sa herė mendojmė tia dredhnim
frerin
Ajo pa e kthyer kokėn e vazhdon
trokun.
E sotmja ėshtė riciklim i sė
nesėrmės
E djeshmėja ėshtė kohė e
hargjuar,
E nesėrmja e ardhme e pa parė
Tė gjitha rrėshqasin me shputat
e kohės.
Koha nuk ndalet ti arrnojmė
plagėt
Ajo ecėn nė gjitha drejtimet
ikė,
Duke shėnuar rrugėtimin e saj
Herė me lot gėzimi e herė me
vajė.
Ne farkohemi nė rrathėt e kohės
Duke marrė sėcili nga njė
drejtim,
Kah dynden dėshirat tona tė
thella
Pas syve tė saj, si zogjtė na
dėbon era.
Koha na mėson dhe na zbutė
Ajo na edukon dhe na qorton,
Ajo na shfrytėzon deri nė skaj
Pėr derisa duhet tė jemi
shėrbėtorėt e sajė.
Ajo nuk lejon tė presim, apo tė
ngutėmi
Koha shpejton me hapa tė
trembur
Akrepat e saj gjithherė
punojnė
Skthehet mbrapa edhe kur diēka
harrojmė.
NDOSHTA
Ndoshta dikund ėshtė dritė
Por njerėzit e tunelėve
Nuk e shohin.
Ndoshta dikund ka diell
Por njerėzit e hijeve
Nuk e ndjejnė.
Ndoshta dikund ka shpresė
Pėr njerėzit qė pyesin
Pėr kuptimin e jetės.
Ndoshta, ndoshta unė dhe ti
Si njerėz do mirėkuptohemi,
Ēdo gjė mund ta bėjmė me
dashuri.
Brahim AVDYLI
LUMEJT E KOHĖRAVE
Nė pafundėsi
rrjedhin kohėrat
njėra pas tjetrės.
I shoh
tė ngrisin kokat
e shashtrisura
e tė lemerisura
nė pakthim,
disa kėlthasin
e disa pėrplasen
nėpėr dallgė...
Herė rreth bregut
dėshirojnė tė kapen
edhe nėpėr rrėnjėt e shkundura
nga dheu,
e lėkunden
me shpirt nė fyt
duke vajtuar tokėn
e duke u mbajtur
pėr rrėnjė
qė tė mos bien
nė vllugun e valėve,
herė tė tjera rendin
nėpėr kulmin e ditėve
tė gjeneratave tė mbytura
qė kacafyten
me vdekjen...
Nuk kanė kohė tė sjellin
faktet e tyre
para etapave
qė shkojnė e bien
plot dhembje,
disa i ngrisin
sikur duart lart
copat e tyre,
disa shkumbėzohen
disa humbin
nė mes tė ujit
qė rritet nė vėrshim...
Ne i shikojmė
tė gjitha nga bregu
me shpirtin qė na lėngon
e nuk dimė
cilat kohėra
janė pak mė tė mira
e pak mė tė liga
por renditen vazhdimisht
nė lumin e pafat
tė kohėrave...
DALLĖNDYSHE KUJTESE
1.
Je hije e gjallė kujtese
me dhembje fluturon
nėpėr botė
tė gjithė i ndjenė nėpėr lotė e
mi,
askush nuk tė kupton
se ke qenė diku
nė kėtė botė
dallėndyshe-pupėl kujtese
apo shibėl e papritur
nė pluhur ndjenjash...
2.
Gjallė ke mbetur
nėpėr kujtimet e mia-
pėr inat tė cicėrimeve
nėpėr vendet e vjetra
je kthyer,
burimeve tė fjalėve pi ujė tė
ftohtė
e kthehesh dikur
freskut tė gjelbėrimit
viseve tė lėna
pa dėshirė
i pėrzėnė nga urrejta
e atyre qė i shqetėsove...
3.
Ēuditėrisht
nėpėr duar t`i kanė lėnė
copat e grisura
qė tė trondisin
e askund nuk tė pranojnė
nėpėr bredhjet e tua
e kthehesh
nė njė dallėdyshe kujtese
me dridhjet
e kėngės sė pėrlotur!...
Dietikon,
07.07.2015
NGJALLJA E LUCIFERRIT
Si duket, ėshtė ngjallur
Luciferri
tani kufomat shėtisin nė botėn
e shashtrisur
prej tragjedisė nė tragjedi
tė pėrcjellur me nderim nga
kuarteri polico-ushtarak,
askush nuk ua hap dosjen tė
shohė bishat e veshura
qė rrėzojnė kudo me raketa gra
e fėmijė
qė tė mos i pėrtėrijnė
qindvjeēarėt e tjerė,
ariun e bardhė tė Rusisė dhe
shimpanzėn e zezė tė Izraelit
e nxisin tė shtjerrė njerėzimin
nė njė pikė
thua se Zoti i Madh i ka lėnė
vetėm ata qė tė vendosin
kush ėshtė i pari e kush ėshtė
i mbrami mbi dhé,
e njerėzimit i del gjumi vonė e
nuk mund t`ia qėllojė
kush flet e kush bėrtet, nė
vijė tė parė...
Njerėzimi ėshtė njėlloj, ngjyra
nuk e sjellė ndonjė rol
i bardhė apo i zi, i verdhė apo
me ngjyrė tjetėr,
si duket, ngjyra e arit ėshtė
fshehur prej listės sė popujve
fillimi e fundi janė ngatėrruar
pa shpresė,
ēfarėdo ngjyre tė ketė jeta i
qarkullon nėpėr damarė,
kur lind e perėndon lutet me tė
njėjtėn shpresė
pėr Zotin e Madh, me fjalorin e
vet tė lutjeve,
sepse qeniet e llahtarshme e
kanė shkelur nė gjok
papritur e zaptojnė dhe duan ta
prejnė nė qindra forma,
sikur kėlthet vajtueshėm e me
tėrė mund-
O Zot i Madh, shpėtoje kėtė
shpirt qė ma ke falur,
mė dėrgove mes bishave, por tė
mos copėtohem...
si duket, tani, qenka ngjallur
Luciferri,
dhembja dhembjen e zgjon e
pėrsėri kthehet nė forcė
krimin e patjetėrsueshėm
do ta luftojė deri nė
mbijetesė!
Filluar nė Calstorta Sud
Autobahn Venecia-Trieste,
25.07.2014.
Franceska RAMADANI
AKULL
Si akull ngriu shpirti,
Ah sa dhimbje ka zemra
kur Akulli mbizoteron!
Fryma ngadalsohet,
Endrra shkrumohet,
Frika shumohet!
Si trup i pajete
udhetova ne ket bote..
zemra bosh,
Ne kujtimin e dites qe ishte plot!
Ah Bote e Deshperuar, Indinjuar, Naive!
Ah Bote qe te desha
ashtu sic duhet ajri.
ah bote qe ishe frymarje,
Qe ishe jete, qe ishe udhezim,
Mbete vetem nje i ashper kujtim!
Ska vdekje me te poshter
se vdekja shpirtit!
Trupi i perhumbur hecen,
Pa ndier, pa ndjenja, pa shpirt!
Akull ne shtepine time,
Akull ne jeten time!
CIGARE
Digjte si njė cigare kjo dashuri...
Helmon shpirtin,
Helmon shpresat,
Helmon jeten!
Ma pi si njė cigare Dashurinė!
Mbeti zhgėnjmi, mbeti trishtimi
Mbeti vetėm tymi!
DJALLI
Do sherohet kurre kjo dhimbja
ime?
Do rrahi me zemra ime?
Po lotet, a do jen kurre lote
gezimi?
Pyste veten ajo...
Ah moj bije,
Kur zemra thyet
Vazhdon te rrahi...
Por e krisur, e
gjakosur,pashprese mbet!
Ah moj bije,
Qe mesove shijen e ashper te
lotve,
Si bresher dermuan endrrat e
fsheta...
Ah moj bije,
E pafajshme,
Dashurove djallin,
Nga pamja engjellore...
E vetmuar ajo loton...
Pse, pse vuan kaq shume njeriu
kur dashuron?
|