Mimoza AHMETI
ĒMENDINA ME PORTE HAPUR
Po ikni, po na lini,
duke menduar; "Pėrgjithmonė",
Nga ky dhe qė ishte juaji, joni,
qė ėshtė ēmendina jonė.
Ēmendina jonė e dashur, mallėngjyese
me kafkat shqyese.
O te ēmendurit e mi te shtrenjte,
sa ju dua,
megjithėse kurrė s'ju flas,
megjithėse kurrė s'me flisni
dhe dot s'ju duroj
dhe dot s'me duroni.
Por ky ėshtė rit:
ne nuk e shohim ne sy njėri-tjetrin
pėr pa urryer,
dhe ky ėshtė shkak
pėr t'u dashur gjer ne ēmendim,
duke buzėqeshur ekzaltisht,
ndėrsa ne faqe
lotėt na rrjedhin,
lotėt.
Bashkevuajtes te mi
qė ikni mergueshem,
te cmendines sone unikale,
me sy te fiksuar
pas njė ideje te vetme,
oh, vetėm pas njė ideje te vetme,
qė askurre s'u pa, s'u gjend askund
dhe s'di ndonjėherė ne ka pėr t'u gjetur.
Shperndahuni, ikni, tretuni.
Vend me vend shtet me shtet...
Oh, ēfarė piskame pisket
nga cmendina jonė
ne orėn e vonė te perendimit,
kur malli e merr pėr bijte ne Perėndim...
C'trishtim!
Mure te rrjepur..Mure qė gjithmonė
kufizojne horizontin
pėr te lėnė njė qiell pa fund pėrsipėr.
Aty pas mesnate denesjet mbarojne,
dikush me vete po flet:
Sidoqoftė shqiptarit,
kudo qė te ndodhet,
i mjafton marrezia e vet...
ĖSHTĖ ĒUDI KUR JE FEMĖR
Mua tani me vjen per te qare.Me duket sikur
shkarkesa yjesh me jane grumbulluar te syte.
Dot nuk duroj,
ndersa cengelat e nervave nderas terhiqen
kundrejt njeri-tjetrit.
Kangur me foshnjen ne xhep
duket figura ime se largu
ketu ne bregdet.
Me vjen per te qare.Jam bere barre.
Me siguri molusqet e buta tani
levizin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi c'udhetim te mahnitshem
kane marre
Eshte cudi kur je femer...
E keni pare natyren kur tmerrohet,fryn
e shkaterron!
Kur si perbindesh shkriferon germadhat
e mohimit...
Pastaj, kur pastaj, e lehte dhe e trandur,
me syte e medhenj plot hije
pret nje vazhdim, nje lindje femije
buze detit ku i vjen per te qare, per te qare,
ngaqe se si eshte, eshte me barre.
Ne ato ore te dites kur molusqet e buta
hapin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi c'udhetim te mahnitshem kane marre...
VDEKJA
O qetėsi e gjithėfuqishme eternale,
nga ti unė dola me pėrpjekje,
te ti pėr tu kthyer.
Veē me i mundimshėm qenka kthimi...
Isha foshnje atėherė,
tani jam njeri.
Xhevahir CIRONGU
POET I PATHYESHĖM
(Poetit , Xhevahir Spahiu)
Zhurmon Osumi nga ujėrat nėpėr
luginė
Dhe valėt e bardha i ndal atje
mbi shkėmb,
Vargu i
poetit zgjuar rri tek unė
Pse sflet poeti? Ah! Nga ai
ēast gjoksi po mė dhemb!
Si kreshtat e maleve nė vargje
ai qėndron
Nėpėr fletėza guri tė bardha
i shkroi,
Kaltėrsitė tomorriane pastaj
nė to mbolli
Nga ai ēast vargu i shkruar
dhimbjen i ndali.
Mbrėmjes plot vezullime
dritash adriatikase
Aty buzė detit takohem me
poetin,
Nga syri gjysėmhėnė rrjedhin
pika vese
Tunjatjeta do ti them Xhevahir
Spahiut
me qindra mėngjeseve
Sndahem dot nga poeti, vargu
aty qėndroi
Pavdekėsinė e fjalės me rima
e shkroi,
Ah, kjo plagė e dhimbjes, ēbėn
aty ti?
Me vesė tė mėngjeseve lagi
ata sy!
Dhe ti i jep dritė si gurė
meteori
Poet i pa thyeshėm, si njė
shkėmb tomorri;
Fjalėt poetike nė libra i
mbolli
Perėndeshė e dijes qė nga aty
doli.
Pėr Baba Tomorrin
varg thuri Ēajupi
Dhe poet Xhevua i thotė
Luan i shtrirė,
Si gur xehori, vargu vetėtimė
Historitė e shqipes, nė djep
aty rrinė.
ULLIRI QĖ PUTHĖ HĖNĖN
Ulliri shekullor me degė varur
Sa shekuj dritėjete supit mban?
Rrėnjėt kodrės ai ka ngulur
Rrathėt mbi trung si piktura ngjan.
Mbi gur u ula nėn ulli
Tė ashprėn lėvore preka pastaj,
Kėputet njė gjethe,mė ra nė gji
Ajo mė numėron shekujt, sa ēudi!
Kokrrat nė degė si dy buzė tė
varura
Muzgjeve tė mbrėmjes zogjtė rrinė aty,
Mes gjumit dhe kėngės plotė melodi
Pa tjetėr,nėn hijen e ullirit ka dhe dashuri.
Rrezet e diellit u tretėn mes
dallgėve
Dhe muzgu i mbrėmjes erdhi pėrsėri,
Ulliri puthte dritėn e hėnės
Aty nė shekuj, kodrės pėr bri
!
Adem ZAPLLUZHA
MOS TĖ LUTEM MOS THUA
Mos tė lutem
Mos mė thuaj
Se kėtu ėshtė fundi i rrugės
Ditėt posa kanė filluar tė
lėvizin
Pėrtej mendimit tė shiut
Po lahen nė pluhurin e
horizontit
Trėndafilat e zinj
Mos thuaj se ėshtė stinė
vjeshte
Ani se shirat
Lotojnė si detet e pikėlluar
Ti asnjėherė
Nuk do tė pėrmirėsohesh
Shih se si po luajnė me ne
Tė vdekurit mes tė gjallėve
Njė valle tė lashtė morti
Mos tė lutem
Mos thuaj se jemi nė fund
Fillimi i ditės
Posa ka nisur tė ecėn
Po bien do shira tė verdha
Mbi flokėt e shprishura tė
hėnės
Ishim njėherė
Ose nuk ishim askund
Kur luante Lumėbardhi me fatin
e erės
Shiko tė lutem
Se sa shumė i xhelozon kalaja
Prekjet e gishtave tė tua
Mbi supet
E posa tė ēelura tė zambakėve
Kanė zėnė tė ēelin vezėt e
kanjushave
Disa lloje tė tjera lejlekėsh
NGA BARRA E MĖKATIT
Kur stėrkalat e shiut imcak
Bien me rrebesh
Mbi flokėt e mia tė thinjura
Nėn njė gjeth tė mykur tė fatit
Rrėqethet dreri i verbėt
Nėn hijet e mjegullave
Ylberet i fshehin ngashėrimet
Vashat lahen me lotėt e hėnės
Trishtimi zbret nga degėt e
pemėve
Dhe qan me ngashėrim
Si njė mjellmė e plagosur
Kur shurdhohet zėri i kambanės
Tė vetmuarit
I humbin edhe shpresat e fundit
Nga barra e mėkatit
Degėt e mushmollės sė pikėlluar
Lėshohen
Deri nė fund tė rrėnjėve
BARRA QĖ MUND TA MBAJ SONTE
Vrapoj si shiu i pėrhumbur
Nėpėr rrugėt e brymta tė
qytetit tim
Njė zė mė vjen nga lashtėsia
Mbase ėshtė zėri i kujtesės
E shiu troket si i ēmendur
Nuk ndalen tė trokiturat nė
mendje
Shtreza ka filluar tė ecėn si
drurėt
Ecin ēatitė
Nėpėr shpirtin e ngurtė tė
hėnės
Asnjė kalimtar nuk duket nė
horizont
Vetėm kjo vetmi e brishtė
I shtrinė duart
I shtrinė kah pikėllimi i
plepave
Ku qajnė zogjtė e verbėr tė
fėmijėrisė
Mė duket se
Sonte ėshtė pėr ēdo gjė vonė
Tepėr vonė qė tė pendohem
sėrish
Ky faj qė mė rėndon nė shpirt
Mbase qenka barra mė e lehtė
Qė mund ta mbaj sonte
Gladiola BUSULLA
O LUMTURI E PĖRNJĖMENDTĖ
O lumturi e pėrnjėmendtė,
Sė largu tė dėshiroj.
Ti kur do tė vish?!
Me ngashėrim,
Pėrgjėrues zėri,
Tė pyet sėrish
.
O lumturi e pėrnjėmendtė,
Ti kur do tė vish?!
KUMBARA NĖ QIELL
Kashta e Kumtrit
yjėzon nė qiell.
Ėndshėm pėrsiatet
nė dashuritė e shkokėluara.
Pėrvuajtshėm
shndrit melankolia.
Kumbara nė qiell
fluturon
me shkulmat e erės.
Pėrparim HYSI
"RINIM?!"
Njė djallushkė lozonjare
Synė ma shkel me ēapkėnllėk
Unė, kam kohė, jam i "asaj ane"
As qė pyes, nė thonė:- Jazėk!
Dhe djallushka vazhdon "lojėn"
Do t'mė bėjė "pjesėmarrės nė
vrasje"
As qė pyes dhe nuk kam drojėn
Se nuk kam nevojė pėr "ngasje"
E qė thoni ( s'thatė gjėkafshė)
Kur ka dasėm, s'shkoj pėr
shkarpa
Unė djallushkėn e pėrqaf
(E dimė vetė se ē'bėjmė mė
prapa)
"VIZATIM" ME VARGJE
Je e bukur, sureale. Je edhe
si bar qetėsues!
Sytė e tu lėshojnė zjarre. Unė
i shoh dhe mbeta "sus!"
Bukuria virgjėrore, duket veē prej syve tė ndezur
Njė aromė pranverore, mė shkakton njė si tė mekur.
Njė tundim yti kapitės, mė
shtie yshtje prej "qoftlargu"
Ah,ai ēast! Sa tronditės! Zu me gulēe hidhet gjaku.
Por shikimi i ngazėllyer, pėshpėrimė si fjalė e ėmbėl
Aq mua mė ka rrėmbyer, sa zė shkundem mos qe ėndėrr?
Emocione fluturake, mua, tė
gjithin, mė pushtojnė
O e bukur qė m'u shfaqe! Dridhje e njė moshe tė vonė...
REMINISHENCĖ E NJĖ KOHE QĖ IKU
Nė korijen plot me shkurre e me bar tė harlisusr
O moj kohė ku mė shpure, kur mustaqe qeshė padirsur.
Kur mustaqe qeshė pa dirsur, nė korijen plot me shkurre
Si nga dheu qe poftisur, u rrėfye njė vajzė si nure.
Pėrmjet syve tė saj, tė
ndezur, sikur sojesh vinte dritė
Unė e shoh e mbes i mekur, dridhje mė filluan nė shpirt.
Gjoksi i saj, i bardhė si
shkumė, nėpėr sytė e mi po "rritej"
Kot nuk mė zu me shkumė, se drejt meje po avitej.
Unė po ngrirė, qiri nė kėmbė,
se sa vjen e po afrohet
Veten sa nuk ha me dhėmbė
(dridhja sa vjen e shtohet)
Ja, ja: erdhi! Obobo! Po tani nga do t'ia mbaj?
Dridhu unė, dridhu ajo; tė na hajė dreqi, t'na hajė!
Se tė dy qemė miturakė (mua pa
dirsur qe mustaqja)
Por ke parė: u ndezėm flakė (aq
e madhe qe pėrflakja)
Dhe pastaj erdh qetėsia; njėri- tjetrin pamė nė sy
Dhe atje te koria, pėr herė tė parė bėmė dashuri.
Qazim D. SHEHU
PRANVERA VJEN
Pranvera vjen si fejesė
Fejesė qė nuk u bė,
Mėngjeseve pak vesė
E ēlodh gjethen nėpėr tė.
Harlisen drurėt, vėrshon
Njė lėng nė trup tė tyre
Dhe mbrėmjet i shtojnė
Pėr kast tė gjelbėrimit disa
yje.
Pranvera vjen ..dhe nuk e di
Si ta mbartėsh kėtė stinė
Me njė gjelbėrim qė poshtė
bimės rri
E shpėrthen si me minė
ĖNDĖRR
Planetėt dolėn nga orbita
Sfungjer thithės qielli u bė,
Duke i parė ato u rrita
Ata s`mė panė asnjė.
Po tė mė shihnin do mirrnin
Nga zemra ime pak blerim,
Blerimin vetėm tokės s`do i
linin,
Blerimin dhe shkretinė.
Kur sojin tim nisa nė Mars
Mė tha: ka ujė,
Po asnjė njeri s`iu ngjit pas
Preferoi kėtė tokė nė rrėmuujė.
Po pres gjithnjė tė blerohen
Tė niset dikush , pas t`i
shkoj,
Nė kėtė tokė ku shoqėritė
mjerohen,
Ca ditė tė rroj tjetėrsoj
BALADĖ
Me lot mata caqet
E njė dėshire qė nuk erdh,
E mbusha njė enė me to,
Dhe enėn tani s`kam ku ta
derdh.
Do shkoj ta derdh nė njė baladė
Dikush mė tha se ėshtė e tillė,
Me njė varg qė kėrciste si
kashtė
Pa asnjė trill.
S`besoj ta ngre tek Gėte
Tek Shileri apo Bėrnsi,
Veē me njė dhimbje mė vete
Ia derdh lotin nė zjarr terri.
S`besoj, se ende sot
Mbretin e Tulės buzėt flasin,
Po edhe disa pseudobalada
Pa njė lot, kujtesėn ngasin
.
BRILANTE
Hiret e tua bien si brilantė
Nė kokrra,
Poshtė tyre vė njė pėllėmbė
Asnjė s`mė rri tek dora.
Sharmante je si njė biskojė
Nė trill tė ngjyrave pa mbarim,
As era s`guxon tė verė nė lojė
Veē dėrgon flladin pėr kursim
LISI
Lisi nuk pat lėkurė,
Misteret e rrugės e veshėn pa u
ndier,
Pastaj njė rrufe qė erdh pa
figurė
Nė trup tė tij ėshtė zjerė.
Lisi nuk pat degė,
Ca krahė tė dashuruarish iu
bashkuan
Dhe mbetėn ashtu pėrpjetė
Bashkė me qiellin qė pėr ta
vuan.
Dhe gjethe u bėnė sytė e tė
dashuruarve
Qė ēelėn, sapo agoi shpresa,
Nė muzgje ato vuajnė
Hijeve tė fshehta.
Vetėm rrėnjėt i kishte nė
fillim
Si duart dhe krahėt e tė parėve
Qė u ngulėn nėn tė pėr flijim,
Pėr t`ua lėnė tė tjerat
pasardhėsve
|