Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 3 - Pjeter Cara

PJETĖR CARA

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

PJETĖR CARA

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

            Ka lindur nė fshatin Perlat Epėr tė Mirditės nė vitin 1939. Pas mbarimit tė arsimit pedagogjik ka punuar si mėsues Gjuhė-letėrsie dhe drejtues nė shkollat e vendlindjes. Nė vitin 1970, pas mbarimit tė shkollės pėrkatėse, ėshtė emėruar oficer drejtues nė Kufi e mė vonė nė Polici nė sektorin e Edukimit e tė Kuadrit.

            Gjatė jetės e punės sė tij ka shkruar e botuar poezi e tregime, novela e romane, čse e studime tė ndryshme letrare. Pėr rezultate tė larta nė punė dhe pėr figurė tė pastėr morale ėshtė dekoruar nga Kuvendi Popullor i republikės sė Shqipėrisė me “Urdhėrin Naim Frashėri, pėr ruajtjen e mbrojtjen e Kufirit dhe pėr Shėrbime tė shquara shtetėrore e shoqėrore nė fushėn e edukimit e tė sigurisė”.

            Veprat e tij ndodhen nė Bibliotekėn Kombėtare, nė bibliotekėn e qytetit tė Durrėsit dhe nė bibliotekėn e qytetit tė Rrėshenit. Kjo veprimtari krijuese pėrmbledh kėto vepra letrare:

 

            Vėllime poetike:                              

            - Poezi rinore (1957-1977).                 

            - Njė kėngė e vonuar (1994, 2011)       

            - Rrjedhin Ujėvarat (2008)              

            - Mos ma zėr diellin (2011)                 

            - Mos ėshtė ēmendur koha (2011)      

            - Fyelli i bariut (2011)                                  

            - Replikė me dashurinė (2011)             

            - Bisedė me poezinė (studime letrare- 2013)

            - Prurjet e reja, risi vazhdimėsie (studime- 2013)

 

            Vėllime nė prozė:

            - U shemb njė botė (studime letrare -2008)

            - Ta lėmė prapa tė shkuarėn (čse, pamfle- 2011)

            - Ankthi i lirisė (skica e tregime- 2013)

            - Brengat e jetės (Kujtime e refleksione- 2013)

            - Zemra tė plagosura (roman- 2013)

            - Rrėfimi i Fatmir Murrizit (roman- 2013)

            - Dega e thyer (novela- 2013)

            - Shqiponjat e lirisė (dramė- 1959)

 

 

            Pėr gjithė kėtė veprimtari krijuese, si kontribut i ēmuar pėr pasurimin e letėrsisė shqipe, ėshtė pranuar nė ish LSHASH dhe, me shpėrbėrjen e saj, tani ėshtė anėtar i klubit tė shkrimtarėve e artistėve tė qytetit tė Durrėsit.

 

 

 

 

PĖR TY MIRDITĖ!

 

Tek rrije mbi gurė e lagur suferinės,

si kafshatė deshi tė pėrtypte Zogolli. 1

Kanuni thikėn ta ngulte pas shpinės,

t’ huajt tė shtrydhnin si lėkurė limoni...

Kurrė nuk u pėrkule netėve tė pėrgjakura,

ndonėse pa dritė e me gjymtyrė tė plakura.

 

Legjendat tuaja tė trishta, legjendat epike,

me telin e shpirtit i kėndonte malėsia.

Dhe kur luteshe para ikonave fanatike,

dritėn e jetės ta shuante hasmėria.

Tek fajdexhinjtė nė vend tė firmės sė vjetėr

me dhimbje gishtin e pushkės e ngulje nė letėr.

 

Ishe e varfėr, e leckosur, por me huqe... 2

Kur zbrisje e ngjiteshe lart nė male,

pushkėn krahut e veshur thjesht me saruqe

ngarkuar me gjaqe e njė thes me halle.

Nga bjeshkėt e Selitės nė pyjet e Fanit

ngryseshe e gdhiheshe n’pritat e dushmanit.

 

Nėnokja ime e mirė, nėnoke e bukur,

gjoksin i vure rrebeshit e dallgės sė deteve!

Me mauzerin tėnd komite nė eshtra futur,

pėrballė i dole tradhtisė sė mbretėrve.

Ndėrsa nė Prizren besėlidheshe me trimat,

nė Vlorė pėr flamurin i zbraze martinat.

 

Gėzimet e fėmijėve mortaja e tė huajve

nė kodrat e Gėziqit, arave tė Perlatit,  3

kurban t’ i bėri pėr epikėn e shekujve.

Aher’ zjarr t’mori zemra, flak’ i dhe masatit,

nė themelet e kullave vure rrėnjėt e lirisė

qė tok me ‘tė t’ rritej buzėqeshja e malėsisė.

 

 

Bjeshkėt e ngrejn’ kokėn lart suferinave.

Bashkė me Bardhokun e Prend Doēin  4

mbledhin nė prehėr buzėqeshjet e nėnave

e mbajnė mbi supe lavdin’ e heroinave

qė vjen e freskėt pėrmes mushtit tė kėngėve.

Shpirtin ta ngrohė beharit e ngricės

ligjėrata e ngroht’ e Komisarit tė Dritės.

 

Pėrher’ e ēiltėr, e dashur mė shfaqesh,

mė e bukur se ēdo lulėkuqe mbi ujėvarė!

Prandaj e shkrova kėtė tufė vargjesh,

t’ i vendos si datat e festave nė kalendar

mbi ballin tėnd tė ashpėr e tė sertė,

o vatra ime e parė, ku dola nė jetė!

 

1. Zogolli– mbreti A. Zogu  2. Selita e Fani– Dhčra (bajraqe) tė Mirditės  3. Gėziqi e Perlati– fshatra tė Mirditės  4. Prend Doēi– poet e patritot i R.K.Sh. dhe Abat i Oroshit. Bardhoku-Bardhok Biba– hero i popullit, ish deputet i K.P. tė R.Sh. Heroinat– Marta e Prena Tarazhi, Mrike Lokja, Shkurte Cara e Dila Pjetėr Marku. Komisari i Dritės– Ndrec Ndue Gjoka, mėsues i popullit.

 

 

 

DHIMBJA E NĖNĖS

 

Pranė zjarrit bubulak

prej dhimbjes pėrvėluar,

Rin nėnė Mara nė oxhak

djalin e vogėl me kujtuar.

 

Fort ngadal’ i hap sepetet

tė shihte resmen e tė birit.

Seē ia nduknin zemrėn dertet

larė me lot te cep i syrit.

 

Mes furtunės me murrlan

e kish nisur shpatit malit,

Bashkė me trimat partizan’

tė ia vrisnin mllefin krajlit.

 

Iku djali lofk’ e zemrės,

t’ rritej lule nė amshim.

Por ēdo ditė mallit t’ nėnės

buzėt i dridhen me nxitim.

 

I tret sytė malit t’ thatė

duke pritur tė vij i biri.

Por kujtimin nėpėr natė

e shėtit mbi mal zefiri...

 

Dhe vjen ulet n’prehėr t’ nėnės

t’ i puth sytė, t’ i fryjė mallit.

Veē ta dini, plagėt e zemrės,

s’ ia shėron mė hija e djalit...!

 

 

SONATA  E  NĖNĖS  VULLNETARE !

 

Erdha vullnetar,

kėtu nė trasč tė punoj edhe unė.

Erdhi nėna tė derdh djersė pėr vendin tim!

Jo, jo, tė betohem, nuk jam e sėmurė,

se mė shikon qė ethe tė forta mė zunė!

Nga krismat e djeshme kėto i kam kujtim:

Kur rrezet e para e zgjonin Dervenin, 1

dėgjoja gjėmėn e skurajve me trishtim,

se krimi pėrleshej me Gjela Hysenin. 2

Ja, aty te trasčja nė rrėzė tė zabelit,

Eeeh, e mjera, krisi pushka e kriminelit!

Prandaj erdha vullnetar,

ta ngrejmė shpejt kėtė trasč,

qė sirena e t’ardhmes tė ushtojė nė rč!

 

 

Erdha vullnetar,

kėtu nė trasč tė punoj edhe unė.

Erdhi nėna tė derdh djersė pėr vendin tim!

Pusho, tė keqen nėna, pusho pak

dhe dėgjo shekullin si shfryn me zemėrim:

Eh, si ishin dje Rrėsheni dhe Rubiku,

mbuluar nga bloza e kanunit dhe e pishės,

tretur nga uria e djegur nga vrugu,

si shtatore lypėsi nė altar tė kishės!

Jeta ua hapi zemrat, si fletėt e zambakut,

gėrxheve tė Mirditės dhe Dila Pjetėr Markut. 3

E vodhėn bishat, t’ mirėn, nga vatra at’ natė

kur shkruante fjalėn “nėnė” me pikėn e gjakut

dhe yll i ndezur mbeti Kashnjetit nė shtrėngatė!  4

Prandaj erdha vullnetar, ta ngrejmė kėte trasč,

qė Ēika e Dukagjinit ta zgjojė Cucėn e Malevč!

 

 

Erdha vullnetar,

kėtu nė trasč tė punoj edhe unė.

Erdhi nėna tė derdh djersė pėr vendin tim!

U vonova me kėtė bisedė tė zjarrtė?

Hė, jo! Mirė, tė keqen nėna, mirė!

Kohėn ta matim me drit’ e kazėm tė gjatė

dhe me shėnjestėr tė syrit qė pa gdhirė.

Jo, jo, nuk rrėzohet nėna, ti mos u druaj,

se do ta mbush shpejt njė shtam’ me ujė

nė bjeshkėt e Fanit, nė krojet e Valmorit,  5

si dikur kur isha aksioniste e parė:

qė t’ ua freskojė plagėt midis kraharorit,

e t’ ua lagė shpejt buzėn e tharė,

Shkurte Carės e trimėreshės Mrikė,  6

Motrave Martė e Prenė, qė oh, me thikė...

desh t’ ua vriste jetėn errėsira e fėlliqur!

E t’ ua thante ėndrrat ende pa u rritur!

 

 

Por jo vullnetar,

jetėn e tyre bishat kurr’ nuk e therėn!

Ajo u bė kėngė qė buēet nė udhė...,

ajo u bė lule qė hijeshon pranverėn...,

ajo u bė dritė nė ēdo hekurudhė...!

Prandaj erdha vullnetar,

ta ngrejmė shpejt trasčnė

e tė ardhmes sonė tė ndritur,

qė kur ėndrrat t’ i zgjoj’ treni me sirenė,

te pragu i vatrės do tė dalė menjėherė

dritėn e shpirtit pėr ta pritur!

 

 

1. Derveni (Miriditė)– bjeshkė e kėsaj treve mbi qytetin e Rrėshenit. 2. Gjela Hyseni (Skuraj, Kurbin)– luftėtare pėr emancipimin e femrės mirdiitore, dėshmore e heshtur. 3. Dila Pjetėr Marku (Fregėn, Kashnjet, Mirditė-Lezh)– veprimtare pėr  emancipimin e femrės mnirditore, heroinė e popullit. 4. Kashnjeti (Mirditė-Lezh)– trevė e Mirditės me tradita historike, administrativisht me rrethin e Lezhės. 5. Fani (Mirditė)– trevė me tradita. Valmori (Mirditė) – bjeshkė turistike e kėsaj treve mbi fshatin Zajs e mbi qytezėn e Kurbneshit. 6. Shkurte Cara-Skura (Zajs, Mirditė),  Marta e Prena Tarazhi (Tarazh, Mirditė) dhe Mrikė Lokja (Xhuxhė, Fan, Mirditė)- luftėtare pėr emancipimin e femrės mirditore, heroina tė popullit.

 

 

 

BUZQESHJA  JOTE  SI  TRĖNDAFIL  DO  TĖ  ĒELĖ !

 

Shpateve tė Kumbullės bardhėsisė ishe futur. 1

Yjet e hėna s’ i hapėn dritaret nė tisin e nxirė

tė tregonin shtegun te teli i kėputur.

Furtuna nervoze ēdo shpresė e kishte fshirė.

 

Malet kafshuan buzėt nga dhimbja e fortė,

telat murmuritėn njė lajm tė zi...

Mėngjesit i zbrisnin faqeve lot tė ngrohtė,

ndonėse Ti mbete buzėqeshja mė e ėmbėl e tij.

 

Pjetėr, sa herė shpatet e Kumbullės tė zbardhin  2

me dy kamaleca midis shokėve je i pranishėm.

Dhe kėshillat tua nuk i lėnė tė mardhin

me atė zėrin e ngrohtė e tė ēuditshėm.

 

Kur vapa djeg dhe suferinės sė janarit,

buzėqeshja jote si petalet e trėndafilit,

pėrher’ e freskėt n’ kujtesėn e shqiptarit

do tė ēelė mėngjeseve me rrezet e diellit.

 

1. Kumbulla (Fan, Mirditė)– bjeshkė e kėsaj treve. 2. Pjetėr Llesh Doda (Domgjon, Fan, Mirditė)– veprimtar patriot i Albtelekomit, i cili ra nė krye tė detyrės pėr sigurimin e ndėrlidhjes nė kohė furtune me reshje bore, hero i punės.