Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 3 - Pirro Minguli

PIRRO MINGULI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

PIRRO MINGULI

 

 

 

 

         

 

           Hyrje

  

          Pirro Minguli u lindu nė Gjirokastėr nė vitin 1951.

            Ka kryer studimet nė Fakultetin “Gjuhė- letėrsi“ nė Universitetin e Tiranės, qė e pėrfundoi nė vitin 1975.

            Gjatė viteve tė studimeve e mė tej ka botuar vazhdimisht nė organet letrare kryesore  tė kohės.

            Ka botuar kėto libra:

            “Nė qytetin me erė tė fortė”  -tregime

            “Nėpėr ikjen e ditėve “ -poezi

 

            Ka botuar cikle me poezi bashkėkohore, tregime nė organet e specializuara tė letėrsisė si gazeta “Drita”, Revista “Nėntori”, “Rinia”. Shumė kohė ka punuar pėr gazetėn “Adriatiku” tė rrethit tė Durrėsit duke botuar reportazhe, ese, dhe pėrshtypje udhėtimi.

            Nė Radio Tirana ka kontribuar me pėrgatitjen e pėrjavshme “Heroizmi i popullit tonė nė shekuj”

            Tetari “Aleksandėr Moisiu” nė Durrės nė bashkėpunim me aktorėt amatore ka vėnė nė skenė dramėn “Kthimi”, e cila bėri jehonė.

            Si dhe librin me poezi “Nėpėr ikjen e ditėve”.

            Gjatė shumė viteve ka bashkėpunuar me Radio Tiranėn duke realizuar njė sėrė dramatizimesh pėr fėmijė.

 

 

 

 

MUZGU

 

Nė celularin tim

kam fiksuar muzgun

atė pėrhumbje tė ėmbėl tė diellit

brenda detit tė qetė

si sytė e shtojzovalles.

 

Dhe brenda  muzgut,

janė tė gjitha ēka ndodhėn sot;

buzėqeshja e atij qė kaloi njė ditė tė bukur

klithmat rrėqethėse tė atyre

qė vrasja u trokiti nė derė;

hutimi i atyre qė bredhin kot,

ripėrtėritja e shpresės pėr kėdo

deri nė agimin qė vjen.

 

Muzgu

si perde e purpurt qė mbyllet nė skenėn

ku u luajtėn tė gjitha zhanret

dramat,

tragjeditė,

 komeditė,

tragji-komeditė

tė njė dite plot stres e lodhje,

muzgu…

 

 

LISHARĖSI  

 

Kėrr,

kėrr,

kėrr,

ėshtė zhurma monotone

e lisharėsit tė pavajosur

nė oborrin e shkollės;

 

Kėrr,

kėrr,

kėrr,

nė mėngjes, ku vesa ėshtė akoma mbi bar;

Nė mesditė

kur dielli djeg si i larė nė llavė.

nė mbrėmje vonė

kur njerėzit e lodhur nga dita e gjatė

duan tė qetėsohen.

 

Kėrr,

 kėrr,

kėrr,

dhe banorėt pėrballė

nė pallatin luksoz,fėmijėt e tyre

qė kanė”  ifon “

fėmijėt e tyre

qė kanė nga gjithė tė mirat;

ata qė bredhin

dhe pėrtej detit

mė paratė e babės e tė mamit

fėmijėt qė kanė ēdo gjė,

mjafton dėshirėn ta shqiptojnė,

mėrziten  nga zhurma e lisharėses,

kėrr, kėrr, kėrr…

 

Por kjo,

por kjo,

ėshtė e vetmja mėnyrė lumturie

pėr atė fėmijė DAUN

qė tundet gjithė ditėn

nė lisharės!

 

 

NJĖ  NJERI

 

Njė njeri e morėn nė mes tė rrugės

qė kalonte me gjithė tė tjerėt,

tė njohur e tė panjohur;

 

E morėn kėtė njeri

dhe i dhanė njė kostum,

njė kravatė,

 

I dhanė njė ēelės

i hapėn njė derė,

i dhanė njė tavolinė me lustėr

dhe kolltuk pėrreth,

njė kompjuter modern

njė telefon,

njė paradhomė me sekretare tė bukur,

dhe tė drejtėn

pėr tė goditur me grusht

mbi tryezė.

tė drejtėn

tė fshijė mė korrektor

emra njerėzish,

tė buzėqeshė hipokritikisht

dhe tė jetojė hipokritikisht.

 

E morėn kėtė njeri nga rruga

e i dhanė tė drejtėn

tė firmosė

tė vulosė

pėr djersėn e tė tjerėve,

pėr lodhjen dhe meritėn e tė tjerėve.

 

Tė firmosė

e tė vulosė ai,

njeriu amorf,

i marrė nė mes tė rrugės

pėr t’i bėrė shkretėtirė,

ditėt e jetėt e tė tjerėve.

 

 

TĖ   PERJETSHĖM

 

Dhe themi jeta ėshtė e pafund,

toka dhe ajri ėshtė i pafund,

gjelbėrimi e kaltėrsia e peizazheve,

frymėmarrja e pastėr e mėngjesit dhe rėnia e qetė e mbrėmjeve

butėsia e tokės sė lėruar dhe dorės sė dashur tė gruas,

shpėrthimi i gonxheve nė fillim tė pranverės

e rrėnja trishtuese e gjetheve nė vjeshtė,

vrapimi i tė dashuruarve nė breg tė detit

dhe filxhanėt e kafesė lėnė nė njė cep tė tavolinės ēdo mėngjes,

lėvizja e valėve tė detit pėrherė drejt bregut

dhe ajri i ftohtė i shpellave, ajri shekullor.

nė tė gjithė kėtė kombinim  ngjyrash e dritash,

nė tė gjithė kėtė harmoni e disharmoni tinguj e zėrash,

zhurmė e heshtje,

gėzim e trishtim,

jetojmė  ne  tė dy,

tė pėrjetshėm

natyrisht,

vetėm nė dashurinė tonė.

 

 

BLINI PIKTURĖN  

 

Blini pikturėn,

piktori i ankandit

nė ekranin e televizorit

mrekullon me fjalėt e tij.

  

Nė shtrat,

e sėmurė

autorja e tablosė,

me ankth e rėnkim

ēdo ditė shpreson.

 

Piktori i bėn jehonė

madhėshtisė e bukurisė

nė telajo me shpirt pėrjetėsuar.

blini  pikturėn,

ēdo ditė nė tė njėjtėn orė

zėri i tij hapėsirėn pėrshkon…

 

Ēdo ditė,

nė tė njėjtėn orė.

piktorja nė shtrat

me sy tė zbehtė pret, pret…

 

Blini pikturėn

sėrish nė ankand vazhdon,

por nė shtratin e piktores

dhe pikėn e fundit oksigjent tė shpresės

vdekja e rrėnon