Njė ndėr krijimtaritė mė tė
lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku
bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor... shprehen
pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin
mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e
artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė,
edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė jetės.
Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė
hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė
shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha
sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si
njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė
zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi,
Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli,
Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė
pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit
tė tij...
Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur,
ADEM ZAPLLUZHA,
qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė
gjerė, do tua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me
kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė
shqiptare.
(www.sa-kra.ch)

Pėrgatiti:
Adem ZAPLLUZHA
ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE
PETRIT
RUKA
Hyrje
Petrit
Ruka u lind nė Tepelenė mė 21.08.1954. Studimet e larta i kreu pėr Gjuhė
dhe Letėrsi Shqipe. Disa vite punoi si mėsues nė vendlindje. Nė vitin 1985
specializohet pėr dramaturgji kinematografike nė Akademinė e Arteve tė
Bukura dhe deri nė vitin 1988 krijoi si skenarist dhe regjisor nė Albafilm
Studio, Tiranė. Nė vitin 2000 drejton pėr pak kohė Teatrin Kombėtar tė
Fėmijėve dhe mė vonė nė vitet 2000-2005 Qendrėn Kombėtare Kinematografike
Shqiptare.
Ka botuar:
1. Rinia ime poezi, 1978.
2. Atdheu fillon tek zemrat 1983,
3. Mirupafshim, hėnė e vendlindjes! 1990
4. Vėrtitu, Kokė e prerė! 2000.
5. Nė zemėr bie shi... 2003
6. Shtatė mijė shirat e mi kolanė e zgjedhur, poezi Toena.
7. Kadri Roshi, Kalorėsi mbi det Monografi.
8. Iso dashurie poezi e zgjedhur, Ars poetika, 2015
Me skenarėt e tij janė ekranizuar mbi 30 vepra filmike tė tė
gjitha llojeve; filma artistikė, dokumentarė dhe filma vizatimorė dhe si
regjisor ka xhiruar rreth 15 filma artistikė e dokumentarė
KAM FTOHTĖ.
Sonte kam ftohtė dhe sa do qė u vesha
Se munda dot,
Dreq, si nuk e ruajta xhaketėn e babait,
Ta vishja sot.
Balli mė djeg dhe tėmthat mė rrahin,
Qetėsues mjaft piva,
Ku e humba shaminė e zezė tė nėnės
Pas kokės ta lidhja.
Mė djegin sytė pėr lotin prej burri,
Sdi mė tė qaj,
Ku e paskam shaminė e motrės sė vdekur,
Tia krisja njė vaj.
Ētė zgjedh nga librat qė flenė nėpėr rafte,
Pėr drithmė dashurie,
Ku je ti letra e vajzės sė parė
Moj prush perėndie
Kam frikė mos tėmthat sot do mė plasin,
Nga gjithė ky mall,
Po zgjatma, moj nėnė, shaminė e zezė,
Ta lidh nė ballė
DASHURIA KA SHIJEN E FORTE TE VDEKJES
Mėkati nuk futet nė gjėrat qė bėhen vetėm
Natėn e mirė, thotė sportelisti, kur ngjisim shkallėt.
Ti qesh nėpėr to
Si djallushkė e padukur,
Je fshehur nė jakėn e dėshirės sime,
Si molė e butė shpirti,
Ēdo natė aty, strukur
Tė duket i vonuar ēelėsi nė vrimėn e bravės,
Rrotullimi i tij nė derėn e mėkatit,
Kėrcitja e dytė pas mbylljes nga pas,
Kėrcitja e tretė nė trurin tim tė pėrflakur.
Tani mė thuaj, Zot, se nga duhet nisur,
Ta pushtoj gur mė gur
Kėtė kėshtjellė prej gruaje tė bukur,
Derisa prej rrėnimit tė saj
Tė ndjehem njė ushtar,
Ashtu siē dua! Pėrjetėsisht i mundur
Ajri hapet e ngjishet me nderim pas mureve,
Ta lėrė mė tė lehtė lėvizjen e duarve,
Flakėn e syve,
Heqjen e rrobave qė vdesin tokės, pa varėse,
Te hija e tė dyve.
Krevati sheh njė ėndėrr lisi pėr kėmbėt e dobėta,
Ēarēafėt fshijnė rrudhat,
Zbehin lulet e kaltra.
Tani tė gjitha sendet e dinė dobinė e tyre
Dhe fiken njė nga njė,
Tė udhėhequra nga llamba.
Nuk ėshtė ngėrēi i hutimit nė mpirjen e parė,
Po frika nga tė nisesh.
Nė kėtė stepė pafund tė shpinės,
Sa vjet duhen pėr ta shkruar me buzė,
Pa qenė Tolstoi i Ana Kareninės?
Ėshtė njė sekondė e vockėl, ku duhet tė vdesėsh
Nga qė dashuria e trupit ėshtė e fortė
Si vdekja.
Ka shijen e pėrsosur tė saj, hap pas hapi,
Pėr tu qindfishuar brenda ēastit jeta.
Duhet ti lėmė nė tokė sytė, njėsoj si kėpucėt,
Nė tokė ti lemė emrat,
Dhe joshjet nė festa,
Flirtet e mėparshme, qė tė ngatėrrojnė si tabelat,
Gjithēka qė rrezikon atė Hera e Parė,
Te Kujtesa
Le ta fusim nė dollapin e rrobave tė shkuarėn;
Ti burrat e tu dhe unė gratė e mia,
Tė vajtojnė si nė kore antike,
Tė qajnė pse na humbėn mė kot kur sditėn
Tė na ruanin poshtė qerpikėve.
Tani qė instinkti mblidhet si gjarpri nėn gur,
Ku ti vė duart tek ty?
Sa tė marrė akordin e parė,
Pastaj notat e tjera e dinė symbyllur rrugėn
Pėr nė qendėr tė trupit nga etja i ēarė.
Puna ėshtė tė pikojė pika e parė e ujit,
Tė tė zgjojė kosheren e bletėve qė fle,
Plot e pėrplot me hoje mjalti.
Tani je ti ajo qė e shkruan poemėn time
Me vargje biblik, tė ndritur prej fati
Tani unė kam ikur thellėsive tė frikshme,
I
bindur se kam fillin e Arianės
Tė lidhur te kėrthiza.
Kreshpėroje barkun, vithet, kurrizin si kaprolle
Mbilli me driza
Nuk dua tia di ku do tė mė ēosh duke luajtur,
Nė sa gojė luaneshės
Qė hungėrojnė poshtė barkut,
Frikės se nesėr do tė vdes dhe unė,
Le ti dalė dhe guri i fundit i pragut
Ditėn e mirė, zonjė! - i them unė nė mėngjes,
Pastruesja nga pas thotė:
-
Ditėn e mirė!
Me ah-un e keqardhjeje pėr natėn e vetmuar,
Pėr ēarēafėt e virgjėr, tė dėlirė.
Dhe hap dritaren e bindur, se mėkati
Nuk futet tek gjėrat qė bėhen vetėm
Nė jetė
Ajri i dhomės i lumtur niset drejt qiellit,
Por ajri pa gojė
Nuk flet
TY TĖ SHPIKA UNĖ...
Ty tė shpika unė dhjetė vjet nėpėr ėndrra,
Nėpėr net pa gjumė, pas fytyrės tėnde.
Ah, ta dish, o shpirt, ēerrėsirė kam ēarė,
Qė tė bėja dritėn, ik edhe digj mendje!...
Tė zbulova unė pėrmes njėmijė grave,
Nga qė gjumi yt ishte plot rėnkime,
Nė njė ėndėrr makthi, pikase njė ėndėrr
Dhe si flutur drite, re nė ėndrrėn time.
Pa u mpleksėn ėndrrat, shkuan hundė mė hundė,
Si kaproj qė vinin nga tė njėjtėt pyje.
Qė tė thoshin shpirtin su mjaftonin fjalėt,
Thanė; tė shpikim gjuhėn, duke djegur yje.
Dhe mė endi mendja njė pėlhurė tė bardhė,
-
Shkruaje kėtė grua, mos e humb! - tha truri,
Po portreti yt nuk u vizatoka,
Vetėm nėse bėhet me njė palcė burri
Ty tė shpika unė dhjetė vjet nėpėr ėndrra,
Nėpėr net pa gjumė, pas fytyrės tėnde,
Ah, ta dish, o shpirt, ēerrėsirė kam ēarė,
Qė tė bėja dritėn, ik edhe digj mendje!...
GJĖRAT E MIA TĖ VOGLA
Erdhi koha ti mbledh gjėrat e mia tė vogla,
Siē bėnte nėna me bohēen e saj nė sepete
(Ku rrobat e reja tė vdekjes vinin era ftua.)
Do nisem ndonjė ditė ti mbledh nė vendlindje
harruar atje, pikur pėr mua.
Them ti mbledh pėrrenjtė e vegjėl nė njė shishe,
Ti fus arat e vogla nė njė shamizė xhepi,
Kėngėt e harruara
Pėr drithėrimėn e parė tė njė fqinje
Inēizuar nė gjethen e njė plepi.
Do ta fus nė xhep varrin e babait
Si njė kuti shkrepėse,
Do ti qep pas shpirtit pėrkėdheljet e Nėnės,
Mbase zemrėn do pėrdor si makinė qepėse.
Me penjtė e artė tė Hėnės
Do ti marr zogjtė e do ti vė nė fole tė veshėve,
Dhe erėrat nė mushkri e nė fymėn e fundit,
Do kopjoj nė tė bardhėn e syve bel- kthesat e Vjosės
Qė meket pas zallit si grua
Nė dhomėn e saj tė gjumit
Do shkoj tė marr shokėt, tė gjallė e tė vdekur,
Do ti vė tek koka e krevatit si librat e fundit
Nuk kam ēlexoj gjė tjetėr nė kėtė shtėpi
Me strehė tė vogla
Sa krahu i pėllumbit
Si Nėna, njėsoj si Nėna,
Qė i kish gati tė tėra
Me rroba tė zeza, shami tė zezė,
Palosur mė dysh,
Dy fleta lisi si kartmonedha pėr taksėn e Hadit
Mi vini sipėr sysh.
Pastaj dy re tė vogla Goliku nė xhep,
Si pak letėr pėr brengat
Qė as varri si tret,
Po nisem ti mbledh gjėrat e mia tė vogla
Tė vetmen pasuri qė ka njė poet
PREJ VITESH MĖ LETRA NUK SHKRUAJ
Prej vitesh nuk shkruaj dhe malli mė piku,
Nuk kam asnjė zarf
Si dikur nė shtėpi.
Nuk di mė si shkruhet njė r-ė dore e vogėl,
Tani Abetaren se di
Kur isha student i shkruaja zemrėn babait,
Njė vajze i kam nisur
Njė Myzeqe me letra.
Tani dėrgoj emaile tė shkurtra
Tė shkruajtura nė ekrane me qelqėra
Tė gjitha shkronjat janė gjithmonė njėsoj,
Kur them lamtumirė, a kur them; tė dua!
Kur shkruaj nė fund; e dashur tė puth,
Me njė p-ė prej ėordi
Si dheu nė thua
Prej vitesh nuk shkruaj, se skam kujt tia nis,
Babai mė ka vdekur,
Tė dashurat mė kanė lėnė.
Nuk di kujt tia ēoj gjithė zemrėn me zarf
Postė mė postė,
Dhe hėnė mė hėnė
Them ti shkruaj qershisė nė fshat njė letėr,
Tė dashurės sė parė,
Nė Tepelenė tė shkojė
(Mos mė thuani qė pemėt tė lexojnė nuk dinė,)
Se nuk ju flas mė me gojė
(Ndonjėherė mė mirė ėshtė ti shkruash njė peme,
Nė kohėra si kjo,
Me njė tė ftohtė qivuri,
Njė letėr tė gjatė, tė gjatė sa Vjosa
Sa gjaku i njė burri
)
Prej vitesh nuk shkruaj dhe malli mė piku,
Babai mė ka vdekur,
Tė dashurat mė kanė lėnė,
Gjithēka ka ndryshuar, postat po mbyllen,
Veē zemra ajo,
Dhe po ajo hėnė
|