Rrahmėni qe bashkėfshatari im. Qe jo vetėm
familjar i mirė, por dhe punėtor qė nuk kishte shok. Veē kėtyre tipareve qe
dhe gojėėmbėl dhe kurrė nuk u grind me njeri. Kudo qė punonte, dallohej se
bėnte punė me cilėsi. Jetonte, kur thonė, me djersėn e tij. Po, kur thonė
turqit, nuk ka iksan pa noksan qė, mė shqip fare: ēdo njeri ka tė mira, por
dhe ndonjė huq qė nuk e kanė tė tjerėt. I tillė qe dhe Rrahmėni. Nė ēdo
bllok ku punonte apo kudo ku i shkelte kėmba, kurrė nuk kthehej nė shtėpi pa
njė krah me dru. Tė ishin dhe shkarpa, ai do t'i ēonte nė shtėpi. Thoshte:
e para ėshtė buka; mandej ujė dhe e treta druja. Duhet, or tunjatjeta, si
nė dimėr, po dhe nė behar. Nė dimėr, s'ka njeri qė nuk e do drunė se do
zjarr tė ngrohet. Se kush nuk e di atė kėngėn nga qėmoti: xhan o burrė, xhan
o zjarr. Po dhe nė behar se do ndezėsh zjarr pėr rrobat, po pėr banjė e ku
mbarohen hallet e robit.
Kur shkoje nė shtėpinė e tij, jo vetėm tė
priste me krahėt-hapur, por nuk tė linte pa vizituar " muzeun" e tij tė
druve. Aty prapa shtėpisė (oborri qe i pastėr se tė tillė e mbante dhe vetė,
dhe e shoqja aq e mirė), tė ftonte pėr njė "vizitė" pak extra. Ja, shiko,-
tė thoshte,- kėtė kapicėn kėtu e kam nga bloku 8, kėtė tjetrėn e kam qė nga
"Guri i gomares" kur qemė pėr zbor. Kapica kėtu ėshtė marrė nė Seman. Dhe
vazhdonte e vazhdonte. Ēdo vizitor (unė kam qenė njė i tillė, se Rrahmėni e
ka ngjitur shtėpinė me shkollėn) nuk rri dot pa vėnė buzėn nė gaz me kėtė "muzeum"
drush e shkurresh tė ngritur aty pas shtėpisė sė Rrahmėnit. Mbi ēdo kapicė
ka ndonjė etiketė. Emėrtoje si tė duash: daē muzeum drush me disa pavijone.
daē dhe "farmaci" me disa "sirtarė" nė miniaturė. Kurrė "muzeumi" nuk mbetė
bosh. Mbarohet njėri "pavijon" dhe Rrahmnėni e zėvendėson me tjetėr. Aty
shėnohet njė etiketė e re. Kur e pyet pėr kėtė "huq" (pa dyshim, njė huq i
mirė), tė thotė:- Aha, vetėm ujku ha qesim. Ropi ndaj i ka mendtė. Duhet tė
ecė me llogari. Se tė vijė si tė dojė dimri, Rrahmėni ia ke gjetur "ilaēin":
me ca dru lisi prerė tek pylli i Vajkanit dhe dimri mė bėhet kurban.
Shkarpat pėr behar. Druri ėshtė si zahreja: teste-teste! Si do zot,
trahanaja. Lezettin e ka nė dimėr, se nuk hahet nė gusht, de! Rrahmėni... sa
njeri punėtor! Njė ditė vjeshte me vetėtima e gjėmima, tek shkonte nė punė,
kėptutet njė degė e trashė plepi dhe i bie mbi trup. I dėmtoi shtyllėn
kurrizore dhe u kthye nė invalid. Katandisi mbi ato karrocat e invalidit.
Nuk ka mė "muzeum" drush nė shtėpinė e tij dhe pleqtė e plakat qė merren
me nomatisje e "tertipe" tė moēme, tek i qajnė hallin pėr fatkeqėsinė qė e
gjeti, shtojnė: tek drutė e kishte shtirė Zoti dhe nga druri e gjeti. I
shkreti! Rrahmėni tani nuk e ka "muzeumin", por ajo karroca e invalidit
shkėlqen tek e sheh qė del, qoftė dhe rrallė nga shtėpia. I hanė duart pėr
punė dhe laj-thaj e pastron atė karrocėn qė dhe rrotat i mban dritė.

***
Njė plak hollak, i gjatė si hosten ēapitet
rrugės. Dėgjohet njė uturimė makine dhe, nga karroceria, pasagjerėt:
kooperativistė qė po shkojnė nė qytet, i bėrtasin plakut:
-Hajde, xha Ristan, se do shkojmė nė qytet!
- Ju paēa, ēuna,- pėrgjigjet plaku hokatar,- po
nuk mė pret puna. E kam me ngut!!!
"Ēunat" brohorasin nga tė qeshurit. Ia dinė
huqin. Xha Ristani nuk hipėn kurrė mbi makinė. Ka hipur njėherė nė jetė tė
tij dhe u pėrcoll sė gjalli: - Mė zuri "xhindi"!.- tregonte. Mė nuk vė
kėmbė. Dhe nuk vuri tėrė jetės sė tij. Sado qė qytetin e kish larg, por nė
kėmbė e niste dhe e bitiste. As mos ma merrni me rezerva: dhe nė Tiranė e
soste nė kėmbė. Bukėn me vetez,- tregonte,- dhe han mė han, pėr tri ditė e
soste. Qe njeri qė kishe qejf ta dėgjoje kur merrte fjalėn. Gėnjeshtėr nuk
njihte. - Mė gavnjeve njėherė, me mua nuk i ndreq mė urat. Nuk ėshtė se tė
vura "tomatikun" tek koka dhe mė gavnjeve. Po ashtu badjava hesapi, pepja
nuk e ha mė atė "pshesh". Nė do nder dhe erz, mos gavnje. Pa tė mė kesh
shkuarje dhe me botėn (shoqėrinė), se nė kėtė jallane ropi duhet ta ketė
mirė dhe me qerrexhinė, po dhe me arixhinė. E thoshte kėtė me "arixhinė" se
njė lagje nė fshat qe me arixhinj. Xha Ristani shquhej pėr miqėsi me
arixhinjtė. -Janė bujarė,- thoshte,- dhe, nė i bėre miq, nuk tė lėnė nė
baltė kurrė. Ja t'u tregoj pepja se sa mė tė mirė nga ne qė nuk i sajdisim,
janė.
- Mė erdhi Elmazi, qė thoni, dhe mė tha:- Xha
Ristan mė duhen nja 500 lekė hua, se iu dogj shtėpia Dalanit. Ia dhashė. Por
nuk m'u ndėnj pa i thėnė:- Ore Elmaz, por ti mė duket sikur nuk i ke mirė
"urat" me atė, Dalanin? Aha,- ma priti,- nė fatkeqėsi ne, arixhinjtė, nuk e
lėmė nė baltė njėri-tjetrin. U skuqa, or ēuna, nga llafi tij. Ma kish llafin
me bereqet. Kėshtu qė t'i vėmė kokė muhabetit: ta kesh mirė si me qerrexhinė
(ėshtė fjala pėr njeriun e thjeshtė), ashtu dhe me arixhinė (nėnkupto:
fukaranė). Dhe, pa pritur, njė ditė prej ditėsh, xha Ristani pėsoi ifrakt. U
palos diku buzė rrugės. Aty, pa frymė,e gjeti njė bashkėfshatar qė qe
arixhi. Ou,- bėri arixhiu,- xha Ristani i mirė. E mori nė krah, e
hodhi mbi qerre dhe e ēoi nė shtėpi.
Tek e pėrcillnin nė banesėn e fundit, thoshin:-
Paske qenė "ilaē", o xha Ristan! Siē thoshe dhe tė ndodhi.
***
Pas dyzet vjetėsh punė si marangoz, Alushi, doli
nė pesnion. E kishte filuar punėn qė i ri. U nda me kolektivin dhe, kur
mori pensionin e parė, ndodhi dhe ēudia. Tėrhoqi paratė si gjithė tė tjerėt,
po para se t'i fuste nė protofol, zuri po u merrte erė?! Ore,- i tha dikush
nga bashkėshokėt,- pse u merr erė parave? Aha,- shpjegoi Alushi,- u marrė
erė , se dua tė provoj se ēfarė "ere" kanė?
- Hė,- i thanė,- e gjete se ēfarė "ere" kanė?
-E gjeta. Kanė erė dheu. Na bėjnė thirrje pėr
andej " pėr matan", se ndryshe qe ajo "paraja" mė parė: qe era djersė.
Djersė pune. Dėgjuesit pėr rreth nuk kishin si mos ēuditeshin me kėtė "erėn"
qė ndjente Alushi, ai marangozi i vjetėr qė, porsa doli nė pension. Pakėz
pėr tė qeshur qe. Me domosdo. Ēudia qe, qė marangozi Alush nuk erdhi mė pėr
pension. Era e"dheut" kish fryrė dhe e mori me vete. Ē'pėrkime tė ēuditėshme!
Ndodhin, pa i tregojmė.
Tiranė, 31 tetor 2014
|