Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera - Ndodhia para Damaskut dhe njohja e re shpirtėrore

Rudolf STEINER

Pėrktheu: Valdet FETAHU

Ligjėrimi i parė nga cikli i shtatėmbėdhjetė ligjėrimeve:

 

NDODHIA PARA DAMASKUT DHE NJOHJA E RE SHPIRTĖRORE

 

Ligjėrimin e plotė, nga cikli i shtatėmbėdhjetė ligjėrimeve tė Rudolf Steinerit “Pashkėt festė e paralajmėrimit”, mund ta shkarkoni falas ne sektorin

 „Literaturė“

 

E falėnderojmė pėrzemėrsisht pėrkthyesin Valdet Fetahu.

 

 

 

            Prej kohėrave tė lashta tė krishterimit ėshtė aplikuar zakoni tė dallohet Krishtlindja prej Pashkės me atė qė Krishtlindja ėshtė caktuar si festė e palėvizshme, ėshtė vėrė nė ditėn e cila vjen disa ditė pas 21. dhjetorit, saktėsisht llogaritjes dimėrore tė kohės dhe qė Pashka ėshtė konsoliduar nė ditėn e cila ėshtė caktuar me konstelacionin - (lat. Kon…+ stella – yll. 1. Pozita reciproke e trupave qiellor; grumbulli i yjeve qė krijojnė figura tė pavarura nė kupėn qiellore) e yjeve, por me konstelacionin e yjeve tė cilat njėkohėsisht deri diku bashkojnė jashtėtokėsoren dhe qenien njerėzore dhe tokėsore. Nesėr do tė jemi nė shenjėn e hėnės sė plotė tė parė pranverore dhe nė kėtė hėnė tė plotė pranverore do tė shkėlqej dielli pranveror i cili pas 21 marsit ka hyrė nė shenjėn e pranverės. Pra kur njerėzimi pėrsėri feston javėn e parė, ajo ditė e cila duhet ta pėrkujtojė pėr lidhjen e tij me fuqinė diellore, javėn e cila ėshtė java e parė pas hėnės sė plotė pranverore, atėherė sipas teorisė krishtere mbi jetėn duhet tė festohet Pashka. Pashka ėshtė festė lėvizėse. Sikur ėshtė e nevojshme qė pėr ēdo vjet ta shikojmė konstelacionin nė qiell pėr t’u paralajmėruar se kur vjen Krishtlindja.

            Kėto gjėra janė konsoliduar kur ende nga aftėsitė profetike ataviste kanė ekzistuar kuptueshmėritė urtake, kuptueshmėri tė cilat njeriut i kanė ofruar njohuri, njohuri tė atilla tė cilat me tė madhe e tejkalojnė njohurinė tė cilėn sot ofron shkenca moderne. Nė ato kohėra tė lashta derisa ka ekzistuar ajo njohuri, njeriu ka anuar qė lidhshmėrinė e tij me qiellin ta shpreh pėrmes gjėrave tė tilla. E nė festa tė tilla tė konstituara gjendet gjithmonė paralajmėrimi nė atė mė tė rėndėsishmėn pėr zhvillimin e njerėzimit.

            Mund tė themi, ēasti i palėvizshėm nė tė cilin vendoset Krishtlindja tregon se sa afėr duhet tė ndjehet Krishtlindja me atė tokėsore, pasi qė duhet tė pėrkujtojė nė lindjen e njeriut mbi tė cilin ka zbritur qenia e Krishtit. Por Pashka duhet tė pėrkujtoj nė ngjarjen e cila ka kuptim gjatė rritjes tokėsor por nė gjithė kozmosin, me tė cilin njeriu ėshtė nė lidhshmėri. Pėr kėtė arsye dita kur duhet tė vendoset Krishtlindja nuk udhėhiqet vetėm nga situatat e zakonshme tokėsore, por dita e cila mund tė konsolidohet vetėm kur njeriu mendimet e veta i orienton jashtė nė qiell. Edhe diēka edhe mė thellė gjejmė nė atė ditė tė lėvizshme tė konsoliduar tė Pashkės. Nė kėtė gjendet mėnyra se si njeriu pėrmes impulsit tė Krishtit duhet tė ēlirohet nga rritja tokėsore, nga forca e pastėr tokėsore; se duhet tė bėhet i lirė pėrmes njohjes qiellore.

            Kur njė thirrje pėr t’u ngritur deri tek qielli, ajo gjendet nė tė. Dhe mund tė themi: Nė tė gjendet edhe premtimi i sigurt i historisė botėrore dhėnė njeriut se ai pėrmes impulsit tė Krishtit mund tė ēlirohet nga situatat tokėsore. Nėse dėshirojmė plotėsisht tė shohim se ēka shprehet nė atė datė tė konsoliduar tė karakterizuar (pėrshkruar) tė Pashkės, mund tė vėshtrojmė nė misteret e para tė krijimit tė krishterimit misteret e para tė cilat mė shumė e mė pak gradualisht pėr njė kohė tė caktuar janė fshehur nga botėkuptimi materialist i botės, e cila ėshtė futur nė zhvillimin e njerėzimit nga fillimi i epokės sė pestė postatlantide dhe e cila prej tash do tė mbizotėrojė me kuptueshmėri.   Pėr tė shikuar sesi nė ato situata pėrgjigjet, nevojitet ta shohim sesi nė zhvillimin e impulsit tė Krishtit nė ekzistimin historik tė njerėzimit pėrfshihet figura e apostullit Pal. Na duhet vetes gjithmonė rishtazi t’ia ēojmė para shpirtit atė sesi pikėrisht figura e apostullit Pal pėrfshihet nė zhvillimin e krishterimit. Mund tė themi: Pali ka pasur shumė raste qė me vėshtrim, me vėshtrim tė jashtėm fizik tė informohet pėr ngjarjet nė Palestinė tė cilat kanė tė bėjnė me personalitetin e Jezusit, pėrmes krejt atyre qė nė botėn fizike kanė vepruar mbi tė, Pali nuk ėshtė bindur, - sepse ai akoma ka qenė nė anėn e atyre tė cilėt e kanė luftuar krishterimin, pasi qė veq kanė pėrfunduar ngjarjet nė Palestinė. Pali ėshtė bėrė apostull krishterimi tek pasi qė ka pėrjetuar ndodhinė para Damaskut, pasi qė ka pėrjetuar thelbin e impulsit tė Krishtit, pėrmes qiellores, pėrmes metafizikės.

            Pikėrisht Pali ėshtė ai i cili pėrmes mbresave fizikoepshore nuk ka mundur tė bindet pėr kuptimin e impulsit tė Krishtit por iu ėshtė dashur, pėr t’u bindur, pėrvoja metafizike. E ajo pėrvojė metafizike rrėnjėsisht ja ka ndryshuar Palit jetėn. Ajo ka qenė aq vendimtare sa qė Pali ėshtė bėrė plotėsisht njeri tjetėr. Mė nė fund mund tė themi: ajo ka qenė aq e thellė sa qė Pali ėshtė bėrė ai tė cilin mund ta quajmė tė vetmin tė ndritur.

            Pali ka qenė mirė i pėrgatitur pėr ta pėrjetuar atė. Ai ka qenė njohės i mirė i fshehtėsive religjioze izraelite dhe botėkuptimin izraelit, dhe ai pėrmes asaj dije tė tij ka qenė mirė i pėrgatitur ta gjykoj ngjarjen e cila iu ka fanitur si ngjarje para Damaskut. Ka qenė mirė i pėrgatitur qė nė atė ngjarje mund t’i thotė vetes atė qė nė atė ngjarje mund t’i jep njė vėshtrim tė saktė, njė ide tė saktė.        Mund tė themi, vetėm njė reflektim tė asaj qė Pali me tė vėrtetė ka pėrjetuar nė qenien e tij, hasim nė atė qė ėshtė e njohur si letrat e Palit. Aty gjithsesi gjejmė se ai pėr ngjarjen para Damaskut flet si njeri i cili pėrmes asaj ngjarjeje ka fituar njohuri mbi ndodhitė nė botė, tė cilat janė prapa vellos sė botės epshore. Aty shohim se ai flet nė atė mėnyrė pėr t’a njohur se ai mund tė gjykojė pėr

botėn krejtėsisht tė ndryshme metafizike sesa qė ėshtė kjo botė fizike.

 

            Pjesė nga ligjėrimi i parė i ciklit tė shtatėmbėdhjetė ligjėrimeve tė Rudolf Steinerit “Pashkėt festė e paralajmėrimit”