Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 3 - Paraardhėsit

Shkruan: Muharrem BLAKAJ

      

PARAARDHĖSIT

 

 

 

Romani, “Paraardhėsit”, i autorit Muharrem Blakaj, u ofrohet tė interesuarve pėr shkarkim falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

 

 E falėnderojmė autorin pėrzemėrsisht

 

  

 

 

            KTHIMI

 

            Pas katėr vitesh qėndrimi nė mesin e studentėve tė bekuar tė islamit, mė nė fund arrita nė katundin tim. Gjatė kohės sa ndodhesha atje, vendlindja mu kishte fshirė pothuaj e tėra nga kujtesa. I dhėnė pas studimeve nė njėrėn anė dhe pas shtegtimeve pėr kalitje e pėrzgjedhje nė anėn tjetėr, dalėngadalė kisha filluar ta braktisja nga mendja imazhin e vendit tim tė dikurshėm, pėrveē disa copėzave peizazhesh, qė si pasqyrė e thyer, herė pas here kishin lundruar, si tė pėrgjumura, nė kujtesėn time tė kthjelluar nga nuri i ndritur i Allahut xhel-le shanuhu1. Kur shkela pėr herė tė parė nė katundin tim, mu bė se ēdo gjė kishte lėvizur nga vendi duke ndėrruar pozicionin. Ajo pamje qė mė kishte mbetur e ngulitur nė mendje kur e braktisa katundin, kishte ndryshuar rrėnjėsisht, sa qė kur e pashė pėr herė tė parė nuk ju besova syve. Por, pėr fat tė mirė, ashtu siē kishte ndryshuar vendi im i nėmur, kisha ndryshuar edhe unė, duke marrė pamje tjetėr, identitet tjetėr, veshje tjetėr... nė vend qė nė vazhdimėsi tė qėndroja flokėgjatė e fytyrėrruar si grua, tani jam shndėrruar nė kryerruar, mustaqeprerė e mjekėrsynet, nė vend tė emrit tė pakuptimtė Ēelė, tani mbaj emrin e ndritur tė Allahut, Abdallah, nė vend qė tė jem shqiptar, jam shndėrruar nė mysliman dhe nė vend qė tė flas shqip, tani e flas gjuhėn e bekuar tė Allahut xhel-le shanuhu! A ka gjė mė tė bukur nė jetė sė tė komunikosh me gjuhėn e Allahut?... e mos tė flas mė pėr rrobat e bekuara islame qė i mbaj nė trup! El-hamduli-l-lah!2

            Pas luftės, nga katundi im nuk kishte ngelur asgjė e dashur e tėrheqėse qė duhej rikujtuar pėrveē shtėpive tė djegura, erės sė rėndė tė tymit tė pėrzier me duhmė kėrme tė shtazėve tė vrara nga paramilitarėt! Fill pas kėtyre, desha t’i fshij nga mendja edhe njerėzit, qė, tė pasionuar pas kryqit tė perėndimit, kishin lėnė rrugėn e Allahut xhel-le shanuhu dhe ishin bėrė njė me idhujtarėt e pafe, tė njėjtė sikur ata qė shekuj me radhė na kishin vrarė e therur si nė kasaphanė, dhe tė pasionuar pas tė pafeve bėrtisnin si tė ēmendur: Amerika, Amerika! Jazėk!

            Kur po kaloja pranė trojeve tė Avdiut, nė shpirt ndjeva njė ngazėllim ēasti. Nėpėr mendje filluan tė mė lundrojnė kujtimet e kohės sė shkuar: Kur isha i vogėl, e kisha bėrė zakon qė ditė pėr ditė tė hidhesha andej nga shtėpia e Avdiut dhe tė takohesha me Hilin. Pastaj sė bashku ngjiteshim tė Lėndina e Milushit duke vrapuar pas manaferrave tė pjekura. Na bėheshin duart dhe fytyra zi  prej tyre. Herė pas here zbrisnim tė Krojzit ku ishte pusi i kalfėt dhe aty i lanim duart dhe fytyrėn. Pastaj e prisnim Maksutin kur zbriste nga mali pas dhive tė tij tė kuqe. Derisa dhitė e tij pinin ujė nė pus, ne e pėrqeshnim pėr sytė e tij tė fryrė qė na ngjanin nė sy hutini. Ai nė shenjė revolte vetėm gajasej dhe ikte me nxitim pas dhive tė tij tė shpejta. Edhe tani mė bėhet sikur i shoh veshėt e tij vriguj dhe disa fije flokėsh tė djersitura e tė ngatėrruara sipėri tyre. Herė pas here Hili e gjuante me llastik qenin e Maksutit qė vraponte pas dhive me gjuhėn pėrjashta. Sa herė qė e godiste, cijatej dy tri herė dhe ikte me vrap. Vetėm kur largohej nė distancė Maksuti i zemėruar kthehej e na e kėpuste ndonjė tė sharė me zė tė ultė sa ne mėzi e dėgjonim, apo na kėrcėnonte sė do tė vinte njė ditė qė do tė hakmerrej kundėr nesh. Kishte ditė kur zbrisnim pranė kajsive qė ndodheshin pranė mullirit tė moēėm dhe pasi ngopeshim, e gjuanim njėri-tjetrin me kokrrat e arrira qė lėshonin lėng tė verdhė! Buzėmbrėmjes zinim pritė tek bėrryli i rrugicės dhe bashkė me Hilin i gjuanim me llastik lopėt e fqinjėve kur ktheheshin nga kullosa. Kur na diktonte Avdiu, baba i Hilit, nevrikosej... mė mirė tė them se nxehej deri nė atė masė, aq sa mund tė nxehej njė njeri i butė siē ishte Avdiu. Ēdo gjė pėrfundonte me marrje llastiqesh, fjalė kėrcėnuese dhe tundje gishti. Kishte raste kur Hili nuk ndodhej nė shtėpi. Atėherė pa hezitim e kėrkoja Maksutin. Gjithė ditėn bridhja pas tij dhe dhive tė tij tekanjoze. Kur pushonim nė rrafshin e hamallave, nėn hijen e blinit, ai zbathej dhe futej nė pusin e kalfėt pėr tė zėnė bretkosa. Pasi i nxirrte nė breg i therte me briskun e tij tė vogėl, duke thėnė: Kėshtu do ta ther edhe Hilin njė ditė... ke pėr tė parė!... dhe pastaj pėr njė copė herė nuk pushonte sė gajasuri nė atė stilin e tij si prej tė marri! Derisa e shikoja, mė vinte keq pėr bretkosat e shkreta por edhe irritohesha, prandaj sa herė qė e hetoja qė e kishte ndėrmend t’i masakronte ato tė gjora, e ktheja kokėn mėnjanė pėr tė mos parė se ē’bėnte! As idetė pėr tė lozur nuk i kishte mė tė menēura, prandaj, gjatė gjithė kohės sa isha me Maksutin mė bėhej sikur po lozja nė ėndėrr e me ėndrra! Kishte dėshirė tė sorollatej natėn. Herė pas here me ftonte edhe mua dhe fshehurazi futeshim nė kopshtin plot me kastravecė tė Hajrijes. Pasi bėnim pėrzgjedhje nė dritėn e hėnės, i kėpusnim nga dy tre copė dhe fshiheshim prapa Gurit tė Ēaplės3 pėr t’i ngrėnė. Nė vjeshtė, duke kėnduar futeshim nė vreshtin me rrush tė Nakut shurdhmemec. Atij nuk ja kishim frikėn fare se do tė na dėgjonte.

 

            1 Arab. I lartėsuar

            2 Falėnderimi i qoftė Allahut

            3 Krahinė – mullėz

 

            Pjesė nga romani "Paraardhėsit"