Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 3 - Oxhaku

Mihal GRAMENO

      

OXHAKU

 

 

 

 

Librin e Mihal Gramenos, "Oxhaku" mund ta shkarkon falas nė sektorin "Literaturė" dhe nė www.syri3.com

 

 

 

 

            PJESA E PARĖ

 

            Krye I

 

            Mė 1821, nė kohėn e Ali Pashės Shqipėria, dhe mė shumė Toskėria gjendeshe nė rrėmujė. Katunde edhe qytete shkretoheshin dhe njerėzia mėrgoheshin nė vende tė huaj, duke lėnė shtėpitė, plaēkat e gjithė ē’kishin edhe vėshtronin vetėm si e si tė shpėtojnė nga rreziku shpirtin e tyre.

            Asi kohe, qyteti Korēa kishte zėnė tė lulėzonjė, duke qenė mė parė njė qyteti i vogėl edhe i padėgjuar siē ėshtė sot, po njerėzia dridheshin nga frika se mos kenė gjithė atė fat qė kishin edhe tė tjerėt tė cilėt ngryseshin tė gjallė e gdhiheshin tė vdekur. Andaj, me tė perėnduar dielli, mbylleshin nėpėr shtėpitė edhe nuk dinin ē’bėhesh natėn nė qytet. Nga ky shkak nuk kishin vėrejtur qė “shtėpia e zezė” prej ca kohe mbante njerėz brenda.

            “Shtėpia e zezė”, siē e quanin qytetarėt ishte njė shtėpi e madhe, ndėrtuar me gurė dhe rrethuar mė gjithė anėt ime avlli edhe fortesa edhe ishte mbanė qytetit pranė krojt tė Abdi beut. Prej shumė kohe, kjo shtėpi ishte e pandėnjur edhe e shkretuar, tė gjithė sa kishin ndenjur, gjithė atė fat kishin pritur qė tė shuhen me gjithsej, edhe nga ky shkak kishte arritur tė jetė folė e kukumjaēkave edhe e galave, se njerėzia jo vetėm qė nuk guxon tė ryjnė brėnda, por edhe kur shkonin pranė asaj shtėpie do tė faleshin me tmerr, duke iu lutur zotit t’i shpėtonjė edhe t’i mpronjė nga nonjė gjėmė e madhe.

            Nė tė kėtilla frikėra gjendeshin korēarėt, kur njė natė tė marsit frynte njė erė e marrė edhe dėgjojnė tė zbrazura prej pushkėsh. Tė gjithė mbetnė tė tmerruar, se pandeshnin qė afrojti edhe pėr ata fundi i jetės. Andaj qė tė gjithė faleshin, duke kėrkuar nga nonjė vent tė fshehtė pėr shpėtimin e shpirtit, edhe asnjė nuk guxonte tė dalė pėrjashta qė tė mėsonjė shkakun e pushkėve.

            Po sa vinte mė shumė dėgjoheshin tė zbrazura prej pushkėsh, pastaj dėgjoheshin edhe zėra njerėzish, tė cilėt bėrtisnin sa muntnin qė tė vraponin tė shuanin zjarrin qė diqte shtėpinė e zezė, se ishte shumė frikė mos pėrhapet zjarri mi gjithė qytet.

            Vetėm atėhere njerėzia, si u siguruan qė nuk ėshtė tjetėr rezik pėrveē zjarrit, tė cilin e pandehnin t’ja ketė vėnė nonjė njeri mėndjeshkurtėr, vraponin me ujė, dhiqelė e sėpata, edhe me ēfarė muntnin pėr tė shuar zjarrin.

            Po, me t’u afruar pranė shtėpisė sė zezė qė digjesh, mbetnė tė nemitur e tė habitur kur vėshtronin sot krerė njerėzish nė dritaret e shėpisė, tė cilėt u luteshin edhe u kėrkonin ndihmė qė t’i shpėtojnė mos digjen tė gjallė.

            Njė grua e re edhe e bukur, qė dukesh fare mirė nė dritare tė flagėvet me leshrat e lėshuar edhe tė pakrehura, me sy tė zgurdulluar, veshur me rrobėn e natės si ē’ishte ngritur me tmerr nga gjumi, zgjate duar, duke lutur njerėzinė t’i shpėtojnė tė vetmin djalė qė kishte, i cili flinte nė katin e dytė, meqėnėqė ajo nuk munte nga flagėt e zjarrit ta shpėtonjė!

            Po njerėzia gjithė mbetnė tė shurdhėr nė blegėrimet e nė lutjet e kėsaj gruaje, mėnjanė nga frika e zjarrit qė nuk muntnin t’afroheshin, mė tjatėr anė nga tmerri qė vėshtronin njerėz nė atė shtėpi, tė cilėn e dinin tė pandenjur edhe tė shkretuar. Andaj vėshtronin vetėm qė tė mos zgjatet zjarri mė tjatėr shtėpi, duke lėnė tė brenēmit nė duart e Perėndisė!

            Ah, sa keq ėshtė tė veshtrosh shpirta qė digjen edhe tė mos mundėsh t’i shpėtosh!

            Zėrat qė brenda pushuan sė bėrtituri edhe sė kėrkuari ndihmė edhe nuk dėgjohesh pėrveē trak-trak! nga drurėt edhe nga dhogat qė digjeshin, se zjarri sa vinte po pėrhapte flagėt mė tė gjitha anėt, kur dėgjohet pas pakėzė, pėr tė fundit herė, njė buēim i math pėrzjerė me njė zė tė thellė edhe pastaj bėhet njė heshtje e madhe, se ēatia me dyshemetė e gjithė ē’kishte shtėpia, ranė tė gremisura, edhe zjarri mė s’kishte fuqi.

            Qytetarėt ndenjė tė gjithė pranė zjarrit gjer mė tė gdhirė, pėr tė ruajtur mos kėrcenjė nonjė shkėndijė afėr, edhe pyesnin njėri-tjatrin nė dinte gjėsendi qė kur rronin njerės nė kėtė shtėpi po asnjė prej syresh nuk e dinte ē’njerės rronin, qė kur kishin ardhur nė atė shtėpi, edhe sa ishin. Andaj, me gjithė helmin qė ndjenin pėr ata qė u bėn therorė tė zjarrit, gėzoheshin mė tjatėr anė se zjarri i vuri funt asaj shtėpie sė zezė, qė kishte shuar kaqe njerės, edhe tė cilėn e nėmėronin si shkakun e gjithė tė ligave qė ngjisnin nė qytet!

 

            Pjesė nga libri "Oxhaku"