Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej (6)

Bhagwan Shree Rajneesh - OSHO

  Shqipėroi: Valdet FETAHU

SOKRATI EDHE PAS 25 SHEKUJSH PRAPĖ DO TĖ HELMOHEJ (6)

       Pėr kėtė arsye po ju them: njeriu nuk duhet tė jetojė nė tė shkuarėn, njeriu nuk duhet tė jetojė nė tė ardhmen – ky ėshtė mashtrim i vetvetes. E vetmja mėnyrė pėr tė jetuar ėshtė tė jetohet nė kohėn e tashme, dhe tė jetohet plotėsisht – tė shtrydhet i tėrė lėngu i saj – t'ju duken tė gjitha tė shkuarat e juaja aq tė mjera.

 

 

            Pyetja e tretė 

 

            "I dashuri Osho,

 

            A do tė bėhemi egoistė?"

 

            Nuk ekziston mėnyrė tjetėr. Askush nuk mund tė jetė joegoist – pėrveē hipokritėve.

            Fjala "egoist" ka marrė asocim shumė dėnues, sepse tė gjitha religjionet e kanė dėnuar. Ata dėshirojnė ju tė jeni joegoist. Por pėrse? Pėr t'i ndihmuar tė tjerėt…

            T'ju kujtoj: fėmija i vogėl bisedon me nėnėn e tij, dhe nėna i thotė: "Mbaje mend gjithmonė t'i ndihmosh tė tjerėt." Dhe fėmija pyet, "Atėherė tė tjerėt ēfarė do tė bėjnė?" "Natyrisht, i thotė nėna, edhe ata do t'i ndihmojnė tė tjerėt." E fėmija i thotė: "Ky po duket sistem shumė i ēuditshėm. Pėrse mos ta ndihmojnė vetveten, mė mirė sesa ta lėvizin atė dhe t'i bėjnė gjėrat panevojshėm tė ndėrlikuara?"

            Egoizmi ėshtė i natyrshėm. Po, vjen momenti kur ju ndaheni nga qenia joegoiste. Kur jeni nė gjendjen e lulėzimit tė haresė, atėherė ju mund tė ndaheni. Momentalisht njerėzit e mjerė i ndihmojnė mjeranėt tjerė, tė verbėritė i udhėheqin tė tjerėt qė janė tė verbėr. Ēfarė ndihme ju mund tė jepni? Kjo ėshtė ide shumė e rrezikshme e cila ka mbizotėruar nėpėr shekuj.

            Nė njė shkollė tė vogėl mėsuesja i thotė djemve: "Tė paktėn njė herė nė javė duhet ta bėni ndonjė vepėr tė mirė." Njė djalė pyet: "Ju lutemi na jepni disa shembuj tė veprave tė mira. Ne nuk dimė se ēka ėshtė e mirė." Kėshtu ajo tha: "Pėr shembull, gruaja e verbėr dėshiron ta kalojė rrugėn; mandej ju e ndihmoni ta kalojė rrugėn. Kjo ėshtė vepėr e mirė; ky ėshtė virtyt."

            Nė javėn tjetėr ajo ka pyetur: " A ju ka kujtuar dikujt prej juve ta bėj atė qė ju kam thėnė?" Tre fėmijė kanė ngritur dorėn. Ajo ka thėnė: "Kjo nuk ėshtė mirė – e tėrė klasa nuk e kanė pasuar. Por prapė, kjo ėshtė mirė tė paktėn qė tre djem kanė bėrė diēka tė mirė." Ajo e ka pyetur tė parin: "Ēfarė ke bėrė ti?" Ai ėshtė pėrgjigjur: "Saktėsisht atė qė keni thėnė ju: njė grua tė vjetėr qė ka qenė e verbėr, e kam ndihmuar ta kalojė rrugėn."

            Ajo i kishte thėnė: "Kjo ėshtė shumė e mirė. Zoti do tė bekojė." E kishte pyetur tė dytin: "Ēfarė ke bėrė ti?" Ai ishte pėrgjigjur: "Njėjtė – gruan e vjetėr tė verbėr, e kam ndihmuar ta kalojė rrugėn." Mėsuesja paksa ishte hutuar – ku i gjetėn kėta ato gra tė verbra? Por ky ėshtė qytet i madh; ndoshta kanė mundur t'i gjejnė dy. E pyet tė tretin e ai pėrgjigjet: "Kam bėrė saktėsisht atė qė kanė bėrė edhe kėta: e kam ndihmuar gruan e vjetėr tė verbėr pėr ta kaluar rrugėn"

            Mėsuesja i kishte pyetur: "Po ku i gjetėt tri gra tė verbra?" Ata i kishin thėnė: "Ju s'po kuptoni: nuk kanė qenė tri gra tė verbra, ka qenė vetėm njė grua e verbėr. Dhe ka qenė shumė vėshtirė tė ndihmohet ajo pėr ta kaluar rrugėn! Ajo na ka rrah, ka sharė e ka bėrtitur, sepse ajo nuk ka dashtė ta kalojė rrugėn, por ne e kemi pasur qėllimin tė bėjmė ndonjė vepėr fisnike. Njerėzit qė ishin tubuar na shanin, por ne iu thamė: "Mos u brengosni. Ne vetėm po e nxjerrim nė anėn tjetėr!"

            Njerėzit kanė thėnė tė ndihmohen tė tjerėt, e ata janė tė zbrazėt brenda vetvetes. Ata thonė doni tė tjerėt – doni fqinjėt e juaj, doni armiqtė e juaj – e kur s'kanė thėnė duaje vetveten. Tė gjitha religjionet, nė mėnyrė direkte apo indirekte, iu kanė thėnė njerėzve ta urrejnė vetveten. Personi qė e urren vetveten nuk mund ta do askėnd; ai mund vetėm tė shtiret.

            Kushti themelor ėshtė ta doni vetveten aq tėrėsisht saqė dashuria t'ju vėrshoj dhe tė arrijė deri tek tė tjerėt. Unė nuk jam kundėr dhėnies, por jam absolutisht kundėr altruizmit. Unė jam pėr dhėnie, por sė pari duhet tė keni diēka pėr tė dhėnė.

            Dhe atėherė ju s'keni bėrė asgjė si njė obligim ndaj askujt – pėrkundrazi, personi i cili pranon diēka prej juve ėshtė i obliguar. Ju duhet tė jeni falėnderues, sepse tė tjerėt kanė mundur ta refuzojnė ndihmėn tuaj; tė tjerėt kanė qenė fisnik.

            I tėrė insistimi im ėshtė qė individi duhet tė jetė aq i lumtur, aq i bekuar, aq i qetė, aq i kėnaqshėm, kėshtu qė nga gjendja e tij e plotėsuar ai fillon tė dhurojė. Ai ka aq shumė, ai ėshtė si re shiu: ai ėshtė si dush.

            Nėse etja e tė tjerėve ėshtė e shuar, nėse etja e tokės ėshtė e shuar, e cila ėshtė sekondare. Nėse ēdo individ ėshtė pėrplot me gėzim, pėrplot me dritė, pėrplot me qetėsi, ai do tė ndajė kėtė pa e kėrkuar askush prej tij, sepse dhėnia e tillė ėshtė gėzim. T'ja japėsh kėtė dikujt ėshtė shumė mė e kėnaqshme sesa ta marrėsh atė.

            Por e tėrė struktura duhet tė ndryshojė. Njerėzit nuk duhet tė thonė se janė altruist. Ata janė tė mjerė – ēfarė mund tė bėjnė ata? Ata janė tė verbėr - ēfarė mund tė bėjnė ata? Ata e kanė gabuar jetėn e tyre - ēfarė mund tė bėjnė ata? Ata mund tė japin vetėm atė qė kanė marrė. Kėshtu njerėzve iu japin mjerim, vuajtje, dhimbje, ankth tė gjithėve qė vijnė nė kontakt me ta. Ky ėshtė altruizėm! Jo, unė kisha dashtė tė gjithė tė jenė plotėsisht egoistė.     

            Ēdo pemė ėshtė egoiste: ajo e sjell ujin tek rrėnjėt e veta, ajo i sjell lėngjet tek degėt e veta, tek gjethet, tek frutat, tek lulet. Dhe kur lulėzon, ajo i lėshon aromė tė gjithėve: tė njohurve dhe tė panjohurve, familjarėve e tė huajve. Kur ėshtė e ngarkuar me fruta, ajo dhuron, i jep ato fruta. Por nėse ju e mėsoni atė pemė tė bėhet altruiste, tė gjitha ato pemė do tė vdesin, sikur qė ka vdekur i tėrė njerėzimi – vetėm trupa qė ecin. Dhe ecje kah cili vend? Ecje kah varret e tyre, nė fund pushojnė nė varret e tyre.

            Jeta duhet tė jetė vallėzim. Dhe jeta e ēdokujt mund tė bėhet vallėzim. Ajo duhet tė bėhet muzikė – dhe atėherė ju mund tė dhuroni; ju do tė keni se ēfarė tė dhuroni. Unė s'kam ēka t'jua tregoj kėtė, sepse kjo ėshtė njė prej ligjeve fondamentale tė ekzistencės: sa ma tepėr qė e ndani bekimin tuaj, aq ma tepėr rritet.

            Por unė ju mėsoj pėr egoizėm.

 

 

 

 

            Pyetja e katėrt

 

            "I dashuri Osho,

 

            Pėrse ne s'duhet tė jetojmė nė tė shkuarėn? Nuk mund tė pėrjetohet njė dhimbje pėr tė na bėrė mė tė fortė? Nuk mundet qė njė moment i gėzimit tė na sjell lumturi?"

 

            Njerėzit tė cilėt jetojnė nė tė shkuarėn, tė cilėt i kujtojnė ēastet e lumtura e tė shkuarės, janė njerėz tė cilėt janė tė mjerė nė tė tashmen. Nėse e sotmja juaj ėshtė e bekuar ajo ėshtė mė e madhe se tė gjitha ēastet e tė shkuarės suaj, pėrse duhet tė jetohet nė ato ēaste tė sė shkuarės? Ato janė vetėm kujtime, ato nuk janė reale. E shkuara ėshtė e shkuar. E tashmja ėshtė reale. Nėse dėshironi bekim real, ju duhet tė jetoni nė tė sotmen.

            Rrėnjėt e juaja nuk janė nė tė shkuarėn. E shkuara ėshtė vetėm kujtim dhe e ardhmja ėshtė vetėm imagjinatė. Rrėnjėt gjithmonė janė nė tė tashmen. Ēdo gjė reale ėshtė nė tė tashmen. Nė fakt, vetė ideja e ndarjes sė kohės nė tri folje kohore – e tashmja, e kaluara, dhe e ardhmja, ėshtė gabim.

            Koha njeh vetėm njė kohė e ajo ėshtė koha e tashme. Duke i njohur dy folje kohore, tė shkuarėn dhe tė ardhmen. Pikėrisht kėtu krijohet konfuzioni. Koha gjithmonė ėshtė kėtu dhe tani ajo qė jeni ju, qė ėshtė e tėrė bota, qė ėshtė e tėrė ekzistenca. Rrėnjėt e juaja janė kėtu; lulet e juaja do tė jenė kėtu. Njerėzit shikojnė nė tė shkuarėn vetėm si ngushėllim sepse e  tashmja e tyre ėshtė aq e zbrazėt. Ata dėshirojnė disi ta harrojnė tė tashmen; e shkuara funksionon si opium. Apo ata fillojnė tė mendojnė pėr tė ardhmen, e cila s'ėshtė asgjė tjetėr pėrveē projeksion i tė shkuarės, pasion pėr t'u pėrsėritur ēastet e shkuara madje edhe me kėnaqėsi mė tė madhe – por nė ndėrkohė ju e keni humbur ēastin, tė cilėn nė realitet vetėm atė e posedoni.

            Pėr kėtė arsye po ju them: njeriu nuk duhet tė jetojė nė tė shkuarėn, njeriu nuk duhet tė jetojė nė tė ardhmen – ky ėshtė mashtrim i vetvetes. E vetmja mėnyrė pėr tė jetuar ėshtė tė jetohet nė kohėn e tashme, dhe tė jetohet plotėsisht – tė shtrydhet i tėrė lėngu i saj – t'ju duken tė gjitha tė shkuarat e juaja aq tė mjera. Dhe ju jeni tėrėsisht tė pėrfshirė nė tė, ēfarėdo qė bėni, apo nuk bėni, vetėm rrini tė heshtur, por sa mė tėrėsisht nė tė, kėshtu qė aty nuk do tė ketė hapėsirė pėr tė lėvizur imagjinata, apo ndonjė re e kujtesės tė kalojė nėpėr mendjen tuaj. Ky ėshtė ēelėsi i realitetit.

            Momenti tjetėr gjithashtu do tė jetė prezent.

            Ēfarėdo qė do tė keni ndonjėherė do tė jetė prezentė.

            Ju nuk mund ta keni tė shkuarėn e juaj tash, nuk mund ta keni tė ardhmen tuaj tash. Nė mes tė shkuarės dhe tė ardhmes, "nė sandviē", ėshtė momenti i vogėl i cili ėshtė real. E shkuara ėshtė e gjatė, ajo ka pėrfunduar – ju ndoshta keni jetuar dyzetė apo pesėdhjetė vjet. E ardhmja ėshtė kėtu – ju mund tė jetoni tridhjetė vjet. E tashmja ėshtė vetėm njė moment, moment atomik. Ėshtė e lehtė tė harrohet, por tė harrohet do tė thotė tė harrohet ēdo gjė.

            Tė jetohet nė tė tashmen ėshtė fillim i vėrtetė, jetė ekzistenciale. Pėrndryshe ju jetoni nė ėndrra; dhe sado qė tė jetė ėndrra e ėmbėl, ajo prapėseprapė ėshtė vetėm ėndėrr. Nė mėngjes ju do tė jeni tė uritur. Tė gjitha ato ushqime tė ėmbla nė ėndėrr nuk do tė ndihmojnė.

            Por kjo ėshtė ashtu siē ka qenė me shekuj. Njerėzit merren me tė shkuarėn, merren me tė ardhmen. Duket se askush nuk po merret me kėtė momentin e vogėl, ēastin atomik.

            Nuk mund ta ndani. Ai ėshtė i pandarė. Dhe ai shkon aq shpejtė saqė me kohėn ju lėvizni nė tė shkuarėn dhe nė tė ardhmen, aq shumė momente tė sė tashmes ju i keni humbur – kėshtu qė ju shumė jetė keni humbur. Dhe shumė njerėz do t'i humbin jetėt e tyre.

            Nėse e jetoni ēdo ēast, kjo ėshtė e vetmja mėnyrė pėr tė jetuar. Dhe nėse  vėrtet e jetoni kėtė ēast, ēasti tjetėr i juaj do tė bėhet edhe mė i madh – sepse tash ju dini se si tė jetoni. Ju bėheni gjithnjė e mė tė shkathėt, gjithnjė e mė artistik. Ēdo ēast bėhet mėsim, se si tė merret mė shumė lėng nga jeta.

            E nėse njeriu mund ta jetoj vetėm njė jetė nė plotėsi, tėrėsisht, ai do tė shijojė diēka nga e vėrteta, diēka nga pėrjetėsia…frytin tė cilin Adami dhe Eva e kanė humbur.  

 

            Fund i kapitullit te dytė

 

  1      2      3      4      5