KAPITULLI 13
Rritne vetėdijen tuaj
25 shkurt 1986 pasdite
Pyetja e parė
Duket se
rregullat shoqėrore janė nevojė bazike pėr qeniet njerėzore. Ende asnjė
shoqėri nuk e ka ndihmuar individin ta realizojė vetveten. Ju lutemi a mund
tė na shpjegoni se ēfarė lloj marrėdhėnieje ekziston nė mes individit dhe
shoqėrisė, dhe si mund ti ndihmojnė ata njėri-tjetrit tė zhvillohen?
Kjo ėshtė njė pyetje
shumė komplekse, por shumė fundamentale gjithashtu. Nė tėrė ekzistencėn,
vetėm njeriu ka nevojė pėr rregulla. Asnjė kafshė tjetėr nuk ka nevojė pėr
rregulla.
Gjėja e parė qė duhet
tė kuptohet: ka diēka artificiale mbi rregullat. Arsyeja pse njeriu ka
nevojė pėr to ėshtė se ai e ka braktisė qenien shtazarake dhe se ende nuk
ėshtė bėrė njeri, ai ėshtė nė njė harresė. Kjo ėshtė nevoja pėr tė gjitha
rregullat.
Nė qoftė se ai do tė
ishte njė kafshė, nuk do tė kishte nevojė. Kafshėt jetojnė shumė mirė pa
rregulla, kushtetuta, ligjet, gjykata. Nė qoftė se njeriu vėrtetė bėhet
njeri - jo vetėm nė emėr, por nė realitet ...
Shumė pak njerėz e
kanė kuptuar kėtė deri tash, pėr shembull, pėr njerėzit si Sokrati,
Zaratustra, Bodidarma, nuk ka nevojė pėr ndonjė rregull. Ata janė mjaft
vigjilent pėr tė mos bėrė ndonjė dėm askujt. Nuk ka nevojė pėr ligje, pėr
asnjė kushtetutė. Nėse e gjithė shoqėria transformohet nė njė shoqėri
autentike humane, do tė ketė dashuri, por nuk do tė ketė ligje.
Problemi ėshtė se
njeriut i nevojiten rregullat, ligjet, qeveritė, gjykatat, ushtritė, forcat
policore, pėr shkak se ai e ka humbur sjelljen e natyrshme tė tij tė qenies
shtazarake dhe ai nuk e ka fituar njė tjetėr status natyror pėrsėri. Ai
ėshtė i vetėm nė mes. Ai ėshtė askund. Ai ėshtė nė njė kaos. Pėr tu
mbikėqyrur ky kaos, tė gjitha kėto gjėra janė tė domosdoshme.
Problemi bėhet mė
kompleks, pėr shkak se kėto forca tė cilat kishin evoluar - religjionet,
shtetet, gjykatat - pėr kontrollin e njeriut u bėnė aq tė fuqishme. Atyre
duhej tju jepet pushtet, pėrndryshe si do ta kishin kontrollin? Pra, kemi
ra nė njė robėri tė vetes sonė. Pasi ata u bėnė tė fuqishėm ... tash ata nuk
duan ti braktisin interesat e tyre. Ata nuk duan njeriu tė evoluojė.
Ju po mė pyetni se si
njeriu dhe shoqėria, individi dhe komuniteti mund tė zhvillohen, tė
evoluojnė. Ju nuk po e kuptoni tėrė kėtė problem. Nėse individi evoluon,
shoqėria shpėrbėhet. Shoqėria ekziston vetėm pėr shkak se individit nuk i
lejohet tė evoluojė. Dhe tė gjitha kėto pushtet kanė qenė pėr shekuj vetėm
pėr ta mbikėqyrur individin, janė kėnaqur nė pushtetin e tyre, nė prestigjin
e tyre. Ata nuk janė tė gatshme tė lejojnė evoluimin e njeriut, tė lejojnė
qė njeri tė rritet nė njė pikė ku ata do tė bėhen tė padobishėm.
Ka shumė situata tė
cilat do tju ndihmojnė pėr tė kuptuar. Kjo ka ndodhur nė Kinė, 25 shekuj mė
parė ...
Lao Ce u bė shumė i
famshėm, urtar, dhe ai ishte pa dyshim njė nga njerėzit mė tė urtė
ndonjėherė. Mbreti i Kinės kėrkoi prej tij me shumė modesti tė bėhet
udhėheqės i Gjykatės sė Lartė, sepse askush nuk mund ti udhėzojė ligjet e
shtetit mė tė mirė se ai. Ai u pėrpoq tė bindė mbretin: Unė nuk jam njeri i
drejtė, por mbreti kishte kėmbėngulur.
Lao Ce thotė: Nėse
nuk mė dėgjoni
atėherė njė ditė nė gjyq ju do tė bindeni se nuk jam njeri i
drejtė pėr shkak se sistemi ėshtė i gabuar. Nga nderimi i madh unė nuk do
ta them tė vėrtetėn pėr ju. Ose unė mund tė ekzistoj ose ligji, rregulli
shoqėria juaj mund tė ekzistojė. Po le ta provojmė.
Ditėn e parė njė
vjedhės u soll nė gjyq qė kishte vjedhur pothuajse gjysmėn e pasurisė tė njė
pasaniku nė kryeqytet. Lao Ce e dėgjoi rastin dhe pastaj tha se edhe
vjedhėsi edhe pasaniku tė dytė shkojnė nė burg pėr gjashtė muaj.
Pasaniku tha: Ēka
jeni duke thėnė? Unė kam qenė i vjedhur, unė kam qenė i plaēkitur - dhe
ēfarė lloj drejtėsie ėshtė kjo, qė ju tė mė ēoni nė burg nė kohėzgjatje tė
njėjtė si vjedhėsin?
Lao Ce tha: Unė jam
pikėrisht i padrejtė ndaj vjedhėsit, ju duhet tė jeni mė gjatė nė burg,
sepse ju keni mbledhur aq shumė para, duke privuar aq shumė njerėz nga parat
sa qė me mija njerėz janė poshtė dhe ju jeni duke mbledhur e mbledhur para
pėr ēfarė? Lakmia juaj e madhe ka krijuar kėta vjedhės. Ju jeni pėrgjegjės.
Krimi i parė ėshtė i juaji.
Logjika e Lao Ceut
ėshtė absolutisht e qartė. Nėse do tė ketė aq shumė tė varfėr e vetėm disa
tė pasur, ju nuk mund ti ndaloni vjedhėsit, ju nuk mund ta ndaloni
vjedhjen. E vetmja mėnyrė pėr ta ndaluar kėtė ėshtė qė tė kemi shoqėri ku tė
gjithė kanė mjaftueshėm pėr ti plotėsuar nevojat e tij, dhe ku askush nuk
akumulon panevojshėm vetėm nga lakmia.
Pasaniku tha: Para se
tė mė ēoni nė burg unė dua ta shoh mbretin, sepse kjo nuk ėshtė sipas
kushtetutės, kjo nuk ėshtė sipas ligjit tė vendit.
Lao Ce tha: Kjo ėshtė
faji i kushtetutės dhe faji i ligjit tė vendit. Unė nuk jam pėrgjegjės pėr
kėtė. Ju mund ta takoni mbretin.
Pasaniku i tha
mbretit: Dėgjoni, ky njeri duhet menjėherė tė largohet nga ky post; ai
ėshtė i rrezikshėm. Sot unė po shkoj nė burg, nesėr ju mund tė gjendeni nė
burg. Nėse doni ta ruani veten; ky njeri do tju heq nga froni; ai ėshtė
absolutisht i rrezikshėm. Dhe ai ėshtė shumė racional: atė qė ai po e thotė
ėshtė e vėrtetė unė mund ta kuptoj kėtė por ai do tė na shkatėrroj.
Mbreti e kuptoi atė
jashtėzakonisht mirė. Nėse ky njeri i pasur ėshtė kriminel, atėherė unė jam
krimineli mė i madh nė kėtė vend. Lao Ce nuk do tė hezitojė tė mė ēoj nė
burg.
Lao Ce u shkarkua nga
posti i tij. Ai tha: Unė ju kam thėnė mė herėt, ju keni shpenzuar
panevojshėm kohėn time. Unė ju thashė se nuk jam njeri i drejtė. Realiteti
ėshtė se, shoqėria juaj, ligji juaj, kushtetuta juaj nuk ėshtė kushtetutė e
drejtė, nuk ėshtė ligj i drejtė. Juve ju duhen njerėzit e gabuar pėr ta
udhėhequr tėrė kėtė sistem tė gabuar.

Problemi ėshtė se
forcat tė cilat i kemi krijuar pėr ta mbajtur njeriun pėr tė mos bie nė kaos
sot janė aq tė fuqishme saqė ata nuk dėshirojnė tju lėnė tė lirė pėr tu
rritur sepse nėse jeni tė aftė pėr rritje, duke u bėrė individ, tė
ndritur, tė zgjuar dhe tė vetėdijshėm, atėherė nuk do tė ketė nevojė pėr
gjithė kėta njerėz. Tė gjithė ata do ta humbin punėn e tyre, dhe me punėt e
tyre, prestigjin e tyre, pushtetin e tyre, udhėheqjen e tyre, udhėheqje
religjioze tė tyre, udhėheqjen kishtare tė tyre - ēdo gjė do tė zhduket.
Deri tash ata qė ishin nė fillim tė nevojshėm pėr mbrojtje, tash u
shndėrruan nė armiq tė njerėzimit.
Qasja ime nuk ėshtė
pėr tė luftuar kundėr kėtyre njerėzve, pėr shkak se ata janė tė fuqishėm,
ata kanė ushtri, ata kanė para, ata kanė ēdo gjė. Ju nuk mund tė luftoni me
ta, do tė shkatėrroheni. Mėnyra e vetme tė dilet nga kjo rrėmujė ėshtė qė
heshturazi ta filloni rritje e vetėdijes suaj, ata kėtė nuk mund tė
parandalojnė me asnjė forcė. Nė fakt ata nuk mund ta dinė edhe atė qė po
ndodh brenda teje.
Unė ju jap alkiminė e
transformimit tė brendshėm.
Ndryshon qenia juaj e
brendshme. Dhe nė momentin kur ju ndryshoni, plotėsisht transformoheni, ju
befas do ta shihni se jeni jashtė burgut, se mė nuk jeni rob. Ju keni qenė
rob shkaku i kaosit tuaj.
Kjo ndodhi nė
revolucionin rus ...
Nė ditėn e fitores sė
revolucionit, njė grua kishte filluar tė ecte nė mes tė rrugės nė Moskė.
Polici i tha: Kjo nuk ėshtė e lejuar. Ju nuk mund tė ecni nė mes tė
rrugės.
Gruaja i tha: Ne tash
jemi tė lirė.
Edhe nė qoftė se jeni
tė lirė, ju keni pėr ti ndjekur rregullat e trafikut, nė tė kundėrtėn
trafiku do tė bėhet i pamundur. Nėse automobilat dhe njerėzit shkojnė
gjithkah kah ata duan, kthehen kudo qė tė duan, nuk e marrin asnjė shėnim
nga dritat, njerėzit thjesht do tė futen nė aksidente dhe do tė vriten.
Kjo do ta sjell
ushtrinė brenda, pėr ta zbatuar ligjin ju duhet tė ecni nė tė majtė apo nė
tė djathtė, cilado qė ėshtė zgjedhur nga shteti por askush nuk mund tė
ecėn nė mes. Mandej ēėshtja e armėve, ju keni pėr ta pėrcjellur
unė
gjithmonė e kujtoj atė grua; ajo ėshtė shumė simbolike.
Liria nuk do tė thotė
kaos.
Liria do tė thotė mė
shumė pėrgjegjėsi, shumė pėrgjegjėsi nė mėnyrė qė askush nuk duhet tė
ndėrhyjė nė jetėn tuaj. Kėshtu ju keni pėr tu lėnė tė qetė, qeveria nuk
duhet tė interferojė me ju, policia nuk duhet tė interferojė me ju, se ligji
nuk ka tė bėjė asgjė me ju - ju jeni thjesht jashtė botės sė tyre.
Kjo ėshtė qasje e mi
nėse ju vėrtet doni ta transformoni njerėzimin: ēdo individ duhet tė fillojė
me rritjen e tij. Dhe nė fakt turma nuk ėshtė e nevojshme pėr rritje. Rritja
ėshtė diēka si njė fėmija qė rritet nė barkun e nėnės qė ėshtė njė: turma
nuk ėshtė e nevojshme, nėna ka pėr tė qenė vetėm e kujdesshme.
Njeriu i ri ka pėr tė
lindur nė ju.
Ju duhet tė bėheni
mitėr e njeriut tė ri.
Askush nuk do tė vijė
pėr tė ditur pėr atė, dhe ėshtė mė mirė qė askush nuk di nė lidhje me kėtė.
Ju thjesht shkoni nė punė dhe i bėni punėt e zakonshme duke u bėrė tė
zakonshėm, qė jetoni nė botėn e zakonshme, thjesht jetoni jetė tė zakonshme
- jo duke u bėrė revolucionarė, reaksionarė, punk apo nazistė. Kjo nuk do
tju ndihmojė. Kjo ėshtė marrėzi e tejdukshme. Ajo ėshtė jashtė frustrimit,
por ende ėshtė e ēmendur. Shoqėria ėshtė e ēmendur dhe nga frustrimi ju jeni
bėrė tė ēmendur.
Shoqėria nuk ka frikė
nga kėta njerėz, shoqėria ka frikė vetėm nga njerėzit qė mund tė bėhen tė
pėrqendruar, tė vetėdijshėm sepse ligjet bėhen tė padobishėm pėr ta. Ata
gjithmonė punojnė drejtė. Ata janė pėrtej kthetrave i tė ashtuquajtur
pushtet i interesit.
Nė qoftė se individi
rritet, shoqėria do tė zvogėlohet. Mėnyra se si ata e kanė njohur shoqėrinė
- me qeveri, me ushtri, me gjykata, me policė, me burgje shoqėria e tillė
do tė zvogėlohet.
Natyrisht, sepse ka aq
shumė qenie njerėzore, forma tė reja tė kolektivitetit do tė vijnė nė
ekzistencė. Mua nuk do tė mė pėlqente ta quaj atė shoqėri, vetėm pėr tiu
shmangur konfuzionit midis fjalėve. Unė e quaj kolektivitetin e ri komunė.
Fjala ėshtė e rėndėsishme: kjo do tė thotė njė vend ku njerėzit nuk jetojnė
vetėm sė bashku, por ku njerėzit janė nė bashkėsi tė thellė.
Tė jetohet sė bashku
ėshtė njė gjė, ne po e bėjmė kėtė: nė ēdo qytet, ēdo qytezė, mijėra njerėz
janė duke jetuar sė bashku - por ēfarė bashkėsie ėshtė atje? Njerėzit nuk e
njohin as fqinjin e tyre. Ata jetojnė nė tė njėjtin rrokaqiell, mijėra
njerėz, dhe ata kurrė nuk arrijnė tė mėsojnė se janė duke jetuar nė tė
njėjtėn shtėpi.
Kjo nuk ėshtė
bashkėsi, sepse aty nuk ka vėllazėri. Kjo ėshtė thjeshtė njė turmė, jo njė
komunitet. Kėshtu qė unė do tė doja tė zėvendėsojnė fjalėn shoqėri me
fjalėn komunė.
Shoqėria ka ekzistuar
nė disa parime themelore. Ju duhet tė largohen prej tyre, pėrndryshe
shoqėria nuk do tė zhduket. Njėsia e para dhe mė e rėndėsishmja e shoqėrisė
ka qenė familja: nė qoftė se familja mbetet ashtu siē ėshtė, atėherė
shoqėria nuk mund tė zhduket, atėherė kisha nuk mund tė zhduket, atėherė
religjionet nuk mund tė zhduken. Atėherė ne nuk mund ta krijojmė njė botė,
njė njerėzim.
Familjes
psikologjikisht i ka skaduar afati. Ajo mė nuk ėshtė siē ishte gjithmonė, ka
qenė njė kohė kur nuk kishte familje, njerėzit jetonin nė fise. Familja
erdhi nė ekzistencė pėr shkak tė pronės private. Kishte njerėz tė
pushtetshėm qė arritėn tė kenė pronė private mė shumė se kushdo tjetėr, dhe
ata donin qė ajo tė jetė pėr fėmijėt e tyre.
Deri mė tash nuk ka
pasur pyetje
burri dhe gruaja janė takuar nga dashuria. Nuk kishte as
martesė as familje, por nė njė kohė kur erdhi prona nė ekzistencė, burri u
bė shumė posesiv ndaj gruas. Ai gjithashtu e ktheu gruan nė pjesė tė pronės.
Nė gjuhė indiane
gruaja quhet pronė. Nė Kinė gruaja aq shumė ėshtė pronėsuar saqė edhe nė
qoftė se burri e kishte vrau gruan e tij ... nuk ka pasur ligj kundėr tij,
nuk ėshtė kryer krimi. Ju jeni absolutisht tė lirė pėr tė shkatėrruar pronėn
tuaj: ju mund ti digjini mobilet tuaja, ju mund ta digjni shtėpinė tuaj. Ky
nuk ėshtė krim, kjo ėshtė shtėpia juaj. Ju mund ta vritni gruan tuaj ....
Me pronėsi private,
gruaja gjithashtu u bė pronė private, dhe ēdo strategji ishte pėrdorur nė
mėnyrė qė njeriu mund tė jetė absolutisht i sigurt se fėmija qė ėshtė i
lindur nga gruaja e tij ėshtė me tė vėrtetė e tij. Tash, ky ėshtė njė
problem i vėshtirė: babai kurrė nuk mund tė jetė absolutisht i sigurt, vetėm
nėna kėtė e di. Burri pothuajse krijoi ēdo lloj barriere pėr lėvizjen e
gruas qė ajo tė mos mund tė vijė nė kontakt me burrat e tjerė. Tė gjitha
mundėsitė dhe tė gjitha dyert janė tė mbyllura.
Nuk ėshtė njė rastėsi
qė vetėm gratė e vjetra shkojnė nė kisha dhe tempuj, pėr shkak se ėshtė i
vetmi vend qė atyre iu lejua tė shkojnė, duke e ditur shumė mirė qė kisha
ėshtė mbrojtės i familjes. Kishėn e di shumė mirė se kur njėherė familja
zhduket, edhe kisha zhduket. Dhe kisha natyrisht ėshtė vendi i fundit ku
ndonjė lidhje dashurie mund tė ndodhė. Ata kanė krijuar ēdo siguri: prifti
duhet tė jetė beqar
Kėto janė garanci - qė prifti ėshtė i pamartuar, ai
ėshtė kundėr seksit, se ai ėshtė kundėr grave nė religjione tė ndryshme nė
mėnyra tė ndryshme.
Vazhdon...
(2)
(3)
(4)
(5)
(6)
|