Mundja si njėra nga
format mė natyrore tė luftės paraqitet qysh nga fillimi i paraqitjes sė
shoqėrisė njerėzore. Si mjet shumė i rėndėsishėm pėr forcim dhe kalitje tė
trupit, mundja edhe sot nuk ka humbur nga rėndėsia dhe roli i saj nė
aftėsimin dhe edukimin e brezit tė ri. Nė tė kaluarėn, mundja ka shėrbyer si
mjet pėr pėrgatitjen fizike tė luftėtarėve. Vėshtirė mund tė gjendet ndonjė
sport me histori kaq tė begatshme dhe traditė tė vjetėr mijėvjeēare siē
ėshtė mundja. Fillet e mundjes janė tė lidhura me nevojat jetėsore dhe
ushtarake.
Si popujt tjerė, ashtu
edhe nė Kosovė ėshtė kultivuar mėnyra specifike e mundjes. Mė tė
popullarizuara kanė qenė: Lidhas-kocash, brezi shokė dhe
pehlivanllėku.
Gjatė mundjes Lidhas
kocash me njėrėn dorė kapet kundėrshtari mbi bėrryl e me tjetrėn nėn dhe i
bashkon duart nė shpinėn e kundėrshtarit. Kur kapen fortė, lufta fillon me
pėrpjekje qė kundėrshtari tė rrėzohet anash ose mbrapa, nė disa vende edhe
nė shpinė.
Mundja Brezi shokė,
gjithashtu fillon nga pozita nė kėmbė. Mundėsit kapen pėr shokė ose
pantallona-rryp. Nė kėtė mėnyrė te mundja janė tė lejuara: gėrshetimi,
ngatėrrimi, pengimi me kėmbė. Fitorja sigurohet nėse kundėrshtari bie nė
shpinė, ndonjėherė kėrkohen dy fitore nga tri pėrpjekje.
Edhe pehlivanllėku ka
karakteristika tė veēanta pėr nga mėnyra, organizimi dhe kapjet.
Mundja (pehlivanllėku)
nė komunėn e Dragashit, ėshtė e lidhur ngushtė me paraqitjen e
pehlivanllėkut . Kjo formė e mundjes nė kėtė trevė ka mbetur nga sundimi i
turqve dhe mėrgimi i popullsisė nė vende tė ndryshme tė botės. Kjo formė e
garės organizohej pėr festa fetare e gazmende familjare (syneti e dasma).
Pas Luftės sė Dytė Botėrore, nė mėnyrė tradicionale, nė kėtė komunė ėshtė
festuar 1 Maji Festa Ndėrkombėtare e Punės.
Pėrpos pehlivanėve,
janė organizuar edhe vrapime tė kuajve, si dhe zėnie tė demave. Por gara e
pehlivanėve ka zgjuar interesimin mė tė madh tė popullsisė dhe ishte ngjarja
mė interesante e ditės.
Vet fakti se nė kėto
gara kanė marrė dhe marrin pjesė pelivanė tė shquar dhe tė njohur si: Tefik
Demiri, Shaban Sejdiu, Shaban Tėrstena, Abdullah Mehmeti, Nijazi Sharapolli,
Abaz Emini, si dhe shumė pelivanė nga Turqia, dėshmon se kjo garė ėshtė
pėrcjellur me njė interesim tė jashtėzakonshėm nga shikues nga tė gjitha
komunat e Kosovės dhe mė gjerė.

Manifestimi i garės sė
pehlivanėve, Organizatori i manifestimit, dhjetė deri pesėmbėdhjetė ditė
para fillimit tė manifestimit, cakton njerėzit tė cilėve ua kompenson tė
gjitha shpenzimet dhe ata shkojnė nė vendbanimet e pehlivanėve pėr ti ftuar
pėr garė. Ata bėjnė marrėveshje lidhur me kompensimet pėr pjesėmarrje.
Pehlivanėt njoftohen mbi datėn, orėn dhe fushėbetejėn.
Nė tubimin e
pehlivanėve nė vendin e caktuar, qė duhet tė jetė livadh me bar tė butė,
cyrlegjinjtė dhe lodragjinjtė e ftuar fillojnė kajdėt (melodinė) e
pehlivanėve e cila nuk ndėrpritet deri nė pėrfundimin e garės. Kjo bėhet me
qėllim qė tė grumbullohen shikues mė shumė dhe njėherit u jep kurajo
pehlivanėve.
Personi i caktuar pėr
thirrjen e pehlivanėve sė pari fton tė interesuarit pėr garėn e pionierėve.
Zakonisht nė kėtė kategori paraqiten shumė ēifte, por luftėrat zgjasin
shkurtė dhe shpėrblimet janė modeste.
Pas pionierėve, nė
radhė vjen dora (kategoria) e katėrt (kiēik orta). Ata hyjnė nė rresht pėr
njė dhe referi i cakton ēiftet sipas aftėsisė e nėse nuk janė pehlivanė tė
njohur, sipas peshės ose moshės.
Nė dorėn e tretė (Byjyk
orta), ku kryesisht radhiten pehlivanėt me perspektivė, por pėr shkak tė
moshės e pėrvojės kanė pėrparėsi ndaj atyre tė dorės sė katėrt. Pehlivanėt e
kėsaj dore (kategorie) , para fillimit tė garave e kanė tė siguruar
shpėrblimin nė tė holla si edhe ata tė dorės sė dytė dhe tė parė.
Nė luftėrat e dorės sė
dytė (bash allti), zhvillohen luftėra interesante ngase pehlivanėt janė
kualitativ qė vitin e ardhshėm konkurrojnė pėr dorėn e parė.
Lufta mė interesante
ėshtė ajo e dorės sė parė. Nė njė skaj tė fushėbetejės, pehlivanėt
pėrgatiten pėr garė. Veshin Kismetet (pantolla prej lėkure qė qepen enkas
pėr kėtė garė) dhe tėrė trupin e lyejnė me vaj. Pėr dallim nga pehlivanėt e
kategorive tjera, tė cilėt me kapuē nė dorė kėrkojnė nga shikuesit, para dhe
pasi tė kenė mbaruar luftėn, kėta tė dorės sė parė, kėtė e bėjnė para
fillimit tė luftės.
Pas kėsaj, pehlivanėt
e rreshtuar ecin para me kėrcim pesėmbėdhjetė hapėsh e po ashtu edhe prapa
dhe sipas melodisė rropasin me shuplaka nė gjunjė. E gjithė kjo thirret
perda (ėshtė fjalė turqishte qė do tė thotė : prezantim para shikuesve), e
nė fund, para shikuesve lėshojnė gjurin e majtė nė tokė, me dorė tė djathtė
prekin gjurin, gjoksin dhe fytyrėn kjo thirret temena (ėshtė fjalė turke
qė do tė thotė pėrshėndetje).
Pas kėtyre ceremonive,
edhe pehlivanėt e kėsaj kategorie rreshtohen pėr njė dhe referėt
me kujdes caktojnė ēiftet, nė
mėnyrė qė tė mos jenė tė njė vendi ose klubi.
Referi ngre duart e
ēiftit tė parė, tregohet emri i pehlivanit dhe vendi nga vjen dhe kėshtu, me
radhė prezantohen tė gjitha ēiftet.
Para fillimit tė
luftės, pehlivanėt janė tė obliguar tė pėrshėndesin njėri-tjetrin, Kjo
pėrshėndetje ėshtė karakteristike: pehlivanėt rrokin njėri tjetrin pėr
brez dhe e fėrkojnė trupin e kundėrshtarit.
Referi jep shenjėn pėr
fillimin e luftėrave dhe tė gjitha ēiftet nė tė njėjtėn kohė fillojnė garėn.
Nė kėtė kategori ka
pak ēifte, ngase kėrkohet cilėsi dhe kualitet i lartė i mundėsve. Luftėrat
nė kėtė kategori zgjojnė interesim tė madh. Secili shikues dėshiron tė jetė
sa mė afėr pehlivanėve . Qė tė mos vjen deri tė ērregullimet, organizatori
kufizon fushėbetejėn me litarė nė formė rrethi dhe angazhon njė numėr tė
kujdestarėve tė cilėt njėherėsh kujdesen edhe pėr pehlivanėt (u japin ujė,
ua fshijnė djersėt, etj). Pehlivanėt pėrdorin kapje tė shumėllojshme. Janė
tė lejuara edhe hedhjet, por deri tė lėndimet vjen shumė rrallė pasi
fushėbeteja ėshtė e rrafshėt dhe e mbuluar me kullosė. Fituesi shpallet
nėse: kundėrshtari rrėzohet nė shpinė, kur ngritėt mbi supe ose kur e
dorėzon luftėn.
Ndodhė qė pehlivanėt
tė mos e rrėzojnė njėri tjetrin njė kohė tė gjatė. Me propozimin e
referėve dhe tė shikuesve atėherė lufta shpallet baras (pajtohen). Nėse nuk
arrihet kjo marrėveshje, lufta vazhdon deri nė mbrėmje e ndodhė qė tė
vazhdojė tė nesėrmen.
Pehlivanėt janė tė
ēmuar nė popull. Ata kanė regjim tė caktuar tė jetės: ushqim nė mėnyrė
speciale, punojnė punė ku hynė nė pėrdorim forca, por para garave jo shumė
tė rėnda.
Marrė nga revista "Sharri",
revistė informativo-kulturore e shkencore opojare
|