Ēdo qenie e gjallė mbi tokė ka lindur nga nja
paraardhės i vetėm. Por nga ka ardhur? Dhe si ėshtė formuar? Njė udhėtim nė
kohė pėr tė gjetur pėrgjigjet
Si ka nisur jeta? Ėshtė pa dyshim njė prej
pyetjeve mė tė rėndėsishme tė biologjisė. Por edhe njė prej mė tė vėshtirave
pėr tiu pėrgjigjur; pėrveēse ėshtė dhe mė e diskutueshmja. Shkencėtarėt
diskutojnė ēdo hap qė ka ēuar tek organizmat e parė tė gjallė dhe ai prej
tyre qė do tė zbulojė molekulat dhe mekanizmat qė bėjnė tė funksionojė jetėn
do tė ketė pothuajse tė garantuar Ēmimin Nobel.
Problemi nė studimin e origjinės sė jetės ėshtė
i ndėrlikuar prej njė tjetėr pyetjeje tė vėshtirė: ēfarė ėshtė jeta?
Definicionet janė mė shumė se dhjetėra. Programi i ezobiologjisė i NASA ka
pėrshtatur, pėr shembull, definicionin e jetės si sistem kimik qė
vetėushqehet dhe i nėnshtrohet evolucionit darvinian. Pra, njė mėnyrė pėr
tė identifikuar karakteristikat e pėrbashkėta tė jetės dhe pėr tė kujtuar qė
gjallesat nuk janė aspak gjėra, por njė proces i udhėhequr prej
reaksioneve kimikė: metabolizmi.
E megjithatė, edhe pse nuk kemi tė gjithė
pėrgjigjet pėr origjinėn e jetės, studimet e kohėve tė fundit ofrojnė
tregues tė rinj entuziasmues. Vitin e kaluar shkencėtarėt kanė zbuluar
fosilet absolutisht mė antikė nė njė shkėmb sedimentar 3.4 miliardė vite tė
lashtė, nė Streley Pool nė bregun perėndimor tė Australisė. Shkėmbi pėrmban
struktura mikroskopike tė ngjashme me qelizat, tė rrethuara nga gjurmė
dixhitale kimike, tregues ky i njė aktiviteti biologjik. Bėhet fjalė pėr
izotope tė karbonit tė pranishėm nė pėrmasa qė tregojnė konvertimin nga CO2
anhidriti karbonik inorganik, nė molekulat organike qė prodhohen prej
qelizave tė gjalla.
Kemi zbuluar njėsi tė konservuara nė
mėnyrė fantastike dhe tė pėrfshira nė dritare tė vogla mes kokėrzave tė
rėrės, qė duket se e kanė shmangur shtypjen. Janė struktura tė ngjashme me
qelizat, morfologjia e tyre ėshtė e llojit biologjik dhe kimia e tyre e
pajtueshme me rrugėt metabolike biologjike, shpjegon Martin
Brasier, paleobiolog nė Universitetin e Oksfordit.
Kimia e shkėmbit tregon qė, vec tė tjerash, kėta
mikrobe primitivė gjeneronin energji pėrmes reaksioneve kimikė qė pėrdornin
squfurin, tė ngjashėm nė kėtė me sulfobakteret aktualė. E qartė qė kėta
mikrobe tė lashtė ishin njė formė boll e sofistikuar e jetės dhe vėshtirė se
pėrfaqėsojnė organizmat e parė tė gjallė.
Atėherė, kur e ka patur fillimin jeta? Vėshtirė
qė organizmat e parė tė jenė shfaqur mė herėt se 4 miliardė vite mė parė,
pra 500 milionė vite pas formimit tė Tokės. Nė atė kohė, planeti ynė ishte
njė botė uji dhe toka e thatė kishte marrė formėn e harqeve tė izoluar, mė
shumė se sa tė kontinenteve tė vėrtetė. Shkėlqimi i Diellit ishte vetėm 70
pėrqind i atij aktual dhe veprimtaria vullkanike rriste temperaturat deri nė
kushte tė buta, mes 25 dhe 60 gradė Celsius.
Toka primitive
Nė krahasim me sot, Hėna ishte mė afėr,
shkaktonte batica mė tė forta dhe Toka rrotullohej mė shpejt rreth vetes.
Ditėt ishin mė tė shkurtėra dhe kohėzgjatja e tyre ishte mes tetė dhe dhjetė
orėve. Sipėrfaqja goditej vazhdimisht nga mbetje shkėmbore tė Sistemit
Diellor primitiv gjatė Bombardimit tė Madh tė Vonė kur nuk ishin tė
pazakontė meteorė dhjetė herė mė tė mėdhenj se sa ata qė shkaktuan
shfarosjen e dinosaurėve.
Pasi pėrfundoi 3.8 miliardė vite mė parė, ky eon
Adean (eoni ėshtė kategoria e shkallės mė tė lartė mes nėndarjeve tė
shkallės sė kohėve gjeologjike) emri i tė cilit frymėzohet nga bota e
grekėve tė lashtė nga ideja e njė ferri mbi Tokė. E megjithatė, pėr
mikrobet ishte njė lloj parajse.
Nė fakt, meteorėt do tė ishin vektorėt e
rėndėsishėm metalikė me jetė nė sipėrfaqen e tyre; nga ana e tyre, energjia
vullkanike dhe drita diellore ofronin energjnė e nevojshme. Toka primitive,
edhe pse nė pamje tė parė duket se ka qenė armiqėsore ndaj qenieve si ne,
ishte nė fakt njė vend shumė i gjallėrishėm ku mund tė zhvillohej jeta.
Mbėshtjellė nga gazrat, atmosfera ishte pa
oksigjen, njė produkt i rrallė qė prodhohet nga bimėt dhe algat, qė atėherė
nuk ekzistonin. Atmosfera primitive pėrmbante nė fakt metan, anhidrit
karboni, anhidrid sulfuri, acid sulfhidrik dhe avuj uji nė sasi. Kėto
substanca na duken toksike, e megjithatė janė nė pjesėn mė tė madhe lėndė tė
para ideale pėr jetėn e mikrobeve. Pėr to, ajo botė ishte njė parajsė,
thotė Braiser.
Ndoshta nuk do tė zbulojmė asnjėherė gjurmėt e
jetės primitive tė konservuar nė dokumentimin fosil dhe qė ngjitet nė kohė
pėrtej mikrofosileve australianė. Siē shpjegon Braiser, pėrpara 3
miliardė e gjysmė viteve provat janė ekskluzivisht minerale apo kimike,
ndoshta sepse kėta shkėmbinj tė vjetėr janė shumė tė pėrkeqėsuar pėr tė
konservuar mbetjet e qelizave. Ēdo formė jete ėshtė qelizore. Pėr kėtė arsye
qelizat fosile janė njė bankė prove thelbėsore pėr fillimet e jetės.
Pėr tė rindėrtuar ngjarjet e ndodhura pėrpara
daljes sė qelizave tė para, disa shkencėtarė ndjekin madje njė rrugė tė
ndryshme: simulojnė evolucionin e mundshėm tė jetės duke krijuar pėrbėrėsit
e saj nė laborator. Ėshtė strategji e frymėzuar nga njė ide e viteve
njėzetė, sipas tė cilės organizmat e parė u shfaqėn nga njė pėrzierje
fillestare molekulash organike.
Njė test i rėndėsishėm pėr teorinė e pėrzierjes
fillestare u zhvillua nė 1952 nga kimistėt Stanley Miller dhe Harold Urey.
Ata kaluan nėpėr njė shkarkesė elektrike (rrufe e simuluar) njė pajisje prej
qelqi qė pėrmbante njė pėrzierje gazesh qė mendohej tė kenė qenė tė
pranishėm nė atmosferėn primitive tė Tokės, pra metan, amoniak, hidrogjen
dhe avuj uji. Uji qė u kondensua nė kėtė oqean artificial pėrmbante
aminoacide, tullat e proteinave, molekula tė domosdoshme pėr jetėn.
Shkencėtarėt qė studiojnė substancat kimike qė u
paraprinė qelizave tė para kėmbėngulin se jeta nuk u shfaq nė njė ngjarje tė
vetme. Origjina e jetės nuk ėshtė njė Big Bang, konfirmon
Philipp Holliger i laboratorit tė biologjisė molekulare nė MRC (Medical
Research Council) nė Cambridge. Nuk ėshtė njė shkėndijė hyjnore qė i
bėn gjėrat tė gjalla, se sa njė tranzicion. Ndoshta ishte njė zonė ngjyrė
gri ku materia merr nė mėnyrė progresive formėn e jetės, shton ai.
Atėherė, nėse pėr tė gatuar pararendėsit e jetės
nė njė pėrzierje fillestare kėrkon njė zjarr tė ngadaltė, cilėt ishin
pėrbėrėsit? Tė gjithė qeniet e gjalla pėrbėhen nga ADN, ARN, proteina dhe
lipide: katėr molekula shumė tė rėndėsishme pėr qelizat. Lipidet, pėr
shembull, pėrbėjnė membranėn, pengesėn qė ndan njė qelizė nga ambienti i
jashtėm dhe i lejon tė rregullojė reaksionet e brendshėm metabolikė. Por
nėse sot receta e jetės kėrkon pashmangshmėrisht kėta katėr ingredientė,
ndoshta gjėrat nuk kanė shkuar gjithmonė kėshtu.
Bota nė ARN
Ja paradoksi: nė qelizat aktuale proteinat janė
mbėshtetja strukturore dhe kryejnė funksionin e enzimave (katalizatorėt qė
mundėsojnė reaksionet kimikė), ndėrkohė qė gjenet e ADN kodifikojnė
informacionin pėr tė prodhuar proteina. Ėshtė dilema klasike e vezės dhe
pulės: kush ka lindur mė parė, ADN apo proteinat?
Asnjė nga tė dyja, duket se ėshtė pėrgjigja. U
ka paraprirė vėllai i madh i ADN, qė ėshtė ARN. Ndonėse tė dyja janė tė
formuara nga nukleotide (katėr gėrmat: qė formojnė sekuencat e ADN dhe
ARN), dy molekulat kanė personalitete tė ndryshėm. Ndėrkohė qė ARN ėshtė njė
molekulė reaktive e pėrbėrė nga njė zinxhir i vetėm nukleotidesh, struktura
karakteristike me helikė tė dyfishtė e ADN e bėn tė qėndrueshme nga
pikėpamja kimike dhe si rrjedhim njė molekulė mė tė besueshme pėr tė
arkivuar informacionin gjenetik. Ashtu si proteinat, zinxhiri i ARN mund tė
rivishet mė tej nė struktura tridimensionale qė vėnė nė kontakt molekulat,
duke favorizuar katalizėn e reaksioneve.
Prandaj ARN mund tė kryejė teorikisht funksionet
e ADN dhe proteinave: duke u sjellė si njė vektor informacioni, por edhe si
katalizator. Nėse reaksionet do tė pėrfshinin aftėsinė pėr tė bashkuar nė
zinxhir nukleotidet pėr tė krijuar njė kopje tė zinxhirit, molekula do tė
zotėronte edhe cilėsitė qė pėrcaktojnė jetėn, domethėnė aftėsinė pėr tu
rikrijuar dhe tė trashėguar informacionin. Me fjalė tė tjera, riprodhimin.
Shumė biologė besojnė se ARN ka qenė replikuesi
i parė dhe qė Toka nė fillimet e saj ka qenė njė botė nė ARN, dominuar
nga kėta pararendės tė jetės. Prova mė e mirė qė mbėshtet kėtė hipotezė
buron nga ribozomet, fabrikat e proteinave tė qelizės. Pothuajse tė gjithė
reaksionet qelizorė janė tė katalizuar nga proteinat, nė veshjen e tyre si
enzima. Megjithatė, enzima mė e rėndėsishme e robozomit ėshtė njė ribozim,
domethėnė njė enzimė e ndėrtuar nga ARN. Dhe duke qenė se pėrdoret nga tė
gjithė format e jetės, ribozomi ėshtė ndoshta njė trashėgimi e botės sė ARN.
Megjithatė, molekula vetėprodhuese e botės nė
ARN ka humbur nė natėn e kohėve. Mė e mira qė mund tė bėjmė ėshtė qė
tė ndėrtojmė nė laborator njė molekulė sozi, pėr tė studiuar cilėsitė e saj
dhe pėr tė kuptuar cfarė ka ndodhur katėr miliardė vite mė parė,
konfirmon Holliger. Vetėriprodhimi, i pėrmbledhur tek aftėsia
trashėguese, do tė pėrfaqėsonte tranzicionin nga bota e kimisė, tek ajo e
biologjisė, shton. Deri tani Holliger ka krijuar njė enzimė tė
pėrbėrė nga 200 gėrma tė ARN nė gjendje tė lexojnė dhe shkruajnė fragmente
tė shkurtėr tė ARN, duke pėrfshirė edhe sekuencėn e vet tė nukleotideve.
Objektivi ėshtė qė tė kopjohet nė kėtė enzimė nė ARN tė gjithė sekuencėn e
saj.
Gabimet nė kopjim, tė ashtuquajturit mutacione,
mund tė pėrmirėsojnė ARN, pra mund ta bėnin mė tė shpejtė dhe tė saktė nė
riprodhim. Dhe me njė burim tė kufizuar burimesh mjedisore, nė formėn e
tullave tė nukleotideve, ėshtė e mundur tė vėrehet njė evolucion pėr
pėrzgjedhjen natyrore. Do tė bėhej fjalė pėr njė pėrzgjedhje kimike tė
udhėhequr nga mbijetesa e katalizatorėve mė eficientė.

Qeliza e parė
Hapi tjetėr nė rindėrtimin e jetės ėshtė krijimi
i njė qelize. Membranat qelizore janė tė pėrbėra nga lipide, apo mė saktė
yndyrna: molekula me njė kokė hidrofile (tė afėrta me ujin) dhe njė bisht
lipofil (afėr me lipidet). Kėto molekula formojnė njė shtresė tė dyfishtė
lipidike, ku pjesėt lipofile tė molekulave vendosen pėrballė njėra-tjetrės
dhe formojnė njė mbushje vajore tė njė sanduici hidrofil.
Ashtu si ndodh me pikat e vajit nė ujė, grupet
kimikė pranė ujit bashkohen dhe vetėmblidhen nė mėnyrė spontane duke krijuar
njė fshikėz, njė sferė tė zhytur nė ujė dhe qė pėrmban ujė brenda
vetvetes. Nė se mė pas, nė brendėsi tė fluskės lipidike ka ARN, atėherė kemi
krijuar qelizėn primitive, njė protocelulė.
Studimi i sjelljes sė ARN tė futur nė kėto
protocelula na ka mundėsuar tė kuptojmė disa gjėra shumė interesante mbi
pararendėsit e jetės. Duke bashkėpunuar me njė pioner tė protocelulave si
Jack Szostak, biofizikania Irene Chen e Universitetit tė Harvardit, ka
zbuluar qė protocelulat e ARN rifryhen kur ARN riprodhohet.
Membranat janė kėshtu tė pėrshkueshme nga
molekula shumė tė vogla, si nukleotidet. Por pasi kėto molekula hyjnė, ato
renditen e vihen nė resht pėr tė krijuar zinxhirė tė gjatė ARN-je, shumė tė
mėdha pėr tė dalė sėrish. Dhe duke qenė se molekulat e ARN kanė njė ngarkesė
elektrike negative, tėrheqja elektrostatike thith nė qelizė ione tė vegjėl
tė ngarkuar pozitivisht. Nė atė pikė, uji ndjek ionet pėr osmozėn dhe qeliza
rifryhet.
Kemi zbuluar qė ARN pėrkthente rritjen e
vet drejtpėrdrejtė nė rritjen e tė gjithė qelizės. Nuk ėshtė e nevojshme tė
shtohen enzima apo molekula tė tjera nė sistem: ėshtė pasojė e thjeshtė e
cilėsive fizike dhe kimike, shpjegon Chen. Qelizat qė shfrytėzojnė
burimet pėr tu rritur mė shpejt do tė dilnin mė mirė se simotrat e tyre.
Ėshtė njė formė e parė e pėrzgjedhjes natyrore.
Megjithatė, disa shkencėtarė kanė dyshime se
riprodhimi i jetės nė laborator do tė na tregojė historinė e plotė tė
origjinės sė jetės. Edhe nėse sot do tė realizonim njė eksperiment
ku, duke nisur nga substancat kimike, do tė kishim nė sintezė njė jetė tė
re, ky nuk ėshtė demonstrim qė jeta ka lindur pikėrisht kėshtu. Do tė kishim
mė shumė njė rrėfim qė do e bėnte mė bindėse, thotė Bill Martin,
biolog evolucionist nė Universitetin e Dyseldorfit nė Gjermani.
Martin shton se teoria e jetės sė ardhur nga njė
pėrzierje fillestare tė mbushur me molekula organike e ka kaluar kohėn e
vet. Pėrzierja organike ėshtė njė teori qė vėrtitet prej 80 vitesh,
qė pėrpara se tė krijohej ideja se si qelizat marrin energji,
saktėson ai.
Opinionet e studiuesve bien ndesh sa i pėrket
ingredientėve tė pėrzierjes. Thuhet qė ēdo lloj substance do tė ishte
e mirė pėr tė mbushur pėrzierjen. Mungojnė provat qė njė pėrzierje e tillė
ka ekzistuar ndonjėherė, pohon Nick Lane, biokimist nė University
College nė Londėr.
Shkėmbim energjie
Ndėrkohė qė shumė pėrkrahės tė botės nė ARN
mendojnė qė ARN-ja ka lindur e para dhe ka zhvilluar aftėsinė pėr tė
konsumuar molekula organike qė ishin tashmė tė pranishme nė pėrzierje,
kolegė tė tjerė besojnė nė fakt qė qelizave u ėshtė dashur fillimisht tė
mėsojnė tė prodhojnė molekula organike si dhe tė gjenerojnė energji pėrmes
metabolizmit. Pėr mbrojtėsit e teorisė sė origjinės sė jetės metabolike,
si Lane dhe Martin, organizmat mund tė zhvilloheshin vetėm nėse mjedisi
pėrmbante njė sistem pėr tė gjeneruar energjinė e domosdoshme pėr tė
drejtuar reaksionet kimikė tė metabolizmit.
Nė tė gjithė qelizat aktuale qė pėrmbajnė njė
bėrthamė dhe pėrdorin oksigjenin, energjia prodhohet prej mitokondrive. Kėto
struktura centrale tė vėrtetė energjetikė tė qelizės prodhojnė energji
nėpėrmjet lėvizjes sė atomeve tė ngarkuar elektrikisht (ioneve) pėrmes
membranės, tė cilėt krijojnė njė gradient elektrokimik mes pjesės sė
brendshme dhe tė jashtme tė membranės.
Imagjinoni njė digė hidroelektrike: presioni i
krijuar nga presioni i mė shumė uji nga njėra anė krijon energji, duke qenė
se uji rrjedh pėrmes njė turbine. Diēka e ngjashme ndodh tek mitokondritet.
Vetėm se kėtu, nė vend tė ujit janė protonet (ionet e hidrogjenit), tė cilėt
rrjedhin pėrgjatė njė gradienti me pėrqėndrim nė brendėsi tė njė
mitokondriti. Protonet pėrshkojnė njė turbinė molekulare, ATP, dhe
gjenerojnė kėshtu energji.
Ndėrkohė ATP pėrdor energjinė e ēliruar nga
fluksi i protoneve pėr tė prodhuar molekula tė ATP, monedha e kėmbimit tė
energjisė sė qelizės, e shpenzuar nė reaksionet kimikė tė domosdoshėm pėr
jetėn. Njė person i rritur prodhon ēdo ditė ekuivalentin e peshės sė tij nė
ATP, duke ricikluar ēdo molekulė mė shumė se njė mijė herė.
Dhe sipas shkencėtarėve qė mbėshtesin teorinė
metabolike, janė gradientėt e protoneve qė kanė gjeneruar energjinė e
nevojshme pėr tė ushqyer format e para tė jetės. Megjithatė, ngrihet pyetja
se ēfarė i ka prodhuar kėta gradientė pėrpara oksigjenit, membranės dhe ATP.
Pėr tiu pėrgjigjur pyetjes se si ka nisur jeta duke nisur nga energjia,
ėshtė e nevojshme edhe tė dijmė se ku ekzistojnė tashmė gradientėt.
Djepi i jetės
Jeta ka nisur nė stere apo nė oqeane? Nė vitin
1871 Darvin uronte qė ndoshta kish nisur nė njė pellg tė vogėl tė ngrohtė
dhe debati ėshtė ende i hapur. Nė shkurtin qė kaloi, fizikani Armen
Mulkidjanian ka hedhur hipotezėn qė, nė bazė tė pėrbėrjes ionike tė qelizave
aktuale, jeta do tė evoluonte pranė pellgjeve gjeotermikė nė Kamchatka
(pranė Siberisė), pellgje tė ngjashėm me atė tė Parkut Kombėtar tė Gurit tė
Verdhė nė SHBA. Teza ėshtė shumė e diskutueshme.
Nė fakt, kritikėt nėnvizojnė se nė Tokėn
primitive stereja ishte ende e rrallė (duke reduktuar kėshtu hapėsirėn
potenciale pėr formimin e jetės) dhe qė shiu do tė kishte shpėlarė apo
pėrmbytur pėrmbajtjen e pellgjeve. Teori tė tjera parashikojnė sasi tė mėdha
guri dhe shtufe dhe vullkane balte nė thellėsitė, qė sot janė nė qiell tė
hapur nė Groenlandė.
Njė tjetėr mundėsi ėshtė oqeani, duke qenė se
thellėsitė do tė kishin mbrojtur jetėn primitive nga efektet e dėmshėm tė
rrezeve ultraviollcė (UV). Deri pak kohė mė parė, teoria rivale mė e
besueshme ishin burimet hidrotermikė tė formuar nė shtratin e oqeanėve, qė
nxirrnin ujė tė nxehtė. Por kėta burime kanė njė jetė relativisht tė
shkurtėr, janė hsumė tė nxehtė pėr jetėn (400 gradė celcius) dhe shumė
acidė.
Kandidati kryesor si djep i jetės janė burimet
hidrotermikė alkalinė, si ata tė Lost City, njė rajon me kulla guri pėrgjatė
njė pjese vullkanike nė oqeanin Atlantik. Mineralet e burimeve alkalinė
sedimentohen duke krijuar depozita dhe mund tė rriten dhe tė formojnė
struktura tė mėdha tė bardha tė ngjashme me oxhaqet. Kėta burime
hidrotermikė i bėn tė veēantė uji i nxehtė qė del nė temperatura mė tė ulėta
se 100 gradė celcius i ftohtė sa duhet pėr jetėn dhe fakti qė durojnė
100 mijė vite, njė kohė e mjaftueshme pėr ti lejuar jetės tė nisė. Por
aspekti mė i rėndėsishėm ėshtė qė brendia alkaline e depozitave hidrotermike
konservon njė gradient protonik natyror qė jeta primitive do ta shfrytėzonte
pėr tė gjeneruar energji. Njė depozitė hidrotermale mund tė konsiderohet
njė mjet pėr tė kapur energji dhe materiale, si njė fabrikė qė monton pjesėt
nė vend, nė vend qė tė zhyten nė njė pėrzierje shumė tė holluar, shpjegon
Michael Russell, njė prej mbėshtetėsve tė teorisė sė origjinės sė jetės nė
burimet alkaline dhe gjeokimike e qė punon nė Jet Propulsion Lab nė NASA.
Gradienti i protoneve udhėhiqet nga ndryshimi i
aciditetit mes ujit tė detit dhe brendėsisė sė burimeve. Brendia e tyre
ėshtė alkaline, ndryshe nga uji i kripur i oqeaneve primitivė qė ndoshta
ishte pak acid. Njė proces gjeologjik nė koren e Tokės transferon njė fluks
konstant hidrogjeni, nėn formėn e ioneve protonikė, drejt burimit. Kėshtu
ruhet gradienti dhe protonet rrjedhin drejt rajonit me pėrqėndrim mė tė
ulėt, uji i detit acid.
Hidrogjeni dhe mineralet shtyhen pėrmes njė
rrjeti poresh nė depozitėn hidrotermike nga rryma, njė fenomen qė pėrqėndron
molekulat nė njė vend tė njėjtė. Nė kėto mikrodhomėza jeta mund tė ketė
lindur.
Fillohet duke krijuar ngjarje tė caktuara
kimike. Ėshtė fakt qė nė fillim duhen dhomėza qė pėrmbajnė frutin e punės
kimike, shpjegon Russell.
Burim energjie
Muret e depozitės nuk kanė ATP, qė kap energjinė
e ēliruar nga fluksi i protoneve. Ndėrsa nė oqeanet primitivė, muret duhet
tė kenė qenė formuar nga sulfur hekuri, duke krijuar njė sipėrfaqe
katalitike pėr shkėmbimin e elektroneve mes molekulave. Kjo ka lejuar
hidrogjenin e burimeve termikė qė tė reagojnė me CO2, tė tretur nė ujė, duke
prodhuar molekula organike: me fjalė tė tjera, fillimet e metabolizmit.
Jam dakord me botėn nė ARN, por ėshtė dicka qė vjen mė vonė,
saktėson Russell.
Sipas skenarit metabolik, fluska lipidesh do
tė formoheshin mė pas brenda poreve tė njė depozite hidrotermike duke
mbyllur molekula ARN-je. Poret janė pothuajse dhjetė herė mė tė mėdha se sa
njė mikrob tipik, njė hapėsirė e mjaftueshme pėr tė formuar qelizat e para.
Edhe mė vonė, ADN do tė zhvillohej nga ARN dhe proteinat e demonstruara
enzima mė tė mira se sa ARN. Proteinat do tė zhvilloheshin mė vonė pėr tė
pompuar nė mėnyrė aktive ionet pėrmes membranės duke lejuar qelizat qė tė
konservonin gradientin e tyre pėr tė gjeneruar energji dhe braktisur kufijtė
e poreve.
Nė kėndvėshtrimin tim qeliza e gjallė
ėshtė autonome dhe njė entitet qė riprodhohet dhe merr energji nga mjedisi
duke pėrdorur reaksione kimikė tė specifikuar nga gjenet e vet,
thotė Bill Martin. Po ēfarė pamje kishin qelizat e para? Nuk kemi provat nga
bota nė ARN, sepse jeta primitive bazuar nė ARN do tė ishte eleminuar nga
historia. Por nėse ka ndodhur mė parė metabolizmi, atėherė shkencėtarėt mund
tė nxjerrin ide nga ēdo lloj procesi antik metabolik qė pėrdoret ende pėr
sintetizimin e molekulave organike. Martin kėmbėngul qė, nėse proceset
kimikė themelorė ishin nė veprim 4 miliardė vite mė parė, nuk ka arsye pėrse
mund tė kenė ndryshuar. Jeta primitive ishte shumė e ngjashme me
mikrobet qė mund tė vėrejmė edhe sot. Tipi mė primitiv i
metabolizmit, shpjegon Martin, ėshtė ai i pėrdorur nga mikrobet e thjeshtė:
metanogjenėt, qė prodhojnė metan; dhe acetogjenėt, qė prodhojnė acid acetik.
Kėshtu, organizmat mė tė lashtė mund tu kenė ngjarė kėtyre tė fundit.
Shkencėtarėt bien dakord se jeta ka njė origjinė
tė vetme sepse kodi gjenetik ėshtė i pėrbashkėt pėr tė gjithė organizmat.
Por sekuenca e hapave evolues drejt qelizės sė parė do tė mbetet gjithmonė e
diskutueshme. Siē shpjegon Martin, nė biologjinė evolucioniste ėshtė
gjithmonė njė problem i ngritjes sė urave pėr tė bashkuar hendeqet. Hendeku
mes nesh dhe shimpanzesė ėshtė minimal. Dhe mund tė gjejmė edhe ecjen sė
prapthi: tek peshqit, tek sfungjerėt, tek kafshėt mė tė thjeshta. Por
tranzicioni qė tė ēon nga anhidriti karbonik, uji dhe shkėmbinjtė nė Tokėn
primitive drejt qenieve tė gjalla ėshtė shumė i ndėrlikuar. Dimė qė ndodh.
Por pyetja nuk ėshtė nėse. Pyetja ėshtė si.
|