Njė ndėr krijimtaritė mė tė
lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku
bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor... shprehen
pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin
mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e
artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė,
edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė jetės.
Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė
hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė
shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha
sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si
njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė
zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi,
Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli,
Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė
pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit
tė tij...
Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur,
ADEM ZAPLLUZHA,
qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė
gjerė, do tua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me
kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė
shqiptare.
(www.sa-kra.ch)

Pėrgatiti:
Adem ZAPLLUZHA
ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE
ODISE
PLAKU
Hyrje
U lind nė Fier mė 22 02 1969
Master nė Shkencat Politike, International
University of Struga me temė Marrėdhėniet Shqipėri - Kinė, ulje - ngritjet
e tyre.
-1983-1987 Shkolla e Mesme Pedagogjike Pandeli
Sotiri, Gjirokastėr.
-1990 - Universiteti Luigj Gurakuqi, Fakulteti
i Mėsuesisė, Shkodėr.
-2009 - Kursi Pasuniversitar pėr Marrėdhėnie
Ndėrkombėtare dhe Diplomaci, Tiranė nė Akademinė e Diplomacisė Shqiptare.
-2013 - Universiteti Bujqėsor i Kamzės,
Fakulteti Financė-Kontabilitet me temė Banka e Shqipėrisė, realiteti dhe
problemet rreth saj.
Eksperiencat e punės:
-2014-Shef i sektorit te botimeve parlamentare
nė Kuvendin e Shqipėrisė
-2010-2013 - Kėshilltar, Ministria e Punėve tė
Jashtme.
-2009-2010 - Drejtor i Teknologjisė sė
Informacionit dhe Komunikimit nė Ministrinė e Ekonomisė, Tregtisė dhe
Energjetikės.
-2004-2005 - Kėshilltar nė Ministrinė e Rendit
Publik.
-2006-2007 - Drejtor i Burimeve Njerėzore pranė
Kompanisė Filmike Audiovizuale AA Tiranė.
-2005- 2006 - Drejtor i departamentit tė
informacionit nė Telenorba Shqiptare.
-1999-2004 - Drejtor i TV Kombit Fier.
-2007-2008 - drejtues emisioni nė A1 TV.
-1990-1999 - mėsues gjuhė-letėrsie.
Vepra skenike:
Klithma e njė nėne tė marrė, monodramė, me
aktoren Hajrie Rondo, 2006
Moonlight, film, skenarist, 2007
Velloja e bardhė, monodramė, me aktoren Zamira
Kita, 2008
Ylli i mėngjesit, teatri Migjeni, Shkodėr,
2009
Tė rendėsh i lirė, dramė pėr fėmijė, 2009
Flakėt e shpirtit, teatri Aleksandėr Moisiu,
Durrės, 2010
Fėmijėt e ndrojtur, komedi, qendra rinore
Po, Tiranė, 2014
Amaneti, monodramė, teatri Petro Marko,
Vlorė, 2015
Vėllime letrare:
Lotin nuk e fal, vėllim me tregime pėr tė
rritur, 1995
Qullaci, novelė-pėrrallė pėr fėmijė, 1999
...dhe gjethet bien
, vėllim me poezi pėr tė
rritur, 2005
Kthimi i Samantės, vėllim me tregime e novela,
2005
Kur qeshen ėndėrrbukurat, novelė pėr fėmijė,
2009
Zhguni i Gjinkallėdredhakut, novelė pėr
fėmijė, 2011
Breshka e Krislit, novelė pėr fėmijė, 2015
Udhėkryq, novela, 2015
Ēmime letrare:
Dyluftim nėn hėnėn mashtruese, tregim, ēmimi i
parė nė konkursin e tregimit organizuar nga revista Obelisk, 23 janar
2010.
Ēmimi Xhemil Doda, nga Shoqata pėr Kulturė dhe
Art Fidan, Prizren, 17 shkurt 2015.
UNĖ VĖRTET TĖ DUA, KOSOVĖ
Ēfarė mė bėn tė vij drejt teje?
Mė tėrheq si vajza drejt burimit tė fshehtė nė korije,
pi dhe nuk nginjem, nė buzėt e mia nektar rrjedh,
fle dhe zgjohem mė djalė se dikur,
bukėn tėnde nė duar mbaj dhe pėrtyp ngadalė.
Pse tė dua?
Pse mė mban nė rrjetėn tėnde tė dashurisė
sikur linda tek ti?
Qarjen dhe qeshjen time si askush tjetėr ma ke zbuluar,
mė trego magjinė qė mė bėri tė ēmendem pėr ty.
Mė fton nė tė tjera udhėtime, nė tė tjera vise,
dėshirėn ma ke lexuar dhe luan me mua tani,
nė stinėt e mia ftesa mė dėrgon dhe harron qė jetoj,
mė pret e mė pėrcjellė dhe luan me dashurinė time
dhe unė vėrtet tė dua, Kosovė,
pjesė e zemrės sime.
NJĖ NATĖ NĖ PRIZREN
U deha siē doja vetė nė kėtė natėn time tė paqtė,
harrova me vetėdije ēfarė kisha lėnė nė Tiranė,
zambaku i Prizrenit sot veē nė kėngė kishte mbetur,
nė trokitje gotash ēelte njė i ri nė natėn e acartė.
Kėmbėt nuk rrėshqitėn kalldrėmit tė akullt,
mė mbante pėr dore Prizreni me dashuri,
tė dy sė bashku ecnim nė njė tjetėr natė,
nė rrugė bisedonim, dhe pse tė dehur tapė.
Mesnata bėnte orė qė kishte shkuar nė shtrat,
unė ende thithja ajrin dhe dehja ikte pak nga pak.
Te kroi ndala, sytė lava dhe freskinė i rrėmbeva,
kalaja vėshtronte, si nėnė pėllėmbėn ma shtrinte.
Isha bėrė djalė rruge, me cigare dhe rakinė tė shtėnė nė
gjak,
mėngjesin i pari doja tu uroja njerėzve nė ēdo rrugė e sokak:
Mirėmėngjesi, miqtė e mi, qė bujarinė shtruat nė tuajin konak!
Ah, Prizren i Lidhjes, qė miqėsitė gdhend ngadalė dhe me merak!
KY DITA TĖ JEM
Nuk dua tė ma pėshtyni gurin e varrit
kur nė kėtė jetė tė mos jem mė i gjallė.
Rrezet e diellit i rrėmbej dhe me shpirt
pėr miqtė e mi i bėj pėrherė dhuratė.
Nėse kėmbėt njė ditė ju sjellin te varri im,
mė shani sa toka tė tundet vendit,
e kur rrugėn ngadalė nė kthim tė merrni,
mos harroni me mua njė cigare tė ndizni.
Nuk dua tė ma pėshtyni gurin e varrit,
se shpirtin qė lė pas do tė mė vrisni.
Ju kam dashur gjithmonė si dija, pa hile,
i keq a i mirė, ky dita tė jem unė pėr ju.
KUR DITA PUTHET ME NATĖN
Tė vodha puthjen kur dita shkrihej me natėn,
si mėndafsh duarve tė mia rrėshqisje ngadalė,
mė ikje dhe pėrsėri vije e dehur nė gjoksin tim,
buzėt si tentakula tė miat kapnin nė kurth.
Nuk dija nė ishim njė apo dy nė kėtė botė,
mė kot kėrkoja tė gjeja nė shtratin e ngrohtė
nė ishe det lozonjar apo oqean rėnkimplotė,
herė skllav i ēastit tėnd e herė mė bėje mbret.
Tė vodha puthjen kur dita shkrihej me natėn,
humbėm tė dy,
ku isha, unė se dija, as ku ishe ti,
vullkane shfrynin mbi ne e dot nuk na digjnin,
akullnajat shkriheshin si vesė nė trupat e zjarrtė.
Tė kėrkova kur nata u nda pėrsėri me ditėn,
ende i mbėrthyer nė prangat e tua lėngoja,
pėrrenjtė rridhnin rrėpirave tė brinjėve tė mia,
kėrkonin pėrsėri shtratin e lumit tė dashurisė.
MOS MĖ LĖR
Mos mė lėr tė dehem me gotat e pafund tė dhimbjes,
mos mė lėr.
Mos mė lėr natėn tė dridhem me supet ngrirė nga vetmia,
mos mė lėr.
Mos mė lėr pa zjarr tė ndezur nė dhomėn tonė hyjnore,
mos mė lėr.
Mos mė lėr tė endem rrugės sė egėr tė trishtimit tim,
mos mė lėr.
Mos lėr murit tė akullt tė mbėshtetem nė jetėn time,
mos mė lėr.
Mos mė lėr pa diellin nė mėngjes dhe hėnėn nė mbrėmje,
mos mė lėr.
Mos mė lėr pa dorėn tėnde, qė drithėrimė shtatit mė zgjon,
mos mė lėr.
Mos mė lėr pa puthjen e mėngjesit, qė ditėn time firmos,
mos mė lėr.
Mos mė lėr pa rrezen e syve tė tu, qė mė presin dhe pėrcjellin,
mos mė lėr.
Mos mė lėr pa derė ėndrrash dashurie tė ēelur pėrgjithmonė,
mos mė lėr.
Zemra ka filluar tė ēmendet sėrish pėr ty,
ndaj mos mė lėr,
mos ma lėr oqeanin e pasionit tė shterur.
Se ti je dita qė shpirtin ma zbardhon,
se ti je toka ku zemrėn mbėshtes,
se ti je ylli qė natėn ma ndriēon
se ti je buza qė etjen ma shteron,
se ti je fryma qė mė bėn tė fluturoj.
Mos mė lėr,
mos mė lėr, se pa ty nuk jetoj.
MĖ THUAJ ZOTI IM
Mė thuaj kur qetėsia e shpirtit tėnd do tė vijė
pa lot gjaku nė sytė e botės sė djegur prej urrejtjes,
dita e shenjtė kur do tė shėnohet nė qiellin tėnd?
Mė thuaj kur dora jote qetėsinė do tė firmosė
qė fėmijėt tė mos notojnė me vdekjen bregut tė detit,
zemrat tė mos fluturojnė nė ajrin e ndotur prej barotit?
Mė thuaj kur lulet nuk do tė tremben mė tė lulėzojnė
mbi varre destinacioni i tyre mos qoftė ditė pėr ditė,
gratė kur sdo tė trembem pse mbetėn shtatzėna?
Zoti im, mė thuaj kur nė kopshtin idilik do tė jetojmė,
tė gjithė me dorėn e paqes kapur te njeri-tjetri pa frikė,
kur do tė trokasė ajo ditė nė jetėn tonė, ma trego, zoti im.
|