Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 7 - NOĒE

Shkruan: Pėrparim HYSI

      

NOĒE

Tregim
 

Mė priu pėrpara dhe ulėriti: - Ju kam sjell njė mik! Sa tha kėshtu, tregoi: - Ėshtė djali i vogėl i simembese, RAZIES dhe mėson pėr "zabit". Sakaq drejt meje u derdh hallo DAKJA (gruaja e dajkos), e cila mė puthi nė tė dy faqet dhe, kur mė lėshoi, tha: -Kjo ėshtė NOĒJA, ēupa jonė. Ke ardhur me kėmbė tė mbarė se nė fund tė javės do e martojmė.

 
 

Ndodhi qė mesviteve '50-tė tė shekullit qė iku, unė shkova pėr pushimet verore nė fshatin KODRAS qė ndodhet nė malėsinė juglindore tė vendit. Vet qeshė "Skėnderbegas" dhe, sado qė kisha kaluar nė atė quhej "Shkolla e Bashkuar", stampėn e skėnderbegasit e kisha qė nė veshje. Laj-thaj vetėm me atė uniformė, se nė shtėpi, po tė guxonte tė hynte njė mi, me siguri do thyente kokėn. Qe njė barakė prej purpuliti dhe lart e mbuluar me ca llamarina tė vjetra dhe aq. Nė shtėpi rronte imeėmė, e mplakur, ca nga hallet e ca nga mosha, dhe, nėse flitet pėr shtroje njė qilim i vjetėr (mė i vjetėr nga imeėmė), dy karrige tė vjetra dhe, veē tyre, njė raft librash, sajuar nga unė. Im vėlla qe ushtar dhe unė "Skėnderbegas". Imeėmė as punonte kund dhe nuk kishte as pension. Rronte me ndihmat e dy motrave tė mia tė martuara apo me ndihmėn e miqve tanė qė banonin nė fshat.


*    *    *

 

Ne vet qemė tė ardhur nė kėtė qytet. Kėtu vdiq dhe imatė dhe, ngaqė mbetėm pa asnjė ndihmė, mua mė dėrguan nė Shkollėn Ushtarake "Skėnderbe". Vėllai i madh punonte traktorist dhe, nė kėtė kohė qė po flas, e kishin marrė ushtar nė njė repart tankesh. Unė dhe pushimet e verės i bėja nė kampe ku na dėrgonte shkolla dhe, nga kjo anė, imeėmė nuk e kishte merakun se mė mungonte gjė. Nuk e di pse kisha ardhur nė shtėpi, me leje sigurisht, kur tek ne trokiti njė mik.

E hapa unė derėn dhe pashė njė burrė, veshur me rroba shajaku tė zi dhe nė kokė njė kapele si andej nga anėt tona. Hė, desh harrova: imatė ka qenė nga fshatrat e Pėrmetit. Burri hyri duke qeshur dhe e zbrazi: - Ja tek erdha, moj Razie! Pse  ē'kujtoje ti, se, ngaqė ke ardhur nė kasaba, nuk do tė gjeja dot. Pa mbaruar mirė sė zbrazuri pushkėn, i ardhuri, u rrėfye ime ėmė dhe qė tė dy, u shkrinė sė pėrqafuari.

- Po ku e theu kėmbėn shejtani qė tė solli deri kėtu? - pyeti e mallėngjyer imeėmė.
Moj, - foli i porsaardhuri, - dhe nė bri tė buallit, po tė ishe futur, do tė gjeja. Unė, tek ndiqja kėtė "shkėmbim zjarri" mes njėri-tjetrit, mbeta si i habitur.

- Pa hajde kėtu, - foli ime ėmė, - ky ėshtė NOKJA, im kushėri, qė ėshtė  si dajo. Pa m'ia hidh duarėt nė qafė, se, tani pėr tani, nuk do gjesh kund duar mė tė ngrohta se tė kėtij, Dajkos.

            Dhe unė e pėrqafova dajon qė vazhdoi  tė tregonte.

Mė ra rruga kėtej dhe thashė: - Do ta gjej se nuk bėn timembesė, Razien! Dhe e gjeta. Nokja apo dajua im, u lemeris me ē'i pa syri pėr rreth dhe jo vetėm nuk ndenji, por, kur po ngrihej tė ikte, hapi kutinė e duhanit dhe se  ē'i zgjati nėnės sime, Nėna, nė fillim nguroi, por pastaj e mori. E puthi NOKEN nė dy faqe dhe, kur po bėhej gati tė pėrcillej dhe me mua, tha: -Nė behar ma dėrgo kėtė nipēen andej nga ne. U pėrqafua dhe me mua dhe, mė pėrpara iku, se erdhi.

Nėna mė tregoi se NOKJA ėshtė kushėri i largėt me nėnėn time, por nga anėt tona, je nip apo mbesė shkon tek gjithė fisi.

Erdhi qershori dhe me porosi tė nėnės do shkoja kėtė verė andej nga dajua. Mė tha nėna: -"Sata" tė ēon m’u nė mes qytetit. Sa tė zbresėsh, do pyesėsh: - Nga bie rruga pėr nė Kodras?

Ėshtė e vėrtetė qė do i ngjitesh njė tė pėrpjete tė vėshtirė, po ti kot nuk je nė shkollė pėr "zabit". Mos iu ndaj tė pėrpjetės dhe mos kthe as djathtas dhe as majtas, por vazhdo rrugėn. Kur sos e pėrpjeta, shfaqet dhe Kodrasi. Ėshtė fshat i vogėl dhe dėgjo nėnėn tėnde: tė gjithė atje janė tė njė gjaku. Sado qė janė shtuar, por "ilaka" (martesa) me njėri-tjetrin nuk bėjnė. Ja, ti do shkosh tek NOKJA qė me nėnėn time ėshtė apo nuk ėshtė kushėri i katėrt, por ai mė thėrret mbesė dhe unė dajo. Me kėtė porosi tė nėnės nė mendje dhe, tek ngjitesha tė pėrpjetės, pashė nė dy anėt e rrugės fshatra buzė shkėmbinjsh dhe prisja tė shfaqej Kodrasi. Pashė shtėpitė e para me pullaze me pllaka guri dhe ēdo shtėpi, rreth e qark, kish nga njė mur me gur. Tė dukej sikur tėrė fshati qe i gurtė. Secili nga muret kish nga njė portė dy kanateshe qė hapej e mbyllej siē ta kėrkonte koha.

Tek po shkelja nė rrugėn tė shtruar me gurė tė mėdhenj e tė rrafshėt, u mata tė pyesja pėr shtėpinė e NOKES.

Kur zbritur nga qielli dhe rėnė nė tokė pėr kėtė ēast, befas u shfaq dajo NOKJA qė, sa mė pa, sokėliti sa ta dėgjonte tėrė lagja: - Erdhi nipi veshur me rroba zabiti!!! Me "rroba zabiti" ishte fjala pėr uniformėn time ushtarake. Se laj-thaj ato kisha dhe uniforma e verės, pėr tė thėnė tė drejtėn, ishte e bukur. Bėrtiti, dajo NOKJA, po u shkulėn gjithė lagja pėr tė mė parė mua. nipin qė isha veshur me rroba zabiti. Fėmijėt qenė ata qė mė rrethuan dhe nuk ngopeshin sė pari. M'u kujtuan ca vargje nga Majakovski qė shkruante: "Po tė vendosej nė muzeum njė bolshevik/ aty do vėrtiteshin kuriozėt". Unė qeshė "bolsheviku i vėnė nė muze" dhe tė gjithė mė vėshtronin mua. Ndonjė fėmijė qė qe mė i guximshėm, mė zuri nga xhaketa pėr tė provuar nė isha i vėrtetė apo qiellor. Kuriozėt i pėrzuri Dajo NOKIA: -Epo mjaft, se ky "zabiti" kėtu do tė jetė kėtė behar. Mė priu pėrpara dhe ulėriti: - Ju kam sjell njė mik! Sa tha kėshtu, tregoi: - Ėshtė djali i vogėl i simembese, RAZIES dhe mėson pėr "zabit". Sakaq drejt meje u derdh hallo DAKJA (gruaja e dajkos), e cila mė puthi nė tė dy faqet dhe, kur mė lėshoi, tha: -Kjo ėshtė NOĒJA, ēupa jonė. Ke ardhur me kėmbė tė mbarė se nė fund tė javės do e martojmė.

NOĒJA, siē e pashė kalimthi, qe si njė hėnė pesėmbėdhjetēe dhe, njėlloj si e ėma dhe ajo mė puthi nė tė dy faqet. Sado i emocionuar nga kjo pritje kaq tė pėrzemėrt, shikoja nga NOĒJA qė gati lėshonte zjarr nga faqet e kuqe. Sado qė ishim kushėrinj, parė sė pari dhe, sidomos, ajo qė tha hallo DAKJA: -Do ta martojmė kėtė fund javė, nuk qe pak. Kjo "njohje" mes nesh, zgjati pak, dhe dajo NOKJA tha: - Shtrojani drekėn nipit dhe, pastaj, ti, NOĒE, - i tha sė bijės, i shtro tė ēlodhet nė odėn e miqve. Urdhri i dajkos mė qe si ajo boria e kushtrimit nė shkollė dhe, sakaq, u zbatua. Si hėngra, NOĒIA, mė priu pėrpara dhe, si ngjitėm njė palė shkallė tė drunjta, hymė nė odėn e pritjes. Kur i hodha njė sy, u befasova me ato nimat rreth e qark, me njė qilim  tė trashė mbi dyshemenė prej dėrrase dhe, nė tė dy anėt e oxhakut, nga njė poste me lesh deleje tė bardhė. Tavani i odės sė pritjes me dėrrasa dyllė tė kafta dhe nė, mes tė tavanit, ornamente  gdhėndur nė dru nga njė dorėmjeshtėri. -Hiqi ēorapet, - tha NOĒJA qė tė rrish rehat. Pasi shtroi ēarēafėt e bardhė qė bėn "kėrr", si pėr tė treguar se ishin pėr miq tė sajdisur, NOĒJA foli: - Mos u mėrzit, sa tė sjell legenin pėr tė larė kėmbėt. Tha kėshtu dhe si flutur fluturoi poshtė dhe, sa hap e mbyll sytė, e vendosi legenin mu tek kėmbėt e mia. Pėrvishi deri lart dhe u ul me duart nė legen.

-NOĒE, - i thashė. Kėmbėt i laj vet, se unė jam ushtarak dhe kaq vjet qė kėtė punė e bėj vet. Ore, ushtarak, sikur shpotiti NOĒJA: -Ke ardhur tek dajkoja dhe je nėn urdhrat e tij. Dhe, ndėrsa NOĒJA, u mat tė mė lante kėmbėt, unė ia kapa dorėn si pak me politesė, po, pėr dreq, dora ime sikur mori zjarr. NOĒJA mė shikonte nė sy. Befas, njė uragan paniku sikur mė pushtoi dhe sikur m'u mjegulluan sytė. Tek shtrėngoja dorėn e NOĒES, mė dukej se ajo qe si njė zog i trembur.

Mė zuri njė si lemerisje qė ndodh nė moshėn time dhe NOĒJA, mend u fut nė gjoksin tim. U mbusha me frymė dhe tani NOĒJA qe si njė fllad freskie qė  bashkė me frymėn time, hyri nė mushkėri dhe mushkėritė m'u bėn si balonė. Si unė, po dhe NOĒJA nuk qemė as nė qiell dhe as nė tokė. Mori legenin dhe zbriti shkallėt me njė frymė.

Sado qė isha i lodhur, tek u shtriva nė shtrat, jo vetėm gjumi nuk mė zuri, por dhe mendja u bė firi-fiu. Nga NOĒJA dhe pas NOĒES qė do martohej kėtė fund javė.


 

Darkėn e hėngrėm nė kuzhinė dhe dajko NOKJA i tha NOĒES: - Kur tė shtrosh jatakėt pėr kėtė, "zabitin", ndizi atė llambėn e madhe qė kemi pėr miqtė. Ky nuk ėshtė mik, por xheku rri mbi libra dhe do dritė  tė madhe. Pastaj, ky e fal vet llambėn. DAJKOJA: -NOĒE dhe ajo lepe!

NOĒJA qe ushtare e kaluar ushtares. Kur po hyja nė odėn e pritjes, NOĒJA e ndezi llambėn e madhe dhe pashė se si i llamburiti fytyra. Vendosi llambėn mbi buhari dhe, kur u lirua, u kthye nga unė. Rrofsh, moj NOĒE, dhe tė trashėgohesh atje ku do shkosh!

- Mos ma zėrė nė gojė, -tha dhe zbriti shkallėt sikur tė kishte bėrė njė turp. Unė u befasova dhe m'u duk sikur  po flija mbi jatakė tė shtruar me gjemba. Nuk vura gjumė nė sy. Siē duket, NOĒEN po e martonin me mblesi. Fatkeqja NOĒE! Ajo, sikur tė kish nė atė kohė njė sfilatė bukurie, pa dyshim qė do ish shpallur MISS. Kish njė bukuri sa virgjine, aq dhe hyjnore. Me flokėt e zesė korb, me fytyrė bardhė dėborė, me faqet  shegė, pa mballoma marifetesh, kish me vete atė erėn e trėndelinės qė tė kėnaqte. Buzėt tė kuqe dhe, kur fliste, dukej sikur kish bėrė faj. Ishte si ishte, fati i saj qe pėrcaktuar nga Dajkua im, NOKIA qė kish zgjedhur pėr dhėndėr njė blegtor tė rėndomtė, por nga derė e madhe. E shkreta, NOĒE! Dukej sikur nuk priste ditėn e dasmės, por mend rėnkonte kur kalonte nėpėr shtėpi.

-Dėgjo, - tha nė darkė Dajo NOKIA, - unė dhe kjo (e kish fjalėn pėr tė shoqen) nesėr do zbresim nė qyet pėr ca halle tė dasmės. Timnip e ke nė ngarkim. Portėn do ta zėmė me kyē nga jashtė qė mos u bezdis njeri dhe ti, NOĒE, e di vet seē'i bėn pėr sabah apo pėr drekė. Shiko, -shtoi pak si me shpoti, - ėshtė qytetas ky "zabiti" dhe fle si shelegėt. Mos ia prish gjumin!

Kėshtu u ndamė me dajkon dhe hallo Daken dhe pa bėrė mirė, natėn e mirė, pashė qė llamba e madhe nė odėn e miqėve, u ndez. Ngjita shkallėt dhe mu tek dera. mė priti NOĒJA! Gjumė tė ėmbėl, - mė tha. Tėrhoqi derėn dhe iku. Unė, pothuaj, nuk fjeta. Me NOĒEN dhe lloj-lloj shtėllungash tirrja nė furkėn time hamendėsimeve. Nė fshat mėngjesin e paralajmėrojnė gjelat. Kur kėndoi gjeli, dėgjova qė u hap porta dhe, pas pak, dėgjova qė u mbyll. Tani nė shtėpi jemi vetėm unė dhe NOĒIA. Po ajo, do jetė zgjuar?

Dola qė tė shihja pėr NOĒEN dhe ajo, sa mė pa, vrapoi dhe mė pruri njė peshqir tė ri pranė musllukut ku do laja  fytyrėn. Sa tė lahesh ti, -tha NOĒJA, - unė bėj gati mėngjesin. U lava dhe, kur vajta nė kuzhinė, NOĒJA kish bėrė dy vezė tė skuqura me gjalpė, njė fshere djathė tė freskėt dhe njė filxhan ēaji me qumėsht. I kollofiat me oreks ato qė mė kish nxjerrė NOĒIA dhe, kur e shihja si njė bukuri tė pikėlluar, nuk durova dhe i hapa "tefterėt" me NOĒEN. Dale, - tha NOĒIA! Sa tė ngre tavolinėn dhe do vij atje tek oda e miqve. Unė u ngjita atje dhe nė pritje tė NOĒES po lexoja njė roman qė kisha marrė me vete. Sa po gjeja fletėn e romanit, mbėrriti NOĒJA .-Ēfarė po lexon? - mė pyeti. Njė roman. Pa prit ta shoh? Ia zgjata dhe kur lexoj nė kopertinė "Bija e mallkuar", bėri oh! Qe njė regėtimė si e dalė nga shpirti dhe unė, i shqetėsuar, ndėrhyra: -Ē'pate, moj NOĒE? Unė nuk e di se ē'thotė, - tha  ajo, -por mė duket se e ka shkruar pėr mua. Ndėrkaq, u ul afėr meje dhe, pėrmjetlotėsh qė nuk pushonin, qante pėr fatin e keq tė saj: do ta martonin jo vetėm kundėr dėshirės sė saj, por, siē i kishin treguar, me njė burrė gati  dhjetėvjeē mė tė madh dhe dajko NOKE ia jepte tė bijėn se ishte njė derė e madhe. Qante e lebetitej m’u para syve tė mi dhe unė aq u ligėshtova, sa pėr ta qetėsuar sadopak, e pėrqafova ngrohtėsisht dhe kur qarja e saj u shpeshua, atėherė zura t'ia pija lotėt dhe e putha nxehtėsisht. Pak nga pak, ne gati u bėmė njė trup dhe "harruam" ēfarė ishim mes nesh. NOĒJA m'u dha e tėra duke mė thėnė pėrmes ngashėrimeve: pėr tri ditė (ah, mos u sosshin kurrė) unė do shkoj andej. Nuk dihet do shihemi apo nuk do shihemi mė. Ti je peshqeshi qė mė pruri ZOTI dhe nuk e di se sa e lumtur jam qė po tė dorėzohem ty. ZOTI ėshtė i drejtė nuk do na dėnojė pėr kėtė "faj" qė po bėjmė! Dhe tė dy, si fajtorė pa faj, unė e NOĒJA "celebruam" njė dashuri qė lindi, krejt befasisht.

Pas tri ditėsh (ishte ditė e enjte dhe myslimanėt martohen pėr tė enjte), mbėrritėn krushqit pėr tė marrė nusen. Ishin 7 burra, tė gjithė veshur me shajake dhe mbi kokė kapat drejtkėndėshe. Tėrė fshati qe nė dasėm. Kėngė e valle, por pa saze. Kėtyre anėve, deri vonė, nuk kish orkestra nė dasėm. Si hėngrėn drekė, krushqit morėn nusen, qe mbyti vendin me lot e ngashėrima. Tek vėreja NOĒEN mbi mushkė qė lebetitej, ndjeva njė lot qė ra nga syri im. Lamtumirė, moj NOĒE qė qe aq e mirė! Po qėllon qė dardhėn e qullur e ha breshka, - thashė me vete.

Tė nesėrmen e dasmės, i them dajko NOKES! Dajko, nuk do ju harroj kurrė se si mė pritėt dhe mė doli fjala e simeėme: -Duar mė tė ngrohta s'ke pėr tė gjetur. Ore, tha DAJKO NOKIA, ne martuam NOĒEN dhe nuk po tė martojmė ty qė po ngrihesh e po ikėn.

Sidoqoftė, u pėrcolla me ta dhe, sa sosa nė qytet, u nisa andej nga kisha ardhur. Tėrė rrugės mė kujtohej NOĒJA dhe fati i saj i keq. Nuk mund tė rrija mė atje, nė odėn e pritjes, kur NOĒIA nuk ishte mė.


*   *   *

 

Epilog

Kanė kaluar mbi 60-vjet nga kjo ndodhi. Unė pjesėn tė madhe tė kohės e kam kaluar jashtė shtetit. Kam 12 vjet qė jetoj nė TIRANĖ dhe njė ditė tek po debatoja pėr njė faturė tatimesh me njė specialiste, si plak qė jam, e pyeta atė nusen se nga ishte me origjinė. Mė tha:  - Nga nėna jam nga njė fshat nė malėsinė juglindore? Epo unė ku ndahem me pyetje: -Po si quhej ai fshati i origjinės ? -ngulmova unė.

Nusja, buzėqeshur, mė tha: -Ai fshati i nėnės sime ca ka qenė i vogėl  dhe ca ėshtė zvogėluar tani me kėto ikjet, ėshtė quajtur KODRAS, por tani mund ta futėsh nė xhep.

-Po dale, moj ēupė e xhaxhait, - i them asaj. Atje, nė KODRAS kam patur dajko NOKEN dhe Hallo DAKEN unė dhe, kur martuan ēupėn e vetme, NOĒEN, kam qenė nė dasėm.

Ou, - bėri nusja! Ata kanė qenė gjyshėrit e mi dhe mamaja ime ėshtė NOĒJA. Mamaja ėshtė ndarė nga burri i parė dhe unė jam njė nga ēupat me burrin tjetėr!

Mend u hodha pėrpjetė nga ky lajm i beftė dhe i thashė: -Pa dale tė tė pėrqafoj se mė je si ēupa ime dhe kėtė pėrqafim transferoje dhe tek NOĒJA. Nxora njė pesėmijė lekėsh tė ri dhe i thashė: -T'ia ēosh NOĒES se nuk e darovita nė dasėm. A vjen nė TIRANĖ qė ta takoj?

Mjerisht, mamaja gati ka zėnė vend dhe nuk lėviz. U pėrcolla me ēupėn e NOĒES dhe tėrė ditė jetova me kėtė pėrjetim.

 

Tiranė,30 korrik 2022