Pėr Kenanzian kisha dėgjuar nė vitin 1987,
atėherė kur edhe vet kisha filluar ti hidhja hapat e parė nė hulumtimin e
botės sė mistereve, tė quajtur parapsikologji.
Ishte jehona e revistės ASTRA tė cilėn
asokohe, falė ndihmės sė Shoqatės UNIVERSI arritėm ta plasojmė edhe nė
perėndim, duke na u mundėsuar shitja e saj tė lirė edhe nėpėr kiosqet e
shtetit zviceran, qė na njoftoi e na afroi me shumė tė interesuar nga kjo
lėmi. Njė ndėr ta ishte edhe mr. Kenanzia Sahatēiu.
Pėr ta bėrė njė prezantim mė tė plotė pėr kėtė
personalitet, pasditen e njė tė shtune, bashkė me mikun tim I. Beqiri
(natyrisht tė ftuar edhe nga Kenanzia) arritėm para dyerve tė ordinancės sė
tij, nė rrugėn Friedbergstrssa 1, nė qytetin e Gossaut, kantoni i St.
Gallenit.
Njė ndėrtesė moderne nė mes tė kėtij qyteti tė
bukur zviceran, njėrin kat tė sė cilės e shfrytėzonte edhe mr. Kenanzia. Tė
binte nė sy tabela e madhe e reklamės nė hyrje tė ndėrtesės me mbishkrimin:
PHYSIOTHERAPIE KENY, Dipl. Phys. K. Sahatēiu.... ndoqėm shenjat treguese
dhe pas pak ēastesh u gjetėm para portės sė ordinancės.
Njė pritje e pėrzemėrt nga z. Kenanzia dhe njė
ekspozim i shkurtėr i ordinancės na bėri pėrshtypje mahnitėse! Njė ambient
fantastik, i rregulluar nė mėnyrė tė pėrsosur, ndėrsa aparatura shėruese (me
vlerė shumė tė madhe) i takonte fjalės sė fundit tė teknologjisė moderne.
Por kush ėshtė, nė tė vėrtet, mr. Kenanzia
Sahatēiu?
U lind mė 18 tetor tė vitit 1950 nė Istog tė
Pejės, ku mbaron shkollėn fillore dhe gjimnazin. Studion Edukatėn fizike nė
Shkollėn e Lartė Pedagogjike tė Prishtinės. Pas tre vitesh punė si arsimtar
i edukatės fizike, regjistron fakultetin e Edukatės Fizike, dega e
Rehabilitimit, nė Krakovė tė Polonisė, ku nė vitin 1977 merr titullin
magjistėr i rehabilitimit.
Tri vjet punoj si fizioterpeut nė Qendrėn e
Rehabilitimit tė Banjės sė Pejės, ndėrsa mė vonė nė Entin pėr Preventiv dhe
Rehabilitim tė Banjės sė Kllokotit. Gjatė kėsaj kohe ai specializon nė
Shoqatėn e Bioenergoterapeutėve nė Varshavė pėr bioenergjinė si metodė
shėruese - metodė tė cilėn do ta aplikoj edhe nė Kosovė me vite tė tėra pėr
shėrimin e tė sėmurėve pa shpresa, ku do ti fascinoj me sukseset e tij edhe
organet kompetente mjekėsore.
Nė vitin 1989 ai vjen nė Zvicėr ku punėsohet nė
Qendrėn pėr Fėmijė tė Sėmurė nga Paraliza, nė qytetin e St. Gallenit; pastaj
si bashkėpunėtor profesional nė Qendrėn pėr fizioterapi tė fizioterapeutes,
Marianne Drginger - Unger. Ndėrsa nė vitin 1994, nė sajė tė punės sė tij tė
palodhshme dhe tė suksesshme, arrin tė hapė ordinancėn private, tani tė
njohur, jo vetėm pėr qytetin e Gossaus, por edhe nė mbarė Zvicrėn, ku punon
edhe sot e kėsaj dite.
Gjatė kėtyre viteve tė qėndrimit nė Zvicėr, z.
Kenanzia ka ndjekur edhe kurse pėr metodėn e energjisė universale
jetėsore ose e quajtur ndryshe energji e Perėndisė - REIKI,
ku nė vitin 1996 arrin tė fitoj titullin Mjeshtrit dhe mėsuesi pėr Reiki.
Ka botuar librin Dhembjet e shtyllės kurrizore
dhe mjekimi me kineziterapi si dhe shumė artikuj nė gazeta e revista tė
ndryshme. Tani ka gati edhe dorėshkrimet e dy librave tjerė: Bioenergjia
dhe Reiki tė cilat sė shpejto planifikon ti botoj.

...nė bisedė ėshtė shumė i thjesht, i qetė dhe i
qartė. Pėr sukseset e tij nuk dėshiron tė falsė, pėr ato suksese falsin
mirėnjohjet dhe falėnderimet e shumta nga vetė pacientėt, tė cilat na i lė
nė dispozicion z. Kenanzia. Pastaj, dhjetėra artikuj qė shkruajnė pėr
sukseset e tij, ditarin fate njerėzore etj., qė dokumentojnė njė aplikim
tė suksesshėm tė metodave tė tij shėruese. Pėr tė shkruare pėr sukseset e
tij duhen faqe e faqe qė tė mblidhen emrat e shumė si Jusufi nga Peja,
Shaqiri nga Prishtina, Aurelja nga Prizreni etj. etj.
Puna e tij bazohet kryesisht nė metodat e
kombinuara tė fizioterapisė dhe bioenergjisė. Metodėn shkencore tė
fizioterapisė, tė cilėn e ka pėrvetėsuar nėpėrmjet studimit, dhe metodėn e
bioenergjisė, tė cilėn, siē beson edhe vet Kenanziu, e ka tė trashėguar nga
gjyshi, e tė cilėn mė vonė dhe e specializoi.
Edhe pse bioenergji posedon secili, tė pakėt
janė ata qė dinė ta lirojnė dhe ta shfrytėzojnė qėllimisht kėtė dhunti tė
mrekullueshme tė natyrės dhe ta vėnė atė nė funksion tė shėndetit njerėzor.
Pėr kėtė arsye mr. Kenanzia Sahatēiu qė disa vite organizon kurse pėr ti
aftėsuar edhe tė tjerėt pėr shėrim me anė tė duarve, si dhe kontrolleve
shėruese nėpėr qendra tė ndryshme shqiptare, si klube, shoqata nė tėrė
territorin zviceran. Pjesėn mė tė madhe tė kėtyre tė ardhura nga kjo
veprimtari, i ka destinuar nė kontot e ndryshme, pėr qėllime humanitare dhe
kombėtar, e mos tė harrojmė ta theksojmė, se nė kėtė mes hynė edhe revista
Astra, pėr tė cilėn, asokohe, kishte kontribuar edhe materialisht edhe
moralisht.
...U pėrshėndetėm dhe e falėnderuam
pėrzemėrsisht z. Kenanzia pėr kėtė mikpritje fisnike, duke i dėshiruar
sukses tė mėtejme.
Kur e lėshuam ordinancėn dhe dolėm nė rrugė,
muzgu kishte filluar ta shtrij pushtetin e vet mbi kėtė qytet tė bukur,
ndėrsa dritat vezulluese depėrtonin thellė nė psiken (trurin) tonė duke u
zbėrthyer nė mijėra refleksione e nuanca tė lloj-llojshme, duke e ngacmuar
imagjinatėn dhe nxitur atė drejt kėrkimit tė shtigjeve tė reja qė tė shpijnė
drejt vetnjohjes, vetėrealizimit...
|