Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

TV KLAN

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

NACIONALE

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.AL

KOSOVARJA

Kulturė 8 - NJĖ JĖTĖ KUSHTUAR LETERSISĖ, ATDHEUT DHE KOMBIT

Shkruan: Hysen S. DIZDARI

NJĖ JĖTĖ KUSHTUAR LETERSISĖ, ATDHEUT DHE KOMBIT

Rreth veprimtarisė letrare dhe shkencore tė Prof. dr. Anton Nikė Berishės

 

 

            Prof. Anton Nikė Berisha ėshtė njėri nga shkrimtarėt dhe studiuesit tanė mė tė shquar. Ajo qė e dallon nga shkrimtarėt e studiuesit e tjerė tė letėrsisė shqipe ėshtė, qasja e veēantė e studimit tė disa nga veprat mė tė shquara autorėve mė tė njohur tė letėrsisė sonė, dhe mėnyra e analizimit, e interpretimit dhe e ndriēimit tė vlerave poetike tė tyre e tė ndikimit estetik nė lexuesin.

 

 

Anton Nikė Berisha ėshtė prozator, poet, studiues i letėrsisė, pėrkthyes letrar, profesor universitar. Ka lindur me 7 gusht, 1946, nė katundin, Dobėrdol, komuna Klinės, Kosovė. Shkollėn normale e mbaroi mė 1966 nė Prishtinė. Mė 1971 mbaroi studimet nė Fakultetin filozofik, Dega gjuhė e letėrsi shqipe, tė Universitetit tė Prishtinės, ndėrsa mė 1976 kreu studimet e rregullta pasuniversitare pranė Fakultetit filozofik tė Universitetit tė Zagrebit dhe mori titullin e magjistrit tė filologjisė. Po nė kėtė Universitet (mė 1981) mbrojti tezėn e doktoratės shkencore.

Gjatė vitit universitar 1978-1979 realizoi njė qėndrim studimor nė RF tė Gjermanisė (Universiteti i Göttingenit) si bursist i DAAD-sė, ndėrsa nė vitet 1984/85 (nė Universitetin e Göttingenit) dhe 1992-1993 (nė Universitetin e Münchenit) ishte bursist i Alexander von Humboldt Stiftung-ut.

Nga viti 1973 punoi nė Institutin albanologjik tė Prishtinės; nė fillim asistent, pastaj bashkėpunėtor shkencor, bashkėpunėtor i lartė shkencor dhe kėshilltar shkencor.

Nė vitin akademik 1992-1993 (dy semestra) mbajti mėsim nė Seminar für Allgemeine und Indogermanische Sprachwissenschaft - nė Katedrėn e albanologjisė – Universiteti i Münchenit.

Nga nėntori i vitit 1993 punoi nė Katedrėn e gjuhės dhe letėrsisė shqipe - Departamenti i linguistikės, Fakulteti i letėrsisė dhe i filozofisė i Universitetit tė Kalabrisė; nga 2005 si profesor i letėrsisė shqipe.

 

          Prof. Anton Nikė Berisha ėshtė njėri nga shkrimtarėt dhe studiuesit tanė mė tė shquar. Ajo qė e dallon nga shkrimtarėt e studiuesit e tjerė tė letėrsisė shqipe ėshtė, qasja e veēantė e studimit tė disa nga veprat mė tė shquara autorėve mė tė njohur tė letėrsisė sonė, dhe mėnyra e analizimit, e interpretimit dhe e ndriēimit tė vlerave poetike tė tyre e tė ndikimit estetik nė lexuesin.

            Studimet e tij janė shtrirė nė veprat e letėrsisė gojore dhe nė veprat e letėrsisė sė shkruar.

           Janė tė njohura sidomos punimet dhe librat qė i kushtohen letėrsisė sė arbėreshėve tė Italisė. Kjo ndodhi nga se nga viti 1993 ai punoi nė Universitetin e Kalabrisė, nė fillim si ekspert i gjuhės e pastaj profesor i letėrsisė shqipe.

          Nė vitin 1970, ai boton veprėn e tij tė parė poetike “Kthimi i Skėnderbeut nė Krujė” (vjersha pėr fėmijė). Deri mė sot ka botuar mbi 100 vepra letrare e studimore.

Nė vitin 1985 mori Shpėrblimin e dhjetorit tė KSA tė Kosovės pėr letėrsi pėr veprėn Teksti poetik; mė 2004 shpėrblimin “Hivzi Sulejmani” pėr romanin Nėna e dritės dhe shpėrblimin “Asdreni” pėr pėrkthimin poetik tė Epit tė Gilgameshit (Korēė qershor 2009), mė 2012 shpėrblimin “Giorge Mangone” tė Sindikatės tė pavarur tė shkrimtarėve italianė pėr Kalabrinė, mė 2014 shpėrblimin “Azem Shkreli” tė Komunės sė Pejės, mė 2015 shpėrblimin “Beqir Musliu” tė komunės sė Gjilanit dhe Medaljen presidenciale tė meritave tė Republikės sė Kosovės (2017), fitues i “Muzės sė Agimit” (2018) dhe ēmimin tradicional “Ora e Tahir Deskut” tė komunės sė Klinės (2019), Shpėrblimin “Din Mehmeti” tė Universitetit tė Gjakovės “Fehmi Agani” (2020) dhe shpėrblimin “Ymer Elshani” pėr romanin pėr fėmijė “Kush dėgjoftė e mos tregoftė…” (2020), Dekoratėn Nėna Tereze tė Kryetarit tė Republikės sė Shqipėrisė pėr studimet letrare dhe pėr veprat pėr Nėnėn Tereze, veēmas pėr kompletin prej shtatė vėllimesh - Nėnėn Tereze nė shtatė shpalime (2021) dhe Ēmimin kombėtar letrar  pėr vepėr jetėsore “Azem Shkreli” tė Ministrisė sė rinisė dhe sporteve tė Republikės sė Kosovės pėr vitin 2023.

Puna nė fushėn e letėrsisė

         Nė saje tė punės kėmbėngulėse, tė talentit tij tė rrallė, por edhe pėrgatitjes letrare e shkencore, ai ka arritur tė shkruajė e botojė njė seri me romanėsh e shquar tė letėrsisė sonė: “Motra kėrkon vėllezėrit”, “E bukura e dheut”, “Bimorja”, “Nėna e dritės”, “Gjin Bardhela i arbresh & Etja e gurėzuar” ose siē ėshtė pėrkthyer nė italisht me titullin “La sete pietrificata”, “Ferri i lodhur” dhe “Ėndrra e erės”, “Kush dėgjoftė e mos tregoftė...“, Frymėmarrje nate”, po dhe vepra me pėrsiatje poetike si “Ujėvarė drite nė zemėr”, “Sytė e heshtjes”, “Hire tė vetmisė” etj.

          Nė vitet 1978 - 1990 tė shekullit XX, Prof. Anton u bė i njohur si studiues i letėrsisė me veprat “Pėrkime poetike”, “Mundėsi interpretimi”, “Ēėshtje tė letėrsisė gojore”, “Teksti poetik”, “Shumėsia kuptimore”, “Qasje poetikės sė letėrsisė gojore shqipe”, pėr tė vazhduar nė shek.. XXI me studimet monografike Buzukun, Budin, De Radėn, Santorin, Skiroin, Fishtėn, Koliqin, Dushko Vetmon, Martin Camajn, Mark Krasniqin, Azem Shkrelin, Ramadan Musliun etj.

          Nė saje tė aftėsive tė tij letrare, tė pėrkushtimit tė tij nė fushėn e artit tė fjalės Prof. Antoni arriti tė botojė librat: “Burim drite e dashurie” (Antologji e poezisė sė pėrshpirtshme shqipe 1618 – 1998), “Antologji e poezisė gojore arbėreshe & Antologia della poesia orale arbėreshe”, “Antologji e kėngėve kreshnike shqipe”, “Antologji e pėrrallės shqipe”, “Antologji e poezisė bashkėkohore arbėreshe & Antologia della poesia contemporanea italo-albanese” etj.

          Duhet tė theksohet se veprimtaria e tij letrare dhe shkencore ėshtė vlerėsuar lart nga njė varg autorėsh shqiptarė dhe tė huaj.

          Tė pėrend kėtu se deri mė tani janė botuar 26 vėllime (libra) pėr veprat e tij nė shqip dhe tė pėrkthyera.

          Njė pjesė tė veprimtarisė sė tij prof. Berisha ia kushtoi veprimtarisė dhe flijimit tė Gonxhe Bojaxhiut – Nėnės Tereze, tashmė e shpallur e shenjtė nga Vatikani..

Kėto vepra pėrshkohen nga humanizmi, thjeshtėsia, dashuria, besimin tek Zot, ideale tė cilat Shėn Nėnėn Tereze e udhėhoqėn nė punėn dhe flijimin e saj pėr tjetrin, sidomos pėr tė  varfrit e mė ė varfėrve, tė gėrbulurve, pa dallim race e pėrcaktimi fetar. Kėtė e dėshmojnė njė varg veprash tė llojeve tė ndryshme, njė pjesė e tė cilave janė pėrfshirė nė kompletin prej shtatė vėllimesh: “Nėnė Tereza nė shtatė shpalime” (“Faik Konica” 2018)

Vėllimin i parė pėrmban, romani: “Nėna e Dritės”, kurse nė vėllimin e dytė, jepet romani: “Ėndrra e erės”, dhe rrėfimi i Nėnė Terezės pėr tė gėrbulurit e Kalkutės. Vėllimin i tretė, pėrmban veprat : “Ujėvarė drite nė zemėr” dhe “Sytė Heshtjes” pėrsiatje poetike.

Autori i frymėzuar nga vepra e Nėnė Tereza ku nė faqen 85, ajo thotė: “Kemi nevojė pėr heshtja pėr tė qėndruar vetėm me Zotin, pėr t, i folur, pėr ta dėgjuar, pėr t’i pėrjetuar thellėsisht fjalėt e tij nė zemrėn tonė.” Autori me mjeshtėri tė rrallė artistike e poetike, i thurė vargje poetike heshtjes dhe nė faqen 103 ,ai shkruan:

 

“Heshtja ėshtė dhunti pėr njerėzit ,

Thesar shpirti qė dėshmohet me flijime:

Ti dhurosh tjetrit diēka nga vetja jote,

atė qė t’ėshtė e shtrenjtė, qė t’ėshtė e dashur,

t’ia vesh zemrėn nė shuplakė e dorės ,

pėr tė ndjerė rrahjen e zemrės sė tij,

ta duash tjetrin si veten ta ēmosh,

eta pranosh me tėrė qenien tėnde,

ta shmangėsh ngasjen, t’i bishtėrosh tundimit ,

edhe kur vetja tė duket se je njė hiē,

t’ia falėsh dashurinė, gjakimin pėr jetė,

pa menduar pėr ndonjė fitim tė mundshėm,

si nėna qė i dhuron foshnjės sė vet

dashurinė pa skaj nė ēdo rrethanė e kohė.”

 

Vėllimin i katėrt pėrmban veprat: I desha njerėzit me dashurinė e Hyjit, Pjesa -1:Hapat e para tė jetės nė dritėn dhe nė hirin e Hyjit, Pjesa -2:Dashuria pėr Hyjin dhe pėr njeriun ėshtė e pandarė, Pjesa -3: Tekst Lutjesh, letra , mendime, Pjesa -4:Pėrsonalite botėrore pėr Nėnėn Tereze.

Vėllimi i pestė pėrmban veprat: Shėn Pali dhe Nėnė Tereza, (Qasje besimi-dashurisė pėr Hyjin, pėr Jezu Krishtin dhe pėr njeriun)

Vėllimin i gjashtė pėrmban veprat :Errėsira shpirtėrore, Testamenti Shpirtėrorė dhe Nėnė Tereza nė poezinė bashkėkohore shqipe.

Nė vėllimin e shtatė pėrfshinė tri vepra: Errėsira shpirtėrore, Testamenti shpirtėrore, e Nėnė Tereza nė poezinė bashkėkohore shqipe.

Kolona e veprės : Nėnė Tereza nė shtatė vėllime, pėrfshi veprat mė tė rėndėsishme tė Prof. Antonit kushtuar Nėnės Tereze me tė cilat ai arrin tė ndriēojė e hedhin dritė mbi jetėn dhe veprėn e punėn e Nėnė Tereze nė shėrbim Hyjit e tė varfėrve. Veprat e Prof. Antonit tregojnė se ai ėshtė njė nga studiuesit e njohės mė tė mirė tė jetės dhe veprės Nėnė Terezės por dhe i literaturės biblike. Me kolonėn e veprave tė tij kushtuar shenjtores Nėnė Tereza , Prof. Anton Nikė Berisha, jo vetėm ka ndriēuar figurėn e shqiptares famshme Shėn Nėna Tereza, por i ka bėrė edhe njė shėrbim tė madh, vendit tij dhe tė gjithė Kombit Shqiptarė.

Pra, shqiptarėt kudo jetojnė sot nė Shqipėri, nė Kosovė , nė Mal tė Zi, nė Maqedoni e kudo nėpėr botė, duhet ti jemi mirėnjohės pėr jetė, Prof. Anton Nikė Berishės, kėtij burri vigan, kėtij shqiptari tė Madh i cili tėrė jetėn e tij, tė gjithė aftėsitė e tij krijuese e intelektuale i ka vėnė nė shėrbim tė Atdheut e Kombit Shqiptare, mė studimin, me krijimit e mė ndriēimin e letėrsisė gojore e tė shkruar shqipe ,duke filluar me letėrsinė e harruar tė arbėreshėve tė Italisė e deri tek letėrsia e sotme bashkėkohore.

           Nė vijim po shkėpus vetėm disa vlerėsime qė dėshmojnė pėr vlerėn e veprės letrare dhe shkencore tė Prof. Anton Nikė Berisha:

Prof. FRANĒESKO ALTIMARI, arbėresh i Kalabrisė (Itali): “S’ka dyshim se brenda veprimtarisė sė tij shkencore tė frytshme, tė kualifikuar e tė disallojshme, tema letrare e arbėresheve tė Italisė, pas asaj tė poezisė gojore nė kontestin ballkanik, pėrbėn temėn e parapėlqyer tė kėrkimeve tė tij, qė e ka pėrligjur me monografi e punime kritike, tė botuara nė Itali, nė Shqipėri e nė Kosovė, mbi disa nga figurat e veprat mė tė rėndėsishme tė traditės sonė letrare, nga ajo romantike e pasromantike (nga Jeronim De Rada e Zef Skiroi) deri tek ajo bashkėkohore (nga Dushko Vetmo tek Vorea Ujko, nga Zef Del Gaudio tek Lluka Perrone, nga Enza Skutari tek Zef Sikroi di Maxho).

Ky pėrkushtim i fuqishėm kulturor e shkencor nė tė mirė tė letėrsisė arbėreshe, pėr tė cilėn i jemi thellėsisht mirėnjohės, i drejtuar nė njė fushėveprimtari jo aq shumė tėrheqėse brenda industrisė kulturore shqiptare, po nė tė cilėn Anton Berisha ka besuar dhe beson thellėsisht, ka pėrligjur njė zotim personal tė jashtėzakonshėm e ndihmėtar, qė ka shkuar pėrtej njė zotimi detyrues e tė rėndomtė, qė e cilėsojnė kėrkimin dhe interpretimin e teksteve letrare. I bindur nė mirėqenien e kėtij veprimi tė vlefshėm, pėr t’i bėrė tė njohur mė mirė nė botėn shqiptare bashkėkohėse – nė Shqipėri, por edhe nė Kosovė, nė Maqedoni dhe nė Mal tė Zi – shkrimtarėt arbėreshė tė djeshmit e tė sotėm, qė nė tė kaluarėn janė analizuar sipas modelit tė caktuar, nėse nuk janė mohuar nga kritikėt shqiptarė tė realizmit socialist, nuk u ėshtė shmangur as punėve tė rėnda teknike tė botimeve, duke pėrmbushur edhe punėt e radhitjes e tė faqosjes tė punėve tė bėra, pėr tė kursyer shpenzimet e pėrgjithshme tė botimit, e duke u zotuar tė gjejė, nė trojet shqiptare, botuesit mė tė gatshėm pėr tė ndihmuar mirėfilli shpėrndarjen dhe pėrhapjen e kėtyre veprave tė mėdha brenda nėnqiellit tė letėrsisė kombėtare tė gjuhės shqipe [...]

Kontributet e tij studimore mbi veprat letrare tė autorėve tė traditės sonė letrare, qoftė shqiptare – si Gj. Fishta, E. Koliqi e M. Camaj – qoftė kosovare A. Shkreli, M. Krasniqi, A. Pashku e A. Podrimja – objekte tė trajtimeve tė tij tė shumta, por edhe argumentet e kurseve tė tij universitare e tė tezave tė laurimit tė udhėhequra nga ai, ndriēojnė rolin e “misionarit” tė pasionuar pėr letėrsinė shqiptare. Nėse kjo botė letrare sot ėshtė mė e afėrt dhe mė pėrfillėse sesa ishte dje, merita i pėrket edhe Antonit me veprėn e tij tė frytshme tė “pėrkthimit” e tė ndėrmjetėsimit tė pareshtur, qė ėshtė shprehur dora – dorės midis Italisė dhe Ballkanit, midis Kalabrisė e Kosovės, me tė cilin veprim nė kėto njėzet vjet ka ndėrtuar njė urė tė qėndrueshme tė ballafaqimit, duke nxitur njė kėmbim autentik tė vlerave e tė kulturave midis kėtyre realiteteve, qė falė pikėrisht atij sot janė mė pak larg njėra – tjetrės.

Fshehtėsia e tij pėr kėtė dashuri letrare ėshtė se Anton Nikė Berisha e don thellėsisht botėn e vet, por e don nė mėnyrė tė jashtėzakonshme edhe punėn e vet siē vėren Primo Levi nė romanin e vet “Ēelėsi nė yje” (1978) “[...] ta duash punėn tėnde (qė mjerisht ėshtė privilegj i pak njerėzve) pėrbėn pėrafrimin mė tė mirė konkret tė lumturisė mbi tokė”.

 

FATMIR MINGULI: “Kur dėgjon pėr emrin e Anton Nikė Berishės mendja tė shkon menjėherė te pėrkthimi i librit ndėr mė tė vjetrit tė shkruar “Epi i Gilgameshit”. Pėrkthimi i kėtij libri nė gjuhėn shqipe ėshtė njė ngjarje e madhe pėr krijuesit dhe studiuesit shqiptarė, kudo qė ata ndodhen. Tė pėrkthesh “Epin e Gilgameshit” nė vitin 1984 nė kushtet e shqiptarėve nė Jugosllavinė e atėhershme duhej patjetėr njė guxim prej shqiptari tė vėrtetė. Shumė kush e kupton se sa rėndėsi ka njohja me kėtė ep mijėravjeēar pėr shqiptarėt, trashėgues tė epeve, ndoshta po kaq tė lashta.

Anton Nikė Berisha mbetet po ai guximtar, mbetet po ai studiues kokulur, mbetet po ai kėrkues i pėrhershėm e i pa frikuar nga asgjė e panjohur. Pėr kėtė flasin me dhjetėra vepra tė botuara, vepra tė mirėfillta studimore, tekste mėsimore e antologji, poezi e prozė pėr tė rritur e pėr fėmijė e deri te lėvrimi i gjinisė sė vėshtirė tė romanit.

Kam ndjekur me vėmendje pak nga studimet plot vlera tė kėtij shkrimtari dhe studiuesi shumėplanesh, kam studiuar me shėnime disa nga veprat e tij dhe jam plotėsisht nė njė mendje me tė kur ai thotė nė emisionin “Kafja e mėngjesit” tė Radio Televizionit Dukagjini se pėr njė studiues e shkrimtar midis tre rrugėve, asaj tė lehtė, asaj tė mesme dhe asaj tė vėshtirė, ai zgjodhi kėtė tė fundit. Albert Ajnshtajni thoshte se njė problem qė nuk duket i pamundur, nuk pėrbėn qėllim shkencor.

Pėr rėndėsinė dhe pėr vlerat e mėdha tė veprave tė Anton Nikė Berishės nė disa fusha dėshmojnė mė sė miri njė varg vėllimesh e studimesh monografike qė i janė kushtuar veprimtarisė sė tij tė pasur letrare e shkencore”. 

ANTON ĒEFA, (New Jersey, SHBA): Tek personaliteti i Anton Nikė Berishės ėshtė mishėruar nė mėnyrė tė pėrsosur njohja dhe interpretimi teorik i problemeve tė artit letrar nė kompleksitetin e tyre, talenti i padiskutueshėm dhe aftėsitė e tij tė ēmuara nė krijimin e realiteteve artistike qė pėrsėdytin me mjeshtėri realitetet historike tė botės shqiptare, pa lėnė mangut dimensionet universale humane.

Veē trajtimit teorik tė ēėshtjeve tė estetikės dhe tė shkencės letrare, Berisha ka dhėnė shembuj tė shumtė tė aplikimeve teorike nė analizat e shumta tė veprave letrare tė shkrimtarėve shqiptarė tė tė gjitha kohėve dhe hapėsirave gjeografike tė banuara prej tyre.

Ėshtė vėshtirė tė pasqyrosh pėrmbledhtazi veprimtarinė e Berishės, aq e larmishme ėshtė ajo. Lavra e tij ka hapur e mbjellė zagna nė arat mė tė ndryshme tė folklorit, folkloristikės, estetikės, eseistikės, teorisė sė letėrsisė, kritikės letrare, letėrsisė artistike nė gjinitė e llojet mė tė ndryshme tė saj, pėrkimeve poetike, pėrkthimeve, pėrshtatjeve analizave letrare rreth gjymtimeve dhe shėmtimeve tė disa veprave tė letėrsisė sė arbėreshėve tė Italisė, konferencave shkencore, intervistave, etj. Te Antoni ka gjithnjė njė “e tjerė”.

 

DANTE MAFIA: shkrimtar italian, i propozuar pėr Ēmimin Nobel pėr letėrsi: “Nė njė kohė shterpė si kjo e tashmja, qė shkon drejt njė vorbulle tė njė letėrsie gjithnjė e mė tepėr tė konsumit, tė cilėsuar nga mungesat e tensioneve shpirtėrore dhe etike, tė gjendesh pėrballė njė argumentimi tė kėtij lloji, qė niset prej kohėve mė tė largėta dhe shqyrton ēėshtje tė ndėrliqshme si ajo e identitetit, ėshtė njė ndėrmarrje qė pranohet me kėnaqėsi nėse ke tė bėsh me leximin e pėrshtatshėm, nėse adhuron poezinė, nėse ke pėr zemėr dėshirėn pėr t’i sqaruar vetes dhe tė tjerėve motivin e njė pėshtjellimi tashmė universal qė po zhvendos popullata tė tėra nga njėra anė e kontinenteve nė tjetrėn.

Berisha nuk ėshtė dorėzuar, edhe pse kishte mundėsinė tė luante letrėn e thjeshtė tė pėrkatėsisė duke e shndėrruar atė nė njė flamur pėr ta shpalosur e pėr ta mbrojtur, apo tė paraqiste njė histori tėrheqėse, siē bėhet nė shumė romane e filma [...] duke vėnė theksin nė dallimet racore e kulturore. Pėrkundrazi, Berisha projektoi veten nė kushtet e pėrshkimit (kalimit) tė njė rruge tė ashpėr e thellėsisht tė vėshtirė nėpėrmjet sė cilės mbėrrin i rilindur para vdekjes. Pra, rrėfim e kungim, ku tė dyja bėhen duke u pėrballur me kontradiktat, me shpresat dhe me ėndrrat e veta, pėr tė vėshtruar mė qartė qenėsinė e veprimeve, pėr tė kuptuar mė thellė substancėn e ėndrrave, projektet e fatit, thelbin e origjinės sė vet, atė tė traditave”.

 

PROF. DR. ZEQIRJA NEZIRI: “Anton N. Berisha ėshtė ndėr studiuesit e rrallė shqiptarė, tek i cili shkėlqen njė veēanti metodologjike studimore: para se tė japė pikėpamjet e veta pėr ndonjė ēėshtje qė merr nė trajtim shoshit nė hollėsi studimet e bėra paraprake dhe vetėm pasi ka bėrė kėtė paraqitje shpreh pikėpamjet e veta. Njė metodologji e tillė ėshtė zbatuar edhe nė studimin e tij mbi Mesharin e Buzukut, ku janė pleksur mrekullueshėm literatura shkencore pėr Mesharin me lėndėn qė pėrfshin vepra dhe me pikėpamjet qė shtron e mbron autori”.

Pėr tė konkretizuar atė qė u tha mė lart, e shoh tė nevojshme tė sjell titujt e veprave dhe datat dhe shtėpitė botuese.

 

 

 

 

VEPRAT, ZGJEDHJET DHE  PĖRKTHIMET E  ANTON NIKĖ BERISHĖS[1]

 

I. VEPRA ORIGJINALE

 

1.   Kthimi i Skėnderbeut nė Krujė. Vjersha pėr fėmijė. “Rilindja”, Prishtinė 1970.

2.   Pėrkime poetike. Kritika letrare. “Rilindja”, Prishtinė 1978.

3.    Mundėsi interpretimi. Ese dhe vėshtrime. “Rilindja”, Prishtinė 1979.

4.   Pilivesa e flakėruar. Poemė pėr fėmijė. “Rilindja”, Prishtinė 1980.

5.   Kėngė dasme I. (Bashkė me Anton Ēettėn), Instituti albanologjik i Prishtinės, Prishtinė 1980.

6.   Ēėshtje tė letėrsisė gojore. “Rilindja”, Prishtinė 1982.

7.   Antologji e pėrrallės shqipe. (Bashkė me Myzafere Mustafėn), “Rilindja”, Prishtinė 1982.

8.   Kėngė dasme II. (Bashkė me Anton Ēettėn), Instituti albanologjik i Prishtinės, Prishtinė 1984.

9.   Motra kėrkon vėllezėrit. Roman pėr fėmijė. “Rilindja”, Prishtinė 1984. Botimi i dytė i pėrpunuar “Faik Konica”, Prishtinė 2011.

10.      Teksti poetik. Vėshtrime e kritika. “Rilindja”, Prishtinė 1985.

11.      Anekdota I. (Bashkė me Anton Ēettėn e F. Sylėn), IAP, Prishtinė 1987.

12.      Vajtime, gjamė dhe elegji. (Bashkė me Anton Ēettėn), IAP, Prishtinė 1987.

13.      Mbi letėrsinė gojore shqipe. (Studime e artikuj), “Rilindja”, Prishtinė 1987.

14.      Anekdota II. (Bashkė me Anton Ēettėn e Fazli Sylėn), IAP, Prishtinė 1988.

15.       Kėshtjella e dritės. Libėr leximi pėr klasėn IV (me Mehmet Gjevorin e Qamil Batallin). Enti i teksteve dhe i mjeteve mėsimore i KSA tė Kosovės, Prishtinė 1988.

16.      E Bukura e Dheut. Roman pėr fėmijė. “Rilindja”, Prishtinė 1989. Botimi i dytė i pėrpunuar “Faik Konica”, Prishtinė 2011. Botimi i tretė Argeta LMG, Tiranė 2015.

17.      Shumėsia kuptimore. Ese dhe vėshtrime. “Rilindja, Prishtinė 1990.

18.      E Bukura e Dheut bahet nuse. (Zgjedhje pėrrallash shqiptare), “Flaka e vėllazėrimit”, Shkup 1991.

19.      The angry Cloud. (Re e mllefur). An Anthology of Albanian Stories from Yugoslavia. Translated from the Albanian by John Hodgson. The Kosova Association of Literary Translators, Prishtinė 1991.

20.      Bimorja. Roman pėr tė rritur. “Rilindja”, Prishtinė 1993. Botimi i dytė i pėrpunuar “Faik Konica” Prishtinė 2012.

21.      Kėngė kreshnike III. (Bashkė me A. Ēettėn, F. Sylėn, M. Mustafėn), IAP, Prishtinė 1993.

22.      Vepra letrare e Martin Camajt. “Radhonjtė e Zjarrit”, n. 18, Kozencė, 1994.

23.      Vepra letrare e Martin Camajt. Botimi i dytė i rishikuar dhe i shtuar, “Lajmtari”, Tiranė 2000. Botimi i tretė i plotėsuar dhe i shtuar “Princi”, Tiranė 2010.

24.      Ernest Koliqi poet e prozator. Radhonjtė e “Zjarrit”n. 21, Kozencė 1995. Botimi i dytė “Toena”, Tiranė 1997.

25.       Veēanti ligjėrimesh poetike. “Eurorilindja”, Tiranė 1996.

26.       Tre saggi sull’opera di Giuseppe Schirņ. “Biblos”, Palermo 1997.

27.       Mbi tri vepra poetike tė Zef Skiroit. “Rilindja”, Prishtinė 1997.

28.       Antologji e poezisė gojore arbėreshe. Antologia della poesia orale arbėreshe. Transkriptimin F. Altimari. Pėrkthimin V. Belmonte. Rubbettino, Soveria Mannelli, Catanzaro 1998.

29.       Antologji e poezisė gojore arbėreshe. Vetėm tekstet nė arbėrisht. “Shpresa”, Kisha e Shėn Ndout, Prishtinė 1999.

30.       Qasje poetikės sė letėrsisė gojore shqipe. (Studime e artikuj), “Rilindja”, Prishtinė 1998.

31.       Antologji e poezisė bashkėkohore arbėreshe. Antologia della poesia contemporanea italo-albanese. Pėrkthimet nė italisht Vinēenc Belmonte. Centro Editoriale e Librario della Universitą degli Studi della Calabria, Cosenza 1999.

32.       Burim drite e dashurie. Antologji e poezisė sė pėrshpirtshme shqipe 1618-1998. “Shpresa”, Prishtinė 1999.

33.       Mbi letėrsinė e arbėreshėve tė Italisė. Pjesa e parė. “Mėsonjėtorja e parė”, Tiranė 2000.

34.       Gjymtime dhe shėmtime tė letėrsisė sė arbėreshėve tė Italisė. “Shpresa”, Prishtinė 2001. Ribotuar mė 2007 nė revistėn ARS tė Tiranės.

35.       Poezia pėr fėmijė e Mark Krasniqit. Studim monografik. “Faik Konica”, Prishtinė 2002.

36.       Antologji e poezisė bashkėkohore tė arbėreshėve tė Italisė. “Mėsonjėtorja e parė”, Tiranė 2002.

37.       Gjin Bardhela i arbėresh & Etja e gurėzuar. Roman. “Faik Konica”, Prishtinė 2002.

38. Vepėr e qenies dhe e qenėsisė sonė. Vėzhgime mbi artin poetik tė Fishtės. “Shpresa” & “Faik Konica”, Prishtinė 2003.

39.       Su due opere di Girolamo De Rada. I Canti di Milosao. Skanderbeg sfortunato. Palermo 2004.

40.       Nėna e dritės. Roman. “Shpresa”, Prishtinė 2004.

41.       Thelbėsorja e besimit dhe lutjeve tė Nėnės Tereze. “Fjala hyjnore”, Prishtinė 2005.

42 Ēėshtje teorike tė letėrsisė. “Faik Konica”, Prishtinė 2005.

43.       Njėmendėsia e fjalėve. Mundėsi interpretimesh letrare. “Shpresa” & “Faik Konica”, Prishtinė 2006.

44.       Nėna Tereze: Jeta ėshtė vetė jeta e Zotit nė ne. Studim. Tekste. Testamenti shpirtėror dhe letra tė Nėnės Tereze. “Sanctea Crucis”, Prishtinė 2007.

45.       Ferri i lodhur. Roman. “Faik Konica”, Prishtinė 2007.

46.       Errėsira dhe vuajtja shpirtėrore e Nėnės Tereze pėrligjje e hirit tė Hyjit dhe e hyjnimit tė saj. “Sanctae Crucis”, Prishtinė 2008.

47.      Testamenti shpirtėror i Nėnės Tereze. “Fjala hyjnore”, Prishtinė 2008.

48.      Kėngė qė pėrligjin pasurinė shpirtėrore tė shqiptarit e tė botės sė tij. Mbi kėngėt kreshnike shqiptare. “Faik Konica”, Prishtinė 2008.

49.      Interpretime tė letėrsisė sė arbėreshėve tė Italisė. Luigi Pellegrini Editore. Cosenza 2008. Botimi i dytė “F. Konica”, Prishtinė 2013.

50.       Antologji e kangėve kreshnike shqiptare. “Faik Konica”, Prishtinė 2008.

51.       Shėn Pali dhe Nėna Tereze. Qasje besimit – dashurisė pėr Hyjin e pėr njeriun. “Maluka”, Tiranė 2009. Botimi i dytė i plotėsuar. “Sanctae Crucis”, Prishtinė 2009. Botimi i tretė “Faik Konica” 2010.

52.       Sull’opera Letteraria di Dushko Vetmo. Studio. Mbi veprėn letrare tė Dushko Vetmos. Studim. Universitą della Calabria. Dipartimento di Linguistica, Sezione di Albanologia. Fondazione Universitaria “Francesco Solano”, Rende (Italia) 2009.

53.       Antologia della letteratura degli Albanesi di Calabria. (Bashkė me A. Altimarin, F. De Rosa, V. Belmonte) Universitą della Calabria. Dipartimento di Linguistica. Sezione di Albanologia, Cosenza 2009.

 54. Ujėvarė drite nė zemėr. Katėrmbėdhjetė pamje tė hirit hyjnor tė Agneze Gonxhe Bojaxhiut – Nėnės Tereze. “Argeta – LMG”. Tiranė 2009. Botimi i dytė nga e njėjta shtėpi botuese 2010. Botimi i tretė – botimi gegnisht. Misioni Franēeskan, Tuz 2014.

55.       Nėna Tereze, Lutja ėshtė zėri i Zotit nė thellėsinė e zemrės. Zgjedhjen, shqipėrimin nga italishtja dhe parathėnien Anton Nikė Berisha, “Sanctae Crucis”, Prishtinė 2010.

56.       Nėna Tereze nė tri shpalime. “Faik Konica”, Prishtinė 2010.

57.       Cascata di luce nel cuore. Quattordici immagini sulla Grazia Divina di Agnese Gonxhe Bojaxhiu – Madre Teresa. Traduzione di Enina Nishani, rivista da Domenico Corradini H. Broussard. Luigi Pellegrini Editore. Cosenza, 2010. Botimi i dytė mė 2012 nga i njėjti botues.

58.       Approccio ai canti albanesi dei prodi. Traduzione di Enina Nishani, Fiorella de Rosa, Orjeta Hashorva. Luigi Pellegrini Editore. Cosenza 2010.

59.       Nėna Tereze nė poezinė bashkėkohore shqipe. “Faik Konica”, Prishtinė 2010.

60.       Poetika e fjalėve tė gurta. Qasje veprės letrare tė Azem Shkrelit. “Argeta – LMG”, Tiranė 2011.

61.       Delle Rapsodie albanesi del 1866. Studio. Traduzione a cura di Vincenzo Belmonte. Luigi Pellegrini Editore. Cosenza, 2011.

62. Vėzhgime teorike dhe estetike tė De Radės dhe tė Fishtės. Shtėpia botuese “Arbėria 07”, Tiranė 2011.

63. Larmi vėzhgimesh letrare. “Faik Konica”, Prishtinė 2012.

64. Dritė nė shtjellėn e gėrbulės. Roman. “Fjala Hyjnore”, Prishtinė – Shkodėr 2012.

65. Rreth veprės “Il Canzoniere albanese” tė Franēesk Anton Santorit. Studim. Con una sintesi in italiano. Luigi Pellegrini Editore. Cosenza 2012.

66. Letėrsia pėr fėmijė si art i fjalės. Shtėpia botuese “Arbėria 07”, Tiranė 2013.

67. Rrėnjėsia etnike nė veprėn e Mark Krasniqit. “Faik Konica”, Prishtinė 2013.

68. Shėn Maria dhe Nėna Tereze. Studim. Arqipeshvia Metropolitane Shkodėr - Pult & Fjala Hyjnore, Tiranė – Prishtinė – Shkodėr 2013.

69. Vetėdėshmi tė Ismail Kadaresė pėr letėrsinė. Buzuku, Prishtinė 2013.

70. La sete pietrificata. Romanzo. Traduzione di Albana Alia. Luigi Pellegrini Editore. Cosenza 2013.

71. “Meshari” – vepėr e hartuar nga Gjon Buzuku. Fondazione Universitaria “Francesco Solano”. Comet Editore Press. Cosenza 2014. Botimi i dytė “Faik Konica”, Prishtinė 2014.

72. Doracak pėr Nėnėn Tereze. Argeta LMG & Fjala Hyjnore. Tiranė, Prishtinė, Shkodėr 2014.

73. Prushi i bukurisė. Pėrsiatje poetike pėr artin e fjalės. Il fulgore della bellezza. Riflessioni poetiche sull’ arte della parola. Traduzione a cura di Albana Alia. Luigi Pellegrini Editore. Cosenza 2014. Botimi i dytė Shtėpia botuese “Beqir Musliu”, Prishtinė 2015.

74. Pjetėr Budi poet dhe prozator. Studim. Luigi Pellegrini Editore. Cosenza 2015. Botimi i dytė “Faik Konica”, Prishtinė 2015.

75. Kėnga e kėngėve – kryevepėr poetike e dashurisė dhe e jetės. Me pėrkthim tė ri tė tekstit. “Faik Konica”, Prishtinė 2015.

76. Dritė nė zemėr. Dramė. “Faik Konica”, Prishtinė 2015.

77. Gjon Buzuku poeti ynė i parė. Studim. Faik Konica, Prishtinė 2016. Botimi i dytė Pellegrini Editore, Cosenza 2016.

78. Frymėsi e fjalės. Poezi. Argeta LMG, Tiranė 2016.

79. Il sogno del vento. Racconto di Madre Teresa. Romanzo. Prefazione di Alessandro Gaudio. Traduzione italiana a cura di Albana Alia & Fieorella de Rosa. Pellegrini Editore, Cosenza 2016.

80. Ligjėrime rreth tekstit letrar poetik. Me Labinot Berishėn. “Faik Konica”, Prishtinė 2017.

81. Paanėsia e fjalės poetike. Libri i parathėnieve. “Faik Konica”, Prishtinė 2017.

82. Hyrje nė historinė e letėrsisė gojore shqipe. “Faik Konica”, Prishtinė 2017.

83. Sytė e heshtjes. Pėrsiatje poetike. Argeta, Tiranė 2018.

84. Arshi Pipa krijues i mendimit tė lirė. Letra, biseda, poezi, kritikė. Faik Konica, Prishtinė 2018.

85. Vėzhgime mbi “Poetikėn” e Aristotelit. Studim. Faik Konica, Prishtinė 2018.

86. Estetika dhe estetika e letėrsisė. Tekst pėr studentė. Bashkė me Labinot Berishėn. Faik Konica, Prishtinė 2018.

87. Nėna Tereze nė shtatė shpalime 1- 7. Faik Konica, Kuvendi Franēeskan i Gjakovės, Prishtinė 2019.

88. Rreth veprės letrare tė Ibrahim Kadriut. Faik Konica, Prishtinė 2019.

89. Tronditjet shpirtėrore si mesazhe poetike. (Pėr Poezinė e Agim Matos). Milosao, Sarandė 2019.

90. Qenėsia e kumtit poetik. Libri i parathėnieve 2. Faik Konica, Prishtinė 2019.

92. Veēanti tė veprės letrare pėr fėmijė tė Rifat Kukajt. Argeta LMG, Tiranė 2020.

93. Poezia si shtegtim i qenėsishėm shpirtėror. Mbi poezinė e Daniele Giancan-es. La poesia come un viaggio esistenziale. Della poesia di Daniele Giancane. Shtėpia botuese Milosao, Sarandė 2020.

94. Nėna Tereze: “E desha tjetrin me dashurinė e Hyjit”. Nė tri gjuhė: Shqip, maqedonisht dhe anglisht. Instituti i trashėgimisė shpirtėrore dhe kulturore tė shqiptarėve – Shkup, Shkup 2020.

95. Poetika e letėrsisė pėr fėmijė. Universiteti i Gjakovės “Fehmi Agani”, Prishtinė 2020.

96. Kush dėgjoftė e mos tregoftė... Roman pėr fėmijė. Faik Konica, Prishtinė 2020.

97. Vepra e Anton Ēettės pėrligj qenėsinė e trashėgimisė sonė. Instituti i trashėgimisė shpirtėrore dhe kulturore tė shqiptarėve – Shkup, Shkup 2020.

98. Antologji e poezisė sė pėrshpirtshme shqipe 1555 – 2019. Faik Konica, Prishtinė 2020.

99. Qenėsia dhe shqiptimi poetik i krijimit letrar. Mbi disa vepra dhe autorė tė Kosovės Lindore. Beqir Musliu, Gjilan 2021. Botimi i dytė i ndryshuar. Tė shprehurit poetik qenėsi e veprės letrare. Beqir Musliu, Gjilan 2021.

100. Frymėmarrje nate. Roman. Faik Konica, Prishtinė 2021

101. Shpalime rrėnjėsh. Vėzhgime etnologjike dhe kulturore. Faik Konica, Prishtinė 2021.

102. Martin Camaj: Letėrsia ashtė jeta ime e vėrtetė. 49 letra tė tij dhe teksti i bisedės i vitit 1990. Instituti i trashėgimisė shpirtėrore dhe kulturore tė shqiptarėve – Shkup, Shkup 2021.

103. Maksimilian Lamberci pėr letėrsinė shqipe. Studim monografik. Instituti i trashėgimisė shpirtėrore dhe kulturore tė shqiptarėve – Shkup, Shkup 2021.

104. Hire tė vetmisė. Pėrsiatje poetike. Argeta LMG, Tiranė 2021.

105. Nėna Tereze: “E desha tjetrin me dashurinė e Hyjit”. Doracak i shkurtėr. Radio Maria, Tiranė 2022.

106. Ramadan Musliu poet i mirėfilltė modern. Studim. Beqir Musliu, Gjilan 2022.

107. Letra tė Gonxhe Bojaxhiut – Nėnės Tereze. Instituti i trashėgimisė shpirtėrore dhe kulturore tė shqiptarėve – Shkup, Shkup 2022.

108. Mbi disa kryevepra tė letėrsisė botėrore. Shtėpia botuese Faik Konica, Prishtinė 2022.

109. Dy kryevepra lirike tė Fishtės. Rreth veprave “Jerina ase Mbretnesha e luleve” dhe “Zana e Vizitorit”. Beqir Musliu, Gjilan 2023.

110. Kanuni – dėshmi e qenėsishme e ligjėsive tė lashta tė jetesės sė njeriut tonė. Edhe me parathanė tė Fishtės tė vitit 1933. Studim. Instituti i trashėgimisė shpirtėrore dhe kulturore tė shqiptarėve – Shkup, Shkup 2023.

111. Rreth disa kryeveprave tė letėrsisė sonė. Shtėpia botuese Faik Konica, Prishtinė 2023.

112. Ernest Koliqi poet, prozator dhe dramaturg. Agroprint Shkup 2023.

113. Pėshpėritje teologjike. Shtėpia botuese Beqir Musliu, Gjilan 2023.

114. Pėr veprėn letrare tė Azem Shkrelit. Poetika e fjalėve tė gurta. Con un’appendice in italiano. Botimi i dytė i ndryshuar. Shtėpia botuese Beqir Musliu, Gjilan 2024.

115. Ramadan Musliu poet, kritik letrar dhe publicist. Studim. Shtėpia botuese Beqir Musliu, Gjilan 2024.

116. Teksti poetik qenėsi e veprės letrare. Libri i parathėnieve 3. Shtėpia botuese Faik Konica, Prishtinė 2024.

117. Si dhe pse lindi departamenti pėr studimin e trashėgimisė shpirtėrore tė Gonxhe Bojaxhisė – Nėnės Tereze (bashkė me Skender Asanin). Instituti i trashėgimisė shpirtėrore dhe kulturore tė shqiptarėve – Shkup, Shkup 2024.

118. Eqrem Ēabej studiues cilėsor i letėrsisė. Studim. Instituti i trashėgimisė shpirtėrore dhe kulturore tė shqiptarėve – Shkup, Shkup 2024.

 

II. KOMPLETE VEPRASH

 

1.   Dushko Vetmo, Vepra letrare. Opera letteraria. Universitą della Calabria. Dipartimento di Linguistica - Sezione di Albanologia. Cosenza 2007.

2.   Giuseppe Del Gaudio, L’opere drammatiche. Vepra dramatike. Universitą della Calabria. Dipartimento di Linguistica. Sezione di Albanologia, Cosenza 2008.

 

III. VĖLLIME POEZISH TĖ ZGJEDHURA

 

1.   Mirko Gashi, Plagė uji. “Rilindja”, Prishtinė 1990.

2.   Visar Zhiti, Kohė e vrarė nė sy. “Rilindja”, Prishtinė 1997.

3.   Giuseppe Schirņ di Maxho, Dove antico dolore. Dhembje e ngrirė. Palermo 1998.

4.   Vorea Ujko, Gėrmime nė dhimbje. A.C.I.G.A., Editrice Il coscile, Cosenza 1998. Botimi i dytė. “Faik Konica”, Prishtinė 2000.

5.   Lluka Perrone, Ujėvarė lotngrirė. Radhonjtė: “Shkrimtarė arbėreshė” 1, Kozencė 1999. Botimi i dytė. “Faik Konica”, Prishtinė 2000.

6.   Enza Scutari, Hėnza fshihet prapa meleve. “Svinga”, Prishtinė 2000.

7.   Mark Krasniqi, Poezi e zgjedhur pėr fėmijė. Enti i teksteve dhe i mjeteve mėsimore i KSA tė Kosovės, Prishtinė 2001.

8.   Azem Shkreli, Rrėnjė tė gurta. “Shpresa – Kuvendi Salezian”, Prishtinė 2001. Botimi i dytė i rishikuar, Shtėpia e kulturės, Pejė 2012, botimi i tretė Argeta LMG, Tiranė 2023.

9.   Azem Shkreli, Parola di pietra. Traduzione italiana di Amik Kasoruho. Stilo Editrice, Bari 2005.

10.       Vorea Ujko. Fshehtėsia e rrėnjėve. Poezi e zgjedhur. Botimet “Toena”, Tiranė 2007.

11. Ramadan Mehmeti, Bekimi i gjurmėve. Parathėnien Prend Buzhala, “Rozafa”, Prishtinė 2008.

12.       Jeton Kelmendi, Erdhe pėr gjurmė tė erės. “GlobusR”, Tiranė 2009.

13. Miradije Ramiqi, Dashuria flet me zemrėn e diellit. “Faik Konica”, Prishtinė 2013.

14. Ibrahim Kadriu, Kohė e djegur nė bebėza. Poezi e zgjedhur. Faik Konica, Prishtinė 2013.

15. Ibrahim Kadriu, Tempo incenerito nelle pupille. Poesie scelte. La scelta e la prefazione di Anton Nikė Berisha. Luigi Pellegrini Editore. Cosenza 2014.

16. Dushko Vetmo, Atologji letrare. Poezi. Prozė. Vepra teatrale. Antologia letteraria. Poesia. Prosa. Opere teatrali. Comet Editor Press. Cosenza 2015. Botimi i dytė vetėm nė arbėrisht. Milosao. Sarandė 2016.

17. Agim Gjakova, Gėrmime nė etje. Svinga. Prishtinė 2015; botimi i dytė i shtuar Prishtin 2020.

18. Sabit Rrustemi, Ndezje yjesh nė zemėr. “Beqir Misliu”, Gjilan 2015.

19. Prend Buzhala, Psherėtima pergamene. Rozafa, Prishtinė 2016.

20. Giovanni Pistoia, Il vento restņ senza respire. Poesie. Scelta e prefazione Anton Nikė Berisha. Castrovillari 2016.

21. Zef Skiro di Maxhio, Te liqeni i zemrės. Milosao. Sarandė 2017.

22. Rexhep Elmazi. Psherėtima shiu. Poezi e zgjedhur. Zgjedhjen dhe parathėnien Anton Nikė Berisha, Beqir Musliu, Gjilan 2018.

23. Agim Mato, Shkretėtirė harrimi. Poezi. Zgjedhjen dhe parathėnien Anton Nikė Berisha. Faik Konica, Prishtinė 2018.

24. Timo Mėrkuri, Ėndėrrime tė mbytura nė det. Poezi e zgjedhur. Zgjedhjen dhe parathėnien Anton Nikė Berisha, Beqir Musliu, Gjilan 2018.

25. Frederik Rreshpja, Era pėrkund pikėllimin e luleve. Poezi. Zgjedhjen dhe parathėnien Anton Nikė Berisha, Beqir Musliu, Gjilan 2018.

26. Mirko Gashi, Polipet e vdekjes. Poezi e zgjedhur. Zgjedhjen dhe parathėnien Anton Nikė Berisha. Beqir Musliu, Gjilan 2021.

27. Ymer Elshani, Kur vallėzojnė buzėqeshjet. Zgjedhjen dhe parathėnien Anton Nikė Berisha. Faik Konica, Prishtinė 2021.

28. Ramadan Musliu, Shtjellė shpirtėrore. Poezi e zgjedhur. Zgjedhjen dhe parathėnien Anton Nikė Berisha. Beqir Musliu, Gjilan 2021.

29. Jusuf Gėrvalla, Dhembje tė ndrydhura. Poezi e zgjedhur. Zgjedhjen dhe parathėnien Anton Nikė Berisha. Beqir Musliu, Gjilan 2022.

30. Remzije J. Zekolli, Ujėvarė mungėtirash. Zgjedhjen dhe parathėnien Anton Nikė Berisha. Lena, Prishtinė 2023.

31. Frymėsi amshimi. Poezi kushtuar heroit Agim Ramadanit.  Zgjedhjen dhe pėrgatitjen pėr botim Anton Nikė Berisha dhe Sabit Rrustemi. Beqir Musliu, Gjilan 2023.

32. Hasan Muzli Selimi, Psherėtimė ėndrrash. Poezi e zgjedhur. Zgjedhjen dhe parathėnien Anton Nikė Berisha. Beqir Musliu, Gjilan 2023.

33. Xhevat Bajraj, Dielli udhėton nėpėr re shiu. Poezi e zgjedhur. Zgjedhjen dhe parathėnien Anton Nikė Berisha. Shtėpia botuese Drini, Prishtinė 2024.

34. Ragip Sylaj, Shakullinė pėrpėlitjesh. Poezi e zgjedhur. Zgjedhjen dhe parathė-nien Anton Nikė Berisha. Shtėpia botuese Jakup Ceraja, Mitrovicė 2024.

35. Era shtegton hullive tė ėndrrave. Poetė tė Italisė sė Jugut tė grupit  “La Vallisa”. Zgjedhjen, parathėnien dhe shqipėrimin nga italishtja Anton Nikė Berisha, Shtėpia botuese Beqir Musliu, Gjilan 2024.

 

IV. VĖLLIME PUNIMESH TĖ ZGJEDHURA

 

1.   Atė Anton Harapi, Njesimi kombtįr dhe ideali kombtįr. Kuvendi franēeskan i Gjakovės, Gjakovė 1997.

2.   Anton Ēetta dhe vepra e tij (Autorė tė tjerė pėr A. Ēettėn). Kuvendi franēeskan i Gjakovės, Gjakovė 1997.

3.   Atė Bernardin Palaj, Mitologji, doke e zakone shqiptare. “Shpresa”, Prishtinė 2000.

4.   Franēesko Altimari, Vėzhgime gjuhėsore dhe letrare arbėreshe. “Shpresa – Kuvendi Salezian” & “Faik Konica”, Prishtinė 2002.

5.   Atė Marin Sirdani, Franēeskanėt nė Shqypnķ dhe shqiptarėt katolikė nė lamė t’atdhetarķs. “Shpresa” – Kuvendi Salezian, Prishtinė 2002.

6.   Atė Marin Sirdani, Ndriēime tė historķs, tė kulturės dhe tė artit shqiptar. “Shpresa” – Kuvendi Salezian, Prishtinė 2002.

7.   Nė mbretėrinė poetike. Kritikė letrare pėr veprėn e Anton Pashkut. “Shpresa”, Prishtinė 2002.

8.   Duaje Zotin me gjithė zemėr. Biseda me Mons. Zef Gashin, kryeipeshkėv i Tivarit. “Shpresa – Kuvendi Salezian”, Prishtinė 2002.

9.   Anton Harapi, Shqiptari dhe bota e tij. “Shpresa” & “Faik Konica”, Prishtinė 2003.

10.       Autorė tė tjerė pėr veprėn e Anton Harapit. “Shpresa” & “Faik Konica”, Prishtinė 2003.

11.       Mons. Zef Gashi, Zoti nė jetėn time. “Shpresa”, Prishtinė 2003.

12.       Fishta, Piksime estetike mbi artin e fjalės. “Shpresa”, Prishtinė 2004.

13.       Mirash Gojēaj, Thesare tė Malsisė. Emisioni franēeskan, Tuz 2006.

14. Agneze Gonxhe Bojaxhiu – Nėna Tereze, Lutja ėshtė zėri i Zotit nė thellsinė e zemrės. Pėrkthyer nga italishtja me parathėnie. “Sanctae Crucis”, Prishtinė 2010.

15. Agneze Gonxhe Bojaxhiu, Tekste lutjesh, letra, mendime. “Faik Konica”, Prishtinė 2016.

16. Sabit Rrustemi, Fajin qė (e) bėmė. Zgjedhje tregimesh. Beqir Musliu, Prishtinė 20016.

17. Ramadan Rexhepi, Kumbnaret. Tregime dhe novela. Pėrgatiti pėr botim dhe parathėnien Anton Nikė Berisha, Beqir Musliu, Gjilan 2018.

18. Nasi Lera, Frynte shumė erė. Tri novela. Zgjedhjen Anton Nikė Berisha, Beqir Musliu, Gjilan 2023.

19. Nasi Lera, Tregime tė zgjedhura. Zgjodhi, pėrgatiti pėr botim dhe parathėnien Anton Nikė Berisha. Beqir Musliu, Gjilan 2024.

20. Prend Buzhala, Ujėvarė shpirtėsie - Proza poetike. Zgjodhi dhe parathėnien: Anton Nikė Berisha. Botoi SHB “Beqir Musliu”, Gjilan 2024.

 

V. TRANSKRIPTIME E PĖRSHTATJE

 

1. Rapsodi tė njė poeme shqiptare. (Transliteruar e pėrgatitur pėr shtyp bashkė me A. Ēettėn), Jeronim De Rada, VEPRA 5 (Kompleti), “Rilindja”, Prishtinė 1983.

2. Leonardo De Martini, Harpa arbnore. Shkrimin hyrės E. Koliqi, “Shpresa” – Kuvendi Salezian, Prishtinė 2002.

3. Kuvendi i Arbėnit 1703. Tri versione. Pėrshtatjen nė gjuhėn e sotme tė pėrkthimit tė Engjėll Radojės e bėri Anton N. Berisha. Konferenca ipeshkvore shqiptare. Prishtinė 2003. Botimi i dytė vetėm versioni i pėrshtatur, “Shpresa”, Prishtinė 2003.

4. Gjergj Fishta. Numėr tematik i revistės letrare “JETA E RE” Nr. 11 - 12, Prishtinė 1990.

5. Faik Konica “JETA E RE”, Nr. 3, Prishtinė 1995.

6. Martin Camaj “JETA E RE”, Nr. 1, Prishtinė 1996.

7. Anton Pashku “JETA E RE”, Nr. 4, Prishtinė 1996.

8. Atė Anton Harapi “JETA E RE”, Nr. 1, Prishtinė 1997.

 

VI. PĖRKTHIME LETRARE

 

1.   Epi i Gilgameshit. Pėrkthimin nga gjermanishtja, parathėnien dhe plotėsimin me shėnime nga A. N. Berisha. “Rilindja”, Prishtinė 1984. Botimi i dytė “Naim Frashėri”, Tiranė 1990. Botimi i tretė i rishikuar “Argeta – LMG”, Tiranė 2008, botimi i katėrt nga i njėjti botues 2016.

2.   Domeniko Korradini H. Brusard, Lavdėrimi i kryqėzuar. Pėrkthim nga italishtja, “Faik Konica”, Prishtinė 2008.

3. Giuseppe Napolitano. Pėshpėritje hėnės. Bashkė me Ilire Zajmin. “Faik Konica”, Prishtinė 2014.

4. Kėnga e kėngėve – kryevepėr poetike e dashurisė dhe e jetės. Me pėrkthim tė ri tė tekstit. “Faik Konica”, Prishtinė 2015, botuar mė parė nė revistėn “Fjala Hyjnore”, Prishtinė – Shkodėr 2013.

5. Kėnga e Nibelungėve. Kėnga e parė dhe e pestė. Pėrkthimin nga gjermanishtja edhe parathėnien Anton Nikė Berisha. Argeta LMG, Tiranė 2016. Botuar mė parė nė veprėn “Njėmendėsia e fjalėve”. “Shpresa” & “Faik Konica”, Prishtinė 2016.

6. Giovanni Pistoia, Era mbeti pa frymėmarrje. Zgjedhjen, parathėnien dhe pėrkthimin nga italishtja Anton Nikė Berisha. Beqir Musliu, Prishtinė 2016.

7. Radovan Zogoviq, Kėngėt e Ali Binakut. Ardhėsit. Pėrktheu nga origjinali dhe parathėnien Anton Nikė Berisha, “Faik Konica”, Prishtinė 2016.

8. Psalmet. Shqipėrimin dhe parathėnien Anton Nikė Berisha. Arqipeshkvia Metropolitane Shkodėr – Pult, Shkodėr 2017.

9. Aristoteli, Qasje artit poetik. Pėrkthimin, studimin hyrės dhe shėnimet Anton Nikė Berisha. Argeta LMG, Tiranė 2020.

 

10. Era shtegton hullive tė ėndrrave. Poetė tė Italisė sė Jugut tė grupit  “La

Vallisa”. Zgjedhjen, parathėnien dhe shqipėrimin Anton Nikė Berisha. Shtėpia botuese Beqir Musliu, Gjilan 2024.

 

Tiranė janar 2025


[1] Kjo bibliografi u botua sė pari me rastin e promovimit tė botimit tė tretė

Epit tė Gilgameshit (Argeta – LMG, Tiranė 2008), tė promovimit tė studimit tė Prend Buzhalės, Kode poetike tė mbijetesės shpirtėrore. Mbi romanet pėr tė rritur tė Anton Nikė Berishės (Argeta LMG Tiranė 2009) mbajtur nė Korēė mė 13 dhe 14 qershor 2009 gjatė takimit “Netėt korēare tė poezisė” dhe tė promovimit tė veprės sė Anton Nikė Berishės Ujėvarė drite nė zemėr – Katėrmbėdhjetė pamje tė hirit hyjnor tė Agneze Gonxhe Bojaxhiut – Nėnės Tereze (Argeta – LMG, Tiranė 2009) si dhe tė ekspozitės sė librave tė tij tė botuara deri nė nėntor tė vitit 2009 mbajtur nė Tiranė mė 13 nėntor 2009.

Shih dhe Mehmet Gėzhilli & Labinot Berisha, Bibliografi e veprave dhe punimeve tė Anton Nikė Berishės. ARGETA – LMG, Tiranė 2016.

Kėtu botohet e plotėsuar.