Sot e hėngra njė shi tė rėndė dhe, tek ēaja
pėrmes ujit qė vėrshonte deri nė trotuar, befas m'u ravijėzua nė kujtesė
xha Solli qė e kisha njohur dikur. Ky xha Solli sikur kish lindur ditėn e
shiut, se me shiun sikur kish nėnshkruar njė pakt. Ē'shkruaj, mos kujtoni se
ėshtė njė shpikje ime dhe aq. Jo. jo. Xha Solli edhe nė tė ri tė tij, kurrė
nuk kish zėnė punė me dorė, po, kur binte shi qoftė dhe me rrebesh, atėherė
shfaqej ai, sikur jo vetėm nuk i trėmbej shiut, po i bėnte dhe karshillėk!!!
Ndėrsa punėtorėt e tjerė, burra dhe gra, zinin ndonjė strehė pėr t'u
mbrojtur nga shiu, xha Sollin e shihje me njė lopatė nė dorė a me ēfarėdo
vegle tjetėr, qė dilte nė mes sheshit dhe bėrtiste: - Ah, moj e shkretė kohė
qė na le batall! Kur bėrtiste kėshtu, mos kujtoni se fliste me vete. Jo,jo.
Drejtohej andej nga ata "frigacėt" qė i trėmbeshin shiut dhe nuk ndiqnin
kėtė, tė "guximshmin", xha Sollin qė aq i hanin duarėt pėr punė, sa dhe nė
"kiamet" e bėnte ferk. Ata , tė "strehėve", ia njihnin mirė atė "guxim" dhe
atė dėshirė tė madhe pėr punė. Kishte kohė qė qeveria ( fshati sa qe bėrė
fermė), kish vendosur qė nė ditėt me shi, punėtorėt merrnin tetėdhjetė
pėrqind tė pagės dhe xha Sollit, nuk ia hante kollaj qeni shkopin pėr
qelepir.
Kozmai, njė moshatar me tė, atje qė nga streha e
zgjati bodecin e shpotisė: - Po hajde, o ditėzi, se do ta marrėsh brinjė mė
brinjė, dhe do tė dalė qelepiri nga hundėt! Por xha Sollli nuk lėshonte mez
kollaj. Aha, re Komi, nė ke brigadierin mik, tija, ajo mė ėshtė punėza
jote, po unė le tė lagem deri nė palcė, nuk jam mėsuar tė ha harram.
Njerėzia, tek shikonin kėtė pehlivan qė luante atje mes shiut, gajaseshin sė
qeshuri. Gra e burra bėnin sehir se si "kotej" atje nėn vragėn e madhe tė
shiut. Aha, - mbante veten me gajret xha Solli, - punės duhet t'i rrish
ballas,se, po i ktheve krahėt, tė lė fukara ajo. Ja, pėr kėtė trok dheu qė
do na hajė, - betohej. Dha e dha kėshtu njė copė herė tė madhe dhe, kur
mendoi se ia "kish bėrė hyzmetin" punės, ashtu siē u rrėfye nė "sheshmejdan",
shkoi e zuri strehė atje me tė tjerėt. Tek shtrydhte takijen e bardhė qė
ēurgonte, vazhdonte "leksioni" pėr punėn.
Qė the ti, re Komi, - se ti dhe mė njeh dhe mė
mirė nga kėta rinia (epo rrushi i papjekur nuk hahet,de), unė kėtė qėne
punė, sikur e kam parė me "diell nga jashtė". Epo kot nuk thonė: kur u
ndanė, kaq na ranė. Unė isha i madhi nė shtėpi. I madhi, po si "hallemadhi".
Jo do shkoje mik, jo do prisje miq. Epo kush do t'i bėnte kėto "punėza kaq
tė rėnda"? Veē i madhi. Unė, or unė. E, sa pėr punėt nė bujqėsi, ato m'i
bėnte Xoxi, imvėllla. Se, mahere, e kishim kalidhen tok. Punonte Xoxi ama
dhe unė kurrė nuk i hyja nė hak. Uleshim pėr tė ngrėnė, i thosha asaj simes,
Varės, una: thelėn e madhe ia hidh Xoxit, se qy dhe do ngasė qetė nesėr. E,
kėshtu vazhduam gjer sa erdhi kjo "komprativa". Se kjo,"komprativa" ta mat
kokėn me pe, or tunjatjeta. Dhe mė gjeti ca mė keq: kur u bėmė "komprativė",
u ndati dhe Xoxi nga unė. Tani gjeta keq e mė keq. Vjen e keqja, hapi derėn
,thuaj. Tani qė m'u ndati Xoxi mė vete, thashė una: hapu dhe tė futem se ku
qeshė mėsuar me punė. Po dhe kėtij "halli" sikur ia gjeta vegėn ku tė varja
katruven. Yrysht dhe tujte nga doktori. Jo mė dhėmb kėtu, jo kollem kėshtu (
epo kollla mė nget, or tunjatjeta,se qė dy vjeē. imgjysh mė mėsoi tė pi
cigar). Dhe doktori: jo ktheu kėtej, jo kollu andej xhėku kuptoi qė kisha
njė "hijez" tė vjetėr nė mushkėri dhe mė dha njė raport si pėr punė tė
lehtė. Tė lehtė i thėnēin, po, kur mė ēoi pėr tė bėrė "krahaz domatesh",
thashė se m'u kėput trupi mėdysh. Aha, - i thashė brigadierit una, - unė mė
mirė vdes pėr bukė, se sa tė vdes nga puna. Dhe ika, qė thoni ju, e nuk u
pashė mė andej nga fusha. Ika - ika, po "kur tė hanė duarėt pėr punė", nuk
tė rrihet, ndaj dhe mė patė sot nė kėtė ditė kiameti. Ik nė shtėpi, xha
Sillo,se do plevitosėsh, - ngriti zėrin brigadieri
Brigadier, tė keqen xha Solli tyja, do m'i
hedhėsh ato pikėt pėr sot qė tė iki me mendjembledhur xha Solli?
- Pa merak xha Solli dhe veē duku kur tė ketė
ndonjė tufan tjetėr, - i tha brigadieri.
Dhe iku xha Solli i shoqėruar me britmat shpotitėse tė atyre qė
rrinin nė strehė.

Po nuk mbaron kėtu kjo histori me xha Sollin.
Kish dalė njė ditė e shullėhej nėn njė rrezedielli dhe i hanin brirėt pėr
muhabet. Tek e pashė ashtu, shpotita: - Ah, moj e shkretė kohė qė nuk po na
hedh njė pikė shi!
Qenke ti, mor dhaskal, - foli tek shullėhej.
Ore, tė ishte e mirė puna, punonte dhe mbreti. Punės, or dhaskal, duhet t'i
rrish me "krahėmarrje" si luftės. Pa dili ballas luftės dhe vete mu nė hale
tė gomares. Edhe puna ėshtė ca mė keq: ta merr shpyrtin pak e nga pak. Keq
nė vapė e keq nė tė ftohtė. Nė vapė tė bie pika mbi kokė; nė tė ftohtė, tė
futet dridhma mu nė bark. Dhe hajd ma ndreq atė punė, - digjo xha Sollin
tija, dhaskal. Unė nuk e mbaja dot ė qeshurin dhe, pa e lėnė tė vazhdonte mė
kėtė "lexion" kaq me vlerė, ia prita: - Epo nuk bėhet ēdo ditė "kiamet" qė
tė marrshė tetėdhjetė pikė!!!
Aha, gjer aty mė paska vajtur nami! Opo unė tė
kem nderin si njeri, pa pėr tė tjerat nuk bėhem merak.
* * *
Kisha kohė pa u parė me xha Sollin, por njė ditė
prej ditėsh, kur shkova qė tė bėja informacion plotik me brigadėn, e gjeta
atje dhe xha Sollin. Mos kujtoni se po punonte? Jo. Po u mbante leksion
atyre qė punonin. Kapa vetėm fjalėt e fundit tė tij: - Eh, Solli! Eh, Solli!
Ku ishe dhe ku je? Baraz me shoqėrinė, mbi qenėrinė!!!
Tek i dha fund ligjėratės, ndjeva njė tė qeshur
kolektivshe tė brigadės dhe, kur kėrkova tė mė tregonin shkakun, njė nga tė
rinjtė, mė tregoi.
- Nė nė fshat kemi njė thėnie: dikujt qė i ecėn
nė jetė, themi: i ka pjellė kau! Njė fatkeqi qė punon dhe nuk i ecėn, themi:
i ngordhi lopa. Kėshtu ka ndodhur dhe me xha Sollin. Kėtij, sado qė nuk ka
punuar kurrė, i ka pjellė kau. Qėlloi njė djali i tij, mori njė nuse me
shkollė. Nusja u fut shitse nė fshat dhe dihet kush ka njė tė punėsuar me
rrogėbazė nė shtet nė fshat, ka tė ardhura tė mėdha. Xha Solli e kupton dhe
vet, ndaj dhe thotė: "baraz me shoqėrinė" (se do mos bėj karshillėk jetese
me tė tjerėt) dhe "mbi qenėrinė" (e ka pėr ata qė e mbajnė nė gojė). Tani,
mbas kėtij sqarimi, dhe unė nuk e mbajta tė qeshurit.
Ja, tė gjitha kėto m'u kujtuan sot, nė kėtė ditė
me shi, dhe mė ravijzohet xha Solli, tek bėrtet: - Ah, kjo kohė e shkretė qė
na la batall!!!
Tiranė, 6 janar 2016
|