Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Shkencė - Neuroza koverzive (histeria)

Shkruan: Dr. Naser H. EJUPI

        NEUROZA KONVERZIVE (HISTERIA)

 

       Fjala histeri rrjedh nga gjuha greke - HYSTERA qė d.m.th. mitėr (shtrat i fėmijės). Hipokrati ka supozuar se kjo sėmundje paraqitet te femrat qė nuk lindin fėmijė (sterile), ku mitra e tyre qė kėrkon fėmijė shėtiti nėpėr trup dhe duke u ndalur nė ndonjė organ ose pjesė tė trupit shkakton ērregullimin e funksionit tė tyre ose paralizėn. Mė vonė ėshtė paraqitur mendimi se histeria paraqitet nė raste tė abstinencės seksuale, ku mitra e pakėnaqur shkakton simptomat e sėmundjes.

          

            Neuroza konverzive (histeria) si sėmundje shpirtėrore (mentale) ka qenė e njohur qysh moti, qė nga koha e Hipokratit dhe Galenit. Me emrin histeri kėtė sėmundje e ka emėrtuar Hipokrati (shek. IV  p.e.r.).

            Fjala histeri rrjedh nga gjuha greke - HYSTERA qė d.m.th. mitėr (shtrat i fėmijės). Hipokrati ka supozuar se kjo sėmundje paraqitet te femrat qė nuk lindin fėmijė (sterile), ku mitra e tyre qė kėrkon fėmijė shėtiti nėpėr trup dhe duke u ndalur nė ndonjė organ ose pjesė tė trupit shkakton ērregullimin e funksionit tė tyre ose paralizėn. Mė vonė ėshtė paraqitur mendimi se histeria paraqitet nė raste tė abstinencės seksuale, ku mitra e pakėnaqur shkakton simptomat e sėmundjes.

            Shumė shekuj mė vonė u vėrejt se kėto supozime nuk ishin tė vėrteta, pasi qė nga histeria ishin sėmur edhe meshkujt.

            Nė disa vende, disa njerėz edhe sot mendojnė se nė trupin e tė sėmurit  nga histeria ėshtė i pranishėm djalli i cili i shkakton tė gjitha mundimet. Sigmund Frojdi (1856-1936)  kėtė sėmundje e ka quajtur si neurozė konverzive. Sipas tij te tė sėmurėt nga histeria, konflikti psikik konvertohet (transformohet) nė simptomė trupore. Simptoma trupore pėrbėhet nga shumė ērregullime qė do tė shohim te tabloja klinike.

            Shkencėtarėt mendojnė se histeria paraqitet me shpesh tek ata persona qė kanė predisponim gjenetiko-biologjik pėr t’u sėmurė nga kjo sėmundje, dhe se mė tepėr sėmurėn femrat se sa meshkujt.

            Rreth etiologjisė sė kėsaj sėmundjeje mė tepėr hulumtime ka bėrė Frojdi, i cili ka ardhur nė pėrfundim se te histeria mė tepėr kemi tė bėjmė me pėrjetimin e traumave tė ndryshme psikike, tė fantazive dhe dėshirave tė parealizuara qė shprehen me afekt tė fortė dhe janė me prejardhje gati gjithmonė nga sfera seksuale.

            Shumė probleme tė sferės seksuale, si: impotenca, frigjiditeti, mosarritja e orgazmit, ndarja e partnerėve etj. sjellin deri te kjo sėmundje e rėndė shpirtėrore.

           

            Tabloja klinike

            Kjo sėmundje shoqėrohet me shumė simptome tė cilat paraqiten pėr shkak tė ērregullimeve funksionale tė organeve tė ndryshme, por jo edhe dėmtimit organik, e qė janė si rezultat i transferimit tė konfliktit psikik nė kėto simptome. Mė interesante ėshtė paraqitja e “sulmit tė madh histerik”, kur i sėmuri rrėzohet pėrtokė, por nuk lėndohet. Ky sulm ėshtė i karakterit teatral dhe kryhet nė prani tė shumė njerėzve. Zakonisht pas ndonjė shqetėsimi a hidhėrimi, ose edhe nga njė “qetėsi e plotė” i sėmuri rrėzohet pėrtokė duke marrė pozitėn e harkut (“jarc de sercle”), duke prekur dyshemenė me thembra dhe me pjesėn e pasme tė kokės (zverk) dhe mandej duke bėrė rrotullime tė trupit. Nė kėtė rast i sėmuri ka forcė tė jashtėzakonshme, s’mund ta mbajė 2-3 persona.

            Tė sėmurit i shtrėngohen duart dhe kėmbėt, dridhet, vetėdijen e ka tė ruajtur ose pjesėrisht tė ndėrruar. Gjatė kėtij sulmi tė sėmurit nuk i paraqitet shkuma nga goja, nuk e kafshon gjuhėn dhe nuk ka urinim tė pakontrolluar, gjė qė e dallon nga sulmi i madh epileptik.

            Pėrveē kėtij sulmi, tek i sėmuri paraqiten edhe tė ashtuquajtura paraliza histerike qė shoqėrohen me marrjen (“paralizėn”) e muskujve tė dorės ose tė kėmbės. Kėtu reflekset fiziologjike janė tė ruajtura kurse reflekse patologjike nuk ka. Kėtu kemi tė bėjmė vetėm me njė paralizė funksionale-psikike tė muskujve, por jo edhe me paralizė pėr shkak tė dėmtimeve organike.

            Afonia histerike karakterizohet me humbjen e “papritur tė zėrit”, ku i sėmuri nuk mund tė flasė. Anestezioni histerik manifestohet me humbjen e ndjeshmėrisė pėr prekje, dhembje dhe temperaturė.

            Kokėdhembja histerike paraqitet pėr shkak tė tensionit neurotik dhe ėshtė rezistent nė terapi dhe analgjetikė, ndėrsa mjekohet vetėm me psikoterapi dhe sedativ. Ėshtė interesante tek tė sėmurit neurotiko-histerikė edhe paraqitja e verbimit dhe shurdhimit. Fusha e tė pamurit e personave histerik mund tė ngushtohet nė formė tė tubusit ose personi tė mos shohė fare - verbim histerik (amaurosis hysterica). Personi nuk dėshiron disa gjėra t’i shohė, prandaj ėshtė i kėnaqur shpirtėrisht. Edhe shurdhimi histerik ėshtė fenomen i ngjashėm. Njė paciente ėshtė “shurdhuar” nė atė moment kur ėshtė informuar se bashkėshorti i saj ėshtė mbytur.

            Si fenomen histerik numėrohet edhe shpejtimi i punės sė zemrės (takikardia), zėnia e frymės, pengesa nė kapėrdimje, vjella, anoreksia, ērregullimet e menstruacionit, frigjiditeti, impotenca etj. Tek i sėmuri histerik kemi edhe paraqitjen e njė varg ērregullimesh psikike, nga turbullimi i vetėdijes e deri te paraqitja e iluzioneve dhe halucinacioneve. Kur ērregullohet funksioni i memories paraqitet fenomeni i pėrgjegjėsisė sė gabuar p.sh. pacienti pyetet sa bėjnė 2+2, ai pėrgjigjet: 2+2=5. Te datat gabon pėr njė ditė etj.

           

            Ecuria e sėmundjes dhe prognoza

            Sėmundja zakonisht fillon nė fėmijėri, nė adoleshencė ose nė rini. Nė mėnyrė tipike sėmundja zhvillohet me acarimin e qetėsimeve, por rrallė ndodh qė i sėmuri tė mos ketė asnjė simptomė. Shumė nga kėta tė sėmurė nuk pėrmirėsohen. Ata janė aq tė gjymtuar nga histeria sikur tė kishin ndonjė ndryshim organik.

            Ndėrlikimet kryesore tė histerisė janė: depresioni, vetėvrasja, divorcet etj. I sėmuri qė mbanė etikėn e histerisė mund tė vizitohet shpesh te mjeku dhe kėshtu tė mos diagnostifikohet njė ērregullim organik tek ai.

 

            Trajtimi klinik

            Trajtimi i personave tė sėmur nga histeria ėshtė shumė i ndėrlikuar. Ata shpesh e nervozojnė mjekun, meqenėse nuk pėrmirėsohen ose zhvillojnė simptoma alternative sapo njė grup tjetėr simptomash ėshtė qetėsuar.

            Histerikėt i ndėrrojnė mjekėt dhe kėrkojnė vėmendjen nga ata. Tė sėmurėve mė sė shpeshti u preferohet psikoterapia, por shumica e tyre e ndėrpresin atė. Pėr njė trajtim afatgjatė janė tė domosdoshme e thelbėsore marrėdhėniet e mira nė mes mjekut dhe tė sėmurit.

            Qėllimi kryesor ėshtė qė tė parandalohen shėtitjet e panevojshme nėpėr mjekė, ndėrhyrjet kirurgjike tė paarsyeshme, divorcet dhe vetėvrasjet. Pėr mjekim pėrdoren edhe medikamente antineurotik p.sh. ansilin, demetrin, librium, adumbran, xanax, lexilium etj.

            Shumė mirė ndikojnė edhe sugjestionet dhe hipnoza nė disa seanca.