Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Parapsikologji - Nėn kthetrat e magjisė sė zezė

Shkruan: Sabir KRASNIQI

     

     NĖN KTHETRAT E MAGJISĖ SĖ ZEZĖ

                          (pjesa e parė)

 

     Pothuajse nuk ka njeri qė nuk ka dėgjuar pėr ndonjė rast, qoftė tek tė afėrmit, nė lagje, fshatė, qytet apo mė gjerė, ku si pre e ndonjė ceremonie tė “magjisė sė zezė”, e aplikuar ndoshta edhe nė forma mė primitive, ka pėsuar dikush. Natyrisht, qė kėto forma veprimi, nuk janė tė pranueshme pėr tė gjithė, por kjo pak ka rėndėsi. Besimi dhe bindja, janė ēėshtje individuale, dhe e drejte e secilit njeri nė botėn “demokratike”, por ata fatkėqinjė qė janė “takuar” ose “atakuar” nga kėto “qenie tė tmerrshme”, pra nga kėto forca tė errėta, mendojnė tėrėsisht ndryshe.

           

 

            Pėr magjinė, kuptimin dhe veprimin e saj si energji psikotronike mbi materien, pra edhe mbi  organizmat e gjalla, kemi shkruan nė disa artikuj tjerė qė mund t’i lexoni nė sektorin e “Parapsikologjisė”.  Nė shkrimin e mėposhtėm do tė pėrqendrohemi pėrgjithėsisht nė raste konkrete qė janė tė lidhura drejtpėrdrejt me operimet magjike, tė zbatuara nga individė, grupe, apo sekte tė ndryshme, tė cilėt, pėrmes ceremonive tė veēanta dhe me ndihmen e “forcave tė errėta”, synojnė arritjen e qėllimeve tė (para)caktuara.

            Veprimet magjike pėr qėllime, zakonisht tė errėta, nuk janė operime tė kohės mė tė re. Bile nė “civilizimin” e sotėm, ceremoni tė tilla, mund tė hasėsh shumė rrallė. Nė kohėt mė tė hershme  aplikimi i “magjisė sė zezė” pėr qėllime tė lloj-llojshme, ka qenė dukuri bukur e shpeshtė. Tė cekim, sa pėr informim, se Asirėt e vjetėr, qė kanė jetuar shekuj mė parė, nė Iranin e sotėm, si mbrojte nga ndikimet e “magjisė sė zezė”, nė pragjet e shtėpive tė tyre, kanė futur figura qensh tė punuara nga argjila, tė bindur, se shpirti i qenit nuk do t’i lejoj forcat e errėta tė depėrtojnė nė brendi tė shtėpisė. Zbulimet arkeologjike kanė vėrtetuar se nėn pragje janė gjetur edhe deri mė dhjetė figura tė tilla. Dhe kjo formė mbrojtėse, tė cilėn Asirėt mendohet se e kanė bartur nga Babilonasit, ėshtė pėrcjell edhe tek shumė civilizime pasuese si tek egjiptasit, grekėt e vjetėr, romakėt etj.

            Natyrisht, qė kjo dukuri, nuk ka mundur tė jetė e huaj as pėr popullatėn shqiptare e as pėr paraardhėsit tanė, Ilirėt. Mirėpo nė mungesė dėshmish, neve sot kemi pakė tė dhėna pėr mitologjinė tonė, edhe pse mendohet se duhej tė ishte mjaft e pasur edhe nė fushėn e mistikės. Janė tė njohura shprehjet “syri i keq”, “lugati”, “hijet” etj. pas tė cilave, gjithsesi, fshehėt kuptimi pėr “satanin”, “demonin”, “fantazmat” etj.

            Pothuajse nuk ka njeri qė nuk ka dėgjuar pėr ndonjė rast, qoftė tek tė afėrmit, nė lagje, fshatė, qytet apo mė gjerė, ku si pre e ndonjė ceremonie tė “magjisė sė zezė”, e aplikuar ndoshta edhe nė forma mė primitive, ka pėsuar dikush. Natyrisht, qė kėto forma veprimi, nuk janė tė pranueshme pėr tė gjithė, por kjo pak ka rėndėsi. Besimi dhe bindja, janė ēėshtje individuale, dhe e drejte e secilit njeri nė botėn “demokratike”, por ata fatkėqinjė qė janė “takuar” ose “atakuar” nga kėto “qenie tė tmerrshme”, pra nga kėto forca tė errėta, mendojnė tėrėsisht ndryshe.

 

 

 

            Shėrbimet  me porosi!

 

            Megjithėse nė shekullin e 21 dhe, pavarėsisht se sa e vlerėsojmė apo nėnēmojmė ne sot ekzistimin  e forcės ndikuese tė magjisė, akoma gjendėn njerėz qė e njohin sekretin e saj dhe tė cilėt janė tė gatshėm, natyrisht, pėr interes financiar, qė shėrbimet e tyre t’i vėnė nė dispozicion tė tė interesuarve. Me ndihmėn e “forcave tė errėta”, ata besojnė nė plotėsimin e  dėshirova tė klientėve, duke ju sjell atyre, ēoftė fat nė biznes, dashuri etj, apo edhe pėr ta shkatėrruar kundėrshtarin, apo mallkuar personi  e urryer duke i sjellė atij fatkeqėsi nė jetė.

            Nė njė fshatė tė vogėl, jo fort larg Londrės, nė mėnyrė legale merret me “magji tė zezė” Danile Suginham, qė i ka kaluar tė ’70-at. Ai e ka ēmimin e caktuar, me tė cilin saktėsisht dihet tarifa e sė keqes qė duhet bėrė.

            “Secili nga ne, qė nė zemėr kultivon urrejtje ndaj dikujt ose diēkahit, duhet atė ta zbrazė nga vetja, nė qoftė se nuk dėshiron tė ketė probleme psikike. Unė vetėm i ndihmoj qė ta bėjnė atė. Pra, nė tė vėrtet, unė ia shėroj shpirtin dhe me kėtė bėj vepėr tė mirė” - thotė Suginham-i.

            Sikurse magėt e tjerė, ashtu edhe ky, punon natėn, duke u shėrbyer me kukulla tė ndryshme, tė cilat i  punon vetė nga pjesė tė rrobave tė vjedhura nga viktima e ardhshme. Nė qoftė se bėhet fjalė pėr ndonjė mallkim mė tė rėndė, atėherė kėrkon ndonjė pjesė tė trupit, si flokė, thonj ose lėkurė. Ndėrsa pėr raste tė rėnda, tė cilat - thotė ai - i ka pasur pak dhe tė gjitha me sukses, kėrkon gjakun ose spermėn e viktimės.

            “Duhet qė dikė ta urrejmė me gjithė zemėr, qė magjia tė ketė efekte sa mė tė mėdha, sa mė tė fuqishme. Sa mė e madhe tė jetė urrejtja, aq mė e suksesshme ėshtė edhe magjia, sepse unė me forcat e mia tė errėta shėrbej vetėm si lidhje midis urrejtjes, tė cilėn klienti im e mbanė nė vete, dhe viktimės. Unė urrejtjen nuk e prodhoj, por atė e transferoj” - thotė D. Suginhami.

             Ndryshe nga kolegu i saj, Suginhami, i cili porositėsit e vet i lente tė merrnin pjesė nė ritualet e errėta tė “magjisė sė zezė”, Barbara Fovyt kėtė nuk e lejon, sepse, thotė ajo, klientėt e mi nganjėherė e lėshonin dhomėn ku mbahej rituali, duke vrapuar e bėrtitur tė frikėsuar nga ajo qė kishin pėrjetuar, dhe kėshtu duhej ta pėrsėritja tė gjithė ritualin qė nga fillimi. Por kjo ėshtė e kuptueshme, sepse nuk mund tė qėndroj njeriu i qetė me atė qė ndodh nė dhomė gjatė ritualit, ku paraqitėn demon me fytyra tė ndryshme trishtuese, qė fluturojnė nėpėr dritare dhe dėshirojnė tė hyjnė brenda. Pastaj, kur ndodh paraqitja e tymit dhe zėrave tė ndryshėm, tė cilėt dėgjohen qartė nė rrethin e “magjisė sė zezė”.

            Gazetari holandez Gordon Stephenny mendonte se kjo ėshtė njė lidhje me magėve tė “magjisė sė bardhė” dhe atyre tė “magjisė sė zezė”, pėr pėrfitime materiale, ku te dy palėt do tė fitonin nga naiviteti i palėve. Ai pėr kėtė shkroi edhe fejtone, nė tė cilat i vėrtetonte thėniet e tij dhe paralajmėronte se kėrkimet pėr zbulimin e fakteve mė bindėse do tė vazhdojnė. Por, mjerisht, nuk pati rastin, sepse e gjetėn tė vdekur me fėlliqėsirėn e vet nė gojė. Policia nuk arriti ta zbuloj kurrė rastin, ndėrsa tė orientuarit nga ceremonitė e errėta thoshin se Stephenny ishte viktimė e njė rituali tė tillė, ku janė thirrur forcat e errėta.

            Pėr ceremonitė e errėta dhe mallkimet e “magjisė sė zezė” nė kohėn tonė (siē e ceka edhe mė lartė, pasi janė tė rralla), edhe nuk do tė dihej aq shumė po tė mos shkruhet ndonjė artikull apo tė mos bėhet ndonjė emision televizivė pėr rastet tmerruese, qė janė nė kufij tė imagjinatės sė bujshme. Ja disa raste tipike, qė flasin pėr keqpėrdorimin e “magjisė sė zezė nėpėr sekte tė ndryshme, tė pėrhapura nė mbarė rruzullin tokėsorė.

 

 

Anton Szandor LaVey (11.04.1930 -29.10.1997), gjatė njė rituali tė “magjisė sė zezė”. LaVey ėshtė themelues i organizatės “Church of Satan” (Kisha e satanit), tė cilėn e themeloi mė 30.04.1966 nė San Francisko tė SHBA-ve.  Kjo organizatė internacionale, zyrtarisht ėshtė e njohur dhe e regjistruar si Kishė nga organet amerikane, dhe ėshtė repsrezantuese e “Satanic Bible” (Biblės satanike), e cila, poashtu u kodua nga LaVey.

 

 

 

            Nė “kthetrat” e sekteve

 

            Ata tė cilėt patėn sukses tė ikin nga “kthetrat” e sekteve qė aplikonin rituale tė errėta, flasin me tmerr tė veēantė pėr sjelljet e magėve tė zi dhe tė adhuruesve tė tyre. Marion Paula ėshtė njėra aga ata. Ajo ishte gjashtė vjet anėtare e njė sekti tė tillė. Pas largimit nga ky sekt pėrfundoi nė klinikėn psikiatrike me lėndime tė rėnda psikike, duke lėnguar nga halucinacionet dhe skizofrenia e pėrhershme.

            Rasti i saj ėshtė interesant. Ajo, pasi njoftohet me grupin, bėhet e varur prej tyre. Largohet nga shkolla dhe familja dhe u bashkėngjitet atyre. Ata e shfrytėzoj maksimalisht, duke e torturuar dhe shfrytėzuar seksualisht pėr ritualet e tyre tė errėta. E kur fizikisht dhe psikikisht bėhet e paaftė, ata e hedhin nė rrugė si tė panevojshme. Nė deklaratat e saja nė polici dalin nė dritė edhe shumė tmerre tjera qė aji i kishte pėrjetuar: “Njė anėtare e grupit, e cila ishte shtatzėnė, pasi e lind fėmijėn (djalė), pranon ta bėjė viktimė tė ceremonialit tė forcave tė errėta. E ther fėmijėn e  saj dhe tė gjithė tė pranishmit pinė gjakun e njomė tė fėmijės sė porsalindur”. Policėt, qė merrnin nė pyetje Paulėn, pranojnė se kurrė nė jetėn e tyre nuk kishin dėgjuar raste mė tė tmerrshme dhe mė trishtuese se sa ky, nga kjo vajzė, e cila edhe vet kishte pirė atė gjak.

            Ceremonialet e tyre ishin tė mbushura pėrplot me histeri kolektive, orgji seksuale si dhe viktimizimin e minjve, qenve, maceve, gjelave etj.

            Gjėra tė lemerishme janė bėrė edhe nė disa sekte tė Berlinit, qytet i cili, sipas dėshmive, nė vitet e ’20-ta, ishte qendėr e okultizmit evropian. Nė njė ndėr sektet, anėtarėt pėrshėndeteshin ēdo natė mes veti, duke e puthur njėri-tjetrin nė prapanicė. “Sa mė e fėlliqur, kundėrmuese, qė ėshtė e mundur tė bėhej ceremonia, aq mė i madh ishte edhe suksesi” - thoshin anėtarėt e kėtij sekti. Pėr kėtė arsye ėshtė pėrdorur edhe “nevoja e madhe” si dhe gjėra tė tjera qė flasin pėr njė logjikė absurde.

            Stephanie Wickers, 37 vjeēare  me vendbanim nė Londėr. Mbi dhjetė vjet ėshtė anėtare e njė sekti satanist qė merret me “magji te zezė”. Ajo rrėfen: “Pacientet tanė janė njerėz afarist. Kėrkojnė nga ne, qė me anė tė forcave tė errėta tė ndikojmė nė suksesin e tyre, e njėkohėsisht, edhe t’ua shkatėrrojmė konkurrencėn. Njėri nga ata e leu tė gjithė dhomėn me ngjyrė tė zezė dhe qenin e vet e viktimizoi qė nė altarin tonė tė rrjedh gjak i freskėt. Me atė punė, me tė cilėn merrej ai person, arriti tė bėhej milioner”.

            Anėtarėt e kėtij sekti, nėpėr mure e dysheme vizatonin simbole magjike, ndiznin qirinj, e si altarė, pėrdorin trupin lakuriq tė njė vajze tė re. “Mbi tė kryenim rituale dhe rreth saj bėnim orgji qė ta fuqizojmė forcėn e magjisė” - pėrfundon Stephanie.

            Gisella Paucher nga Gjermani, anėtare e njė e sekti nė Gelsenkirchen, rrėfen: “Duhej tė isha e qetė derisa mė ushqenin me ushqime tė paketuara me lloj-lloj mbeturinash: pjesė tė merimangave, tė gjarpinjve, tė bretkosave etj. Duhej tė isha e duruar dhe tė mos bėja zė derisa mė futnin nė vagjinė njė bri tė ngjyrosur me ngjyrė tė zezė. Nuk guxoja tė lėshoja zė as kurrė mė rrihnin me litarin e marr nga varrezat. Nė qoftė se do tė qaja apo bėrtisja, i gjithė rituali pėrsėritej qė nga fillimi e unė isha e dėnuar me tortura, nga tė cilat mė pėlciste lėkura dhe mė rridhte gjak”.

            Medlena Stillicker tregon: “Udhėheqėsi ynė (quhej Hans) i shponte me gjilpėrė viktimat (shtazėt) dhe neve na detyronte tė pinim gjakun e tyre e pastaj duhej qė dikujt t’i bėjmė magji. Kur i bėmė magji njė mjeku, i cili refuzonte tė martohej me njė grua njėzetė vjet mė tė vjetėr, aq shumė e munduam, sa qė mė nė fund bėri vetėvrasje. Nga ai rast “m’u hapėn” sytė dhe vendosa tė largohem pėrgjithmonė. Edhe pse mė nuk marr pjesė nė ceremonitė e tyre dhe e kam ndėrruar vendbanimin, prapė nuk mė lėnė tė qetė, mezi mbrohem nga sulmet e tyre psikike”...

 

Nė vazhdimet e ardhshme, ndėr tė tjera, do tė lexoni:

 

-Pėr rastin e Thuringenit nė Gjermani;

-Pėr vrasjen me urdhėr tė satanit nė Witten, poashtu tė Gjermanisė;

-Pėr sektin e “Scientologjisė” ku aderojnė edhe artistė me famė botėrore si T. Cruise e Xhon Travolta;

-Pėr sektin “Tempulli i popullit”, ku nė vitin 1978 u vetėvranė mbi 900 vetė;

-Pėr sektin “OTS = Ordre Temple Solaire”, ku gjatė viteve 1994-97, vdiqėn 74 anėtarė:

-Pėr rastin e Grahama Nashes etj.