Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Parapsikologji - Nėn kthetrat e magjisė sė zezė (pjesa e tretė)

Shkruan: Sabir KRASNIQI

NĖN KTHETRAT E MAGJISĖ SĖ ZEZĖ

 (pjesa e tretė)

 

              Mekanizimi i kėtyre forcave tė errėta ėshtė, pėrafėrsisht ky: Embrioni i tyre ndodhet tek njeriu, pėrgjithėsisht, nė secilin prej nesh, por ata qė merren me “magji tė zezė”, nėpėrmjet ceremonialeve tė ndryshme, tė posaēme, e kanė zhvilluar dhe fuqizuar kėtė forcė tė energjisė, tė cilėn ashtu tė akumuluar, e orientojnė me koncentrim tė fortė, si rreze laseri, drejt objektivit tė caktuar. Kėto mendime, e kjo “dėshirė” e koncentruar, vepron si forcė e keqe nė jetėn, qė ne e konsiderojmė, normale.

 

          

 

            Rast i Jeams Dean-it

 

            Edhe objektet e ndryshme, pavarėsisht ēfarė janė ato, kur tė mbushen me energji, qoftė ajo pozitive apo negative, gjatė ceremonive tė ndryshme magjike, akumulojnė nė vete forca tė mėdha tė energjisė, tė cilat rrezatojnė dhe kanė efekt tė fuqishėm tė veprimit. Dhe kėtė mė sė miri e ilustron rasti i Jeams Dean-it.

            Rasti i Jeams Dean-it, artistit tė njohur nga Kalifornia, ėshtė rast mjaft interesant. Dean ishte anėtar i njė sekti satanist dhe pjesėmarrės nė shumė rituale tė tyre. Edhe pėrkundėr kėrcėnimeve, ai largohet nga ky sekt. Por njė ditė e gjejnė tė vdekur nė automobilin e vetė tė tipit “Porshe” si pasoj e njė fatkeqėsie komunikacioni (sipas raporteve policore)!

            Pas fatkeqėsisė karrocerinė a automobilit e blen mekaniku George Burms. Mirėpo gjatė shkarkimit tė saj, ajo shkėputet dhe i thyen te dy kėmbėt mekanikut tė mjerė. Sakaq, pas dy muajsh i vdes edhe gruaja nė rrethana misterioze.

            Motorin e “Porshesė” (pasi motori nuk ishte i dėmtuar), Burms-i ia shet njė mjeku qė ishte adhurues i vozitjeve sportive. Pėr fatin e keq tė tij, mjeku gjatė njė vozitjeje sportive pėson fatkeqėsi (ndeshet nė mur) dhe nė vend tė ngjarjes mbesin tė vdekur mjeku dhe bashkudhėtari i tij. Nė tė njėjtėn vozitje sportive rrotullohet edhe automjeti, nė tė cilin ishte vendosur ndėrruesi i komandave (shpejtėsive) nga automjeti i Dean-it, me qė rast vozitėsi pėson lėndime tė rėnda...

 

 

            Por me kaq nuk pėrfundojnė fatkeqėsitė qė i “provokonte” ky automjet. Karroceria e dėmtuar e “Porshesė” sė  Dean-it, qė mekaniku Burns e kishte ekspozuar pranė njė rruge automobilistike (pasi Dean ishte njeri me famė), bie dhe ia thyen kėmbėn njė fėmije qė ishte duke e shikuar atė. Disa ditė mė vonė, e njėjta karroceri e dėmtuar, derisa po transportohej me kamion nė njė vend tjetėr, sėrish pėr ekspozim, pėson fatkeqėsi kamioni dhe vozitėsi “fluturon” jashtė kabine dukė pėrfunduar i vdekur nėn karrocerinė e “Porshesė”, e cila shkėputet prapė dhe rrėshqet nė tokė, duke ra mbi trupin e vozitėsit. Ndėrsa njė vozitės tjetėr, qė i ishte blerė gomat e automobilit tė Dean-it, gati sa nuk e humbi kokėn, kur befasisht i pėlcasin gomat, pa asnjė arsyeje. Nė vitin 1960, gjatė transportit pėr nė Los Anxhelos, karroceria e “Poreshesė” zhduket pėrgjithmonė...

            Ky rast nuk ėshtė i vetėm nė analet e ndodhive misterioze. Forma tė ndryshme tė energjisė, qė ndikojnė dhe veprojnė tė akumuluar nga rituale tė lloj-llojshme, janė njohur dhe aplikuara edhe nga shumė kultura tė lashta.. “Mallkimi i faraonėve” ėshtė bartur nėpėr shumė literatura me famė botėrore pasi nga ai mallkim, pothuajse tė gjithė hulumtuesit qė bėnė ato zbulime, vdiqėn nė rrethana misterioze. Bile, sot, nė botė ėshtė e pėrhapur edhe teza se edhe virusi misterioz i AIDS-it, ėshtė mallkim i fjetur nė sarkofagun e faraonit tė famshėm Tutankamonit. Sipas kėsaj teorie, virusi u gjet nė liri mė 1922, kur u zbulua varri i faraonit tė famshėm, kurse u pėrhap (mendohet qė fillimisht nė Amerikė) nė vitet e shtatėdhjeta tė kėtij shekulli, gjatė ekspozimit tė atyre objekteve tė gjetura nė varrin e kėtij faraoni.

            Me “magji tė zezė” u morėn edhe shumė artistė e artisė me famė botėrore siē janė: Florinda Bolkan, Frenk Sinatra, Gilbert Besaud, Don Johans, Evelyn Dersay, Natalia Wood etj., por pėr pėrjetimet e tyre pak kush pranon tė flasė. Ja ēfarė mendon njėra prej tyre, Florinda Bolkan: “Gjithēka qė pėr magjinė dhe ritualet e saj mund tė lexoni nėpėr libra ose revista tė ndryshme, ėshtė vetėm njė pjesė e vogėl e destinuar pėr opinion: magjia ėshtė diēka mė shumė, diēka mė e fortė e qė e dinė vetėm njė numėr i vogėl i magėve. Atyre nuk ju nevojitet fama, nuk ju nevojiten dhuratat e pėr ta fare pak dihet. Ata janė magė tė vėrtet tė magjisė sė bardhė ose tė zezė dhe merren me gjėra, tė cilat njerėzit, ndoshta kurrė nuk do t’i dinė. Tė gjitha mėnyrat tjera janė forma mė tė ulėta tė magjisė”.

            “Ekzistojnė shumė demon dhe forca tė tjera me emėrtime tė ndryshme, tė cilat gjatė ceremonive tė posaēme, mund ta thėrrasin “princin e errėsirės”, vet Satanin. Satani mund t’i mbarsė gjėrat me energjinė e vetė negative e cila provokon edhe vdekjen” - thotė prof. Toubba Cilmenar, shkencėtar nga San Francisko, i cili merret me kėrkimet e “magjisė sė zezė”. “Varėsisht nga karakteri i ceremonialit, forca e errėt e thirrur, mund tė veprojė pėr njė ēaste, pėr kohė tė shkurtėr apo tė gjatė. E keqja mund tė vuloset nė ndonjė gjė gjatė ceremonialeve tė posaēme tė cilat “mbjellin” gjurmėt e kėqija. Ato fusha quhen “fusha T”, tė marra nga fjala “Thought - fields” (qė do tė thotė - fushat e mendimeve).

            Mendohet se nė raste tė ndryshme, gjatė thirrjes sė Satanit, mendimet e errėta thithen nga objektet (materialet) pėrkatėse dhe mė vonė, nė kohė tė caktuara, ato mendime rrezatojnė nga po ai material. Bėhet fjalė pėr thirrje tė posaēme tė forcave tė mėdha negative, tė plotfuqishme dhe me efekt tė lartė tė veprimit dhe natyrisht, edhe tė rrezikshme pėr jetėn. Ato forca tė mėdha negative tė veprimit e thėrrasin Satanin ose “princin e errėsirės”.

            “Princi i errėsirės” ose “Satani” ėshtė nė tė vėrtet mendim i fuqishėm negativ, i koncentruar dhe i fuqizuar, forcė e keqe psikike e cila mundet edhe tė mbysė” -pėrfundon prof. Cilmenar.

            Mekanizimi i kėtyre forcave tė errėta ėshtė, pėrafėrsisht ky: Embrioni i tyre ndodhet tek njeriu, pėrgjithėsisht, nė secilin prej nesh, por ata qė merren me “magji tė zezė”, nėpėrmjet ceremonialeve tė ndryshme, tė posaēme, e kanė zhvilluar dhe fuqizuar kėtė forcė tė energjisė, tė cilėn ashtu tė akumuluar, e orientojnė me koncentrim tė fortė, si rreze laseri, drejt objektivit tė caktuar. Kėto mendime, e kjo “dėshirė” e koncentruar, vepron si forcė e keqe nė jetėn, qė ne e konsiderojmė, normale.

           

 

            Rasti i vajzės nga Reēani

 

            Raste tė tilla, tė ritualeve pėr thirrjen e “forcave tė errėta” me qėllim keqbėrse, ka sa tė duash edhe nė shoqėrinė tonė. Dhe siē e kam cekur edhe nė fillim tė kėtij artikulli,  secili prej nesh, sė paku ka dėgjuar njė histori tė kėtij lloji. Ky rast ka ndodhur nė rrethin e Prizrenit, pikėrisht nė fshatin Reēan. Miku im S. Basha, qė ka asistuar nė kėtė rast, dhe tė cilin e ka publikuar nė librin e tij “Hipnozė...” ja seē shkruan: “Mė kanė kėrkuar ndihmė pėr njė femėr shumė tė sėmurė nga fshati Reēan i Prizrenit, pėr tė cilin prindėrit e saj mė thanė qė e kishin dėrguar pėr shėrim tek shumė mjek, por pa sukses. Pasi unė nė atė kohė nuk mund t’i shėroja njerėzit nga “magjia e zezė”, kam kėrkuar ndihmė nga dervish Destani, i cili vinte pa pėrtesė.

            Ishte njė vajzė e re, 17-18 vjeēare e cila alivanosej - e humbte vetėdijen, grindej pa vetėdije me persona tė panjohur dhe tė imagjinuar e tė padukshėm pėr sytė e tė tjerėve. E rroknin katarza apo llahtari psikike me dhimbje tė mėdha e britma tė padurueshme pėr tė tjerėt, bėrtima tė cilat ta fusnin frikėn. Kėsaj vajze shpesh i zihej edhe fryma ku dukej si e vdekur dhe nė kėtė gjendje rrinte me orė tė tėra. Kur zgjohej e rraskapitur, pra, vinte nė vete, rrinte normalisht por nuk dinte se ēka ka bėrė gjatė asaj kohe dhe ēka ka folur.

            Dervish Destani mė urdhėroi qė ta marr njė fletė tė pastėr dhe njė laps kimik. I nxori tespit e veta, tė gjata, prej 1001 kokrrash. Derisa ne ishim aty, ajo vajza e sėmurė ishte me vetėdije tė plotė dhe e q     etė, pra nė gjendje normale. Dervish Destani e urdhėroi kėtė vajzė qė tė ngrihet nė kėmbė dhe e pėrbiroi nėpėr rrathėt e tespiheve tri herė, duke kėnduar me vete disa lutje. Sapo e pėrfundoi ritualin vajza u sėmurė. Ishte vėrtet e dhembshme ta shohėsh njė vajzė tė bukur e cila sapo ishte martuar dhe nuk mund ta shijonte natėn mė tė bukur tė martesės dhe muajin e mjaltit. Edhe gėzimi i familjes ishte kthyer nė dhembje. Dhembje qė provokonte pikėllim. Ajo shtėpi e ndėrtuar aq bukur, pėr njė kohė tė shkurtėr ishte shndėrruar nė njė ferr tė vėrtet nga njė dorė e zezė e pamėshirshme dhe e mallkuar.

            Dervishi, nė tespihet e veta, i kishte tė ndara 7 kokrra nga tėrė rrethi i tyre. U lutė dhe e thirri nė ndihmė njė emėr. Ai emėr ishte njė qenie hyjnore. Gjatė kėsaj kohe dervishi e urdhėroi kėtė vajzė qė tė tregonte se kė po e shihte. Cili ishte ai qė i ka bėrė magji. Kush e kishte sjell nė kėtė gjendje. Vajza (nusja e re) nuk foli nja gjysmė ore fare, veē shkarravitej, bėrtiste dhe i zihej fryma. Dervishi e prekte trupin e saj me tespihe dhe e urdhėronte qė tė fliste... dhe lutej. Mė nė fund vajza filloi tė flasė dhe tė tregoj njė emėr. Atėherė dervishi mė urdhėroi mua qė ta shkruaj atė emėr nė fletė. Pas kėsaj ajo filloi tė thoshte edhe emra tė tjerė. U bėnė 10 emra tė ndryshėm, si femrash ashtu edhe meshkujsh qė ishin tė familjarėve, miqve, shokėve e shoqeve. Unė i befasuar e pyeta dervishin se si ėshtė  mundur qė kaq shumė njerėz t’i bėjė magji? Ai mė tha se personi qė i ka bėrė “magji tė zezė” fshihet dhe maskohet nė lloj-lloj figurash, bile edhe nė figurė tė prindėrve tė saj.

 

 

            Dervishi e mori fletėn me emra, foli diēka dhe i fryni asaj flete. Pastaj e kalli... Por njė qoshe e fletės mbeti pa u kallur e nė tė ishte njė emėr femre. Unė prapė e pyeta dervishin se pse ajo qoshe nuk po kallet?! Ai tha: kallet... dhe, dikur, me disa lutje, u kall edhe ajo qoshe. -Ky emėr ėshtė i njė femre qė merret me “magji tė zezė”, dhe paska njė mbrojtje tė madhe, pėr kėtė arsye nuk kallej - tha dervish Destani.

            Vajza tregonte emra tė tjerė qė u bėnė 24. Vetėm njė nuk e tregonte kurrsesi: “Kur po tentoj ta tregoj atė emėr, ajo grua po mė furė e po mė thotė se do tė mbys po tregove kush jam...” - tha nė vaj vajza.” Dervishi e pėrdori njė teknik psikologjike: I bėrtit me zė tė lartė dhe iu vėrsul vajzės me tespihe pėr ta goditur, duke i thėnė: -A po e tregon atė emėr a tė bėra copė-copė! Vajza e tha emrin me vėshtirėsi, unė e shkrova shpjet e shpejt dhe ia dhashė dervishit. Ai e mori letrėn, u lut diēka me vete, i fryni letrės dhe e kalli. Si u kallė tėrėsisht, vajza u zgjua nga ajo llahtari e madhe dhe tha: -U ēlirova... Po kush jeni ju? Ēka keni lypur kėtu me mua nė dhomė?! -Nė rregull ėshtė, i tha dervishi, ne kemi ardhur tė tė shėrojmė, mos ki frikė tash je e shėruar. Vajza (nusja) e thirri vjehrrėn me “nėnė”, kur ata hynė brenda nė dhomė tė gėzuar qė ishte shėruar e reja...

            Pas njė kohe kam dėgjuar se kjo nuse mė nuk kishte pasur sulme dhe kishte filluar njė jetė normale” - thotė S. Basha.

            Basha mendon, bazuar nė studimet e shumta dhe eksperimentet me hipnozė, se ēdo magji qė bėhet, bėhet me urdhėr nė ndėrdije, sepse ndėrdija i lexon dhe i pranon valėt mė tė imta psikike qė dėrgohen drejt saj dhe i merr ashtu siē janė tė dėrguara, nė ēfarėdo forme dhe mėnyre, pa marrė parasysh largėsinė apo vendin. “Magjinė, qoftė tė zezė, qoftė tė bardhė, unė e quaj virus mental” - shprehet Basha.

            “Magjia bėhet me tė gjitha llojet e elementeve kozmike, duke filluar prej elementit tė zjarrit, ajrit, ujit apo tokės; ēdo element e ka fuqinė e vetė magjike, e cila ėshtė si njė shpat me dy teha - kah t’i jep luftėtari, ajo pret ose mbron”.

            Basha thotė se nė Kosovė, por edhe nė tė gjitha trojet shqiptare pėrgjithėsisht, pėrdoren rituale tė magjisė primitive, dhe kjo ndoshta ėshtė pozitive, pasi magjia profesionale do tė ishte shumėfishė mė e rrezikshme....

 

            Rasti i 15 vjeēares L.

 

            Dhe pėr fund tė kėtij artikulli, po e shėnoj njė rast, ku e edhe vetė kam asistuar. Njė vajzė 15 vjeēare, qė ishte edhe fqinjė e imja, ishte sėmurė psikikish. Familjaret ishin tė bindur se “ka tė bame” dhe ishin shumė tė shqetėsuar pėr fatin e fėmijės sė tyre. I kishte humbur oreksi dhe ushqehej vetėm e infuzion. E kishin pasur tek shumė mjekė dhe tė gjitha analizat rezultonin nė rregull. Vajza organikisht, pra ishte e shėndosh. Ēdo intervenim mjekėsor ishte i kotė: shpirti i saj mbahej vetėm nė bazė tė ushqimit artificial. Dhe pėr kėtė arsye atė e vizitonte pothuajse pėrherė njė mjek, dhe atė ditė kur ne shkuam nė atė shtėpi, tė ftuar nga familjarėt pėr ta provuar edhe kėtė formė shėrimi, mjeku ndodhej aty.

            Meqė e dinim se pacientja vėshtirė se mund tė hipnotizohet, morėm me vete dhe dy medium (Sh. G. Dhe L. B.) tė cilėt nė raste tė tilla, shėrbenin si “urė lidhėse” mes nesh dhe pacientes. Procesin e udhėhiqte S. Basha.

            Tė dy mediumet i futėm nė gjendje tė thellė hipnotike dhe i “lidhėm” nė mėnyrė telepatike me pacienten (me shpirtin e saj) e cila qėndronte indiferent. Duke hulumtuar nė brendi tė psikes sė saj, mediumet thanė se shpirti i kėsaj vajze ishte “rob” i njė ceremoni tė “magjisė sė zezė”, qė i ishte dedikuar dikujt tjetėr, por qė fatkeqėsisht, nė tė kishte shkelur ajo. Ata (njė e afėrme) ia kishte thithur tė gjithė energjinė e kėsaj vajze dhe kėtė energji e kishte mbyllur nė formė rrethi nė maje tė kulmit tė shtėpisė. Kėshtu raportonin mediumet qė hulumtonin nė gjende tė thellė hipnotike.  Miku im Basha, duke e aplikuar metodėn mesmerike ( magnetismus animalis - magnetizėm shtazorė), na urdhėroi qė tė kapemi tė gjithė dorė pėr dore duke e krijuar kėshtu formėn e njė rrethi. Pėrmes energjisė sė dy mediumeve si dhe me ndihmėn e energjisė kolektive (pasi kishim krijuar njė qark tė mbyllur), filluam sulmin psikik pėr shkatėrrimin e asaj sfere, zhbllokimin e asaj energjie dhe lirimin e shpirtit tė kėsaj vajze nga ai rreth i mallkuar qė i kishte sjellė kėsaj familjeje shqetėsime serioze.

            Pas pėrpjekjeve tė mundimshme tė mediumeve (tė cilėt dukeshin sikur tė ishin nė gjendje histerie), u arrit qė tė shpartallohet ajo sferė, dhe po nė atė moment, vajzės (pacientes) iu kthye energjia e bllokuar - fytyra e saj ndryshoi, mori krejtėsisht pamje tjetėr.

            Me ndihmėn e mediumeve, qė gjatė gjithė kohės ishin nėn hipnozė, rreth trupit tė vajzės krijuam njė shtresė (eterike) mbrojtėse, si mburojė nga sulmet e tjera eventuale. Gjithashtu, asaj i dhamė edhe njė simbol qė ta bartė me vete, po ashtu, si mbrojtje nga ēdo energji e keqe...

            Ndonėse ky rast, ndokujt edhe mund t’i duket si ngjarje nga filmat fantastik, e ndoshta shumėkush mund ta cilėsoj edhe si patologji shpirtėrore, por kjo, siē e kam thėnė edhe nė fillim, ėshtė e ēėshtje besimi, bindje personale.... dhe nuk ka rėndėsi. E rėndėsishme ėshtė se ajo vajzė, mė vonė, ėshtė martuar dhe ėshtė bėrė nėnė.

 

Fund