Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Parapsikologji - Nėn kthetrat e magjisė sė zezė (pjesa e dytė)

Shkruan: Sabir KRASNIQI

         NĖN KTHETRAT E MAGJISĖ SĖ ZEZĖ

                             (pjesa e dytė)

      Nė mars tė vitit 2001, Danieli i pranon dy urdhra drejtpėrdrejtė nga satani, qė lidheshin me numrat “6667”. Me 06.06, duhej ta martonte Manuelen dhe me 06.07 nė trupin e tij do tė futet djalli, i cili kishte nevojė pėr njė shpirt! Urdhri i parė ishte i qartė, tė dytin Danieli e interpretoi si hap drejt viktimizimit: Vrasje, kėrkim viktime, sjelljen e shpirtit. Dhe pėr zbatimin  e urdhrit ai fillon tė pėrgatitet: blenė njė sėpatė, disa thika dhe dy ēekanė.

 

 

            Nė pushtetin e “forcave tė errėta”, Hendrik M. nga Thuringeni i Gjermanisė, mė 29.04.1993, sė bashku me dy shoqėrues, nė mėnyrė mė tė skrupullt e kishin mbytur nė njė kasolle moshatarin e tyre, Sandro B. duke i mbėshtjell rreth fyti njė kabllo elektrik.

            Autorėt e krimit i takonin njė klike, tė cilėt, sipas shtypit, visheshin me tė zeza, shminkoheshin (bėnin makijazh) me ngjyra tė mbyllėta, shkonin natėn nė varreza, ku me verė tė kuqe ose gjak vizatonin pentagrame mbi sipėrfaqe tė ndryshme. Pėr shtypin ishte e qartė: “Vrasje me urdhėr tė satanit” figuronin titujt me shkronja tė mėdha nė faqet e para tė tyre. Edhe vendimi gjyqėsor merret duke u bazuar nė faktet se ndikim parėsor, pėr aktin e kryer, kishin filmat me mesazhe satanike dhe  pėrmbajtje kriminale.

           

          Me 10 janar 2002, po nė Gjermani, pranė gjykatės sė Bochumit, fillon procesi kundėr dy tė akuzuarve Daniel dhe Manuela Ruda, pėr vepėr tė rėndė penale: ritualin vrasės nė mjedisin e satanistve. Danieli dhe Manuela e kanė mbyture njė njeri, dhe ata  besojnė se kėtė gjė e ka kėrkuar nga ata satani.

            Daniel R., qysh si nxėnės shihte “ėndrra” tė pėrgjakshme. Ai e shihte vetėn nė njė trup monstruoz, i cili “rrėshqiste” netėve tė errėta, duke i kafshuar njerėzit nė kokė. Nė  moshėn 14 vjeēare, gjatė njė ore tė mėsimit atij i paraqitet “Samieli”(“Sammael” -njė demon nga Talmudi Hebreit, i cili pėrpiqet t’i dėmtoj njerėzit). Ruda filloi ta lexoj “Biblėn satanike”, te pijė gjakun e vet dhe u emėrtua si “Sundown” - perėndimi dielli.

            Nė mars tė vitit 2001, Danieli i pranon dy urdhra drejtpėrdrejtė nga satani, qė lidheshin me numrat “6667”. Me 06.06, duhej ta martonte Manuelen dhe me 06.07 nė trupin e tij do tė futet djalli, i cili kishte nevojė pėr njė shpirt! Urdhri i parė ishte i qartė, tė dytin Danieli e interpretoi si hap drejt viktimizimit: Vrasje, kėrkim viktime, sjelljen e shpirtit. Dhe pėr zbatimin  e urdhrit ai fillon tė pėrgatitet: blenė njė sėpatė, disa thika dhe dy ēekanė.

            Sipas dėshmive, por edhe shtypit, besohet se tre persona ishin tė ftuar ditėn e krimit, pra mė 06.07.2001, nė katin e tretė  tė banesės nė rrugėn “Breite Strase 55, nė Witten tė Gjermanisė. Frank Hacker, 33 vjeēar, ishte i vetmi qė ra nė grackė dhe u masakrua tmerrėsisht nė ritualin satanik. 66 goditje nga mjetet tė forta dhe tė mprehta konstatuan hetuesit e mjekėsisė ligjore. “66” ėshtė numri i djallit! Danieli u dėnua me 15 vite burgim ndėrsa Manuela me 13.

 

            Kur jemi te sektet, nuk mund tė mos e pėrmendim edhe organizatėn (kishėn) tepėr tė njohur nė botė, “Scientology”, pjesėtarė tė tė cilės janė dhe disa nga artistėt mė me zė tė Holividit si, Tom Cruise dhe Xhon Travolta.

            Themelues ose ideolog i saj ėshtė shkrimtari amerikan L. Hubbard. Kjo organizatė, pėr t’i ikur nocionit “sekt”, nocion i cili rrjedh nga fjala latine “secto” - pasues, doktrinė, parti etj., qė ka kuptimin e njė grupi besimtarėsh tė shkėputur nga njė bashkėsi mė e madhe, dhe qė pėr shkak tė historisė sė saj dhe nėn presion tė kishės (krishterimi konsiderohet si sekt, pas shkėputjes nga Judaizmi), me kohė, mori karakter negativ, u emėrtua si “Lėvizje e re religjioze”.

            Edhe pse ky sekt nė dukje tė parė tė lė pėrshtypjen e organizate mė shumė tė orientuar kah psikologjia moderne e zhvillimit dhe ngritjes shpirtėrore, nga shumė qeveri, nga religjionet tė ndryshme, por edhe nga vetė ish anėtarėt e saj, shihet me mjaft dyshim.

            Ja seē thotė njėri prej tyre - W. Handel, pėr gazetėn gjermane “Berliner Zeitung”: “Scientologjia ndikon njėjtė sikurse droga, bile edhe mė keq, pasi njė i varur nga droga sė paku e dinė se ėshtė i varur prej saj. Neve na ėshtė grabitur guximi, ndjenjat, morali, ne ishim si robot. Personaliteti ynė u ndryshua rrėnjėsisht. Ne merreshim nė pyetje tė kyēur nė njė E-metėr, njė lloj detektori pėr zbulimin e  gėnjeshtrave, ku detyroheshim tė rrėfeheshim pėr gjithēka. Scientologjia ėshtė si njė prift, i cili, dėgjon rrėfimet tua pėr t’i pėrdorur ato mė vonė kundėr teje. Dhe e gjithė kjo vetėm pėr para. Shuma e parasė ishte matėsja e suksesit”. Pėr pėrjetimet e veta gjatė kohės qė ishte anėtarė i saj, Handel ka shkruar edhe njė libėr.

 

 

            Scientologjia nuk ėshtė organizatė e vetme qė me fuqinė e saj bindėse, pavarėsisht formave dhe mėnyrave aplikative, ka arrit tė “gllabėroj” ose grabit personalitetin e anėtarėve tė saj, duke i kthyer nė pjesėtar tė dėgjueshėm dhe servil, pėr qėllimet e veta tė paracaktuara, ēofshin ato edhe materiale. Kemi sekte tė tjera qė anėtarėt e vetė i kanė dėrguar nė vdekje, bile nė vdekje me vetdėshirė!

 

            “Peoples Temple” -Tempulli i popullit quhej sekti qė e udhėhiqte Jim Jones, njė predikues i njohur i kishės katolike.  Ai u fliste dhe u premtonte pasuesve tė vetė “parajsėn”... dhe ata e ndoqėn atė deri nė vdekje. 923 njerėz (nė mesin e tyre me dhjetėra fėmijė) vdiqėn nė nėntor tė vitit 1978 nė Guyana tė SHBA-ve pasi qė udhėheqėsi karizmatik i kėtij sekti ashtu dėshironte.

 

 

            “Ai citonte Martin L. Kingun, fliste pėr drejtėsinė, entuziazmonte me ide tė reja, tėrhiqte vėmendjen dhe tė bėnte pėr vete. Kishte njė aurė qė tė pėrvetėsonte aty pėr aty.” - kėshtu shprehet njėra nga anėtaret e kėtij sekti, Deborah Layton, nė librin e saj dokumentar, “Vetėvrasja nė parajsė”, e cila, pak para vetėvrasjes masive, arriti tė largohet nga ky sekt.

            Falė aftėsive tė tija, me qindra pasues u rreshtuan pas tij. I pėrkuleshin sikurse njė profeti, dhe ishin tė gatshėm tė ndiqnin rrugėn e  tij deri nė fund. Dhe kjo bindje, ky besim i fuqishėm nė prijėsin e tyre, u vėrtetua mė 1978, ku u (vetė)vranė mbi 900 njerėz.

 

            “Heaven’s Gate” (Porta qiellore) quhet sekti i udhėhequr nga Marshali Applewhite dhe Bonie Nettles. Njė sekt qė besonte nė jashtėtokėsor.

 

 

 

            Mė 26 Mars tė vitit 1997, nė villen e tyre nė komunėn Rancho Santa tė Kalifornisė (SHBA), u gjetėn trupat e pajetė tė 39 anėtarėve tė kėtij sekti. Kjo tragjedi ndodhi gjatė shfaqjes sė kometės Hale Bopp. Udhėheqėsi Applewhite, kishte arritur t’i bindte 38 anėtarėt e vetė pėr njė suicid tė pėrbashkėt, si rruga e mundshme qė shpirtrat e tyre t’i dėrgoj nė njė udhėtim ndėrplanetarė pėrmes njė anijeje kozmike. UFO-tė (objektet e paidentifikuara - jashtėtokėsorėt), qėndronin prapa qėllimit tė kėsaj komete qė asokohe iu afrua planetit tonė nė njė largėsi prej 197 milion km e qė mund tė vrojtohej pėr njė kohė bukur tė gjatė, edhe atė, vetėm me shikim tė lirė gjatė gjithė natės.

            Vdekja kishte pasuar nga pėrzierja e Phenobarbitalit (lėndė qė pėrdorėt nė mjekėsi pėr narkozė)  me lėngė mollash dhe raki “Wodka”. Nė videon qė u publikua nė media, pas aktit tragjik, shiheshin trupat e pajetė tė shtrirė nėpėr krevat dykatėsh dhe tė veshur tėrėsisht nė tė zeza. Ishin tė mbuluar me mbulesa tė purpurta dhe, qė tė gjithė, kishin tė mbathura nė kėmbė atlete tė njėjta dhe tė reja tė firmės sė njohur “Nike”. Po ashtu, tė gjithė kishin nga njė valixhe dhe para si “taksė” pėr trupat fizik, qė i konsideronin si “kontejnerė” transportues tė shpirtrave tė tyre jashtėtokėsorė.

           

       Udhėheqėsit e sekti tjetėr “OTS = Ordre Temple Solaire” (Urdhėratėsit - Tempulli i Diellit) Joseph Di Mambro dhe Luc Jouret, gjatė viteve  1994 - 1997, nė Zvicėr, Kanada dhe Francė, udhėhoqėn drejt vdekjes (vetėvrasjes) 74 anėtarė tė tyre. 47 prej tyre vetėm nė Zvicėr, nė mesin e tė cilėve ishin edhe pesė fėmijė. Nė njė kopsht nė Weilers Cheiry  (kantonit i Freiburgut), policia zbuloi 23 kufoma, ndėrsa, vetėm tri orė mė vonė, nė njė fashat turistik nė Granhes-sur-Salvan (kantonin e Wallisit) u gjetėn edhe 25 kufoma tė karbonizuara nėn njė ndėrtesė prej druri e cila ishte djegur tėrėsisht.

            Te dy kėta udhėheqės tė kėtij sekti e konsideronin vetėn si “rilindje” e Osirisit (zot egjiptas i “sė andejshmes”, “rilindjes” dhe “vdekjes”) dhe Mosesit (Musait). Mėsimet qė zhvilloheshin nė kėtė sekt ishin njė pėrzierje e mistikės, astrologjisė, “New Age” (koha e re), natyrės religjioze etj. Secili anėtarė konsiderohej si reinkarnim i njė personalitetit historik ose legjendar dhe identifikohej me tė. Di Mambro e kishte njė vajzė, me njė tė dashur, qė quhej Emanuella e tė cilėn e konsideronin si “Fėmijė kozmik” - si Avatar (manifestim i zotit nė formė njerėzore; mėsues i pėrjetshėm).

            Besimi i tyre nė ditėn e fundit, nė apokalipsen (shkatėrrimin e botės) forcohej gjithnjė e mė shumė. Pėr ta, viti 2000, ishte edhe fundi i planetit tonė. Dhe pėr t’i ikur kėsaj, pra zhdukjes sė qenies njerėzore, nėn moton se: “Vdekja nuk ekziston, ajo ėshtė vetėm njė iluzion”, ata kėrkonin zhvendosje, pėrmes vdekjes sė qėllimshme (vetėvrasjes), nė njė sistem tjetėr yjor dhe pikėrisht nė yllin mė tė ndritshėm gjatė natės, tė quajtur “Sirius”, duke u rilindur sėrish atje dhe vazhduar trashėgimin e  mėtejme tė kėsaj rase. Dhe nėn kėtė moto, me (vetė)dėshirė, shkuan drejt vdekjes (pėr tu rilindur sėrish) 74 anėtarė.

            Rastet e pėrshkruara mė lartė nuk janė raste tė izoluar, ka edhe grupe, sekte, organizate tė tjera qė aktivitetet e tyre i zhvillojnė, ose nė fshehtėsi, ose nėn vellon e ndonjė institucioni, qoftė shoqėror qoftė religjioz. Dhe derisa e pėrgatisja kėtė artikull (prill 2009), nė njė gazet lexova pėr fillimin e njė proces gjyqėsor nė Munih tė Gjermanisė, qė kishte tė bėnte  me njė rast rrėqethės dhe, sėrish, me urdhėr tė demonėve. 30 vjeēari Loras R. Me njė thikė tė zakontė kuzhine, e kishte therur  40 vjeēarin Arthur M. nė barkė dhe shpinė, dhe nė fund, po me atė thikė, ia nxjerr te dy sytė. Dhe para trupit gjykues ai shumė qetė dėshmon: “Ishte zėri i demonėve qė mė urdhėroi ta kryej krimin. Ata mė thoshin: shpojė ata sy tė kėqij! Bėje atė! Bėje!...”

 

            Rast i Grahama Nashes

 

            Ekzistojnė edhe vende ku magėt e “magjisė sė zezė”, gjatė ceremonialeve, i mallkojnė dhe nga ato vende gjithnjė rrezatojnė energji negative, tė dėmshme dhe tė rrezikshme. Ja njė rast:

            Ndodhi me 8 maj 1984, rreth orės 10:30 minuta. Grahama Nashe me shokėt, Frank Porterom, Christopher Pikeomin dhe Keithom Porterom kishin shkuar nė njė shtėpi tė rrėnuar pėr tė matur terrenin pėr ndėrtimin e njė objekti tė ri. Me ta ishte edhe fotoreporteri, i cili e bėri fotografin e funtit tė Nashes.

 

 

            Duke e matur terrenin dhe shėnuar kuotat, Nashe drejtohet pėr tė vendosur shtizėn matėse drejt rrėnojės sė kulmit. Gjatė ecjes, pėr njė moment ndalon lėvizjen - bllokohet! Shokėt i afrohen dhe, dhe duke e parė ashtu tė zbehur, fillojnė ta lėkundin, t’i bėrtasin etj. Pas pak ai e kthen kokėn sikur dėgjon diēka, kthehet andej dhe, nė mėnyrė automatike, fillon tė lėvizė drejt njėrės nga anėt e kulmit. E largon derėn e shkatėrruar dhe futet brenda. E derisa shokėt  shikojnė tė habitur, nga brendia dėgjohet britma e tmerrshme e Nashes: “jo...mė lėsho!”... Shokėt vrapojnė menjėherė, futen  brenda ku e gjejnė Nashen pothuajse tė alivanosur.

            Ashtu me gjysmė vetėdije ata e nxjerrin jashtė kulmit. Pasi vjen nė vete, nuk i kujtohet asgjė dhe nuk besonte nė atė qė i kishte ndodhur. Qė ta vėrtetonte kėtė, ai edhe njė herė drejtohet kah ai vend... dhe, pėrsėri e njėjta gjė. Por, prapė Nashes nuk i kujtohej asgjė!

            Atė ditė ata e ndėrpresin punėn dhe vendosin qė tė nesėrmen ta lajmėrojnė policinė. Por Nashe nuk pati mė rast, sepse tė nesėrmen e gjetėn tė vdekur nė po atė vend. Nė trupin e tij nuk kishte kurrfarė lėndimesh, vetėm fytyrėn e kishte tė shtangur dhe me njė dukje tė tmerrshme nė tė.

            Disa muaj mė vonė shokėt e Nashes vijė sėrish nė atė vend (ku deri para disa vitesh nuk ėshtė ndėrtuar gjė), por me vete e kishin sjell edhe njėrin nga magėt me njohur tė “magjisė sė bardhė”, Clarenc Wolfit.

            Duke treguar saktėsisht vendin kah kishte kaluar i ndjeri Nashe, ai lėviz drejt hyrjes, por vėrehej dhe nga tė pranishmit, se si disa “forca” donin t’ia pamundėsonin hyrjen nė atė shtėpi gėrmadhė. Megjithatė ai arrin tė futet. Kur kthehet, rrėfen se e pengonin disa forca tė panjohura: “Ndesha” - thotė Wolfit, “nė njė mur, i cili mė shtynte prapa. Kisha ndjenjėn sikur ecja nė tė kundėrtėn e uraganit. Njėkohėsisht dėgjoja edhe zėra qė nuk i kuptoja. E nė atė mur pash njė figurė tė trishtueshme. Diēka e ftohtė mė kaploi dhe u detyrova tė largohem”.

            Padyshim, thotė Wolfit, bėhet fjalė pėr vendin ku kanė bėrė rituale forcat e errėta. Pse dhe pėr ēfarė, nuk e di, por disa herė kam parė se si ato vende nė mėnyrė misterioze dhe tė tmerrshme, ndikojnė tek njerėzit.

            Tė befasuar nga tė dhėnat e Wolfit-it, te tre djelmoshat e publikojnė rastin nė shtyp, duke kėrkuar ndihmė edhe nga lexuesit. Nė shumė nga letrat qė u kishin arritur, po e veēojmė njėrėn, tė cilėn e kishte dėrguar hulumtuesi i fenomeneve okultike, Colin Vilson.

            “Ekzistojnė vende, tė cilat befasojnė me energjinė e fuqishme dhe tė dhunshme, e cila rrezaton dhe ndikon nė tė gjithė qė ndodhėn aty. Nė ato vende, njerėzit sensibėl ( tė ndjeshėm) mund tė ndjenjė shtytje tė fuqishme pėr vetėvrasje. Edhe vetė e kam pėrjetuar kėtė nė disa vende. E kur i kam studiuar nė mėnyrė tė detajuar, kam konstatuar se nė ato vende forcat e errėta kanė mbajtur rituale tė “magjisė sė zezė”. Energjia, e cila ėshtė liruar nga forcat e errėta nė ato vende, vepron edhe pasi tė jetė kryer rituale. Shoku juaj, Nashe, padyshim ėshtė viktimė e njė vendi tė tillė.”

            Ėshtė po ashtu befasuese edhe fenomeni qė pason pak kohė mė vonė: Nė po atė derė ku kishte bėrė vetėvrasje Nashe, nė mėnyrė misterioze paraqiten shenjat (vijat) e fytyrės sė tij. Policia konstaton se ajo shenjė duhet tė jetė bėrė me hekur tė skuqur! Por lind pyetja: Kush vallė ishte “artisti” i saj misterioz?!

            Derisa hetimet vazhdonin, atė shtėpi e ruanin dy policė. Njė mesnatė, nga vetvetja, shpėrthen njė flakė! Sipas dėshmive tė policėve, flaka nuk kishte filluar vetėm nė njė vend, por pėrnjėherė gjithkah. Shtėpia ėshtė djegur tėrėsisht dhe nga ajo mbeti vetėm hiri, tė cilin, me kohė, e shkapėrderdhi era...

 

Nė vazhdimin e ardhshėm, ndėr tė tjera, do tė lexoni:

 

-Pėr rastin e Jemas Denit dhe automjetin e tij sportiv;

-Pėr rastin e vajzės nga Reēani;

-Pėr rastin e 15 vjeēares L. nga Prizreni etj.