Njė ndėr krijimtaritė mė tė
lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku
bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor... shprehen
pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin
mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e
artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė,
edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė jetės.
Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė
hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė
shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha
sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si
njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė
zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi,
Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli,
Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė
pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit
tė tij...
Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur,
ADEM ZAPLLUZHA,
qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė
gjerė, do tua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me
kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė
shqiptare.
(www.sa-kra.ch)

Pėrgatiti:
Adem ZAPLLUZHA
ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE
NEHAT
JAHIU
Hyrje
Nehat Jahiu u lind mė 10 tetor tė vitit 1951 nė fshatin
Orizare tė komunės sė Likovės. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, tė
mesmen nė Preshevė dhe Shkollėn e Lartė Pedagogjike (Dega e Gjuhės dhe
Letėrsisė Shqipe), nė Gjakovė. Punon nė shkollėn fillore Faik Konica tė
fshatit Sllupēan.
Me shkrime ka filluar tė merret qė nga bankat e
shkollės fillore. Qė nga filimi i krijimtarisė sė tij,e deri nė ditėt e
sotme, ka shkruar kryesisht poezi pėr fėmijė, por edhe pėr tė rritur. Merret
edhe me shkrime gazetareske, publicistikė, ese, skica letrare, reēensione,
tregime etj.
Bashkėpunon me shumė revista, gazeta nė mbarė
trojet tona dhe nė diasporėn shqiptare. Ėshtė ndėr themeluesit e Klubit tė
Shkrimtarėve Jehona e Karadakut nė Kumanovė dhe anėtar i Kryesisė;
themelues dhe anėtar i redaksisė sė Revistės Doruntina; themelues dhe
nėnkryetar i klubit tė shkrimtarėve tė komunės sė Likovės; bashkėthemelues
dhe anėtarė i Lidhjes sė Shkrimtarėve Shqiptarė tė Maqedonisė; anėtar i
Shoqatės sė Shkrimtarėve, Artistėve dhe Krijuesve Shqiptarė nė Suedi; anėtar
i Lidhjes Ndėrkombėtare tė Poetėve, Shkrimtarėve dhe Artistėve Pegasi
Albania dhe anėtar i shumė redaksive tė revistave letrare etj.
Ėshtė prezantuar nė shumė antologji nė trojet
tona dhe nė diasporėn shqiptare:
Hasan Hasani: Leksikoni i shkrimtarėve
shqiptarė 1501- 1990 (Prishtinė, 1994), Dr. Arif Selmani
Bibliografia e letėrsisė shqiptare nė Maqedoni
1953- 1997 (Tetovė, 1998), Dr. Arif Selmani
Bibliografia e letėrsisė shqiptare pėr tė
rritur nė Maqedoni 1951 1999 (Tetovė, 2001),
Lidhja e Shkrimtarėve Shqiptarė - Netėt poetike tė verės
Takime nėn Rrap (Antologji e krijuesve pjesėmarrės, Shkup, 2009)
Sokol Demaku: Baladė e pėrflakur/Flammande
ballad, antologji poetike shqip/suedisht, (Bukuresht, 2009),
Sokol Demaku: Jehona e shekujve, antologji
poetike (Bukuresht, 2010), duke qenė prezent edhe nė disa leksikone tė
shkrimtarėve, fjalorė enciklopedik tė shkrimtarėve shqiptarė etj.
Pėr krijimtarinė e tij letrare ėshtė shpėrblyer
me ēmime tė ndryshme.
Nehat Jahiu jeton dhe punon nė vendlindjen e
tij, Orizare, dhe deri mė tani ka botuar kėto vepra:
Nė sytė e tu- 1982
Ura prej zemrave- 1985
Fluturimi i pėllumbave- 1990
Tė pret malli qė na treti- 1993
Hidhe vallėn Laro! - 1994
Kukuvajka-1995
Hape derėn shkolla ime- 1995
Epitaf lirie- 2000
Rrėnjėt i ke nė kėtė tokė ilire - 2005
Huti mbi ēati- 2005
Brez pas brezi nė luftė pėr shkolla shqipe- 2008
Lulėkuqe mbi varre - 2010
Orizarja ndėr shekuj- 2010
Rrugės sė drejtė- 2011
Zana dhe Guri - 2011
Poemė pėr mikun Sadulla Zendel- Daja - 2012
Te ura e gjyshės- 2012
Rreze nė dritare- 2013
Krahėt e fluturės- 2013
Hėna u bė nuse - 2013
Kėnga e zogjve- 2013
TYMI NĖ OXHAK
Nuk dua tė shoh vendlindje nė ty
duke kėnduar hutini mbi ēati,
Shpirti mė dhemb e s“kam qetėsim
kur ti shoh oxhaqet pa tym.
Mė shtohen rrudhat nė ballė
s“dij ky katund a ėshtė ende gjallė,
tė gjitha arat kur i shoh djerrina
mė dhemb gjoksi mė mpihet shpina.
Derėn e hapur dua ta shoh nė konak
dua ta shoh tymin nė oxhak,
dua ti marrė erė bukės nė magje
ta dėgjoj kėngėn e zogjve nė male.
Ti mė ishe njė bukuri e rrallė
qė nuk ishte ėndėrr as pėrrallė,
aty dikur e shihja sofrėn plot
s “ka zėra fėmijėsh as kėnaqėsi sot.
Merimanga thurur nė oda s“dua ti shoh
vatra hesht ka shumė kohė,
shtėllunga tymi le tė ngritėn nė qiell
kthehuni o mėrgimtarė tė rrezojė ky diel
Kthema arėn e babės qė dje ma more
se ėshtė tokė e lashtė shekullore,
kthema gurin qė ma hoqe aty tek sinori
aty ku ishin kullat tona shumė tė vjetra.
Kthema arėn qė nė kufi ma ke kėputur
nga harta deshe pėr tė mė zhdukur,
kthema atė copė tokė e qiell qė ma more dje
aty tek vendi im ku stėrgjyshi mė kishte le.
KUR ATDHEUT I FALET JATA
Jetėn unė ia fala lirisė sime
gjakun ia dhurova vendlindjes time,
plagėt i lidhėm nėpėr fusha e male
vdiqėm tė gjithė pėr tonat ideale.
Tė ujita me gjakun e trupit tim
tė pėrgjakur tė preka o vendi im,
aromė tė kėndshme ka ky dhe
sepse mban emrin e bukur atdhe.
Tek ty Kosovė janė derdhur shumė lot
je mbjellė me eshtra dje dhe sot,
sa e ėmbėl ėshtė buzėqeshja
kur atdheut i falet gjaku e jeta.
DASHURI E PRANGOSUR
Dashurinė ma vodhėn
ėndrrat pėr lirinė mi plagosėn,
kėngėn ma ndalėn nė ēifteli
mė thanė pranverė nuk ka pėr ty.
Mė thanė tė mos pushoj te lumi
ku janė dashuruar Zana dhe Guri,
mos ta dėgjoj zėrin e bilbilit
te korija ime nė muaj tė prillit.
Mė erdhėn te pragu i derės
mė thanė tė mos i marrė erė pranverės,
mė thanė tė mos ulem pėr tė pushua
e mos tė pi ujė aty nė krua.
Ata ishin aq shumė tė poshtėr
bukėn ma morėn nė timen sofėr,
mė thanė tė kėndoj si njė qyqe
nė atdheun tim, nė vendlindje.
Por unė sot e kėndoj lirinė
time
me vargun e bukur tė poezisė sime,
asnjėherė nuk do shtrihem pėr dhe
do tė jetoj i lirė nė timin atdhe.
NĖ BRENDĖSI TĖ SHPIRTIT TIM
Tė kam nė brendėsi tė shpirtit tim
tė ėndėrroj ēdo natė atdheu im,
ėndėrroj me mall duke ecur nėpėr ēdo lagje
e bukėn e vruktė qė ma ruan nėna nė magje.
Vetėm mbi ty mė se mirivezullon hėna
nė prag tė derės pėr ēdo ditė mė pret nėna,
nga largu me mall mė buzėqeshė
s“jam askund por ajo mė pėrshėndet.
Te lumi yt mėngjeseve i laj sytė
edhe pse largėsia ēdo ditė mė mbyt,
dashurinė time pėr ty me xhelozi e ruaj
edhe pse jam larg nga ti nė vend tė huaj.
NDĖR NJĖMIJĖ VASHA
Nė krua kur vije ti ujė me mbushė
me njė gjerdan tė varur nė gushė,
flokėt e gjatė e me ata sy tė zi
ndėr njėmijė vasha tė njihja unė ty.
Njė kollan nė dimi lidhur pėr brezi
flokėt nė mėngjes ti lagte krahnezi,
dy shtamba me ujė i mbaje nė dorė
trupin ta mbulonte kėmisha e hollė.
E bardhė si bora nė maje tė Sharrit
nuri tė buzėqeshte nė mes tė ballit,
faqet e buzėt e skuqura qershi
ndėr njėmijė vasha tė njihja unė ty.
MOS SHKELĖ MBI ESHTRA
Kjo tokė e lashtė tokė e kuqe
vasha e djem nė varre bėrė nuse,
nėpėr fusha male e kreshta
ujitur me gjak e mbjellė me eshtra.
Pajė e nusėrisė mbetur nė arka
zemrat e nėnave djegur si flaka,
ua ruajnė rrobat e dhėndėrisė
nė kujtim tė gjakut tė lirisė.
Tokė e djegur bėrė shkrumb e hi
pėr atdhe e tė shtrenjtėn liri,
invalid mbetur pa duar e kėmbė
nėpėr fusha e male duke i lėnė.
Nė emėr tė tyre dikush mbledh haraē
shkelė mbi eshtra shkelė mbi gjak,
demagogu sot na bėhet patriot
pėr atdhe sa mund derdh lotė.
VARRET NA I RUANI
Sot me gur po na gjuani
varret tona nuk kanė qetėsi,
luftuam me zemėr e trimėri
vetėm ju tė jetoni nė liri.
Thoni se nuk kemi vlerė
muranat pa ndjenja i kaloni,
por mos harroni kjo ėshtė derė
nėpėr tė cilėn do tė hyni e jetoni.
Ne nė mes jush do tė jemi gjallė
nė heshtje e pa fjalė,
njeri - tjetrin mos e shani
njeri - tjetrit hakun mos ia hani.
O vėllezėr tė vendit tonė
qė ju lindi e njėjta nėnė,
nėse neve nuk na doni
amanet sė paku varret na i ruani.
DIKUR
Dikur fėmijėve u kėndoheshin ninullat
burrat e lidhnin besėn nėpėr kulla,
besėn pėr fis komb e gjak
atė qė kishim shtronim nė konak.
Dikur na dėgjohej fjala e plakut
qė thuhej aty nė ballė tė oxhakut,
zemėrhapur pritej miku nė konak
pihej kafja e cigarja me duhan.
Dikur traditat tona i kemi pasur
Ta lėmė gjithmonė derėn hapur,
me mikpritje e bujari nė konak
askujt pas shpine mos me i ba lak.
Ēdo gjė qė ishte mbjellė ishte e jona
respektoheshin shumė vlerat tona,
traditat e tua gjithmonė ruaj
mos e merė atė qė ėshtė e huaj.
KĖTU
Kėtu ishte im stėrgjyshi
edhe gjyshi,
kėtu e pata babanė dhe nėnėn
diellin e hėnėn
Nė kėtė vend ende
ė jam
edhe rrėnjėt e mia i kam,
jetoj kėtu nė kėto konke
nė kullat tona me oxhaqe.
Kėtu nėpėr kėto fusha e male
qė janė mbushur plot me varre,
ku dhanė ata jetėn pėr liri
tė jetojmė tė bashkuar me dashuri.
Kėtu ku kam fis e ku kam gjak
kėtu e kam timin prag,
ku mė ngrohin diell e hėnė
ku mė puthi pėr herė tė parė
e dashura nėnė.
KUR U LINDA UNĖ
Babai atė ditė kishte shkuar herėt nė lavėr
gjyshja kur linda ma preu kėrthizėn me drapėr,
pasi linda nėna menjėherė u ngrit nė kėmbė
e mori sitėn tek magjja, aty ku e kish lėnė.
Gjyshi e zbriti nga tavani njė djep prej druri
aty pranė oxhakut qė mua tė mė pėrkundi,
djepin duke pėrkund kėngės ia nisi me telat e ēiftelisė
thoshte se ju shtua edhe njė mashkull shtėpisė.
Edhe njė burrė thoshte iu shtua oxhakut
hapur dera do i mbetet gjithnjė konakut,
u shtua edhe mė shumė kombi e fisi
do lėshojmė rrėnjė thellė nė tokė si lisi.
LOTĖT E NJĖ
FĖMIJE
Dikur kur unė isha fėmijė
nga dhembja e ndarjes shumė qava,
aty pranė ftoit qė kishim nė avli
me lotėt e mi kėmishėn lava.
Babanė e shikoja fytyra iu kishte bėrė nur
i lodhur nga mėrzia ishte mbėshtetur nė mur,
si njė qiri qė shuhet shkoi e u tret
se pa mė te dashuritė e tij vetėm mbet.
Atė ditė edhe lumi ndali rrjedhėn e vet
ēdo gjė pėr ne u bė e errtė,
edhe dielli nė qiell na u nxi
kur farefisi u nis pėr nė Turqi.
Njė kusi me ujė pas tyre derdhėm
duke i shikuar imazhet e tyre mbetėm,
ata shkonin larg atje nė kurbet
guri u lėkund nga vendi i vet.
Mbet shtėpia zbraztė, mbet oborri pa zė
kush e di se kur do ti shihnim mė,
babai qante, armikun e mallkonte
pas tyre nuk mund tė shkonte.
Unė qava e qava se isha fėmijė
nuk kuptoja gjė por kisha mėrzi,
ia fshija babait lotėt me shami
e ai me shtrėngonte fortė nė gji.
KUJTIMET E RINISĖ
Sa mė ka marrė malli pėr rininė time
pėr tė paharruarat ato kujtime,
pėr lulet qė ēelnin nė pranverė
qė e mbushnin katundin plot me erė.
Mė ka marrė malli pėr prehrin e nėnės
nė shuplakė ti mbaj rrezet e hėnės,
ti shoh plakat duke punuar pranė vekut
e vashat e katundit pranė gjergjefit.
Ta shoh nė mal tė bukurėn bareshė
nė lėndinė me bariun duke buzėqeshė,
ti shoh delet duke pushuar aty nė kope
zogjtė duke kėnduar nė tė tyren fole.
Mė ka marrė malli pėr rininė time
nė shpirt mė kanė mbetur ato kujtime,
nuk do ti harroj unė derisa tė jem gjallė
tek varri im do tė shkoj me kėtė mall.
|