Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime - Ndėrprejeni me marrėdhėniet

Bhagwan Rajneesh - OSHO

Shqipėroi: Hasan HAMĖZBALA

NDĖRPREJENI ME MARRĖDHĖNIET

 

Pra, unė jam re e bardhė, dhe e tėrė pėrpjekja ime ėshtė qė edhe ju tė ju bėj re tė bardha tė cilat lundrojnė qiejve. Askund nuk shkohet, prej askund nuk vihet. Vetėm tė qenėt nė ēdo ēast – pėrsosshmėri.

Unė nuk jua mėsoj idealet, kurrfarė detyrimesh. Unė nuk ju flas: “Jini ky, bėhuni ai”. I tėrė mėsimi im ėshtė skajshmėrisht i thjeshtė: “Ēfarėdo qė tė jeni, pranojeni atė ashtu tėrėsisht sa jashtė tė mos mbetet asgjė qė do tė duhej realizuar.”

Dhe atėherė do tė bėheni Re e Bardhė.

 

Nxėnėsi:

 

“Osho, a do tė na thoni diēka pėr marrėdhėnien tuaj me Retė e Bardha?”

 

OSHO:

 

Unė jam reja e bardhė. Kėtu nuk ka marrėdhėnie, as nuk mund tė ketė.

Marrėdhėnia ekziston kur jeni dy, tė ndarė. Pra, marrėdhėnia nė realitet dhe nuk ėshtė marrėdhėnie, por separim, ndarje. Kudo qė ka marrėdhėnie, aty domosdoshmėrisht ka edhe separim.

Unė jam reja e bardhė. Ju nuk mund tė jeni nė marrėdhėnie me renė e bardhė. Ju mund tė jeni njė me tė dhe mund t’i lejoni tė jetė njė me ju, por marrėdhėnia ėshtė e pamundshme. Nė marrėdhėnie pėrherė mbeteni tė ndarė, kurse nė pėrndarje gjithmonė ėshtė i pranishėm manipulimi.

Kjo ėshtė njė nga mjerimet mė tė mėdha tė jetesės njerėzore – ne madje edhe nga njė kėso dashurie krijojmė marrėdhėnie. Dhe pikėrisht me kėtė – dashuria ėshtė e gjykuar pėr vdekje. Nė dashuri nuk guxon tė ketė marrėdhėnie. Ju duhet tė bėheni njė me tė dashurin dhe t’i jepni rast tė bėhet njė me ju. Kjo duhet tė jetė shkrirje - vetėm kėshtu konflikti pushon. Nėse kjo mungon, dashuria ka pėr t’u bėrė fushė lufte.

Po qe se nė dashuri JU jeni, gjithmonė do tė provoni tė manipuloni, tė posedoni, tė bėheni zotėruesi i madh, gjithmonė keni pėr tė eksploatuar. Ashtu tjetri ka pėr tė qenė i shfrytėzuar jo si diēka e fundit, por ekskluzivisht si diēka qė ka rėndėsi relative.

Me renė e bardhė ju kėtė nuk mund ta bėni – renė nuk mund ta bėni as grua as papuēe. Nuk mund ta vėni nė pranga e as qė mund ta nxitni pėr marrėdhėnie. Ajo kėtė nuk ka pėr t’ua lejuar, ajo madje nuk ka as pėr t’ju dėgjuar. Njeriut tė tillė i ėshtė bėrė boll ēdo gjė; prandaj edhe ėshtė bėrė re e bardhė.

Ju mund tė jeni njė me retė e bardha, dhe nėse ju doni, zemrat e tyre do tė ēilen.

Por mendja njerėzore nuk mund tė mendojė pėr diēka qė tejkalon marrėdhėnien, shkaku se nuk mund tė mendojmė pėr veten si pėr diēka joekzistuese. Ne jemi. Sado ta fshehim kėtė, ne jemi. Poshtė nė thellėsi egoja ekziston, dhe poshtė nė thellėsi egoja vazhdon me manipulimin.

Me renė e bardhė kjo nuk ėshtė e mundur. Me egon tuaj ju mund ta shikoni renė e bardhė, mund tė mendoni pėr tė, por fshehtėsia pėr tė ka pėr tė mbetur e mbyllur. Dyert do tė jenė tė mbyllura. Keni pėr tė mbetur jashtė, nė errėsirė.

Por, nėse egoja juaj zhduket, do tė bėheni edhe vetė re e bardhė.

Nė zen ekziston njė nga traditat mė tė lashta tė pikturimit. Njė Mjeshtėr zeni e kishte njė nxėnės tė cilit ia mėsonte pikturimin e, nėpėrmjet pikturimit, natyrisht edhe meditimin.

Nxėnėsi i tij thjesht ishte i magjepsur me bambusėt, dhe pothuaj pandalim vizatonte dhe pikturonte bambusė. Nė njė rast, Mjeshtri i tha nxėnėsit tė vet: “Derisa vetė nuk bėhesh bambus, kurrgjė nuk ka pėr tė ndodhur.”

Pa kurrfarė ndėrprerjesh, nxėnėsi tėrė atė dekadė pikturonte vetėm bambusėt dhe asgjė tjetėr. U bė aq efikas nė kėtė saqė mund tė pikturonte bambusė pėrsosshmėrisht autentikė symbyllur, nė natėn mė tė errėt, pa kurrfarė drite. Madje, edhe ashtu tė pikturuar bambusėt ishin pothuajse tė gjallė.

Por, edhe pėr shkathtėsinė e tillė Mjeshtri nuk e lavdėronte, ai vetėm i thoshte: “Jo. Po qe se nuk bėhesh bambus, si ke pėr ta pikturuar? Mbetesh i ndarė, mbetesh shikues, spektator vetėm. Nė kėtė mėnyrė ti mund ta njohėsh bambusin vetėm nga ana e jashtme, por ajo ėshtė vetėm periferia – jo shpirti i atij bambusi. Nėse nuk bėhesh njė me tė, nėse nuk bėhesh bambus, si mund ta njohėsh nga brenda?”

 

 

Edhe njė decenie kaloi nė luftėn e nxėnėsit me vetveten, por Mjeshtri pėrsėri nuk e lavdėronte. Nxėnėsi kėtė nuk e quajti tė drejtė, prandaj u zhduk bashkė me mjetet e pikturimit nė pyllin me bambusė.

Kaluan tri vjet, e kurrgjė pėr tė nuk u dėgjua. Arrinin vetėm zėre se ishte bėrė si bambusi. Tashmė as tė pikturojė nuk dinte. Jetonte me bambusėt, frymonte pranė tyre. Era frynte, kurse bambusėt vallėzonin; nxėnėsi i arratisur po ashtu.

Kur dėgjoi pėr tėra kėto, Mjeshtri filloi ta kėrkonte. Dhe vėrtet nxėnėsi i tij u bė bambus. Mjeshtri iu drejtua: “E tashi harro ēdo gjė lidhur me bambusėt, harroje edhe vetveten.” Nxėnėsi i habitur tha: “Por, Mjeshtėr, ju mė keni thėnė tė bėhem bambus dhe unė ju dėgjova!” Mjeshtri nė kėtė iu pėrgjigj: “Po, por tashi edhe kėtė harroje, meqė tashi kujtesa jote ėshtė bėrė pengesė. Poshtė nė thellėsi ende je i ndarė me kujtimin se je bėrė njė me bambusin. Ndaj, ende nuk je bambus i pėrsosur, shkaku se bambusi nuk kujton ndonjėfarė nxėnėsi timin. Prandaj, harroje edhe kėtė.”

Nė dhjetė vjetėt e ardhshme pėr bambusėt nuk ėshtė diskutuar. Vonė njė ditė Mjeshtri ftoi nxėnėsin e vet dhe i tha: “Tashi mund tė pikturosh. Sė pari je bėrė bambus, e pastaj e ke harruar bambusin dhe mė nė fund – je bėrė bambus i  padyshimtė, pikturimi yt mė nuk ka pėr tė qenė pikturim veēse rritė e brendshme.”

Pra, unė nuk jam nė kurrfarė marrėdhėniesh me retė e bardha fare – unė jam reja e bardhė. Dhe po kėshtu dėshiroj qė edhe ju tė bėheni re tė bardha dhe ta ndėrpreni me marrėdhėniet.

Ndėrprejeni me marrėdhėniet – mjaft jeni mbushur mend. Shumė jetė i keni kaluar nė marrėdhėnie, herė me atė, herė me kėtė. Dhe mjaft keni vuajtur, bile edhe shumė. Keni vuajtur mė shumė sesa e meritoni.

Kurse tė gjitha vuajtjet kanė qenė tė pėrqėndruara nė koncepcionet e gabueshme rreth marrėdhėnieve. Koncept i gabueshėm ėshtė: Sė pari duhet tė jesh i vetvetes dhe tek pastaj nė marrėdhėnie. Dhe sė kėndejmi rrjedhin tė gjitha tendosjet, tė gjitha konfliktet, e tėrė dhuna dhe i tėrė ferri pėrcjellės.

Sartri nė njė vend ka thėnė: “Ferri, janė tė tjerėt”. Por, nė realitet, tė tjerėt nuk janė ferri – tė tjerėt janė tė tjerė vetėm shkaku i egos suaj. Nėse ju nuk jeni, as tė tjerėt nuk do tė jenė.

Dhe kurdo qė kjo tė ndodhė – nė mes tė njeriut dhe drurit, nė mes tė mashkullit dhe femrės, kurdo qė t’ju ndodhė tė zhdukeni, ferri po ashtu do tė zhduket. Nė ēast do tė transformoheni – keni hyrė nė parajsė.

Ai tregimi i lashtė biblik ėshtė i tejmrekullueshėm: Adami dhe Eva janė tė pėrzėnė nga kopshti i Edenit sepse kanė ngrėnė pemėn e ndaluar – pemėn nga trungu i diturisė. Kjo ėshtė njė nga parabolat mė tė bukura nė botė.

Pėrse pema nga trungu i diturisė ka qenė e ndaluar? Thjesht pėr atė se me diturinė vjen egoja. Posa ta dini se jeni, keni rėnė. Ky ėshtė mėkati burimor.

Kurrkush Adamin dhe Evėn s’i ka larguar nga parajsa. Po atė moment qė janė bėrė tė vetėdijshėm pėr veten, pėr veēantitė e veta, kopshti parajsor ėshtė zhdukur. Pėr sy tė tillė, sy tė mbushur ego, parajsa nuk mund tė ekzistojė.

Nuk ėshtė fare e saktė se ata janė pėrjashtuar nga parajsa – parajsa ėshtė kėtu dhe tash. Aty ėshtė, skaj jush. Ajo parajsė ju pėrcjellė kudo qė ju tė shkoni, por ju nuk mund ta shihni. Po qe se egoja zhduket, Kopshti Parajsor pėrsėri bėhet i dukshėm. Pėrsėri jeni nė tė. Edeni ėshtė i zbuluar. Kurrė as qė keni qenė jashtė tij.

Provojeni kėtė: Uluni pranė drurit dhe plotėsisht harrojeni vetveten. Le tė mbetet vetėm druri. Kjo i ka ngjarė Budės nėn drurin Bodhi. Ai nuk ka qenė: nė atė ēast ēdo gjė ka ndodhur. Vetėm druri Bodhi ka mbetur.

Ju ndoshta edhe nuk dini se pesėqind vjet pas Budės nuk janė ndėrtuar as shtatoret e tij e as qė ėshtė pikturuar figura e tij. Pesėqind vjet, pa ndalim, kurdo qė tempulli  budist ka qenė i pėrfunduar, piktura e vetme brenda faltores ka qenė piktura e drurit Bodhi. Dhe ajo ishte e tejmrekullueshme – shkaku se po atė moment qė Guatam Sidarta u bė Buda, ai plotėsisht mungonte; vetėm druri kishte mbetur.

Gjejeni momentin kur nuk jeni. Dhe ato momente tė mosekzistencės janė momentet kur pėr tė parėn herė vėrtet do tė jeni.

Pra, unė jam re e bardhė, dhe e tėrė pėrpjekja ime ėshtė qė edhe ju tė ju bėj re tė bardha tė cilat lundrojnė qiejve. Askund nuk shkohet, prej askund nuk vihet. Vetėm tė qenėt nė ēdo ēast – pėrsosshmėri.

Unė nuk jua mėsoj idealet, kurrfarė detyrimesh. Unė nuk ju flas: “Jini ky, bėhuni ai”. I tėrė mėsimi im ėshtė skajshmėrisht i thjeshtė: “Ēfarėdo qė tė jeni, pranojeni atė ashtu tėrėsisht sa jashtė tė mos mbetet asgjė qė do tė duhej realizuar.”

Dhe atėherė do tė bėheni Re e Bardhė.

 

            Pjesė nga libri  “RRUGA IME, RRUGĖ E REVE TĖ BARDHA”