Kush e vėshtron vetėm pakėz mė me vėmendje dhe mė gjerėsisht vetveten dhe
botėn rreth vetes, lehtė vėren se e tėrė gjithėsia ėshtė e gėrshetuar me
fshehtėsi tė panumėrta; lehtė vėren se si bota rreth tij madje zhytet nė
detin e fshehtėsisė.
Ne, pėr mė tepėr, flasim pėr energjinė, mirėpo ēka dimė ne pėr tė? E dimė
se ėshtė shkaku i tė gjitha dukurive nė materie dhe asgjė mė shumė. Newton
thotė: «Unė e di ligjin e fuqisė tėrheqėse (gravitacionit), mirėpo po tė mė
pyeste dikush ēėshtė kjo fuqia tėrheqėse, unė nuk kam asnjė pėrgjigje». E
tillė ėshtė (mos) dija jonė pėr gjithė energjinė nė pėrgjithėsi.
Ne tė gjithė shohim me anė tė dritės dhe nė dritė. Mirėpo, ē'ėshtė kjo
dritė, kush do tė dinte tė tregonte? Njė fizikan kishte thėnė: «Drita, kjo
dukuri mė e thjeshta qė na ēon nė botėn e tė gjitha dukurive materiale dhe
qė gjendet nė thelbin e tė gjitha dukurive materiale, mbetet me thelbin e
vet dhe me esencėn e vet fenomen i panjohur».
Ne e dimė se procesi i lėvizjes nė kozmosin tonė ka filluar para 5-10
miliarda vitesh, mirėpo si ėshtė zgjuar materia nga ėndrra e saj letargjike
nė tė cilėn deri atėherė ishte, nė jetėn qė atėherė filloi, asnjė fizikan
nuk di ta shtjellojė.
Gjatė netėve tė bukura tė kthjellėta mbi veten qartė shohim kupėn qiellore
me ngjyrė tė kaltėr tė mbyllur tė zbukuruar me yje.
Pėr popujt e lashtė mu kėto yje ishin njė fshehtėsi e madhe. Ne mirė i kemi
zbuluar dhe kemi «shkelur» nė to, mirėpo sa larg ėshtė kjo prej njohjes sė
yjeve dhe gjithėsisė! Edhe sa gjėra tė shumta janė tė fshehura nė kėto
thellėsi qiellore, sa miliona trupa tė zjarrtė qė me miliarda vitesh
flakėrojnė nė pafundėsinė e gjithėsisė gjithė kjo pėr ne ėshtė fshehtėsi!
Megjithatė nė fshehtėsi nuk hasim vetėm ndėr dukuritė materiale dhe nė
natyrėn e vdekur, por edhe nė qeniet e gjalla ku kėto fshehtėsi janė edhe mė
tė komplikuara.
Edhe vetė fillimi i jetės mbetet pėr ne fshehtėsi. Edhe nėse e mbėshtesim nė
cilindo sistem, edhe nėse shmangemi nė Zotin apo kaosin, historinė apo
tregimin, arsyen apo fantazinė, fillimi i jetės pėr ne gjithmonė domethėnė
fshehtėsi, fshehtėsi aq e madhe sa para saj ndjejmė njė nderim tė thellė!
Dhe ashtu siē ėshtė fillimi i jetės fshehtėsi, po ashtu ėshtė fshehtėsi edhe
vet jeta. A thua fshehtėsitė pikėrisht nė jetė veēanėrisht nė jetėn e
njeriut nuk e kanė gjetur, do tė thonim, mu vendtakimin e tyre?
Po, njeriu ėshtė plotė me fshehtėsi!
Kėtu nė rend tė parė ėshtė fshehtėsia e zemrės sė tij!
E ē'ėshtė zemra e njeriut: gur i ftohtė apo furrė e ndezur, i plagosur apo
qė plagosė, fron i urrejtjes apo tempull i dashurisė?
Kėtu ėshtė edhe fshehtėsia e vullnetit tė lirė, kėsaj nėne tė tė gjitha tė
mirave dhe tė gjitha tė kėqijave, nė tė cilėn prehen tė gjitha bekimet dhe
tė gjitha mallkimet.
E ē'ėshtė kjo -vullneti i lirė i njeriut?
E dimė se ajo ėndėrron pėr ideale dhe zien baza tė errėta, se ngrit nė
lartėsinė e virtyteve dhe rrėzon nė humnerėn e sė keqes...
E dimė edhe atė se ajo mund tė kalojė nė karikaturė, atėherė edhe njeriu
bėhet karikaturė e njerėzisė...
E kur ajo fiket nė njeriun, tretet prej tij njerėzia! Po, por ē'ėshtė
vullneti i lirė nė vetvete kėtė nuk e dimė!
Nė njeriun ėshtė fshehtėsia dhe arsyeja!
Si arrin kjo arsye nėpėrmjet botės sė pashme deri te e papashmja?
Si arrin nėpėr dukuritė deri te thelbi i sendit?
Si krijon prej qenieve tė veēanta koncepte tė pėrgjithshme tė kėtyre
qenieve...
Tė gjitha kėto janė pyetje nė tė cilat ne nuk dimė tė pėrgjigjemi.
Parandiejmė se janė aq tė mėdha sa qė nuk mund t'i pėrshkojmė dhe i
pėrjetojmė si thirrje nė adhurim. Po e pakufishmja s`mund tė rroket apo tė
shtjerret me intelektin tonė tė kufizuar.
Ėshtė e vėrtetė, syri i mprehtė i shqiponjės sheh nga lartėsitė mė larg dhe
mė qartė se sa syri i zogut nga kulmi, mirėpo ekzistojnė kufijtė pėrtej tė
cilėve nuk kalon as syri mė i mprehti.
Ekzistojnė largėsi para tė cilave mjegullohet edhe syri mė i kthjellėt.
Fushat e tė Pamatshmit dhe tė Pakufijshmit paraqesin pėr intelektin tonė
largėsi tė tilla sa ai (arsyeja/intelekti) nuk i arrin dot sepse e ka
pikėmbėrritjen e vet pėrtej sė cilės nuk shkon. Ėshtė i kufizuar!
Qė tė mund t`i ndiqni kėto mendime me njė interes sa mė tė madh, do t`i
nxjerr nė kėtė meditim tė parė edhe disa mendime pėr misterin apo
fshehtėsinė nė pėrgjithėsi.
Ē`ėshtė misteri?
Misteri nė rend tė parė nuk ėshtė absurd!
Misteri, absurdi: tė paudhėzuarit kėto dy nocione me dėshirė i lidhin,
mirėpo ato s`guxojnė kurrsesi tė lidhen.
Absurdi ėshtė njė grumbull nocionesh prej tė cilėve njėri bjerrė tjetrin.
Misteri, pėrkundrazi, larg ėshtė nga ajo qė tė jetė pėshtjellim nocionesh.
Misteri, mė tutje, nuk ėshtė njė vakum ontik. Vakumi ontik ėshtė mohimi i
njėmendėsisė (realitetit).
Misteri nuk e mohon njėmendėsinė, por pėrkundėr ai e afirmon atė.
Pra, misteri ėshtė e vėrteta dhe njėmendėsia
Po, e vėrteta dhe realiteti (njėmendėsia)!
Mirėpo, prapė:
Jo realitet i pashėm (dukshėm pėr sytė), por i fshehur, realitet i
pazhveshur;
Realitet sė cilit intelekti jonė nuk mund t`ia arrijė fundin, tė cilin me
gjithė orvatjen e tij tė ndriēimit dhe shpjegimit nuk mund ta kapė
pėrfundimisht!
Misteri, mund tė themi shkurtazi dhe nė mėnyrė tė figurshme, pėr arsyen tonė
ėshtė realitet i fshehur apo i maskuar.
Fshehtėsia, misterioziteti, heshtėsia e njėmendėsisė para intelektit tonė
kjo ėshtė ajo qė pėrbėn thelbin e misterit!
Mirėpo, prej nga rrjedh kjo fshehtėsi e sendit, apo ē`gjė i jep njė sendi
vulėn e fshehtėsisė?
Prej nga ėshtė e mundur qė disa sende para nesh qėndrojnė tė zbuluara,
ndėrsa tė tjera disi nėn njė mbulesė.

Pėr njeriun i cili nė jetėn e vet nuk llogarit nė mister, siē nuk llogarit
nė asnjė gjė tė rėndėsishme, i cili nė jetėn e vet ėshtė i kėnaqur me tė
rėndomtėn dhe ikėn prej gjithė asaj qė ėshtė jo e rėndomtė, pėrgjigjja nė
kėtė pyetje paraqet befasi tė vėrtetė.
Nėse e vėshtrojmė mirė dallimin ndėrmjet gjėrave evidente dhe misterit, ēka
shohim?
Shohim se gjėrat e kursyera, tė cekėta, tė zbehta dhe tė dukshme na janė
evidente dhe tė qarta, ndėrsa ato tė fshehta paraqesin sende me thellėsi jo
tė zakonshme, gjėra me njė njėmendėsi shumė tė plotė nė vetvete, gjėra me
dimensione tė gjėra.
Njė gjė pra, nuk e bėnė tė fshehtė varfėria dhe thjeshtėsia, por
pėrkundrazi, bollėku i njėmendėsisė dhe shumėsia e qeniesimit (ekzistencės)
tė cilėn njė gjė nė veti e ka dendur dhe ngjeshur.
Vetėm natyra paraqet pėr ne njė fshehtėsi tė madhe njė mister.
Pėrse?
Pėr arsye se nė vetvete ka grumbulluar aq gjėra dhe aq qenie tė
llojllojshme, me aq ligje tė larmishėm, por prapė me aq lidhje dhe
thjeshtėsi tė madhe, sa njeriut s`mund qė pas tė gjitha hulumtimeve dhe
kėrkimeve tė natyrės tė mos i shmanget ajo klithja Du bois Reymonda:
«Ignoramus et ignorabimus!» (Nuk dimė, as qė do tė dimė ndonjėherė!)
Edhe kupa e qiellit pėr ne ėshtė po ashtu njė fshehtėsi e tillė mister.
Pėrse?
Pėr arsye se nė tė, nėpėr drejtime tė panumėrta nė mėnyrė marramendėse
ngarendin gjigandė tė panumėrt masash mė tė ndryshme, dritash mė tė
llojllojshme dhe shpejtėsish mė tė ndryshme, dhe sėrish me njė ritėm dhe
harmoni aq tė veēanėsishme sa qė para kėsaj dukurie barazi mbesin shtang
artistėt, shkencėtarėt dhe vėzhguesit e rėndomtė. Po tė ishte nė qiell edhe
njė yll i vetėm, ai edhe atėherė do tė ishte fshehtėsi, mirėpo atėherė
ndoshta kjo do tė zvogėlohej shumė.
Mirėpo, njė shumicė aq e madhe, dimensione aq tė mėdha, aq shumė shpejtėsi,
aq shumė zgjatje kėtė njeriun e mahnit dhe e tejkalon.
Nėse vetė materia ėshtė mister pėr njeriun, atėherė kjo ėshtė pėr arsye qė
pas njė sipėrfaqeje rrafshore me tė cilėn ajo tregohet, pas mureve tė saja
tė forta dhe tė shtangshme tė jashtme, luhet pikėrisht vallėzimi i zanave, i
qelizave atomike.
Dhe pikėrisht kjo begati, ky bollėk i qeniesimit (ekzistencės) dhe lėvizjeve
qė ėshtė akumuluar nė njė atom, e bėnė materien pėr njeriun megjithatė
fshehtėsi, me gjithė progresin e fizikės moderne qė sinqerisht e pranon se
nuk i mbanė nė dorė tė gjithė ēelėsat e atomit.
Fshehtėsia, pra, do tė thotė bollėk esence (ekzistimi).
Ai qė e kupton kėshtu misterin dhe kėshtu duhet tė kuptohet ai mund ta
kuptojė lehtė domethėnien e misterit pėr njeriun.
Pėr njeriun, mister domethėnė ofrim i njė jete mė tė plotė dhe mė tė
begatshme, sesa njeriu kėtė e posedon. Njė shkrimtar thotė: Ēdo mister
duket absurd, e megjithatė as nė jetė, as nė art, as nė jetėn shoqėrore
asgjė nuk ėshtė mė e thellė dhe mė frytdhėnėse se sa misteri.
Hyrja e njeriut nė kontakt me fshehtėsinė gjithmonė e ka pasė domethėnien e
pėrparimit tė njeriut. Kėshtu p.sh. zbulimi i njė fshehtėsie materiale,
gjithmonė domethėnė fillim i njė epoke tė re dhe mė tė mirė tė jetės
ekonomike dhe shoqėrore tė njerėzimit.
Dhe po t`i kishit larguar tė gjitha fshehtėsitė nga natyra, do ta kishit
paralizuar mbarė zhvillimin e njerėzimit dhe do ta kishit bėrė ekonomikisht
dhe qytetarisht apatik (tė venitur), sepse me humbjen e fshehtėsisė do tė
humbiste pėr njeriun burimi i mėnyrave dhe mundėsive tė reja tė jetės.
Mund tė tingėllojė e ēuditshme, por megjithatė ėshtė e vėrtetė: derisa tė
ketė nė materie errėsirė, derisa tė ketė nė natyrė mister, pėrmbi ardhmėrinė
materiale tė njeriut do tė qėndrojė drita.
Dhe sikurse zemra e njeriut, edhe shpirti njerėzor ėshtė gjithmonė i
shqetėsuar nėse nuk e ushqen e Vėrteta e pashtershme, d.m.th. e Vėrteta, sė
cilės intelekti ynė kurrė nuk mund t`ia gjejė fundin, kurrė nuk ia prek
kufijtė, nuk ia sheh mbarimin.
Prandaj:
Nuk ka paqe tė brendshme, nuk ka vetėdije tė fortė shpirtėrore, nuk ka jetė
tė fortė dhe tė madhe shpirtėrore, nuk ka jetė sė brendshmi tė frymėzuar dhe
tė mbushur me admirim, nėse vetėdija jonė nuk ėshtė e rrėnjosur nė mister
dhe nėse nga kėtu nuk ushqehet.
Pėrkundrazi, ēdonjėri qė e ekspozon shpirtin para veprimtarisė sė kėtyre
mistereve, pėrjeton rilindjen e tij shpirtėrore.
Bota e qėmotshme ishte pa mistere. Ideja e tij udhėheqėse ishte njeriu
ideal, ideja e humanitetit tė kulluar.
Nos vero iuris germanaeque iustitiae solidam et expressam effigiem nullam
tenemus klith vajtueshėm Ciceroni (Ne nuk kemi asnjė rast solid, nė tė
cilin do tė ishte realizuar drejtėsia e vėrtetė).
Arti i njerėzve tė hershėm ka dhėnė nė tė vėrtetė forma tė ndrequra, por nėn
kėto forma nuk banon shpirti, nuk ndodhet dashuria e devotshme, nuk fshihet
liria e vėrtetė e brendshme, e cila nuk dridhet para asnjė gjėje as para
vdekjes, por pėrkundrazi, nėn ato forma ndjehet frika e robėruar dhe ngrirja
para fatit tė mėrrolur tė jetės. Buzėqeshja pa jetė dhe shtėpia e bukur e
vdekjes kjo ishte bota e vjetėr.
Shfaqja e misterit, pėr botėn antike do tė thotė, siē e dimė, rilindjen e
tij.
Luftėn kundėr misterit e bėnė njė sasi e caktuar e mendjelehtėsisė njerėzore
dhe kryelartėsisė sė fryrė.
Hedhja poshtė e misterit gjithmonė domethėnė mohim nga njė jetė mė e
begatshme shpirtėrore.
|