Ėshtė e mrekullueshme se si Zoti ka krijuar
natyrėn...
Ēdo element i vetėm natyror ėshtė shembulli mė i
pastėr i asaj se ēfarė na ndodh ne, qenieve njerėzore, nė kėtė jetė
tokėsore.
Dje, natėn duke medituar, ulur nė kolltukun e
rehatshėm nė cep tė ballkonit po vėshtroja qiellin. Ishte qetėsi, tė gjithė
po flinin, unė po mendoja... me sytė qė ndonjėherė turbulloheshin mes lotėve
tė kripur tė dhembjes e tė mallit...
Qielli nuk ishte aq i kthjellet sa ėshtė pasi ka
rėnė shiu i rrėmbyeshėm. Kishte disa re tė bardha tė shpėrndara, tė cilat mė
lejonin tė shijoja blunė e thellė tė qiellit plot yje...
Yjet... eh sa mė pėlqen t'i vėshtroj ata, akoma
mė shumė tė dėfrehem kur i shoh se si pėrpiqen tė shkėlqejnė mė shumė se tė
tjerėt (Thua tė ketė edhe pėr ta ndonjė lloj ceremonie ku shpėrndahen ēmimet
"OSCAR"). Secili, mė shkėlqimin e tyre tė magjishėm, mė tėrheqin vėmendjen.
Papritur ndonjė re e vogėl e bardhė vjen e i mbulon me
ngadalė... sikur i thonė erės qė frynė nga Lindja nė Perėndim: "Jo nuk dua
tė ec pėrpara... Nuk dua t'ja prish kėtė spektakėl rrezellitės asaj vajzės
qė din si ta jetoj e ta shijoj atė, ndėrkohe qė tė tjerėt flenė tė humbur nė
thellėsitė mospėrfillėse tė gjumit...", e unė, nė pauzėn time tė soditjes,
futem pėrsėri nė mendime...
Krahasoj papritur atė fenomen tė sapo konstatuar me atė se ēfarė
na ndodh ne njerėzve nė jetė:
Imagjinoni pak sikur secili yll tė pėrfaqėsonte
nga njė qėllim tonin. E ja, ku vijnė retė (njerėzit ose situatat) qė
pėrpiqen tė mbulojnė ato qėllime qė duam tė arrijmė. Por... me pak durim ne
mund tė shohim se si ato qėllime vazhdojnė tė shkėlqejė pėr tė ushqyer me
rrezatimin e tyre shpresat tona.
Retė nuk rrinė asnjėherė nė njė vend, ato
lėvizin nė varėsitė e shpejtėsisė sė erės. Kur era fryn ngadalė tė njėjtėn
gjė bėjnė edhe retė, ato lėvizin ngadalė. Por, me durim, ne nuk do tė kemi
frik tė presim derisa ato tė zhvendosen duke na lejuar pėrsėri tė shohim
yjet (qėllimet) tona, qė po shihnim pak mė pare.
Fshij lotėt e mi teksa mendja krahason ketė gjė.
Buzėt e mia tė njomura nga lotėt buzėqeshin. Mė pas mendoj tė argėtohem duke
bėrė njė krahasim tjetėr...
Ajo qė mė shtyn tė bej kėtė krahasim ėshtė
shkėlqimi shumėngjyrėsh i njė ylli tė vogėl. Sa i bukur qė ishte... Mos reja
po vjen drejt tij?... Joooo... Nė shpresėn e njė shpėrbėrjeje tė mundshme tė
resė, unė pres... Nė agoni pres... Me durim. Plot dėshirė e shpresė tė
dėshpėruar pressss...
Papritur, diku atje nė qiell, mė tėrheq
vėmendjen njė yll qė shndrit mrekullisht ēuditshėm, mendoja se do tė binte
por jo...

Heyyyyy ai po lėviz shpejt... mos ndoshta...
ėshtė...Ha ha ha... njė avion. Menjėherė dallohet qė ėshtė avion. Ai shfaqet
plot shkėlqim (si disa njerėz). Posa e kuptoj se shpejtėsia e tij ėshtė e
papėrballueshme nga pritja ime e ngadaltė e plot emocione, kthej kokėn
pėrpara se tė tundohem e tė ndjek skllavėrishėm fluturimin qė pėrshkon nė
qiell ai avion i zakonshėm, si gjithė tė tjerėt... E vetmja gjurmė qė lė pas
ėshtė ajo zhurmė fantazmagorike qė jehon nė terrin e natės tė kėtij qyteti
tė pėrgjumur. Lokalizoj me shikim vendndodhjen e yllit tė vogėl.
Mooooos... reja e kishte mbuluar...
Nė melankolinė e ēastit ky detaj i papėrfillshėm
mė lėndon... Ul kokėn vajtueshėm... Ashtu si nė dashuri kur mendojmė se
gjejmė "yllin e zemrės", gėzohemi e mbushemi plot iluzione.
E ja, ku vjen goditja e par zhgėnjyese. Kuptojmė qė ėshtė
shuuuuumė larg... por prapė, presim me njė shpresė tė palogjikshme qė ylli
tė zbres, qė nė tė mund ta kapim. Epo, jo, ylli qėndron pėrherė larg.
Me mallin qė digjet brenda meje, shpresa
paradoksalisht e pashpresė vazhdon...
Kjo largėsi qė s'tė jep tė drejtėn tė mbrohesh,
e ndėrkohė, nė mungesėn e imunitetit vjen mė e keqja, "ajo reja" e madhe qė
e mbulon atė "yllin e vogėl".
Zemrės pėrfundimisht i thyhen krahėt e shpresės
pėr tu ngjitur lart e bie poshtė nė realitet duke u thyer... duke u bere
copa-copa...
Tashmė ėshtė vonė...
Njeriu me zemėr tė lėnduar nuk guxon dot tė
ngrejė kokėn e tė pres sa reja tė ike. S'ėshtė mė ēėshtje durimi... Njeriut
i ka humbur ēdo lloj grimce e ndjeshmėrisė pėr atė yll shumėngjyrėsh e
rrezellitės.
Reja largohet... por, njeriut tė lėnduar koka i
rendon poshtė duke parė pellgun e lotėve qė pikojnė "litar" prej dhembjes sė
skajshme e zhgėnjimit tė pashpresė.
Ndoshta, tashmė nė atė liqen lotėsh njė shpresė
e re mund tė vij e tė na mbėshtjell me mantelin e saj tė bardh duke na
kthyer nė njė mjellme pėrrallore qė duke notuar nė atė liqen lotėsh, njė
ditė tė bekuar do mund tė dallojmė reflektimin nė sipėrfaqen e liqenit... E
do ta ngremė kokėn pėrsėri drejt qiellit duke par sesi shkėlqen i madh, i
mrekullueshėm e vetėm pėr "nė", ylli mė i madh e mė i bukur nė sytė "tanė"
plot shpresė, qė pėrherė drejtohen drejt qiellit Blu e pa re... Atėherė
shpresat e ringjallura nė zemrėn e re e plot dashuri do tė ripėrtėrihen duke
i shndėrruar lotėt "tanė" nė ves lumturie pėrmbi faqet tona qė shkėlqejnė tė
kuqe prej ėndrrave plot iluzion, plot jetė ... Ndoshta do tė vij mė nė fund
ajo dit e bekuar...
Ndoshta!
|