Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 3 - Natasha Xhelili

NATASHA XHELILI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

NATASHA XHELILI

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

            U lind nė Krahės tė Tepelenės mė 28.02.1975.

            Studimet e para i kreu nė vendlindje, ndėrsa tė mesmet  nė shkollėn pedagogjike “Luigj Gurakuqi” Elbasan.

            Ka pėrfunduar studimet e larta nė universitetin “Eqerem Cabej” Gjirokastėr nė degėn gjuhė dhe letėrsi shqipe.

            Poezitė e para  i ka shkruar qė nė moshėn 10-vjeēare, po ciklin e parė me poezi e ka botuar nė vitin 2000. Shkruan prozė, poezi  dhe shfaq mendimin e saj kritik pėr  dukuri  dhe drejtime letrare tė kohės nė shtypin letrar  periodik. Nė shtator 2013 boton librin e parė me poezi “Mali sheh ėndėrr”, ndėrsa nė shtator 2014 vėllimin me tregime “Perdja e mbrwmjes”.

            Jeton nė Delvinė. Punon si mėsuese.

 

 

 

 

ASKUSH S’MĖ DO SI TI

 

Askush s’mė do si ti

As pjesėt e pandashme tė trupit tim

As dielli dhe hėna qė mė krijuan,

As gjėrat qė prek e pėrkėdhel pėrditė,

As plagėt e jetės qė mė dhembin kaq shumė,

As frymėmarrja ime qė njė ditė do mbarojė…

 

T’i hap fjalėt si letrat e fatit,

Ndjenjat e tua janė qiejt e mi,

Horizontet e ėndėrrta,

Agimet imagjinare nė krahėt e tu.

Gjendemi midis

Jetės dhe amshimit,

Pėrjetėsisė sė ylbertė tė binjakėve,

Tkurrem e strukem tė mos shfaqem,

Po ndjenjat e tua mė bėjnė gjigande…

Askush s mė do si ti!

I lutem vetes tė hap portat e botės pėr ty!

 

 

KAM HARRUAR TĖ THEM

 

Kam harruar tė them se tė kam zemėr

Se ti je dielli lindur pėr mua,

Se e kam tė skalitur tėndin emėr,

Si njė robinjė tė jam nėnshtruar.

 

Kam harruar tė them se tė jam pranė

Edhe kur largėsia rri  mes nesh,

Shih gjithnjė nė karrigen pėrballė

Buzėqeshjen time aty ta gjesh.

 

Dhe kur mėrzitja padashur tė pushton

Kur qielli duket mė gri kurrė

Mė mbaj me vete se zemėrbardhėn

Duke ta falur qiellin ndrij unė.

 

Kam harruar tė them se kohės i murosem

Qė t’ia dalėsh pa peshėn e saj,

Se me gjithė puthjet kam krijuar njė portė

Gjithnjė hapur pėr ty e mbaj…

 

 

QIELL I PLAKUR

 

U plak qielli…

Ia ndiej hapat e vegjėl , tė rėndė,

Madje dhe trokitjen e shkopit

Qė e shoqėron kudo nėpėr bubullima,

Frymėmarrjen e thatė pa grimė ere,

Zėrin e ngjirur e tė paktė.

Kollitet vrazhdė si  tė shkul prej shpirtit

Njė ėndėrr tė fjetur, tė pa lulėzuar,

Ta pėrcjellė me dhimbje nė qiej tė tjerė

Mustaqe pa dirsur e shpirtfluturzuar.

 

Thinjat u zgjatėn gjer nė horizont,

U mekėn dėshirat pėr renė e bardhė

Fragmente jete parakalojnė kryeneēe,

Tespihet e mendimeve

Shpupurit nė radhė.

Qielli im i plakur mė fton nė kubenė e vet

Nė grahmat e fundit mė lė amanetet

Dhe spektrin e

Kaltėrsisė…

… me frymė magjie jete, mbushur…

 

 

RRATHĖ

 

Rrathė minaresh qė kqyrin qiellin,

rrathė shatėrvanėsh zbukurues kudo,

rreth belit duart…

 

Rrathė olimpikė qė pėrcjellin flakėn,

rrathė tė ndritshėm dielli dhe hėna,

rreth-unazė puthja jote!

 

Rrathė diagramesh nėpėr libra,

rrathė pafund trungjesh tė prera,

gjysmėrreth ylberi yt.

 

Rrathė tė vėrtetė pikat e shiut,

rrathė nė tė gjitha o-tė rrotulloj,

pėrkėdhelja jote mė rrethon…

 

Rrethi i tokės po mė mbyt!

O Zot! Sa shumė rrathė!

Rrethi yt qarkon qenien time…

 

 

DERGJJE

 

Nė shtratin e dergjjes

ta dėgjova rėnkimin

dhe thirrjen…

Nga klithmat e fundit,

burojnė balada

ēmendurish…

 

 

DITARĖT E MALLIT

 

Ditarėt e mallit

nė qerpik tė lotit

shfletoj,

si buratinit lodėr

penjve tė lėvizjes

u jap jetė.

Fluturat, fotot,

fjalėt si dragonj,

nė peizazhe puthjesh

fluturojnė mbi retė.

 

Potkua kali

nė port(ė) tė dashurisė,

lumenj tragjedish

rrugėve tė trishtimit,

orakuj tė heshtur

zemėrbrishtėsisė,

kalorės endacak

prehrit tė flijimit...

 

 

TI IKE

 

Ti ike,

perdja u mbyll,

magjia mbaroi