I. Biografia familjare e personale dhe
ambienti ku ėshtė lindur e rritur Naser Hani
Trungu familjar dhe farefisi
Naser Hani ka lindur mė 15 gusht tė vitit 1958
nė fshatin Veleshtė tė rrethit tė Strugės nė Maqedoni. Nė kėtė fshat kishte
lėshuar rrėnjė ndėr shekuj trungu i tij familjar. Aty i kishte pasur
stėrgjyshėrit, gjyshėrit, prindėrit dhe farefisin e gjerė prej dhjetėra
familjesh qė bartin mbiemrin Hani.
Ėshtė pėr t`u theksuar se tė parėt e Naserit, si
nga i ati, ashtu edhe nga e ėma, ishin shquar pėr urtėsi, ndershmėri dhe
atdhedashuri, virtyte kėto tė cilat ishin pėrcjellė brez pas brezi deri te
Naser Hani.
Familja prindore
I ati dhe e ėma, dy vėllezėr dhe dy motra kishin
paraqitur familjen prindėrore tė Naser Hanit. Mė i vogli nė mesin e
vėllezėrve dhe motrave kishte qenė Naseri.
Kishin qenė harmonia, puna, sjellja e mirė,
dėshira pėr arsimim, dashuria pėr kombin dhe pėr Shqipėrinė, ato qė e kishin
karakterizuar familjen prindore tė Naserit.
Kishin qenė virtytet dhe botėkuptimet e tilla
ato qė e kishin bėrė tė nderuar e tė respektuar familjen Hani nė Veleshtė
dhe nė rrethinėn e Strugės.
Nga vėllezėrit dhe motrat Hani janė krijuar tani
mė pėrfundimisht pesė familje. Familjet e dy vėllezėrve dhe familja e
ngushtė e Naserit jetojnė nė Strugė, kurse familjet e tė dy motrave jetojnė
nė Prishtinė.
Prindėrit
Jashar Hani ka qenė i ati i Naserit. Ai
do tė shquhej qė herėt si arsimdashės e liridashės pėr popullin e tij. Jeta
e kishte brumosur Jashar Hanin, si me dashuri e dhembshuri ndaj popullit tė
tij tė shumėvuajtur, ashtu edhe me urrejtje e 16
ashpėrsi ndaj shovinistėve maqedonė e jugosllavė, tė cilėt
kishin ushtruar padrejtėsi mbi shqiptarėt gjithandej Jugosllavisė.
Nė formimin e tillė tė Jashar Hanit kishte
ndikuar edhe personaliteti i antifashistit tė njohur nga Peza e Shqipėrisė.
Kishte qenė ai Myslym Peza, i cili pėr shkak tė pėrndjekjeve nga ana e
mbretit Zog, kishte bėrė jetėn e ilegalit nė Veleshtė tė Strugės deri nė
prag tė Luftės sė Dytė Botėrore, te njė kushėri i Jashar Hanit. Kėshtu, ajo
qė Jashar Hanit i kishte mbetur pėrgjithnjė nė kujtesė, kishte qenė thėnia e
Myslym Pezės tė njohur si Babė Myslimi se: Vetėm me penė e pushkė do tė
ēlirohej e bashkohej Shqipėria njė ditė! Tjetėr rrugė s`ka!
I frymėzuar nga ide tė tilla, Jashar Hani, gjatė
gjithė jetės kishte pasur ideal arsimimin e fėmijėve tė tij, jo vetėm tė
djemve, por edhe tė vajzave, tė cilat kishin qenė asokohe nga tė parat vajza
tė rrethit tė Strugės tė cilat ishin arsimuar deri nė Prishtinė. E kishte
bėrė kėtė Jashar Hani, jo vetėm pėr tė mirėn e vajzave tė tij, por edhe pėr
tė ndikuar me shembullin e tij te familjet tjera shqiptare, tė cilat kishin
qenė tė gatshme t`i arsimonin djemtė, por jo edhe vajzat.
Kėtij ideali, Jashar Hani i kishte mbetur besnik
derisa kishte vdekur nė vitin 1974. Por, para se tė vdiste, ai e kishte lėnė
njė amanet: Tė ma kujdesni Naserin se ėshtė mė i vogli, ėshtė shumė i
pasherr e mund ta marrė ndokush nė qafė...!.
Mazllumshahe Hani
ishte e ėma e Naserit. Edhe ajo, si shumica e nėnave shqiptare tė atyre
kohėve, aq sa kishte qenė e urtė dhe e dhembshur, po aq kishte qenė e
vuajtur dhe e ndrojtur. Nuk kishte qenė pasja, por kishte qenė kėshilla e
mirė dhe dashuria prej nėne, ato, me tė cilat ajo i kishte ushqyer gjatė
gjithė jetės fėmijėt e saj.
Gjatė vitit 1982 kur Naseri ishte burgosur pėr
shkak tė pjesėmarrjes sė tij nė demonstrata nė Prishtinė, ajo ishte mėrzitur
shumė. E mjera nėnė, derisa Naseri kishte qenė nė burg, ishte ngritur
shpeshherė natėn nga shtrati, kishte ecur nėpėr dhomė, pastaj kishte dalė nė
oborr, kishte shikuar nga dera e shtėpisė, dhe ishte kthyer e dėshpėruar nė
dhomėn e saj. S`ishte brengosur vetėm pėr Naserin, por ishte brengosur pėr
tė gjithė tė rinjtė shqiptarė, tė cilėt ndėr ato vite kishin qenė burgjeve
gjithandej Jugosllavisė. Dhjetėra prej tyre ishin vrarė, qindra tė tjerė
ishin plagosur dhe mijėra tė tjerė ishin burgosur. Tė gjithė kanė nėnė e
babė, i kishte thėnė ajo vetes me pikėllim.
Nga ana tjetėr, kishin qenė edhe ecejaket e
Naserit dhe ardhje-vajtjet e shumta tė shokėve tė tij, ato tė cilat nėnėn e
Naserit gjatė tėrė viteve tė `80 e kishin mbajtur nė frikė e ankth. Kjo
sepse ecejaket, ardhje-vajtjet dhe kontaktet e tilla, tė voglit tė saj mund
t`ia hanin kokėn, kurse asaj mund t`i sillnin gjėmėn! Sa herė qė ajo ishte
futur nė dhomėn e pritjes, ku kishin qenė shokėt e Naserit, ata e kishin
ndėrruar temėn e bisedės. Duke dalė sa mė shpejt nga dhoma pėr tė mos i
penguar ata, ajo i ishte lutur Zotit: Ruaji, o Zot, tė mos u ndodhė gjė nė
shtėpinė time, se bota ka pėr t`na e qitė namin e zi!.
Kishte qenė viti 1991 kur Nėnė Mazllumshahja, e
ndodhur midis brengash, vuajtjesh e sėmundjesh, i kishte mbyllur sytė
pėrgjithmonė.
Vėllezėrit dhe motrat
Naser Hani kishte dy vėllezėr e dy motra. Vėllai
i madh, Berati, tanimė i vdekur, kishte kryer shkollėn e mesme ekonomike;
vėllai i dytė, Vibari, kishte kryer fakultetin ekonomik; motra e madhe,
Mirėdita, kishte kryer shkollėn e lartė pedagogjike, kurse motra e vogėl,
Lunikja, kishte kryer fakultetin juridik.
Kishin qenė vitet e `70 tė shekullit tė njėzetė
kur vėllezėrit e motrat Hani, ishin arsimuar dhe kishin shpresuar se Ditė
tė mira paskėtaj do vinė...!. Kishin shpresuar kėsisoj, sepse tanimė edhe
njė pjesė e mirė e rinisė shqiptare nga Maqedonia kishte filluar tė
arsimohej nė tė vetmin universitet nė gjuhėn shqipe nė Kosovė. Dhe kishin
shpresuar kėsisoj sepse tanimė ata edhe vetė ishin bėrė pjesė e lėvizjes mė
tė re kombėtare dhe kulturore tė shqiptarėve nė Jugosllavi. Entuziazmi dhe
shpresat e tilla tė tyre ishin bartur pa dyshim edhe te vėllai i vogėl,
Naseri, i cili gjatė viteve tė `70 kishte qenė gjimnazist dhe i kishte
filluar studimet nė Prishtinė.
Kėshtu, tė gjitha kujtimet e mira tė vėllezėrve
dhe motrave Hani, lidhen me vitet e `70 e tė `80 tė shekullit tė kaluar,
ndėr tė tjera edhe pse kujtimet e atyre viteve, atyre u lidhėn ngushtėsisht
me Naserin: Me rritėn dhe frymėzimin e tij djaloshar, me veprimtarinė e tij
politiko-patriotike brenda lėvizjes studentore, tė shoqėruar me pėrndjekje,
burgosje dhe rreziqe, por edhe me arritje e fitore, tė cilat ata i kishin
pėrjetuar me krenari.
Pjesė nga libri " NJĖ JETĖ NĖ SHĖRBIM TĖ LIRISĖ"

|