Njė ndėr krijimtaritė mė tė
lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku
bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor... shprehen
pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin
mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e
artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė,
edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė jetės.
Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė
hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė
shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha
sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si
njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė
zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi,
Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli,
Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė
pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit
tė tij...
Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur,
ADEM ZAPLLUZHA,
qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė
gjerė, do tua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me
kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė
shqiptare.
(www.sa-kra.ch)

Pėrgatiti:
Adem ZAPLLUZHA
ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE
MYRTEZA
MARA
Hyrje
Lindur
nė Vlorė, 07.02.1943
Banues nė Vlorė.
Ushtarak kariere.
Arsimimi:
Shkolla e mesme dhe e lartė ushtarake
Akademia Ushtarake
Medalja Ylli i Kuq, 1983
Mirėnjohje e Qytetit tė Vlorės, 20 prill 2010
Qytetar Nderi i Komunės Vllahinė-Vlorė, 18
tetor 2010
Anėtar i Akademisė Evropiane tė Arteve, 09 mars
2011
Dalė nė lirim sipas reformės Ushtarake nė vitin
1992 me gradėn Kolonel.
Nismėtar dhe drejtues i Shoqatės sė Poetėve dhe
Shkrimtarėve Petro Marko Vlorė nė vitin 1998, nė fillim sekretar dhe mė
pas Kryetar.
Emigracion nė Itali nė vitin 1999-2002.
Shkurt 2006 zgjidhet Kryetar i Lidhjes sė
Shkrimtarėve, Dega Vlorė dhe anėtar i Kryesisė sė Lidhjes sė Shkrimtarėve tė
Shqipėrisė.
Rizgjidhet Kryetar i Shoqatės Petro Marko
Prill 2009.
Sekretar i Klubit tė Shkrimtarėve nė Botė
Drita me qendėr nė Athinė.
Tetor 2010 organizon shndėrrimin e Shoqatės nė
Klub i Shkrimtarėve Petro Marko.
Autor i 12 vėllimeve me Poezi dhe pesė nė prozė.
Ēmime tė fituara:
Ēmimi Ēift&Harmoni nga gazeta Horoskoppėr
San Valentino, 2005
Penda e Artė-nga Klubi Drita Athinė, 2006
Ēmimi i dytė nė Konkursin Kombėtar Poezi pėr
Detin, Durrės 2006
Ēmimi i tretė nė Konkursin Kombėtar, Lushnjė
2007
Ēmimi i Parė nė Festivalin Poetik Ballkanik,
Korēė 2010
Ēmimi Korēa Festivali Netėt e Poezisė Korēare,
Korēė 2011
Ēmimi Ali Asllani si liriku mė i mirė i viti
2009, Athinė 2010
Ēmimi i Dytė nė Konkursin Drita e
Minatorit-Mitrovicė, tetor 2012
Ēmimi i Dytė nga Bashkia Vlorė pėr botimet e
vitit-Poezi, dhjetor 2012
Ēmimi Mitrush Kuteli-Klubi Drita Athinė pėr
Novela e Tregime Muzeu i Dhembjes, 2012
Ēmimi i Parė pėr vėllimin poetik Stina e Pestė
nga Biblioteka Sh Musaraj dhe Bashkia Vlorė, dhjetor 2013
Ēmimi i Karierės, Durrės, maj 2014
Zgjidhet Kryetar i Kėshillit Artistiko-Kulturor
Bashkia Vlorė, qershor 2014
Pėrfshirė nė pesė Antalogji Poetike si dhe nė
librin me kritika e vlerėsime tė Dr. Fatmir Terziut, 2011
Kanė referuar dhe publikuar mendime kritike nė
organe tė ndryshme tė shtypit Prof, Dr. Josif Papagjoni, Prof. Dr. Fatmir
Terziu, Shkrimtari dhe poeti Thanas Jani, Fatime Kulli, Qerim Skėnderaj,
Raimonda Mojsiu, Xheladin Mjeku, Shpend Topallaj, Agim Bajrami, Gėzim
Llojdia, Majlinda Rama, Pėrparim Hysi, Hiqmet Hasko, etj.
Krijimtaria
Poezi:
Ku ėshtė Parajsa, 1997
Mėkati i Botės, 1998
Nisje e Vonuar, 2000
Dielli i Puthjes (lirika), 2000
Nė Portat e Iluzioneve, 2003
Dėshmitarja e Verbėr, 2003
Kur do kthehet Dielli, 2004
Nėn hijen e njė ėndrre tė bardhė, 2005
Gjurmėt e Heshtjes, 2005
Qiriri i Penduar, 2006
Sytė e Erės, 2009
Stina e Pestė, 2013
Prozė:
Semaforėt e Thyer-roman, 2007
Faji i Bukur (ribotim Lisiana)-novelė, 2008
Gruaja e njė ėndrre tė bardhė-roman, 2008
Dy dashuri-roman, 2009
Muzeu i Dhembjes-Novela, tregim, 2011
STINA E PESTĖ
Mė parė,
i zgjidhja stinėt,
mė pėlqente mė shumė vjeshta.
Ti mė bėre ta dua dimrin,
edhe stinėt e nxehta.
Mė parė,
i mbaja sytė lart,
lumturohesha kur shikoja hije hėne.
Ti tani mė mbjell nė shpirt,
ēdo ditėnatė, njė tufė luleėndrre.
Mė parė,
kėrkoja shtigje,
duke endur nė pyjet e muzės.
Tani vjen me krah engjėlli,
si kėngė zogu cepit tbuzės.
Mė parė,
e dija: viti kishte katėr stinė,
mė pėlqente mė shumė vjeshta.
Tani qė ti shtove njė ēmendinė,
pėrhumbem tek e pesta.
NESĖR E DASHUR, NESĖR
Mos fol, tė lutem,
kjo natė e qetė, si trishtimi yt,
ėshtė kaq e bukur!
Le tė nanurisemi
nė krahėt e saj tė mistershėm,
sonte flasin yjet pėr ne-dėshmitaret magjik
tė puthjes sė parė!
E di ē do tė thuash,
lexoj sytė e tu,
por zjarri i buzėve nuk shuhet me fjalė.
Ka kohė nesėr!
Tani,
eja tė mbledhim
njė tufė me xixėllonja
nė vend tė qirinjve...
Nesėr e dashur, nesėr!
Kur tė trokas dita
ka kohė t'i themi tė gjitha!
NE TĖ DY
Ti je dhembja ime mė e madhe,
guri qė nuk zė myshk,
litari i kėputur i psherėtimės.
Unė jam dashuria jote e bardhė
si mjegulla e malit,
shtegu e dritės nė shinat e vetėtimės.
Ti je pikėloti im i ngrirė,
amanet i kaltėr Rozafe,
pengu i mallit tė pashuar.
Unė jam orteku yt i ėndrrės
nė syrin e ēdo nate,
fryma e mėrguar.
Unė jam shkalla e thyer
nė pemėn e viteve tė tua
ku fluturat endin krahėt e ylberta.
Ti do tė mbetesh dielli
qė mė fal rreze mua
dhe dritėn ku dehet e vėrteta.
Ne tė dy kemi lindur
nė stinėn e zjarrit
ndaj i ngjajmė aq shumė flakėve.
Ti, me puthjet si bleta mbi petale,
unė nė detin e trazuar
varkė mes valles sė dallgėve!
MOS MĖ PYET
Mos mė pyet
pse e dua kaq shumė heshtjen
para pasqyrės tėnde, sybojėkafta ime.
Aty, vetėm aty,
harrohem i tėri kur shijoj jetėn,
harpėn e njė ėndrre me nota magjie.
Murosėm sonte
nė dallgėt e gjoksit tėnd tė etur,
tė ndihem si pirat i ēartur.
Edhe nė mbetsha aty
pa frymė, i mekur
mė hidh nė det tė hapur.
Mos mė pyet
pėrse harroj tė flas
para zjarrit tėnd, o sykafta e bukur.
Nuk mė del koha
tė shuaj etjen e shpirti me flakė,
dhe buzėn me tė puthur
Mos mė pyet
pse kam rėnė nė heshtje,
me heshtjen kam lidhur paqe.
Dua tė pi dritė
tek ata dy diej jete,
tek syt e tu tė bukur bojėkafe!
KUJT TI BESOJ
Herė tjetėr
mos mė pėrqafo ngushtė,
kam frikė nga pėrqafimet.
Buzėt janė afėr,
ske frikė se tė puth,
ske frikė nga qortimet?
Se sytė e botės
sdritojnė pėr vete
errėsojnė pėr tė tjerėt.
Dhe gjuhėt bluajnė
aq shumė eshtra fjalėsh
sa pėrtypin erė flugerėt.
As dorėn mos ma jep
mjafton
njė pėrshėndetje me sy.
Ndodh qė syri flet
mė shumė se gjuha,
ka alfabetin e tij.
Ndaj kam frikė pėrqafimet
se bėhemi me fjalė
ashtu, fare kot.
Dua ti zė besė syrit,
por edhe ai
ėshtė mė tradhtari nė botė!
VETĖM MENDIMI
Vetėm mendimi
se mund tė tė humbas
mė rrėqeth deri nė eshtėr.
Nuk do pranoja
njė odė nė parajsė,
as dhe njė jetė pėrtej jetės.
Ti pėr mua
je agu i syrit tė mėngjesit,
perėndimi ėshtė ende larg.
Nuk tė le
tė notosh nė detin e mungesės
as tė humbasėsh nėpėr natė.
Vetėm imazhi yt
nuk mė mjafton tė end motive
nė telajon e muzės.
Dua tė verbohem
nga dielli pėrflakur i syve,
tė dehem me qershitė e tua tė buzėve.
Ti ma di
thembrėn e Akilit
dhe nuk i kursen shigjetat.
Mos mendo
se unė e njoh mėshirėn,
nga ti le tmė vij edhe vdekja!
E DUA NJĖ SHKAK
Nuk jam harraq, siē ti mė quan,
Unė enkas lė diēka nga pas.
Sa herė largohem iki shpenguar
Tė kthehem shpesh dua njė shkak.
Njė buzėqeshje bėj sikur harroj
Diku njė pėrqafim, njė puthje
Se shpejt kthehem edhe i kėrkoj
Dhe prapė largohem me ngutje!
Ndodh qė harroj mė shumė
Dhe kthehem si det i etur
Ti-dallgė e ndezur me shkumė
Mė pret nė gjoks e mekur.
Kėshtu jam gatuar, me erė harrimi
Harroj plagėt, harroj lotėt
Por nuk harroj portėn e betimit
Si tė harroj dritėn e Zotit?!
Ti qesh, si lulja nė pranverė,
Tė pėlqen qė unė di tė harroj
Dhe sdo tė ndreqem asnjėherė
Kėtė sėmundje nuk do e mjekoj!
***
Nuk jam harraq, siē ti mė quan,
Unė enkas lė diēka nga pas
Sa herė largohem iki shpenguar
Tė kthehem shpesh dua njė shkak!
|