Njė ndėr krijimtaritė mė tė
lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku
bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor... shprehen
pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin
mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e
artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė,
edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė jetės.
Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė
hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė
shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha
sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si
njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė
zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi,
Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli,
Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė
pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit
tė tij...
Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur,
ADEM ZAPLLUZHA,
qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė
gjerė, do tua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me
kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė
shqiptare.
(www.sa-kra.ch)

Pėrgatiti:
Adem ZAPLLUZHA
ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE
MUSTAFĖ
KRASNIQI
Hyrje
Autori,
Mustafė Krasniqi, u lind nė vitin 1966 nė fshatin Shipitullė, Komuna e
Kastriotit. Mėsimet e para i mbaroi nė vendlindje, tė mesmen dhe studimet
universitare nė Prishtinė.
Mustafė Krasniqi, rrjedh nga njė familje
atdhedashėse, ku mė 1920 stėrgjyshi i tij ekzekutohet nga makineria
serbo-sllave.
Si i ri hyri nė radhėt e grupeve ilegale dhe mė pas
dha tėrė kontributin pėr lindjen dhe suksesin e UĒK-sė, po ashtu ishte dhe
mbeti i angazhuar nė ēėshtjen e bashkimit kombėtar, pėr Shqipėrinė Etnike.
Autori, Mustafė Krasniqi, pati fatin tė vepronte me
shumė atdhetarė - dėshmorė tė kombit, si me Afrim Zhitinė, Fadil Vatėn,
Xhavit Hazirin e shumė atdhetar tjerė. Po ashtu ishte edhe njėri nga
drejtuesit e demonstratės sė vjeshtės sė vitit 1989 dhe i shumė proceseve tė
rėndėsishme tė ilegales dhe tė luftės sė fundit tė UĒK-sė.
Si nxėnės filloi tė merret me krijimtari letrare,
Poezinė, prozėn, essen, po ashtu edhe me histografinė, si dhe me shkrime
gazetarie, analiza, kritikė dhe intervista.
Librat:
- "Gjarpėrinjtė e zinj edhe atje..."
- "Lumėgjaku"
- "Faqe tė panjohura tė historisė sė NDSH-sė" (Ramiz
Qyqalla dhe bashkėluftėtarėt e tij)
- "Lojė Thikash"
- "Gjarpėrinjtė e zinj edhe atje..." (ribotim)
- "Vėshtrim kritik pėr poetikėn e krijuesve tė
diasporės"
- "Mbrėmja e fundit"
Autori, Mustafė Krasniqi, pėrpos librave tė botuara
ėshtė i pranishėm dhe nė tetė libra tjerė si bashkautorė, antologji, ndėrsa
nė dorėshkrim ka edhe katėr libra tjerė: Eshtrat Pezull, "Unė Jam...,
Cikloni i qytetit tim, monografinė pėr heroin e kombit Xhavit Haziri,
Nga penda nė pushkė, pėr ta fituar lirinė si dhe librin historik Pėr
Shqipėrinė Etnike.
ME ESHTRA TĖ MI
(Isa Buletinit)
Dheu i im
Peshė eshtrat i kam
Nėpėr copa- copa
Gojė hienash
Shqipėria ende mė rri.
Ta fala gjakun
Kur kėrkove Ti
Eshtrat mė mbeten
Rrugės pėr nė kthim
Kulla e vjetėr
mė kėrkon pa pushim.
Me koburen time
Lordit plak i thash:
Kam njė atdhe
Njė Shqipėri
Mu nė Vlorė
Njė shqiponjė
E mbi te
gjithė Etninė!...
E ti Mitrovicė,
Te lindja ime
Eshtrat le tė mė sillen-
Prehem i qetė
Nė tokėn Shqipe!
Kėtu ėshtė Shqipėria,
E kush po luan
Me eshtrat e mi?!...
LAJME PĖR DĖSHMORĖT
Tė kujtova amanetin
erdha t`u them
burrat po grinden
dikush flet pėr trimėrinė
tjetri fsheh tradhtinė.
Dikush me emrin tuaj
hip nė kullė tė Afelit
atje i pėrjargur lutet
pėr harrimin tuaj.
Erdha t`u them
Lokja ėshtė lodhur
komeditė nuk i duron dot
burrat presin kot
kullės i vjen ndot.
JU...
(Jusufi, Kadriu e Bardhi)
Ju...
Jeni mes nesh,
Bataretė e rrėmujshme
Nuk ju tremben
E gjithmonė
U kthyet nė shtatore,
Nė mijėra faqe
Po u gjejmė,
Mė tė ndritur
Se drita!...
Flatruat
si shqiponja
Koha
Nuk ua thau gjakun
Jeni fillesa e dritės
Ringjallje e Etnisė
Pėrherė tė njomė
E vet ndėrgjegjja
E kėsaj Toke!...
MURI
Muri mė ndau mua
dhe preku qiellin
gjysmė shekulli peng
zuri diellin
Nė vend tė dritės
flamujt e kuq
ndal i thanė rritės
gjaku shkoi huq!?
Zana bėri be erdh e lindi
Te Berlini
Dragoi i natės e mbyti
Bajlozin e zi.
AI QĖ MA SOLLI DRITĖN
(Komandant Kumanovės)
Nė kuvend fole : ska mė ėndrra
vetėm Fėmijėt flenė me pėrralla .
nata ikėn, lind dielli
lisi rritet nga rrėnjėt , nga qielli.
Nė sytė e tu pashė guximin
kur ti nė Prizren dhe kushtrimin
nė tokėn e Sylejmanit e Ymerit
qė ajo mos ti nėnshtrohej ferrit.
MOS IKNI NGA VLERAT!
E ēuditshme
ikja pas shėmtimit
lakuriqėsia
perēja e zezė
ndjell vetėm zi...
Ata...
me megafon
tė harbuarit
mendje shkurtėr
me lesh dreqi
duan tė na e vrasin
ndėrgjegjen.
Vėlla thonė kemi dreqin
me mjekėr deri nė kėrthizė
Modė thonė kemi zhveshjen
tė tjerat betohen nė vdekje
me ēarēafėt e zi.
Ju... mos merrni malin
nkultura e huaja
vlerė e jona ėshtė
Teuta si Princeshė.
Ajo sdeshi zhveshjen
gjinjtė nė lėndinė
po as ēarēafėt e zi
tia mbulojnė bukurinė.
Pėr ne...., etninė
porosi nga princesha
tė mos ikim nga vlerat.
JU VRAFSHIN ZANAT!...
Shkuat dasmorė
Nė ėndrrėn e lirisė
Nė njė dasmė tė madhe tė bėheni valltar,
Diku, nė lagjen e trimave,
E nė atė valle shqiponjash
Dikush korbin papritmas e ndjelltė,
Tė qeshur ishit, por tradhtia u priste.
Zanat e malit mbi ju u lutėn
Me fustanella tė bardhė
E plagėt ua lidhnin vetėm me lot.
Nga djepi i Pirros-Burrė i Shqipes
erdhėt si engjėj tė buzėqeshur,
tė pushoni pak u ulėt nė Iliridė
e Dardanisė sė vjetėr ia hodhėt krahun!
Nuk e di pse u thanė
Mirėserdhėt ju o shqipe,
Kot u presin tė gjallė loket nė vatra
Me duar tė hapura e tė thata.
Ju vrafshin ju zanat e maleve
Qė pas shpine engjėjt na i vratė!
ĖNDRRĖS SĖ GJATĖ
(Mėrgimtarėt e inkuadruar nė UĒK)
Pėr ta thithė gjirin e bardhė
Fluturimthi ėndrrės sė gjatė,
Lumenjtė derdhen plot me mall
Pėr ta prekur dheun e shpirtit.
E tė parėt me xhaketa gjaku
U puthitėn me afsh nė pėrqafim,
Bjeshkėt u kallėn nga zjarri nė vete
E koha u zhyt nė pelinin e hirit.
Nė shtatė breza kohe u skuqen
Nėpėr shtigjet e vdekjes pėr jetė,
Vdekja pėrmallshėm edhe ne na preku
Nėpėr kthetrat e ngulura nėpėr tokė.
Kėshtu na degdisi edhe njėherė jeta
Dhe loti u shtjerr nėpėr luftėra,
Kushtrimit ju pėrgjigjėm burrėrisht
Me plagė shpirti pėr At-Dheun e lirė.
Nėpėr shkėmbinj e nėpėr beteja
Pėr liri ne u bėmė burra,
Nuk ke si ta thithėsh gjirin e bardhė
Nė njė ėndėrr-zhgjėndėrr tė gjatė...
|