MUSA (Daut) HOTI
- Shėnime, kujtime, pėrjetime,
dokumente -
Librin,
MUSA (Daut) HOTI - Shėnime,
kujtime, pėrjetime, dokumente, mund ta shkarkoni
falas nė sektorin:
Literaturė
dhe nė
www.syri3.com
|
Nė vend tė parathėnies
KOSOVA ĖSHTĖ GJAKU IM
QĖ NUK FALET
Njė ndėr kushtet
qenėsore tė kosovarėve ėshtė e drejta e vetėvendosjes deri nė shkėputje,
duke i pėrfshirė edhe viset tjera shqiptare nė Maqedoni dhe Mal tė Zi
Musa Hoti
Tė shkruash pėr
veprimtaritė dhe veprimtarėt e dalluar, tė cilėt me punėn e tyre
shumėvjeēare, lanė gjurmė tė pashlyeshme nė historinė tonė kombėtare, ėshtė
njė pėrgjegjėsi e madhe sa morale, aq edhe kombėtare. Kėshtu arsyetoj, kur
kujtoj e mendoj pėr diasporėn dhe veprimtarėt e shquar tė kombit tonė: Vehbi
Ibrahimi, Rasim Zenelaj, Jusuf Gėrvalla, Kadri Zeka, Bardhosh Gėrvalla,
Enver Hadri, Musa Hoti e shumė tė tjerė.
I ndėrgjegjshėm se do
tė ketė ndonjė lexues qė nuk do tė jetė nė njė mendje me mua pėr radhėn e
emrave, duke thėnė se pse unė e nisa me Vehbi Ibrahimin e jo me Jusuf
Gėrvallėn; ndonjė tjetėr do tė shtojė pse e nisa radhėn me Vehbi Ibrahimin e
jo me Rasim Zenelajn. Fillimisht e pėrmenda Vehbi Ibrahimin, pasi Vehbiu
ishte viktima e parė, vrarė nga Serbia nė Bruksel. Pėrpara Vehbiut UDBja
kishte tentuar ta vriste Rasim Zenelajn, por fati apo mosfati deshti qė
Rasimi tė mbetet gjallė, invalid i pėrjetshėm.
Jo rrallė ndodh qė
dėshmorėt i klasifikojnė apo kualifikojnė sipas grupimeve apo rretheve
ideologjike. Kėshtu ndodh qė lėnė nė harresė ose injoruar ata dėshmorė tė
kombit qė, sipas tyre, nuk paskan qenė tė organizuar nė grupimet e tyre
politiko-ideologjike; po ashtu edhe ata qė ishin tė njė tjetėr platforme
ideologjike. Njė pjesė e madhe e shqiptarėve klasifikimin e dėshmorėve e
bėjnė nisur nga informacionet e mjeteve tė propagandės, tė organeve tė
ndryshme tė shtypit apo tė radiotelevizive. Mė ka rastisė tė dėgjoj pėr
debate apo tė jem i pranishėm nė diskutime emocionale grindje mes
shqiptarėve pėr tė vlerėsuar se cili dėshmor (hero) duhet pėrmendur e
shėnuar i pari, cili i dyti dhe kėshtu me radhė.
Unė personalisht kam
ndjekur sistemin renditės sipas kronologjisė sė ngjarjeve. Bazuar nė ngjarje
dihet botėrisht se Jusuf Gėrvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gėrvalla u vranė
me 17 janar 1982, ndėrsa Vehbi Ibrahimi u vra 11 tetor 1981.
Armiku asnjėherė nuk e
ka bėrė seleksionimin e shqiptarėve nė bazė tė ngjyrimeve politike apo
ideologjike. Ai ka vrarė djemtė mė tė mirė tė kombit tonė, pavarėsisht se
cilės parti apo organizatė i pėrkisnin. Edhe njė gjė dihet se armiqtė kurrė
nuk kanė falur dhe nuk kanė harruar individėt dhe familjet e atyre qė
historikisht kanė qenė kundėr tyre. Ata kanė mbajtur shėnime dhe nė
momentin, kur u ėshtė dhėnė rasti, ata na kanė vrarė, duke u pėrpjekur qė
vrasjet ti propagandonin si qėrim hesapesh mes shqiptarėve. Ata nuk e
kanė harruar se babai i Enver Hadrit ishte kundėr okupimit tė Kosovės nga
Serbia dhe e vranė nė vitin 1941; nuk e harruan se babai i Musa Hotit ishte
i NDSH-sė dhe ish i burgosur politik dhe e vranė Musėn nė kohėn kur askush
nuk do ta besonte se Serbia do hakmerrej pėr aktin e Musa Hotit qė kishte
bėrė nė Bruksel me 1981. UDB-ja, policia sekrete dhe strukturat kriminale tė
Serbisė kanė punuar (dhe punojnė) me projekte sekrete inteligjente, duke
parapėrgatitur alternativa diversioniste pėr tė krijuar opinione ēoroditėse.
Ata, pėrgjithėsisht, vrasjeve tė veprimtarėve shqiptarė u paraprinin me
dezinformime pėr ngjarjen e pritme. Kjo bėhej nė mėnyrė profesionale nga
psikologė e sociologė kriminalistė, duke shfrytėzuar pėr kėtė qellim hafijet
shqiptare...
Pjesė nga libri,
"MUSA (Daut) HOTI - Shėnime, kujtime, pėrjetime, dokumente"

|