Cikel poetik - Arshi Pipa
NEMESIS (MALLKIM)
Ndėr gropa burgjesh shkrye pėr gur e baltė,
mbėrthye qelash ndėr pranga,
nga gjoksi i shtypun sungullon mā e naltė
kur del prej sthelli kanga.
Na shajnė e na poshtnojnė, na plasin gjamėn:
anmiq tadheut! Tradhtarė!
pse duem Shqipnin e plotė, pse urrejmė na namėn
e huej, pse jem, shqiptarė.
E ata qi e shitėn tue ja lidhun qerit
tanmikut pėr trofe,
ata qi flamurin, heu, iIskanderit
e zhyen me tjetėr fč,
ata qi deri dje mbajshin kapistra,
teneqexhinj, shollarė,
gjysmakė, tfalimentuem, e sot ministra:
ata janė atdhetarė!
Na zhgulin thonjt me danė, ndėr plagėt krypė
na kėllasin, na e shtyjnė
ngėrmaz me grushta, e uj kur bājmė me lypė
qeshin e na pėshtyjnė.
Na lagin dimnit qelat, elektrikun
na e venė ndėr veshė e ngojė
e ndėr trupa
E qeshin tue fikun
cigaret nsy pėr lojė.
Na vene jelekun sa me u thye kėrbishtnash,
na lanė me ditė e netė
varun pėr shpatullash mbi maje gishtash,
pa ngrėnė, pa pi, pa fjetė.
Mandej po ngelėm prapseprap na gjallė
me shkelma na mbarojnė,
na hjedhin prej dritores, e veē rrallė
me nji plumb na nderojnė.
Pa gur, pa shenj, ndėr gropa plehu hjedhun
si coftina na kallin,
ku grat e foshnjet tona svinė me rrjedhun
lotėt qė zbusin mallin.
Po e fortė asht zemra jonė, ma e fortė, o vllazėn,
se tortura qi e sosė.
E zjarrmi i anmikut veē mā keq na ndezėn
urrejtjen qi rroposė.
Heu e tmerrshme ajo ditė tri herė fatore
kur shokėt qi nuk ranė,
me shpirtin dalldisur pėr fitore,
do tthrrasin gjakun tonė.
Dridhnju tiranė mbi frona e ju xhelatė
qi vegla u bāh ni qorre.
E zezė asht nata, por sashtė veē njė natė.
Dielli i liris, ti shporre!
E nse lypet durim e besė qi svdaret.
aq sa mė dhambė me bre
hekurin qė kryqzon dyert e dritaret,
qoftė ajo ligjė pėr né.
Nga gropa burgjesh me njeni-tjetrin rrokė
me besėn e dėshmorit,
nga shpirti i bamė thėngjill qyshkur, o shokė,
pa shfrim mbrenda kraharorit,
ushton kanga e kushtrimit. Then ēelikun,
shpartallon ledh e strehė,
dhe si shqiponja e flamurit vėrtikun
ndėr qiellna tlira zhgrehė.
Pėrpėlitet Shqipnija nėn mizoren
thundėr si krymb nhandrak.
Heu, deri kur ma do puthim dorėn
qi syt na i plasi gjak?
Kushtrim, o male, o fusha! Qitni bén
ksaj zgjedhe fund me i dhanė!
Ta zhbijmė krajtėn qi na e bani atdhen
veē burg e kasaphanė.
Pjesė nga libri "Moderniteti nė letrat shqipe"

|