DY TRASTAT
Prometeu, kur krijoi njerėzit, vari dy trasta nė
qafėn e ēdonjėrit. Njėra trastė ishte e mbushur me defekte tė njerėzve tė
tjerė, dhe trasta tjetėr ishte e mbushur me defektet e atij qė mbante
trastėn e parė. Trasta me defektet e huaja ishte pėrpara, dhe tjetra ishte
pas. Dhe kjo ėshtė arsyeja se pėrse njerėzit shikojnė defektet e tė tjerėve
nga larg, ndėrsa tė tyret as qė i kuptojnė.
MAJMUNI DHE PESHKATARĖT
Njė majmun, i ulur nė njė pemė tė lartė,
vėzhgonte disa peshkatarė qė hidhnin nė lum rrjetat e tyre, dhe ndiqte
lėvizjet qė ata bėnin. Kur ata tėrhoqėn rrjetat dhe ikėn pak mė tutje pėr tė
ngrėnė, majmuni zbriti nga pema, dhe po pėrpiqej tė bėnte dhe ai tė njėjtat
lėvizje, pasi siē dihet majmuni ėshtė njė kafshė imituese. Por kur preku
rrjetėn, ngeci nė tė dhe i tha vetes: Mirė tė mė bėhet. Meqenėse nuk
mėsova tė peshkoj, pėrse pėrpiqem tė bėj peshkatarin?
GAFORRJA DHE E JĖMA
Gaforres e jėma i thonte tė mos ectė
diagonalisht dhe tė mos kruante brinjėt e saj nė shkėmbin e lagur. Dhe ajo
ju pėrgjigj: Mama, ti qė po mė mėson, ec drejt dhe unė duke tė tė parė
mund tė kem mirėsinė pėr tė bėrė tė njėjtėn gjė.
NJERIU DHE DHELPRA
Njė njeri kishte shumė inat njė dhelpėr, pasi
ajo i bėnte dėm, dhe njė herė qė e kapi me presh nė dorė, donte ta
ndėshkonte shumė rėndė. Kėshtu i lidhi tė bishti i saj njė top leckash tė
vajosur dhe i vuri zjarr. Por njė perėndi e dėrgoi dhelprėn drejt livadheve
tė njeriut qė i vuri zjarr. Gjithēka u dogj. Ishte koha e korrjes dhe i zoti
i livadheve vraponte pas dhelprės duke qarė sepse nuk i kishte mbetur asgjė
mė pėr tė korrur.
I PĖRMBYTURI
Njė Athinas i pasur po udhėtonte sė bashku me tė
tjerė nė njė anije. Por, papritmas filloi njė stuhi e madhe dhe anija u
pėrmbys. Tė gjithė tė tjerėt filluan tė notojnė qė tė shpėtohen, por
Athinasi i pasur i lutej Perėndeshės Athina dhe i premtonte gjėra tė pafund,
nėse do ta shpėtonte. Dhe njė nga tė pėrmbyturit e tjerė, qė notonte afėr
tij, i tha: E aftė Perėndesha Athina, por luaj edhe ti duart e tua.
Pra, duhet edhe ne, pėrveē se ti lutemi Zotit
pėr ndihmė, tė bėjmė edhe diēka pėr veten. Mė e duhura do tė ishte tė
gjenim mbėshtetjen e Zoti , mbi pėrpjekjen tonė, dhe jo duke lėnė pas dore
veten, dhe duke pritur si lypsarė tė na shpėtojė ai.

ASTRONOMI
Njė astronom e kishte zakon tė dilte natėn
jashtė dhe tė vėzhgonte yjet. Dikur, duke ecur nė periferi tė qytetit, me
mendjen e tij nė qiell, i hutuar ra nė njė pus. Qante dhe thėrriste, dhe
njė kalimtar, duke dėgjuar dėshpėrimin e tij i shkoi afėr, dhe pasi mėsoi se
ēfarė ndodhi, i tha: Ti miku im, pėrpiqesh tė shikosh ato qė janė nė
qiell, kur nuk arrin tė shikosh as ato qė janė nė Tokė.
Ky mit i shkon pėr shtat njerėzve qė u pėlqen
tė merren me ēėshtje tė mėdha, nė momentin kur nuk janė tė aftė as tė bėjnė
gjėrat e zakonshme qė bėjnė tė tjerėt.
ERA VERIORE DHE DIELLI
Era Veriore dhe Dielli po grindeshin se cili nga
tė dy ishte mė i forti, dhe kėshtu vendosėn se do tė quhej mė i forti ai i
cili do tė zhvishte njė njeri udhėtar. I pari filloi Era Veriore dhe
frynte shumė fort. Njeriu mbėshtillej nė rrobat e tij dhe Era bėhej akoma mė
e furishme. Njeriu, duke parė qė era dhe i ftohti sa vinte e keqėsohej,
veshi edhe njė rrobė tjetėr, derisa Era u tėrhoq nga misioni i saj dhe ja
dorėzoi Diellit. Dielli nė fillim lėshoi njė shkėlqim tė mesėm dhe njeriu
hoqi rrobėn e tepėrt qė kishte vėnė pak mė parė. Nė vijim Dielli shtoi
vapėn, derisa njeriu, duke mos e duruar, u zhvesh dhe vajti pėr tė notuar nė
lumin qė ishte aty afėr.
Miti tregon se bindja shpesh herė ėshtė mė
efikase se imponimi
URITHI DHE E JĖMA
Njė urith i thonte tė jėmės se shikonte. Ajo,
pėr ta testuar, i dha njė copė temjani dhe e pyeti se ēfarė ėshtė.
Gur tha ai. Dhe e
jėma e tij i tha: Biri im, nuk mjafton qė tė mungon shikimi, por
ti ke humbur edhe nuhatjen.
Disa njerėz qė krenohen premtojnė gjėra tė
pamundura dhe paaftėsia e tyre vėrtetohet edhe nė gjėrat mė tė vogla.
UDHĖTARĖT DHE ARUSHA
Dy shokė po ecnin nė njė rrugė nė pyll.
Papritmas u shfaqet pėrpara njė arushė. Njėri nga tė dy arriti ti afrohej
njė peme dhe tė ngjitej nė tė dhe tė rrinte i fshehur. Tjetri, duke parė se
kafsha do ta gllabėronte, ra nė tokė dhe bėnte si i vdekur. Kur arusha
afroi hundėn e saj pėr tė nuhatur pėrreth, ai mbante frymėmarrjen, pasi
thonė se kafsha nuk prek kufoma. Kur arusha u largua, shoku qė ishte mbi
pemė zbriti dh pyeste shokun tjetėr se ēfarė i tha arusha nė vesh.
Ai ju pėrgjigj: mė tha se tani e tutje tė mos udhėtoj mė me shokė qė
nė orėn e rrezikut mė lėnė nė rrugė dhe ikin.
LUANI DHE MIU QĖ TREGOI MIRĖNJOHJEN E TIJ
Ndėrsa njė luan po flinte, njė mi filloi tė ecte
mbi trupin e tij. Luani u zgjua dhe e kapi dhe ishte gati ta copėtonte. Miu
po i lutej qė ta linte tė lirė dhe nėse do ti falte jetėn, ai do t'ja
shpaguante. Luani qeshi nga kėto fjalė dhe e la tė lirė. Nuk kaloi shumė
kohė dhe ngjarjet rodhėn. Luanin e kapėn gjahtarėt dhe e lidhėn nė njė
pemė, dhe miu sapo dėgjoi rėnkimin e luanit, vajti afėr tij dhe me dhėmbėt
e tij tė mprehtė preu litarit qė lidhte luanin. Pasi e ēliroi, i tha:
Ti atėherė qeshe me mua, pasi nuk prisje tė shihje mirė nga unė. Por tani
e di se mirėnjohja ekziston edhe tek minjtė.
Miti na tregon se , koha ėshtė e tillė, saqė dhe
tė fortit mund tė kenė nevojė pėr ndihmėn e mė tė dobėtėve.
|