Artisti, si percaktim, meson shume shpejt ta
duroje vetmine ne emer te krijimit te vepres.
Por, me gjeresisht, eshte vete miqesia ajo qe na
detyron jo vetem te njohim kufinjte tane, porse te kuptojme se keta kufinj i
ndajme me te tjeret. Jemi miq ne bashkesi: kemi nevoje per njeri-tjetri.
Me te drejte Thoreau-ja thoshte se kishte tri
karrige ne shtepi. Nje per vetmine. Tjetren per miqesine. Dhe te treten per
shoqerine. Te dish qe je vetem, eshte e kunderta e domosdoshme dhe pasuruese
e te dish qe je me miq.
Vetmia nuk eshte e vetmja e kundert e miqesise.
Edhe vdekja eshte po njelloj. Ashtu sic kujtoj
besnikerisht miqte me te larget te femijerise, po ashtu kam kujtese te
perhershme per miqte e vjeter qe tashme u larguan, por edhe per mesuesit e
mi.
Brezi im kujton me verecundia (vertetesi) latine
dy mesuesit e medhenj te rinise sone. Meksikanin Alfonso Reyes dhe
spanjollin Manuel Pedroso.
Dy njerez te ditur qe ishin dhe miqte tane.
Mesimdhenia e tyre intelektuale nuk ndahej nga ajo miqesore. Nuk kerkonin
adhurim pa kundershtira, si mesuesit e rreme. Kerkonin dhe prisnin rifitimin
e vete rinise se tyre ne kembim te fitimit te diturise sone dhe pervojes
miqesore te pleqerise se tyre.

Carlos Fuentes (1928 - 2012)
Arritem te zbulonim me Reyes-in, nje burre i
shkurte dhe rrumbullak, me Pedros-in, i gjalle dhe kockanjar, se miqesi do
te thote te rezistosh ne pleqeri apo ne kohe.
Se perhere te duhet te zbulosh me shume se ajo
qe ekziston.
Se miqesia korret ngaqe mbillet.
Se askush nuk ben miq, pa bere armiq, porse
asnje armik nuk mund ta arrije kurre lartesine e nje miku.
Se miqesia eshte nje forme e maturise.
Miqesia eshte besim. (eshte me e turpshme te mos
kesh besim te miqte, sesa t`i genjesh ata, ka shkruar La Rochefoucauld.)
Miqesia, qe te jete e afert, na meson rrugen e
respektit dhe te largesise. Ndonese miqesia na lejon te urrejme dhe te duam
te njetat gjera.
Keshtu, epokat e jetes maten me gradet e aferise
intime qe mbajme pergjate moshes sone. Harrohen miqte e larget ne kohe.
Braktisen miqte e rinise qe nuk u rriten me te njejtin ritem si ne. Kerkohen
miq me te rinj per te kapur hapin e nje gjallerie qe biologjikisht largohet.
Kerkojme miqte e nje jete te tere dhe nuk kemi
c`themi me.
Shohim renien e miqve te vjeter dhe te dashur,
te cilet nuk i rinjohim me ose nuk na rinjohin me.
Por kur mosha largohet, kete e ben vetem sepse
eshte duke na pritur.
Ne lindje zene te xixellojne serish dritezat e
rinise se pare.
Ne mes ndoshta te nje mjegulle te larget,
kujtojme aferite. Zbulojme se bashku ate qe ekziston, rifitojme rinine,
behemi serish bande, grup, lagje, skuader, gang.
Nisim serish te korrim pasione dhe te
nenshtrojme nenkryerje.
Dhe veshtrojme me mall oret antike te miqesise,
sikur te mos kishin ekzistuar kurre...
www.fryma.info
|