Njė ndėr krijimtaritė mė tė
lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku
bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor... shprehen
pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin
mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e
artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė,
edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė jetės.
Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė
hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė
shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha
sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si
njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė
zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi,
Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli,
Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė
pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit
tė tij...
Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur,
ADEM ZAPLLUZHA,
qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė
gjerė, do tua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me
kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė
shqiptare.
(www.sa-kra.ch)

Pėrgatiti:
Adem ZAPLLUZHA
ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE
MILTIADH DAVIDHI
Hyrje
Miltiadh
Davidhi ka lindur nė Krutje tė Lushnjės nė 12 shtator 1955. Pasi mbaron
shkollėn fillore dhe tė mesmen nė vendlindje, Krutje tė Lushnjės, vazhdon
studimet pėr mjekėsi veterinare dhe diplomohet ne 1980-ėn. Aktualisht jeton
nė Ēermė si dhe nė Salerno e nė Modena tek fėmijėt. Poezitė e para i botoi
nė gazetėn lokale Shkėndija kur ishte vetėm 18 vjeē. Ėshtė autor i kėtyre
librave:
Poezi
-Parajsa Danteske pėrballė Ezopit plak, 2001,Shtėpia Botuese
Afėrdita.
-Ujėvara hėne,2008, Toena. (Parathėnia e kėtij libri ėshtė
botuar, nė gazetėn Iliria nė Amerikė).
-I njėjti zė njeriu, 2011, Uegen.
- Globi mbi fije bari, Shtėpia Botuese ADA, Tiranė 2014.
Prozė
- Bregu i ferrparajsės, Roman, 2010, Ada,
-Nyja e vdekjes, Novelė, 2014, ADA.
Fabula
-Rosa qė bleu tapet, 1996, Toena.
-Fabula tė reja, Shtėpia Botuese Afėrdita.
-Mjekėr dhia, mjekėr cjapi, 2002, Toena.
Ka tė pėrfunduara dhe tė gatshme pėr botim librin me tregime
DHĖMBĖ GJARPRI si dhe tre vėllime me poezi tė botuara herė pas here nė
faqet e shtypit letrar dhe me prononcim tė poetit Faslli Haliti, Visar Zhiti
etj...
Ėshtė pėrfshirė nė antologjinė poetike ''Lotėt e virgjėr''
botuar nga Prof. dr. Fatmir Terziu dhe Agim Mato, Nė historinė e letėrsisė
shqipe pėr fėmijė e tė rinj shkruar nga Astrit Bishqemi, nė antologjinė me
tregime botuar nga shtėpia botuese Ada nė 2009, nė antologjinė poetike
ĒAMĖRI ZEMRA IME pėrgatitur nga Fatime Kulli e Kolec Traboini nė
2014-ėn, nė tė gjitha antologjitė e Shtėpisė Botuese MUZGU tė botuara prej
Mark Simonit gjatė vitit 2014, ėshtė botuar nė tė dyja Antologjitė pėr
ēlirimtarėt e Kosovės kushtuar dėshmorėve Sejdi Krelani, Iliaz Kodra e
Antigona Fazliu,si dhe nė disa antologji tė tjera poetike.
Pėr tė janė tė shumtė shkrimtarėt e kritikėt e kohės qė janė
prononcuar duke shkruar si; Poeti Faslli Haliti, Prof.dr. Klara Kodra, poeti
dhe shkrimtari disident Visar Zhiti, Prof. dr. Fatmir Terziu, kritiku e
shkrimtari Fatmir Minguli, poeti,shkrimtari e kritiku Agron Shele,
shkrimtarėt Kozma Gjini, Hyqmet B Hasko. etj. Nė konkursin e organizuar nga
gazeta telegraf nė vitin 2014, pėr cikle poetike tė botuara nė Suplementin
Pena Shqiptare i ėshtė dhėnė ēmimi i lexuesit... Po kėshtu
poezitė,tregimet,fabulat e fragmentet e romanit tė tij, janė vlerėsuar dhe
vlerėsohen ēdo ditė nga shumė shkrimtarė e poetė tė tjerė me emėr e tė rinj,
nėpėr faqet letrare qė botohen prej gazetave e grupimeve letrare duke u
prononcuar pėr tė me super relativa.
BIRI IM
Kjo kohė,qė pėr mua ėshtė fundi, pėr ty ėshtė fillimi,
Dhe tėrė koha, ėshtė njė lojė midis fundit e fillimit tim,
Dhe fillimit e fundit tėnd.
Ėshtė njė rrugė e palėvizshme, statike,ku udhėtojmė
Me kahe tė kundėrta, por, qė gjithmonė takohemi
Nė njė pikė tė saj.
Gjendjen shpirtėrore se si takohemi
Nuk e mbaj mend mirė,
Ndoshta takohemi si dy trupa tė ngurtė
Qė janė nė lėvizje tė pėrjetshme,
A ndoshta si dy shpirtra tė gjelbėr,
Ku secili zbukuron e than degėzat e veta.
Gjithsesi ka shumė rėndėsi qė takohemi,
Se gjithmonė ėshtė e pranishme mundėsia
Tė mos ishim takuar kurrė.
Pak re tė vdekura vėrtiten nė horizontin e qiellit
Pa u takuar, megjithėse janė tė pranishme
Nė tė njėjtėn kohė?
Por unė bleroj e thahem ēdo ditė pėr vete e pėr ty
Dhe i rrit degėt e rrėnjėt,qė gjithmonė tė krijohet
Mundėsia pėr tu takuar me ty
Nė njė pikė tė caktuar tė ditės,
Si grimcėz e ajėrt e kohės,
Dhe pėr tė lėnė njė gjurmė tė padukshme.
Smund ta jetoj kohėn time pa u takuar me ty,
Sa qė mė ėshtė krijuar mendimi,
Se kam lindur pėr tė takuar ty, pjesėzėn e shpirti tim
Prej drite e ere.
Smė pėlqejnė ata qė ēirren e mburren,
Se kanė lėnė nėpėr rrugėt e kohės
Gjurmė tė mėdha,tė bujshme e tė dukshme.
Qesharake! Gjurmėt tona janė gjithmonė
Tė vdekshme,biri im,ashtu si dhe koha,
E cila na kalon e ajėrt nėpėr gjithė trupin,
Duke na i mbushur poret
Plot me dritė e freski mėngjesi tė trėndafiltė
Siē ėshtė dhe gjaku ynė, e vrapon sėrish
Nėpėr peizazhe tė tjera njerėzore.
Kushdo qoftė fundi im e fillimi yt,
Nuk ka shumė rėndėsi. Vlerė ka vetėm qė koha
Ėshtė e bukur dhe kėshtu siē ėshtė,
E ne duhet ta jetojmė si grimcėza drite,
Ajri,uji e pluhuri,
Tė cilėt krijojnė blerim e jete,
E pikėrisht nė atė kohė
Qė pėr mua ėshtė fundi dhe pėr ty fillimi, biri im.
KĖNGA E SHPIRTIT
O shpirti im, kėtu ka tradhti.
Ti mė gėnjen kur thua qė,
Jam ende i ri,
Se i ri ke mbetur
Vetėm ti,vetėm ti,
I fshehur tek unė pėr mrekulli.
Pak e nga pak
Po shndėrrohem
Nė plak,oh, unė i mjeri plak.
Kur me hile ma bėn
Keq stė vjen aspak?!
Kur mė shikon qė tretem si re
Dhimbje ti ske?!
Dhe tė strehova
Me kaq pėrkushtim
Nė trupin tim!
Njė ditė pa tė keq
Do mė braktisėsh
Nė ajėr do shndėrrohesh,
I mjeri ēdo heq!
E qiejve do mbetesh
I panjohur, anonim,
Ty qė tė ushqeva
Me shpresėn time,
Ty qė tė rrita
Me gjakun tim!
Do mė lesh si zgavėr
Pa gėzim e hare,
Do kthehem nė pluhur,
Do shndėrrohem nė dhe,
Pak dhimbje nuk ke ?!
Pak dhimbje nuk ke?!
BULKTHET
Mė pėlqen tė eci mbrėmjeve
Me zėra nate,
E kėngė bulkthash.
Heshtja
Smund tė hesht
E tė mbjellė shijen e vdekjes.
Kėnga e bulkthave dėgjohet
Si njė kor drite
Shkėputur nga zėrat e universit,
E bulkthat e veckėl
Sikur thonė:
-Ka jetė, ka jetė,
Dhe pse nata,errėsira,heshtja,
Ka pushtuar gjithėsinė!
THIKA
Thika i ngjan njė rreze pabesie
E mprehur mirė nė grinė e reve,
Herė e ngrohtė e herė e akullt
Kur e prek me dorėn e sinqeritetit.
Drita ėshtė syri i prerė
Nė tehun e saj.
Parapėlqen mė shumė natėn
Tė fshihet nė kėllėfin e errėsirės,
E tė bėj klithmėn tė heshtė.
Atėherė dhe hėna e yjet janė
Mė tė pėrgjumura,
E mė tė shkujdesura.
Njė lule e brishtė e sapo vrarė
Ėshtė trupi i fundit i pėrgjakur,
Flakur pa mėshirė nė guva resh,
E ferra tė pashpirta.
Gjithmonė djeg si rrufe pas shpine
Dhe kurrė ske pėr ta besuar,
Se ajo godet me dorėn e njė miku.
Drita ėshtė syri i prerė
Nė tehun e saj.
MĖ JEPNI NJĖ ĖNDĖRR!
Mė jepni njė ėndėrr,
Ku mund tė vendos shpresėn,
Besimin,
Tė shikoj thellė e mė thellė
Shpirtin e bukur nė sytė e njė zogu
E nė fijen e barit,
Njė ėndėrr tė gjallė me trup,kokė
Dhe gjymtyrė,
Qė ecėn drejt dashurisė,
E jo, drejt urrejtjes.
Me sy, flokė e buzė,qė mund tė puthin
Sinqerisht e pa u shtirur!
Mė jepni njė ėndėrr tė gjallė,
Se mė shkoj jeta duke qarė
Mbi arkivole vetėtimash e resh,
Me ėndrra tė parealizuara,
Tė vdekura,
Veshur me kostum tė zi nate
E me sytė plot me lot.
Shpirti mu bė fantazmė e smė ndahet
Duke mė ndjekur nga pas!
Mė lutet ti besoj
Zėrit prej fantazme,duke mė thėnė se,
Dhe unė njė ditė prej dite
Do jem fantazmė
E frikshme pėr tu parė,
Njė trėndafil me petalet nė zi.
Mė jepni njė ėndėrr qė tė jem njeri!
|