Njė ndėr krijimtaritė mė tė
lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku
bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor... shprehen
pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin
mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e
artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė,
edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė jetės.
Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė
hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė
shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha
sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si
njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė
zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi,
Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli,
Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė
pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit
tė tij...
Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur,
ADEM ZAPLLUZHA,
qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė
gjerė, do tua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me
kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė
shqiptare.
(www.sa-kra.ch)

Pėrgatiti:
Adem ZAPLLUZHA
ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE
MILAZIM
KADRIU
Hyrje
Milazim F. Kadriu, u lind nė fshatin Revuq, komuna e
Besianės (ish Podujevė). Shkollėn fillore e mbaroi nė Llapias (Kėrpimeh),
gjimnazin nė Besianė (Podujevė), kurse nė Fakultetin Filologjik nė Prishtinė
studioi Letėrsi dhe Gjuhė Shqipe. Punėn nė arsim e nisi fillimisht nė
shkollėn e mesme nė Besianė (Podujevė) e mė pas nė shkollėn nė Llapias (ku
punon edhe tani). Ėshtė veteran i UĒK-sė.
Me shkrime ka filluar tė merret qysh si nxėnės i
shkollės fillore dhe ka botuar nė revistat pėr fėmijė. Edhe me gazetari ka
filluar tė merret herėt ku ka bashkėpunuar kohė tė gjatė me gazetėn
Rilindja, pastaj me Zėri i Rinisė, Shkėndija , Bujku etj. Po ashtu
gjatė kohės sė okupimit nė vitet e 90-ta ka qenė bashkėpunėtorė i rregullt i
gazetės kroate qė botohej nė Zarė Fokus. Pas luftės ka punuar edhe nė
radion lokale Radio Llapi si gazetarė, redaktor e kryeredaktor, si dhe ka
qenė anėtar i redaksisė sė revistės ALBI. Ndėrsa si korrespodent nga
Podujeva ka punuar nė gazetat Gazeta e re, Epoka e re, 24 orė dhe
Kosova Sot. Ėshtė bashkėpunėtor i redaksisė Dėshmorėt e UĒK-sė,
bashkautor i monografisė "Feniksėt e lirisė.
Me krijimtari letrare kryesisht merret me poezi
pėr fėmijė dhe pėr tė rritur, tregime pėr fėmijė,kritikė letrare si dhe
merret edhe me enigmatikė. Deri tani ka botuar kėta libra :
- Lindi dielli - 2000 (poezi pėr fėmijė)
- Biografi e shkurtėr pėr dėshmorin Besnik
Muharrem Restelica -2011
- Flakadani i lirisė (50 autorė-100 poezi) -
2012
- Tri shkronja-2014 (poezi pėr fėmijė)
- Refleksione letrare, (nė proces tė botimit)
- Bashkautor i monografisė "Feniksėt e lirisė
(deri tash janė botuar 16 libra) si dhe ėshtė i pėrfaqėsuar nė 12 antologji
me poezi qė janė botuar nė Kosovė e Shqipėri.
Ka tė gatshme pėr botim edhe katėr libra tjerė,
si dhe nė procedurė tė botimit monografinė pėr shkollėn e Llapiasit. Deri
tani ka qenė redaktor dhe recensent i disa librave tė autorėve tjerė nga
Kosova dhe Shqipėria.
EDHE TI
Edhe ti je
Dhe i kėsaj toke
Tė vuajtur me shekuj
Nga thundra e huaj.
Je filiz
I lisit plak
Qė i bėnė hije
Tokės sė larė me gjak.
Je pjesė e kėsaj toke
Qė lule kuqe mbinė nė ēdo anė
Je pjesė e dėshmorėve
Qė pėr lirinė e vendit ranė.
NJĖMIJĖ E NĖNĖ QIND E NĖNTĖDHJETĖ E NĖNTĖ
Luftė, furtunė, tmerr e gjak
Acar e stuhi
Qėndresė e krenari.
Ngadhėnjimi mbi armikun shekullor
Dėshmorėt tanė lisa tė parėzuar
Emir tyre gjerdan i praruar.
JETA
Ėndrrėn e bukur tė natės
Ma dogji rrezja e diellit
Kėngėn e kėnduar nė fushė
Ma fshiu era
Fjalėn e shkruar nė letėr
Ma lagu shiu
Hapin e hedhur nė tokė
Ma ndali balta
E ēka mė meti
Ku ėshtė jeta?!!
DIKUSH DUHET TĖ VDISTE
Dikush duhej tė vdiste
Ai i cili gjithherė ka qen zgjuar
Ēdo herė ndenji zgjuar
Pėr ti zgjuar tė fjeturit.
Pėrherė ishte nė marshim
Nė marshim drejtė lirisė
Plumbat qė e morėn
S ja ndalėn buzėqeshjen trimit tė Arbėrisė.
Dikush duhej tė vdiste
Tė vdiste ai qė me kohė kishte kuptuar
Se jeta e tė robėruarit ėshtė luftė
Dhe kjo i merr prijatarėt.
Ky ėshtė ēmimi i lartė
Smund ta paguaj ēdo njeri
Vetėm djemtė mė tė mirė tė kombit
Nuk hezitojnė tė japin jetėn pėr liri.
ME RREZET E DIELLIT NĖ PĖRQAFIM
Zgjati duart nga lindja
Ta dėgjoi zėrin nė perėndim
Kthehem andej
Stė gjeta
Shikoi lart nė qiell
Me rrezet e diellit
Tė shoh nė pėrqafim.
ECI
Po eci,
Pėr te ti jam nisur
Nė kėtė rrugė tė gjatė
Jam shumė i molisur.
Pas teje
Jam duke ardhur
Ti ik me nxitim
Ik nėpėr rrugėt e vendit tim.
NUK MUNDĖM MĖ
Kur ra njė terr i zi
Pushoi kėnga e bilbilit
Njė re e dendur
I zuri rrezet e diellit.
Nuk mundem mė
Terrin e zi ta durojė
Deshėm sėrish
Kėngėn e bilbilit ta dėgjojmė.
E grisėm terrin e zi
Bilbili ia tha kėngės pėrsėri
U shpėrndanė retė e zeza
Dielli lėshoi rrezet e tij.
ATA QĖ PĖR LIRI U FLIJUAN
Ata na i hapėn shtigjet
Nėpėr tė cilat na vijnė rrezet e diellit.
Ata na sollėn pranverėn e lulėzuar
Bilbilat tė lirė tash kanė pėr tė kėnduar.
Ata nuk kursyen asgjė nga vetja
Qė pėr ne tė jetė e ėmbėl jeta.
Ata qė pėr liri u flijuan
Nuk vdiqėn, pavdekėsinė fituan.
DO TĖ TAKOHEMI
Patjetėr njė ditė
Me vetveten do tė takohemi
Sy mė sy.
Punėn qė kemi bėrė
Do tė shihet si nė pasqyrė
Prandaj ose do ta duam veten
Ose fytyrėn kemi pėr ta pėshty.
GISHTAT E MOLISUR
Edhe pse tė molisur
Gishtat njė ditė
Grusht janė bashkuar
Atė qė i molisi me shekuj
E kanė shkatėrruar.
|