Te kjo letėr filozofike dua tė vėrtetoj qė, jo
vetėm filozofia mund tė zbėrthejė joshjet e mundshme tė ekzistencės sė
botės, por dhe artet synojnė pikėpamjet mbi rolin e ndryshimit tė gjendjes
sė ekzistencės shoqėrore. Nėse filozofia pikėpamjet e veta i hedh nėpėrmjet
arsyes kritike duke pėrfituar te mendimi i njohjes sė gjėsendit nė natyrė me
anė tė metodės empirike, rrjedhimisht del se artet kryesisht flasin me
gjuhėn e intuitės, ose gjuhės sė veēuar. Domethėnė vullnetin e shoqėrisė
apo gjėsendit nė natyrė e bėn mė konkrete dhe tė thjeshtė, duke e
interpretuar rolin e gjendjes sė tyre tė vazhdueshme nėpėrmjet gjuhės sė
veēuar me thelbin drejt fatit intelektual. Njė vepėr arti e vėrtetė ėshtė
njė shprehje e shenjtė qė buron nga instinkti i lirė i gjenisė apo intuitės,
ku priret tė flasė pėr problemet e ekzistencės njerėzore, ligjėsitė e botės,
konceptet shoqėrore nė realitet dhe liritė individuale tė njeriut. Vepra e
njė arti tė vėrtetė ka pėr thelb ndryshimin e gjendjes sonė njerėzore, duke
futur pamjen e arsyes kritike pėr tė nxjerrė nė dritė modelin e vėrtetė tė
veprimit shoqėror nga ky realitetit i zakonshėm. Shembuj tė modifikuar kemi
nė letėrsinė e shkrimtarit Alber Kamy, me protagonistin e romanit I huaji,
Merso; pastaj te Franc Kafka, me protagonistin e romanit Procesi, Jozef
K. apo tė Gregor, te romani Metamorfoza.
Tek I huaji, Alber Kamy na paraqet shkoqur
mendimin e ekzistencės sė njeriut absurd, ku kuptimi i jetės ėshtė
individuale dhe se jeta jetohet plotėsisht me aktin e pėrgjegjshmėrisė,
kėshtu heroi Merso duke i dhėnė vetvetes lirinė e veprimit absurd, edhe pse
e ka goditur ngjarja e hidhur, siē ėshtė vdekja e nėnės, aspak nuk e
trishton atė; ndėrsa te Procesi, Franc Kafka na paraqet llojin tjetėr te
ekzistencės ku njeriu edhe pasi tė pėrcaktohet nga formalitetet mund tė
jetojė i shthurur pa e ndier problemin si njė qėllim kryesor, qė nė njė
mėnyrė kėrkon domosdoshmėrisht tė gjejė problemin, ndėrsa nė anėn tjetėr
harron tė ndiqet pas rregullit tė procesit tė tij qė i ėshtė imponuar. Tek
Metamorfoza Franc Kafka sjell personifikimin e vetvetes me personazhin
Gregor, ku njė ditė ky i fundit zgjohet nga gjumi pėr tė kuptuar se ėshtė
shndėrruar nė njė insekt gjigant. Koncepti i arteve nė njėfarė mėnyre tregon
ekzistencėn e shoqėrisė, dhe ligjėsitė e botės se si zhvillohen gradualisht
nė kuptimin thelbėsor tė sistemit intelektual. Veprimtaria shpirtėrore dhe
psikike tė paraqitura nė radhė letrash te shoqėritė e transformuara, sot e
kėsaj dite shprehen nė ēdo vepėr arti, ku diktohen hapat e hedhura dhe
parimet universale mbi edukimin estetik tė natyrės shoqėrore sipas planit tė
intelektual. Thelbi i arteve kėrkon mjeshtėri, dhe intuitė shpirtėrore duke
e pasuruar ēdo vepėr arti me shprehje dhe formė elokuente; ku artet nė
pėrgjithėsi burojnė nga inteligjenca dhe shpirti implicit i mjeshtėrit qė e
krijon. Tė gjitha llojet e arteve nė pėrgjithėsi burojnė nga modeli pėr tė
na dhėnė njė fragment, njė kėndvėshtrim tė jetės, njė koncept bazuar nga
realiteti njerėzor me sajimin pėr ti mundėsuar njeriut lirinė dhe vullnetin
pėr jetė. Artet e bukura mundėsojnė njė edukim tė brendshėm shpirtėror duke
i dhėnė njeriut formėn dhe pamjen e vėrtetė tė njohjes sė botės, si realitet
dhe absurditet. Sipas meje ekzistojnė:
- Vepra qė krijohen me frymėzim hyjnor qė
pėrbėjnė veprat e krijuara nga inspirimi intuitiv i gjenisė pa futur
imagjinatėn, por qė sajojnė bindje apo atavizėm.
Vepra qė krijohen me frymėzim tė vazhdueshėm
qė pėrbėjnė veprat e krijuara nga shllime pėr mendime atavizmi, qė mund tė
shėrbejnė nė hartimin dhe sistemimin e gjithė veprės pa futur intuitėn e
lirė tė gjenisė.

Ndėrsa veprat gjeniale tė poetėve, piktorėve,
skulptorėve, kompozitorėve janė tė lindura nga arsyeja krijuese me motivin
pėr ti shėrbyer tė mirės universale, njeriut nė veēanti, dhe shoqėrisė nė
pėrgjithėsi. Sepse nga thelbi ngadhėnjyes i tyre burojnė instinktet mė tė
larta tė natyrės krijuese, ku na mėsojnė udhėn e njeriut duke i respektuar
dhe kodifikuar ligjet e natyrės. Njė vepėr madhore e letėrsisė apo artit
paraqet emocionin e brendshėm tė njė shoqėrie civile, apo bindjen absurde tė
njė autokracie qė tenton me ēdo kusht tė pozicionojė vullnetin pėr pushtet
ndaj njė shoqėrie tė kujdesur shpirtėrisht. Vepra tė tilla me pėrmbajtje
shpirtėrore krijojnė edukimin estetik tė njeriut dhe shoqėrisė pėrballė
ligjeve tė kėsaj bote tė squllėt, pėr tė cilėn duhet kuptuar qė pas edukimit
estetik nėpėrmjet ideve universale qėndron substanca shpirtėrore. Substanca
shpirtėrore ėshtė e prirur tė vė nė lėvizje aktive gjithė materien tonė,
sepse vetėm ajo qė buron nga domosdoshmėria shpirtėrore pason gjithė
rregullin tonė nė materie. Domosdoshmėria shpirtėrore ėshtė forca e vetme qė
njeriut i sjell dobinė nė arte dhe shkenca, ku ai do tė mund tė kuptojė mė
mirė e mė qartė koncpecionet rrjedhėse tė njė vepre shkencore apo
filozofike. Pėrvoja shpirtėrore sa mė e ngritur tė jetė, aq mė tepėr
intelekti njerėzor do tė jetė i aftė tė priret pas njohjes sė vlerės sė
brendshme tė krijuar nė njė vepėr shkencore. Konsideroj, pra jam thellėsisht
i bindur nė mendimin se pėr tė pasur njė shpirt krijues nė njė vepėr
shkencore duhet qė, nė radhė tė parė idetė universale tė lindin nga
domosdoshmėria shpirtėrore, si edukim estetik pėr njohje dhe vėmendje
intelektuale, ku mė pas psikika do tė vė nė lėvizje aktive idetė qė do tė
jenė nė varshmėri tė plotė me idetė sensuale. Prandaj, vepra tė mėdha si tė
artit, dhe filozofisė kurdoherė kanė paraqitur realitetin e shtypjes sė egėr
tė oborrtarėve qė u ėshtė imponuar dhunshėm shoqėrive civile dhe
personaliteteve intelektuale. Sidomos veprat e mėdha tė filozofisė kanė
dhėnė mėnyrėn mė intime tė mundshme tė edukimit tė shoqėrisė, pėrsa i takon
mendimit estetik ku kanė bėrė tė mundur ta zhvillojnė idenė e njeriut deri
nė kulturėn e njohjes ndaj njohjes sė pėrgjithshme. Nė pėrgjithėsi duke u
ndikuar nga vepra tė mėdha tė letėrsisė, artit dhe filozofisė, njerėzimi ka
arritur drejt bindjeve intelektuale duke u ndikuar kujdesshėm nė ide tė reja
progresive, tė cilat mund tė jenė si dashuria ndaj tė bukurės, dhe njohja
ndaj tė vėrtetės sė pashmangshme.
Nga libri " Traktati mbi arsyen e mendimit" tė
cilin mund ta shkarkoni falas nė sektorin
Literaturė
|