Abstract
Rreth 90% e materies
qė pėrmban Universi nuk mund tė vėzhgohet nė mėnyrė tė drejpėrdrejtė pėr sa
kohė nuk emeton rrezatim elektromagnetik (dritė) dhe nuk bashkėvepron me
materien e ndritshme, me pėrjashtim tė bashkėveprimit gravitacional. Nė
ndryshim nga Yjet dhe gazi ndėryjor tė cilėt, tė ndritshėm, vėzhgohen
lehtėsisht nė galaksitė dhe qė marrin emrin e materies sė ndritshme
(dukshme), lloji i materies qė do analizohet quhet materia e errėt. Askush
nuk mund tė vėzhgojė nė mėnyrė direkte materien e errėt por kjo materie
prodhon pjesėn mė tė madhe tė forcės gravitacionale qė mban tė bashkuara
galaktikat dhe ėshtė shumė probabėl qė tė mbajė tė bashkuar tė gjithė
Universin.
Materia e Erret
Pėr shumė kohė ėshtė
besuar se ēdo objekt prezent nė Universin tonė ėshtė i dukshėm dhe dėrgon nė
tė gjitha drejtimet dritėn e emetuar apo reflektuar, nė varėsi tė natyrės sė
objektit. Kjo dritė, pasi arrin Tokėn, mund tė dedektohet dhe tė studiohet
duke kėrkuar tė merret prej saj i gjithė informacioni i mundshėm mbi
objektin i cili e emeton apo reflekton dritėn ose tė nxirren konkluzione tė
pėrgjithshme mbi kozmosin nė tėrėsi. Nė fakt detyra kryesore e astronomėve
nuk ėshtė vetėm tė mbledhin dritėn me anė tė teleskopėve, qofshin kėta
tokėsorė apo hapsinorė, por mbi tė gjitha detyra e tyre ėshtė qė prej kėtyre
objekteve tė dukshėm tė marrin informacione pėr gjithēka tjetėr qė akoma nuk
shohim dhe nuk njohim nė Universin tonė. Pikėrisht nga analizimi i dritės sė
ardhur nga hapsira 50 vitet e fundit, sot ne jemi nė gjendje tė pohojmė se
90% e materies prezente nė Univers ėshtė e pėrbėrė prej objektesh apo
grimcash tė cilat nuk mund tė shikohen. Me fjalė tė tjera, pjesa mė e madhe
e materies nė Univers nuk emeton dritė ose mė mirė nuk emeton rrezatim
elektromagnetik dhe ekzistenca e kėsaj materie mund tė provohet vetėm nga
efektet qė ajo shkakton (kryesisht gravitacionale) mbi materien e dukshme.
Kjo masė e munguar
ėshtė quajtur materie e erret, emėr ky qė vjen pikėrisht nga vetia
themelore e kėsaj lėnde: tė qėnit e padukshme.
Ēfarė kuptojmė me
materie te erret?
Edhe pse termi
materie e errėt mund tė tingėllojė misterioz, ėshtė thjesht termi me tė
cilin fizikanėt, astrofizikanėt dhe kozmologėt i referohen materies e cila
nuk emeton apo reflekton dritė tė dukshme, radiovalė, rreze X, rreze gama
ose rrezatime tė tjera elektromagnetike. Sot mendohet se materia e errėt
ėshtė shumė mė e madhe se sa materia e dukshme dhe se ėshtė pėrgjegjėse nė
njė shkallė tė lartė pėr strukturėn e Universit qė ne shikojmė.

Materia e errėt (majtas) dhe
materia jo e errėt (djathtas)
Evidencat e para tė
pranisė nė Univers tė materies sė errėt vijnė nga studimet e kryera rreth
viteve 30 tė shekullit tė kaluar nė lidhje me grupimet e galaktikave. Zwicky
nė 1933 dhe Smith nė 19361 duke studiuar grupimet e mėdha tė
galaktikave, respektivisht galaksinė Coma Berenices dhe atė tė
Virgjėreshės, vėzhguan se shpejtėsitė e galaktikave ishin shumė mė tė
mėdha se sa parashikimet teorike pėr njė sistem tė lidhur gravitacionalisht
masa e tė cilit ėshtė vetėm ajo e galaktikave tė dukshme. Ata arritėn nė
konkluzionin se galaktikat nė secilin prej grupimeve duhej tė mbaheshin tė
lidhura prej efekteve gravitacionale qė i detyrohen njė sasie tė madhe tė
materies sė padukshme, tė cilėn ata e quajtėn masė e munguar. Sot nė vend
tė termit masė e munguar pėrdoret gjėrėsisht termi materie e erret.
Vetėm nė vitet 70 tė shekullit tė kaluar, nė sajė tė provave tė
pakundėrshtueshme eksperimentale dhe mbi bazėn e studimeve tė detajuara tė
lėvizjes sė yjeve nė galaktika, komuniteti shkencor u detyrua tė merrte
pjesė nė problemin e materies sė errėt. Vlen tė theksohet fakti se tė
gjitha studimet supozojnė si tė vėrtetė ligjin e gravitacionit universal
edhe nė distanca shumė tė mėdha. Nėse varėsia e forcės gravitacionale
prej distancės do ishte e ndryshme nga forma invers kuadratike2,
shumė prej pėrfundimeve mbi materien e errėt duhen rishikuar.
Perse duhet te
ekzistoje materia e erret?
Nga pikėpamja
historike ka dy arsye themelore qė kanė detyruar fizikanėt tė ngrenė
hipotezėn e ekzistencės sė njė sasie tė konsiderueshme tė materies jo tė
dukshme. Nė tė dyja rastet, njohuritė tona pėr mekanizmin e veprimit tė
forcės gravitacionale imponojnė ekzistencėn e materies sė errėt nė mėnyrė qė
tė mund tė shpjegojmė korrektėsisht fenomenet e evidentuara nė ambientin
kozmik.
_____________________________________
1 Sidney van den Bergh, The
Early History of Dark Matter (http://arxiv.org/abs/astro-ph/9904251).
2 E predikuar fillimisht prej
Newton dhe mė pas nga Einstein nė Relativitetin e Pėrgjithshėm si dhe e
verifikuar me saktėsi nė distanca tė rendit tė Sistemit Diellor.
Grupimet e Galaktikave
Nė Univers ekzistojnė
shumė galaktika, tė cilat nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve nuk paraqiten nė
mėnyrė tė veēuar prej njėra-tjetrės por janė tė vendosura nė struktura mė tė
mėdha tė cilat pėrmbajnė shumė e shumė galaktika nė njė hapėsirė tė cilėn
mund ta pėrcaktojmė si tė kufizuar edhe pse kemi tė bėjmė me distanca tė
paimagjinueshme prej nesh, tė rendit megaparsec (Mpc1).

Kėto struktura janė
grupimet e galaktikave dhe mes dy grupimeve tė galaktikave ekzistojnė
boshllėqe gjigande kozmike, tė cilat nė fakt zėnė rreth 80% tė hapėsirės qė
ne njohim. Struktura e shpėrndarjes sė materies sė dukshme shfaqet si hoje
bletėsh, nė tė cilat galaktikat organizohen kryesisht nė plane dy-dimensionale
dhe ndahen prej njėra-tjetrės nga zona kozmike nė tė cilat nuk ėshtė e
pranishme materia e ndritshme.
Pėr shkak tė tėrheqjes
gravitacionale, galaktikat nė brendėsi tė tė njėjtit grupim lėvizin me njė
shpejtėsi tyren. Duke analizuar kėto shpejtėsi, studiuesit kanė arritur nė
pėrfundimin se ato janė shumė tė mėdha, me njė faktor nga 10 nė 100 herė mė
tė mėdha se sa shpejtėsitė qė galaktikat duhet tė kishin nėse masa e
grupimit do ishte vetėm ajo e dukshme. Rrjedha llogjike e gjithė kėsaj tė
ēon nė hipotezėn se duhet tė ekzistojė njė sasi e konsiderueshme e materies
sė padukshme por gravitacionalisht aktive e cila tė justifikojė vlerat e
matura tė shpejtėsive.
___________________________________
1 1pc ≈ 3, 26147086 vjet
dritė
Galaktikat Spirale
Ne figurė paraqitet galaktika
spirale M81 me krahėt e saj tė mbushur me yje, e marrė nga teleskopi SIRTF (Space
Infrared Telescope Facility)
Nga figura e mėsipėrme
galaktikat, struktura e tė cilave ėshtė spirale, kanė njė bėrthamė
qėndrore me dėndėsi mjaft tė lartė dhe krahė tė gjatė rreth kėsaj bėrthame,
tė cilat ndjekin kahun e rrotullimit tė tė gjithė strukturės. Ēdo objekt qė
I pėrket njė galaktike tė tillė rrotullohet mė njė farė shpejtėsie rreth
qendrės sė galaktikės. Vlera e kėsaj shpejtėsie varet nga distanca e
objektit nga qendra e galaktikės si dhe nga masa e saj.
Nėse kuptimi ynė pėr
gravitetin ėshtė i saktė atėhere intuitivisht themi se njė masė galaktike mė
e madhe do tė shkaktonte shpejtėsi mė tė mėdha tė lėvizjes sė objekteve
rreth saj. Duke studiuar vlerat e shpejtėsisė sė objekteve nė galaktika
arrihet nė pėrfundimin se shpejtėsitė e matura janė shumė tė mėdha pėr tė
qenė tė justifikuara prej sasisė tė materies sė ndritshme qė ėshtė prezente
nė galaktikė. Rrjedhimisht, qė tė justifikohen kėto shpejtėsi, duhet tė
ekzistojė njė sasi e konsiderueshme materie e cila ėshtė aktive vetėm nga
pikėpamja gravitacionale, e cila duke rritur masėn e galaktikės justifikon
mė sė miri vlerat e matura tė objekteve prezente nė galaktikė.
Prania e reve te gazit
ne pjesėt e jashtme te galaktikave dhe ne hapėsirat ndergalaktike
Duke studiuar kufijtė
e jashtėm tė galaktikave, ku ka shumė pak yje prezente dhe pra luminoziteti
i shkaktuar prej tyre mund tė mos merret nė konsideratė, janė vėzhguar re tė
mėdha gazi nė grupimet e galaktikave.
Imazh me rreze X i marrė nga
sateliti ROSAT i mbivendosur njė fotografie tė njė grupi galaktikash. Imazhi
tregon, me njė ngjyrė rozė artificiale, njė re gjigande gazi tė ngrohtė i
cili emeton njė sasi tė vogėl rrezesh X. Prania e kėtij gazi na bėn tė
mendojmė njė tėrheqje gravitacionale qė e mban tė lidhur atė. Masa e dukshme
e galaktikave nuk do ishte e mjaftueshme pėr tė mbajtur tė lidhur gazin dhe
pra kjo gjė duhet tė jetė pasojė e materies sė errėt tė shpėrndarė mes
galaktikave nė njė grupim. (Dr. R. Mushotzky, Nasa Goddard Space Flight
Center)
Pėr tė shpjeguar se
pse kėto re nuk shpėrbėhen duhet supozuar ekzistenca e materies sė errėt me
njė shpėrndarje tė ndryshme nga shpėrndarja qė deduktojmė pėr materien e
ndritshme. A mund tė ekzistojnė galaktika me materie tė errėt? Nga studimet
mė tė fundit rezulton se materia e gaztė luminoze shtrihet pėrtej kufijve tė
galaktikave tė dukshme. Qė njė gaz tė jetė i dukshėm duhet tė ngrohet. Kush
apo ēfarė e ngroh gazin? Nga kjo arrihet nė pėrfundimin se ekzistojnė mjaft
indikacione pėr praninė e materies sė errėt tė shpėrndarė rreth ēdo
galaktike dhe nė hapsirat ndėrgalaktike tė njė grupimi galaktikash.
Lentet gravitacionale1
______________________________________
1 Fenomen i provokuar nga
pėrkulja e rrezeve tė dritės qė vijnė nga njė burim i largėt (p.sh njė
galaktikė) nga ana e njė objekti masiv i vendosur mes burimit dhe marrėsit
(p.sh njė galaktikė e madhe ose njė grup galaktikash). Ky fenomen ka pėr
efekt prodhimin e imazheve tė shumėfishta tė burimit.
Termi lente
gravitacionale tregon pėr njė efekt, i cili pėrshkruhet nga pikėpamja e
Relativitetit tė Pėrgjithshėm, sipas tė cilit fotonet e emetuara nga njė
burim drite, kur kalojnė nė afėrsi tė njė trupi qiellor masiv, i nėnshtrohen
tėrheqjes gravitacionale tė tij. Nė afėrsi tė kėtij trupi, hapėsirė-koha
modifikohet duke u kurbuar. Ky perturbim nė hapėsirė-kohė i shkaktuar prej
fushės gravitacionale tė trupit qiellor ka pėr pasojė ndryshimin e
trajektores sė rrezeve tė dritės nė lidhje me trajektoren fillestare. Kjo
gjė ēon nė formimin e imazheve tė shumėfishta tė tė njėjtit burim. Nė
figurėn mė poshtė tregohet skematikisht formimi i imazheve tė shumėfishta.

Pra trupat qiellor
masiv do tė sillen si lente gravitacionale. Kur njė lente gravitacionale
pėrbėhet nga njė galaktikė apo njė grupim galaktikash, imazhi i burimit
pėrbėhet respektivisht prej dy ose mė shumė objektesh pikėsore ose nga
harqe tė ndritshėm, siē tregohet nė figura.
Imazh i dubluar pėr shkak tė
lentes gravitacionale. Foto e marrė nga teleskopi hapsinor Hubble (HST
14164+5215) tregon nė qendėr galaktikėn lente tė vendosur mes Tokės dhe
burimit tė dritės.

Nė figurė paraqitet grupimi
galaktik Abell 2218. Ky grupim ėshtė aq i dendur dhe kompakt sa drita qė
vjen nga objekte shumė tė largėt dhe tė vendosur pėrtej grupimit pėrgjatė
drejtimit tė vėzhgimit amplifikohet dhe ndryshohet nė formėn e harqeve tė
ndritshėm.
Lentet gravitacionale
lejojnė tė merret informacion nė lidhje me praninė e materies sė errėt tė
lokalizuar nė vende specifike, si planete tė mėdhenj, vrima tė zeza,
galaktika etj. Kjo materie e errėt duhet tė jetė e tė njėjtit tip me
materien e dukshme (nga pikėpamja gravitacionale).
Vazhdon...
(2)
|