Njė ndėr krijimtaritė mė tė
lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku
bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor... shprehen
pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin
mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e
artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė,
edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė jetės.
Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė
hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė
shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha
sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si
njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė
zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi,
Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli,
Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė
pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit
tė tij...
Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur,
ADEM ZAPLLUZHA,
qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė
gjerė, do tua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me
kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė
shqiptare.
(www.sa-kra.ch)

Pėrgatiti:
Adem ZAPLLUZHA
ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE
MAJLINDA SHABANI (ALEKSANDRA)
Hyrje
Majlinda
Shabani (Aleksandra) ka lindur nė qytetin e Gjirokastrės Albania dhe banon
nė kėtė qytet.
Ka pėrfunduar studimet e mesme ne shkollėn e mesme tė
pėrgjithshme Siri Shapllo nė qytetin e lindjes si dhe Universitetin Eqrem
Ēabej Gjirokastėr nė Fakultetin e Shkencave shoqėrore nė Degėn Ekonomik,
duke u diplomuar pėr Kontabilitet Financė.
Ėshtė autore e librave poetikė:
1. Skulpturė dėshire nė qiell manovrimi ( Sculpture of desire
in the manouvring sky)2007 (Fituese e ēmimit tė parė pėr poezi, viti
2008);
2.*Scultura di pensiero nel ciclo di manovra (*Metamorfosi
generativa) poesia, 2012
3. Stilistika e lirisė (Eklipsore e jetės, Hartografia e
pikėsimeve) 2015
Ka nė proces njė libėr me skicime dhe njė roman me temė
sociale.
Shqipėrime :
1. Engjėjt ndaj urrejtjes( TERESINKA PEREIRA flet shqip) , libėr poetik
i poetes amerikano-braziliane Teresinka Pereira, Presidente e IWA (Ohajo)
SHBA, dhjetor 2013
Shqipėruese e mbi 1000 poetėve nga mbi 130 vende tė Botės nga
gjuhėt: anglisht dhe italisht dhe pėrfshirja e tyre nė Antologjinė poetike
pegasiane, kolanė Korsi e Hapur 1, 2, 3 dhe nė librin Altari i Pegasit,
i cili ėshtė nė proces.
Pėrkthim nė italisht dhe anglisht tė shumė librave poetike tė
autoreve vendas dhe tė huaj, disa artikujve kritikė dhe vlerėsim nga
kritika italiane si dhe tė shumė librave nga anglishtja dhe italishtja nė
shqip. Mund tė pėrmenden pėrkthimet nė gjuhėn shqipe tė Nadia Cella - Pop
(Rumani) (duke qenė njė nga pėrkthyeset e librit tė saj shumėgjuhėsh me
poezi, botuar nė Rumani), Florentin Smarandache (SHBA), Kuldeep K.
Srivastava Indi, Tozan Alkan , Turqi e tjerė.
Pjesėmarrėse aktive nė librin Pegasiada 1 dhe 2, pėrkthimet e
tė gjitha materialeve kumtuese nė Simpoziumet Ndėrkombėtare dhe nė Kongresin
e Parė Ndėrkombėtar tė LNPSHAPEGASI ALBANIA.
Redaktore librit pėr fėmijė Refleks nė ujėvarė...
Po punon pėr pėrgatitjen e librit antologjik ALTARI I PEGASI
dhe PROZĖPOETIKA UNIVERSALE (THE UNIVERSAL POETIC PROSE).
Disa nga krijimet e saj janė botuar nė revista tė ndryshme
jashtė vendit si nė: Greqi, Itali, Turqi, Rumani e tjerė.
Fituese e disa ēmimeve ndėrkombėtarė.
E nominuar nga IBC Njeriu i vitit 2013
Ėshtw shpallur nga IWA, SHBA Pėrkthyesja e Vitit 2014
E ftuar dhe pjesėmarrėse nė disa evenimente ndėrkombėtare
poetike: SHBA, Greqi, Francė, Fyrom, Maqedoni, Kosovė, Rumani e tjerė.
Kontribut nė pesė veprimtari ndėrkombėtare, midis tė cilave:
Kongresi i parė Ndėrkombėtar Muza Poetike Pegasi Vitrina
2012, ku lojti edhe rolin e pėrkthyeses anglisht, italisht.
Pjesė aktive nė katėr Simpoziume Ndėrkombėtare, nė njė Kongres
Ndėrkombėtar tė Letėrsisė dhe nė shumė veprimtari tė tjera tė LNPSHA
PEGASI ALBANIA si: Rrugėtim Profil PEGASI INTERNACIONAL Tiranė
ALBANIA, Prishtinė, Kosovė;
Poetėt e Kombit apelojnė Gjirokastėr, Tiranė, Prishtinė,
nėntor 2011;
Shtatė ditėt e bukura tė javės Tiranė, Gjirokastėr, korrik
2012; 100.000 POETĖT E BOTĖS PĖR NDRYSHIM Tiranė, Gjirokastėr, Fier e
tjerė.
Pjesėmarrėse nė Manifestimin Poetik FLAKANDANI I KARADAKUT,
mars 2012;
Manifestimi poetik TAKIMI NĖN RRAP Shkup, Tetovė, Fyrom
2009; Manifestim poetik JONIANĖT Sarandė, shtator 2009;
Veprimtaria e madhe DITET E PLEJADES nė bashkėpunim me
bashkinė e Ersekės, gusht 2012; me bashkinė e Fierit shtator 2012;
Veprimtaria pėrmastive DITET E PLEJADĖSnė Prishtinė , Kosovė,
nėntor 2012;
Nė tė gjitha veprimtaritė ka dhėnė ide dhe kontribut.
Kryeredaktore e gazetės letrare PEGASI e Lidhjes sė Krijuesve;
e gazetės PEGASI e LNPSHA PEGASI ALBANIA, e revistės Pegasi dhe
Pegasi, Bukuria dhe Shėndeti nė fokus;
Ėshtė iniciatore e veprimtarive shkrimore pėr letėrsinė pėr
fėmijė dhe impulsuese e veprimtarisė PEGASI dhe letėrsia pėr fėmijė
Ka qenė kryeredaktore e mjaft gazetave tė botuara tė nxėnėsve tė
shkollave 9 vjeēare tė Gjirokastrės si: Impuls, Ēiltėr, Sprovae
tjerė, duke trajtuar probleme tė tė drejtave tė fėmijėve nė shkrime tė
zhanreve tė ndryshme.
Anėtare e I.W.A (Lidhja e Shkrimtarėve dhe Artistėve
Ndėrkombėtare OHAJO SHBA; W.P.S Lidhja e Poetėve Bashkėkohorė tė Globit;
Anėtare e UPLI, SHBA dhe e LNPSHA PEGASI ALBANIA; veprimuar nė Balkan
Amfiktionia - Association of Young People of Balkan, (Shoqata Ballkanike e
NJERĖZVE TĖ RINJ TĖ BALLKANIT) nė projektin me 127 vende tė Botės: Pėr
vėzhgim tė botės shpirtėrore tė tė rinjve.
UNDP SHQIPĖRI Promovimi i ndėrkulturalizmit per minoritetet nė
Shqipėri, qershor 2006:
Barazia gjinore UNDP Shqipėri korrik 2005:
Pjesėmarrėse nė dhėnie mendimesh dhe debatet ekonomike nė
forumin bashkimi kombėtar www.bashkimikombėtar.com;
Moderatore e web www.pegasiworld-al.com
Anėtare e disa Shoqatave tė Shoqėrisė Civile nė Trevat e Jugut
tė Shqipėrisė.
Anėtare e Fondacionit NĖNĖ TEREZA
Anėtare e Kėshillit Koordinativ tė Shoqėrisė Civile tė Trevave
tė Jugut tė Shqipėrisė...
Ėshtė Z/vendės Sekretare e Pėrgjithshme e LNPSHAPEGASI ALBANIA;
Anėtare e AKADEMISĖ ALTERNATIVE PEGASIANE.
HARTOGRAFIA E PIKĖSIMEVE
PIKĖĒUDITĖSET :
Dėshira nyjesh kėputura
Ngujime brenda retorikave,
Thirrmave tė paheshtura,
e nxitėseve tė vullneteve!
Pikėpyetjet:
Litarė hedhur mbi shpina
turmave tė pyetjeve,
Monopate dialogjesh,
nė stacione pritjesh,
pėr ajkime pėrgjigjesh!
Pikėpresjet :
Ndalesa tė shkurtra,
nė kinematografitė e fjalive,
shfaqje horizontale tė dubleve!
Kllapat:
Karfica tė ndjenjave njerėzore,
Limitet e njė grimce tė paprekshme,
prekjet e planetit Tokė!
Tre pikat:
Gjymtyra tė rrugėtime
tė shkallinave tė pėrjetėsive
Presjet:
Pika referimi me vendndodhje,
grumbuj homogjene ndjesish,
pauzat e njė udhe brenda botės!
Dy pikat :
Lajmėtare tė shembujve,
mikpritėse tė fenomeneve
burimor dhe origjinues!
Thonjėzat:
Thekset e ekzistencave,
dhe pikut tė inekzistencave.
Vizat:
Pauza nė trenat e kohės!
Pikat :
Kontemplacione tė pangjashme,
nė ngurtėsimet e njė stop-fundėsie,
nė konotacione rruzullore!
REFRENE DASHURISH NĖ PARTITURA JASHTĖTOKĖSORE
I ėmbli kokteil dashurie,
nė gishtėrinjtė e buta tė ėndrrės,
i rroku tė gjitha stinėt brenda vetes,
tė dehen me nuanca eliksiri!
Meloditė e ngurta thellohen,
nė pragjet e ngadalta tė heshtjeve,
brendėsive tė njė kambane pritjeje!
Ura e largėsive,
rrugėtimi i pakohėsisė sė botėve,
pėrhumbur verbėrive tė mjegullave.
Ndjenjat pikturime,
nė dimensione lakuriqe,
si vargmale tė veshura
me puthje ėndrra kuqe!
Nė qelizat frymuese shpirtrash,
pėrmes boshtit tė ēasteve
artėzohen nė ngjyrime miniaturash :
Universe Pikėtakimi!
Diku, nė Tempullin e njė fati,
Kumbimet e lutjeve
rreshur dallgėve tė jehonės,
pėr njė shpresė agu,
ngjizur nė tė, refrene dashurish
!
18.02.2015
PĖRKUFIZIMET KOHORE TĖ VARGUT
Vargu i parė : Vetvetja.
Vargu i dytė : Vetja e Tij.
Vargu i tretė : Dy vetvetet,
Nė Mendime tė Rastėsishme
!
Vargu i parė : E kaluara.
Vargu i dytė : E tashmja.
Vargu i Tretė : E ardhmja.
Nė kohė tė rastėsishme
.
PASQYRĖ E PĖRTHYER PĖRTEJ PASQYRĖS REALITETI +1...
Njė ėndėrr ēudit veten
nė pasqyrė...
Nė dimensione tė shkruara apo tė pashkruara
e lind njė jetė tė re...
Njė jetė lartėsohet nė kėmbė...
Brenda saj pikturuar penelave,
dhimbės apo gėzues,
unė apo ti, duke soditur tablon e pasqyrės...
Thua pėrshfaqet njė dhuratė
ndėrthurrur mė shumė,
sesa njė realitet...
Njė realitet hap sytė nė mėngjes...
e veē pėrndjek me sytė e tij ditėn
apo natėn...
lindjen apo perėndimin,
kėngėn apo vajin,
njeriun apo anti njeriun,
Zotin apo djallin...
Pozon para pasqyrės,
mbėrthen kėmisha me shumė kopsa njerėzore,
shtrėnguar pas trupit tė tij
stilohet me veshje tė thjeshta,
por dhe madhėshtore.
Shumė veshje nė grilat e hijes
apo tė dritės,
pyetur veten si ngjan...
Duke ngultėsuar vėshtrimin
nė drejtim tė pasqyrės,
nė kontraste fjalėsh apo dashurish...
Kur pėrgjumet mbrėmja sytė hedh
takuar me pasqyrėn ,
dhe njė herė tjetėr sėrish,
mbetur vetja e pėrthyer me pasqyrėn...
Realiteti jemi ne,
i kundėrti i asaj antirealiteti...,
pjesa pėrtej pasqyrės, bota mė e errėt...
njohja e njė realiteti tjetėr +1...
* * *
Lejojeni diellin
ti djegė epigramet
e ėndrrave tė mia!
Mos i ndalni
fatet e tyre!
Presjet prodhojnė
lindje tė reja!
* * *
Poezitė, tė pafjeturat
djepave tė ekzistencave;
nėn lėkurat e agimeve,
tjerrin frymimet,
nė galaktika shpirtrash!
* * *
Prej formave
ekzistenciale poetike
ti, mozaiku i poezisė,
gjithė tė tjerat, muza,
blice shkreptimash
brendėsive
ēprangosur
qelive inekzistenciale,
etjeve drejt lirisė!
Marrė nga vėllimi Stilistika e Lirisė(Hartografia e pikėsimeve) 2015
LAKURIQĖSIA E BOTĖS
Se kuptoj
ēfarė po ndodh brenda meje,
Bota ime e ndezur nė konflikt
nė konfuzion e kontrakditė;
njė urrejtja mė gėrryen,
dashuria mė bren pėr ty?
Ēfarė je vallė iluzon,
Fiksim,
Mendim
apo Tablo e pikturuar
pa penelė artisti,
e varur kokėposhtė
nė njė atelie, ku kanė zhgarravitur
tė talentuarit dhe meitėt?
Dua ta zbuloj
Por e vėrteta
zbulon lakuriqėsinė e saj,
mbetet e skalitur
nė kujtimin e Kohės
dhe njolla mė zmadhohet
duke prodhuar vetėm errėsirė
Ku ta gjej ditėn?!
PIKE ARITMI KALIMTARE
Kaplim asfiksie nė hemisfera gjoksi,
ndjenja prek fluksin e pafundėsisė rrahje;
vėrtitje mendimesh sfidues,
rrėmbues,
pushtues fitoresh tė pamohueshme.
Njė zbulim mendimor me karfica risish
kapėrcen shkallėn e ėndrrės.
Duhet ērrėnjosur slogani :
Nė pikun e jetės,
kėnaqėsia ndesh nė aritmi kalimtare.
29. 07.2005
GJYSMAT
Luani ėshtė i ēmendur,
nė dhėmbėt e tij tė bronztė
shtrėngon njė zemėr
Gjysma e saj e kuqe gjak,
gjysma tjetėr e bardhė
Luani vrapon ēmendurisht
pa iu bindur rregullave
tė ecjes, vrapimit,
i kėnaqur nga zemra dyngjyrėshe
imja jotja
Ēshenjė zoodiakale ka Luani
qė herė shfaqet peshk,
herė dem
e herė Gaforre
|