Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera - Mahamudra si pėrvojė supreme

    Bhagwan Rajneesh - OSHO

Pėrktheu: Valdet Fetahu

MAHAMUDRA SI PĖRVOJĖ SUPREME

 

Nga libri, „TANTRA - KUPTUESHMĖRI SUPREME“, tė cilin mund ta shkarkoni falas nė sektorinė:

„Literaturė“

 

            Kur pėr tė parėn herė fillon tė ngjaj diēka qė nuk mund tė shprehet me fjalė, atėherė ka filluar jeta tė jetojė, jeta troket nė derėn tėnde. Kur Supremja troket nė derėn tėnde, ti thjeshte shkon pėrtej fjalėve – mbetesh memec, nuk mund tė flasėsh; asnjė fjalė e vetme nuk mund tė krijohet nė ty.

            E nėse diēka mund tė thuash, ajo duket aq e zbehėt, aq e vdekur, aq e pavlerė, aq e pakuptimit, duket sikur ia bėn padrejtė pėrvojės e cila tė ka pėrfshi. Mbaje mend kėtė, sepse Mahamudra ėshtė pėrvojė e fundit Supreme.

            Mahamudra ėshtė orgazėm total me universin. Nėse ndonjėherė e ke dashuruar dikė dhe ke ndie shkrirje dhe zhdukje – se mė nuk jeni dy, dy trupa mbesin tė ndarė por diēka ndėrmjet trupave krijon urė, urėn e artė, a brendia e ēiftit zhduket, qė njė energji e jetės tė vibroj nė tė dy polet, nėse kėtė e ke pėrjetuar, vetėm atėherė mund ta kuptosh se ēka ėshtė Mahamudra.

            Me miliona herė ėshtė mė e thellė.

            Me miliona herė ėshtė mė e madhe Mahamudra.

            Ajo ėshtė orgazėm i plotėsishėm me tėrėsinė, me universin.

            Kjo ėshtė shkrirje nė burimin e Qenies.

            E kjo ėshtė kėnga pėr Mahamudrėn. Bukur ėshtė qė Tilopa e ka quajtur kėngė. Mund ta kėndosh, por nuk mund ta shprehėsh, mund ta vallėzosh, por nuk mund ta thuash. Ky ėshtė fenomen aq i thellė, sa qė me kėndim mund ta pėrcjellėsh vetėm pjesėn mė tė vogėl tė tij – je me atė se pėr ēka kėndon, por mėnyrėn se si kėndon.

            Shumė mistik pas pėrvojės sė tyre Supreme thjesht kanė vallėzuar, asgjė tjetėr nuk kanė mundur tė bėjnė. Ata me trupin dhe krejt qenien e vet kanė folur; sė bashku, trupi, mendja, shpirti, krejt nė tė ka qenė e inkuadruar. Ata kanė vallėzuar, por vallėzimi i tyre nuk ka qenė i rėndomtė. Nė tė vėrtetė, tė gjitha vallėzimet janė krijuar shkaku i kėtyre mistikėve; kjo ka qenė mėnyrė pėr tė mbet nė lidhshmėri me ekstazėn, lumturinė, gėzimin.

            Diēka nga e panjohura ka depėrtuar nė vetėdije, diēka nga qielli ėshtė lėshuar nė tokė – ēka tjetėr mund tė bėsh? Kėtė mund ta vallėzosh, mund ta kėndosh. Kjo ėshtė kėnga pėr Mahamudrėn.

            Dhe, kush do ta kėndojė? Tilopa mė nuk ėshtė. Vetėm ndjenja orgazmike e kėndon. Kėtė nuk e kėndon Tilopa; Tilopa mė nuk ėshtė.

            Pėrvoja vetėm vibron dhe kėndon. Pėr kėtė arsye kėnga pėr Mahamudrėn ėshtė kėngė ekstaze, ekstaza vetė e kėndon kėtė kėngė. Trilopa s’ka tė bėjė asgjė me kėtė, Trilopa fare s’ėshtė mė atje. Trilopa ėshtė shkri. Kur gjurmuesi humbet, vetėm atėherė arrihet caku. Vetėm atėherė kur nuk ėshtė prezent ai i cili e pėrjeton pėrvojėn, pėrvoja ėshtė aty. Gjurmo, dhe do ta gabosh – sepse pėrmes gjurmimit gjurmuesi do tė forcohet. Mos gjurmo, dhe do tė gjesh. Gjurmimi ngulmues dhe pėrpjekjet e forta vetvetiu bėhen pengesė, sepse sa mė shumė qė gjurmon, ego, gjurmuesi, bėhet gjithnjė e mė i fortė. Nuk gjurmon. Kjo ėshtė porosia mė e thellė e gjithė kėngės mbi Mahamudrėn: mos gjurmo, thjesht qėndro aty ku je, mos shko mė askund. Kurrė askush nuk e ka gjetur Zotin, kurrė askush kėtė nuk ka mundur, sepse nuk e dinė adresėn. Nė ē’drejtim do tė nisesh? Ku do ta gjesh hyjnoren? Hartė nuk ka, e as rrugė, dhe s’ka askush qė tė tregojė se ku ėshtė Ai. Jo, askush nuk ka mbėrri te Zoti. Gjithmonė ėshtė e kundėrta: Zoti vjen tek ti. Kur je ti i gatshėm, Ai troket nė derėn tėnde. Ai tė kėrkon derisa ti nuk bėhesh gati. E gatishmėria nuk ėshtė asgjė tjetėr pėrpos pranim; kur je plotėsisht i pranueshėm, ego mė nuk ka; je bėrė tempull i zbrazėt, pa askėnd brenda. Tilopa nė kėngė porositė qė tė bėhesh si bambus i zbrazėt, pa asgjė brenda. Dhe befas, nė momentin kur je bėrė bambus i zbrazėt, buzėt e Hyjnisė janė nė ty, bambusi i zbrazėt bėhet flaute, dhe kėnga ia fillon - kjo ėshtė kėnga mbi Mahamudrėn. Tilopa

ėshtė bėrė bambus i zbrazėt, dhe Hyjnorja ka mbėrri, dhe kėnga ka filluar.

            Kjo nuk ėshtė kėngė e Tipolit, kjo ėshtė kėnga e vet pėrvojės Supreme.

            Para se tė hymi nė atė fenomen tė mrekullueshėm, tė themi diēka pėr Tilopin. Nuk dihet shumė pėr tė sepse, nė tė vėrtetė, pėr persona tė tillė nuk mund tė dihet asgjė. Ata nuk jetojnė si gjithė tė tjerėt, ata nuk bėhen pjesė e historisė. Ata qėndrojnė anash, nuk janė pjesė e rrugės kryesore nėpėr tė cilėn njerėzimi kalon; ata nė atė rrugė nuk shkojnė. I gjithė njerėzimi shkon pėrmes rrugės sė dėshirave, ndėrsa njerėzit qė janė si Tilopa shkojnė rrugės sė padėshirave. Ata thjesht largohen nga rruga kryesore tė njerėzimit nė tė cilėn nisė historia.

            Dhe sa ma shumė qė largohesh nga rruga, aq ma shumė bėhesh mit.

            Ata ekzistojnė si mite, madje as nė kohė nuk janė. E kėshtu duhet edhe tė jetė, sepse ata lėvizin jashtė kohės, ata jetojnė jashtė kohės, - jetojnė nė amshim. Ata, thjesht, janė zhdukur, kanė avulluar nga ky dimension i jonė i pėrbashkėt. Neve na kujtohet vetėm ēasti i avullimit, aq sa kanė qenė pjesė e jona. Pėr kėtė arsye nuk dihet shumė pėr Tilopėn, se kush ka qenė ai.

 

 

            Ekziston vetėm kjo kėngė. Kjo ėshtė dhuratė e Tilopės, e ja ka dhurue nxėnėsit tė vet Naropa. Dhuratat e kėtilla nuk i dhurohen askujtė – derisa mos tė krijohet marrėdhėnia e thellė miqėsie. Ai ia ka dhurue kėtė kėngė nxėnėsit tė vet sepse ka qenė nxėnėsi i fat pėr ta pranuar njė dhuratė tė tillė.

            Para se t’ia dhuroj, e ka testuar Naropėn nė miliona mėnyra: besimin e tij, dashurinė dhe besnikėrinė. Dhe kur ėshtė bindė se asgjė tė ngjashme me dyshimin nė tė nuk ekziston, dhe kur zemra e tij ėshtė mbushur me dashuri dhe besim, atėherė ia ka dhėnė kėtė kėngė.

            Dhe unė jam kėtu pėr ta kėnduar kėtė kėngė, por kjo mund tė tė dhurohet tek kur je i gatshėm. E gatishmėria nėnkupton qė dyshimi thjesht ėshtė zhdukur nga mendja jote. Atė nuk duhet ta shtypėsh, nuk duhet tė pėrpiqesh pėr ta fituar, se edhe kur ta fitosh dhe mė tutje mbetet nė ty; me shtypje bėhet pjesė e nėnvetėdijės tėnde dhe do tė vazhdojė tė veprojė nė ty. Mos lufto kundėr mendjes sate qė dyshon, mos e shtypė, mė mirė bėn tė kundėrtėn,, vetėm fut shumė ma shumė energji nė besim. Thjesht, bėhu indiferent ndaj dyshimit tėnd, se asgjė tjetėr nuk mund tė bėsh.

            Indiferenca ėshtė ēelės, thjesht, bėhu indiferent. Po qe se diqka paraqitet – pranoje. Fut shumė e ma shumė energji nė besim dhe dashuri - se energjia e dyshimit dhe energjia e besimit ėshtė e njėjta energji. Qėndro indiferent ndaj dyshimit. Nė ēastin e indiferencės bashkėpunimi yt ndėrprehet, ti mė nuk e ushqen – pėr shkak se pėrmes vėmendjes gjithēka ushqehet. Po qe se e vėshtron dyshimin tėndė, ky ėshtė bashkėpunim, madje edhe nėse je kundėr saj, ėshtė rrezik, pėr shkak se ēdo vėmendje ėshtė ushqim, ky ėshtė bashkėpunim.

            Kėshtu tash mund t’i kuptosh tre fjalė. Fjala e parė ėshtė “dyshimi”, fjala e dytė ėshtė “besimi” dhe e treta ėshtė besnikria, apo devotshmėria e cila nė Lindje njihet si shraddha.          Dyshimi ėshtė qėndrim negativ ndaj ēdo gjėje. Ēfarėdo qė dėgjon, sė pari nė tė shikon negativisht. Do tė jesh kundėr saj dhe do tė kėrkosh argumente dhe arsyetime tė cilat do ta pėrkrahin “kundėrshtinė” tėnde. Aty ėshtė edhe mendje e besimit. Ai ėshtė i ngjajshėm me mendjen e dyshimit, veē qė ėshtė i kundėrt; mes tyre nuk ka shumė dallim. Mendja e tillė i shikon gjėrat pozitivisht dhe pėrpiqet tė gjejė argumente dhe arsyetime qė do ta pėrkrahin qėndrimin e saj, pėr tė mbetur “pėr”. Mendja e cila dyshon e shypė besimin, e mendja e cila beson e shtypė dyshimin, kvaliteti i tyre ėshtė i njėjtė.

            Kėtu ėshtė edhe lloj i tretė i mendjes, ku dyshimi thjesht ėshtė zhdukur – e kur dyshimi zhduket, zhduket edhe besimi. Devotshmėria nuk ėshtė besim, ajo ėshtė dashuri. Devotshmėria nuk ėshtė besim sepse nuk ėshtė gjysmake, ajo ėshtė e tėrsishme. Devotshmėria nuk ėshtė besim se nė tė mė nuk ka dyshim, atėherė si do tė besosh? Devotshmėria nuk kėrkon kurrėfarė shpjegimi: nuk je kundėr, por nuk je as pėr. Devotshmėria ėshtė besnikri, besnikri e thellė, dashuri. Kurrėfarė shpjegimi pėr tė nuk mund tė gjesh, sepse kjo thjesht ėshtė ashtu. Dhe, si tė veprohet?

            Mos krijon besim nga devotshmėria, thjesht qėndroni indiferent edhe ndaj besimit edhe ndaj dyshimit, dhe futni energji mė tė madhe nė dashuri; dashuroni sa ma shumė, dashuroni pa kushte. Mos mė dashuroni vetėm mua, sepse kjo ėshtė e pamundur: nėse dashuroni, dashuroni edhe ma shumė. Kur dashuroni, ju ekzistoni pėrmes mėnyrave tė ndryshme tė dashurisė – jo veē ndaj Mjeshtrit, por edhe ndaj gjithave qė ju rrethojnė: ndaj drunjėve dhe shkėmbinjėve, qiellit dhe tokės. Ti, qenia jote, kvaliteti i vėrtetė i qenies suaj do tė bėhet fenomen i dashurisė. Atėherė shfaqet devotshmėria. Dhe vetėm nė njė besnikri tė kėtillė mund tė dhurohet kėnga siē ėshtė kjo mbi Mahamundrėn. Kur ka qenė Naropa i gatshėm, Tilopa ia ka dhuruar.

            Pėr kėtė arsye mbane mend se me Mjeshtrin nuk je nė “rrugė me mendje”. Edhe dyshimi edhe besimi janė rrugė tė mendjes. Me Mjeshtrin je nė “rrugė tė zemrės”. E zemra nuk e njeh dyshimin, dhe nuk e dinė se ēka ėshtė besimi – zemra di vetėm pėr devotshmėrinė. Zemra ėshtė sikurse fėmija: fėmija kapet fort pėr dorėn e babasė, dhe ēafrėdo qė tė bėjė prindi, atė do tė bėjė edhe fėmija, fėmija as nuk i beson e as nuk dyshon nė prindin.

            Fėmija ėshtė i pandar. Besimi ėshtė gjysmak, sikurs dyshimi. Fėmija ende ėshtė i tėrsishėm, plotni. Ai thjesht e pėrcjellė prindin ngado qė tė shkojė. Vetėm nxėnėsit i cili bėhet si fėmija mund t’i ipet dhurata e majės mė tė lartė tė vetėdijės.

 

            Pjesė nga Libri “Tantra - kuptueshmėri supreme”