Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Parapsikologji - Magjia dhe mjekėsia

Shkruan: Rick HAYWARD

 Pėrktheu: Vladimir MARKU

      

MAGJIA DHE MJEKĖSIA

 

        A ka vėrtetė njė forcė magjike qė mund tė ndikojė mbi shėndetin dhe sėmundjet? Meqėnėse jemi rritur nė njė epokė qė supozohet shkencore, shumė prej nesh e kanė tė vėshtirė t'i gėlltisin kėto gjėra. Megjithatė, kur kemi parasysh se fizika moderne, mė kokėfortja nga shkencat, tashmė i shikon kėto dukuri si njė proces valėsh dhe energjish tė padukshme, ndoshta pikėpamjet e vjetra tė forcave mbinatyrore qė depėrtojnė tė gjithė universin dhe qė influencojnė mbi jetėn, nuk janė pa baza.

 

 

            Nė tė gjitha qytetėrimet e lashta: tė Egjiptit, Persisė, Indisė dhe Kinės, dijet mbi mjekėsinė dhe artet e kurimit vlerėsoheshin shumė. E njėjta mund tė thuhet edhe pėr komunitetet primitive, shumė prej tė cilave ekzistojnė edhe sot, ku roli i shaman-it si shėronjės ėshtė i njė rėndėsie kryesore.

          Natyrisht, arti i mjekėsisė ėshtė akoma edhe mė i vjetėr dhe shkon mė larg se sa dokumentat qė zotėrojmė sot. Padyshim qė disa forma tė kėtij arti praktikoheshin nga shumica e paraardhėsve tanė tė lashtė. Receta mė e hershme mjekėsore datohet rreth vitit 1500 p.e.r dhe vjen nga Egjipti. Pėrmbajtja e saj sugjeron se doktorėt egjiptianė punonin duke u mbėshtetur nė parimin se efektiviteti i njė ilaēi ėshtė nė proporcion me shijen e tij tė keqe. Megjithatė, kjo mund tė ketė qėnė njė nga ato shėrimet popullore 'sharlatanėsh' qė kanė gjetur treg nė tė gjitha epokat. Ka shumė arsye pėr tė besuar se egjiptianėt e lashtė kishin njė art shėrimi shumė tė zhvilluar, ndofta tė natyrės ezoterike dhe transmetohej gojė pas goje nga mėsuesi te nxėnėsi.

          Dhe kėtu vijmė nė atė qė ėshtė mjaft e rėndėsishme pėr tė kuptuar artin shėronjės tė botės sė lashtė. Zbulojmė se mjekėsia ka qėnė thellėsisht e mbrujtur nė disa tradita magjike ose ezoterike ku rolin kryesor e luanin forcat e larta kozmike ose shpirtrat dhe energjitė e fshehura tė qiellit dhe Tokės. Ja pse artet e shėrimit konsideroheshin jashtėzakonisht tė shenjta dhe sekret. Pėr tė kuptuar nocionin e kėtij sekreti, mjaft t'i referohemi fshehtėsisė sė madhe me tė cilėn rrethoheshin praktikat e ēuditshme tė shamanit primitiv. Shkurt, mjekėsia ka qėnė pjesė e traditės mistike dhe mbinatyrore qė ka ekzistuar nė themel tė shoqėrisė njerėzore nė ēdo epokė dhe nė tė gjitha rajonet e globit.

          Ka qėnė shumė i pėrhapur besimi se sėmundja ėshtė shkak i veprimit tė forcave tė papara - shpirtrat e kėqinj tė cilėt prekin personin qė, nė njė farė mėnyre, prish rendin natyror tė gjėrave. Sipas botkuptimit tė sotėm, kėto s'janė gjė tjetėr veēse gjepura. Megjithatė, po t'i mendojmė gjėrat me kujdes, ka diēka nė to qė nuk ndryshon shumė nga idetė qė mbrohen nga njė numėr gjithnjė e mė i madh terapistėsh tė sotėm.

 

            Ruajtja e ekuilibrit

 

            Ēėshtja kryesore qė ka lindur nė teorinė dhe praktikėn mjekėsore nė kėto dekadat e fundit ėshtė ajo se shėndeti varet nga njė ekuilibėr ose harmoni e caktuar e forcave ku pėrfshihen, jo vetėm aspektet thjesht fizike tė shėndetit, por edhe faktorėt mendorė, emocionalė, tė mjedisit dhe ato shoqėrore. Tė gjithė kėta faktorė luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė formimin e sėmundjes. Nuk ėshtė thjesht ēėshtje e mosfunksionimit tė molekulave dhe kimikateve brenda trupit tė njeriut dhe e korrigjimit tė sjelljes sė tyre me anėn e ilaēeve. Sėmundja shihet tashmė si maja e njė ajsbergu, si rezultat i njė sėmundjeje mė tė thellė qė mund tė jetė akumuluar pėr vite e vite me radhė pėr shkak tė sjelljeve, zakoneve dhe emocioneve tė kėqija qė kanė sjellė nga ana e tyre bllokimin e rrjedhjes dhe harmonisė sė energjive tė jetės. Pra, nė vend qė tė shihet sėmundja si njė cėnim i ndonjė rendi tė padukshėm demonik, shihet si njė cėnim i ekuilibrit dinamik qė influencon jo vetėm mbi jetėn njerėzore, por edhe mbi jetėn e planetit dhe tė gjithė kozmosit. Nė njė farė mėnyre, kjo ėshtė tė dalėsh nga akordimi.

          Po tė merret nė mėnyrė metaforike, atėherė, ideja e vjetėr e zbutjes sė inatit tė zotit ose tė demonit, ndoshta nuk ėshtė shumė larg tė vėrtetės. Nė epokėn moderne, kėto forca tė padukshme kanė ndryshuar thjesht veshjen dhe operojnė sot me emra tė tjerė si p.sh. bakterie, viruse, stres, neuroza etj. Po ashtu, nė ngjashmėri me pikėpamjet e vjetra, sot thuhet gjithmonė e mė shumė se kėto gjėra nuk e sulmojnė njeriun nga jashtė, por se njeriu e predispozon veten ndaj sėmundjeve tė tilla duke jetuar nė njė mėnyrė negative dhe aspak harmonike. Kėtu mund tė pėrfshihen faktorė tė tillė si relacionet e vėshtira emocionale, ndjenjat e pakėnaqėsisė dhe inatit, shqetėsimi dhe frika, ose amullia nė ēfarėdo forme e njeriut.

          Sipas pikėpamjeve tė vjetra magjike, tė gjitha gjėrat nė univers, me frymė dhe pa frymė, janė, nė njė farė mėnyre, tė lidhura me njė rrjet tė hollė energjish tė fshehura. Poeti Uollt Uitman thoshte: "Njė ngjashmėri e madhe na bashkon tė gjithėve". Njohja e kėtij rrjeti tė fshehtė e bėn tė mundur qė njė person t'i manipulojė forcat e holla tė jetės dhe tė sjellė efekte pozitive (nganjėherė negative). P.sh., shumė antropologė qė kanė studjuar aktivitetet e shamanit primitiv kanė qėnė tė detyruar tė pranojnė se kėta individė punojnė me njė lloj fuqie tė panjohur pėr pikėpamjet tona racionale dhe shkencore.

 

            Lidhjet e padukshme

 

            Ka shumė besime tė vjetra ku mund tė gjesh gjurmė tė kėtyre njohurive rreth mbinatyrores. Njė nga kėto ėshtė dhe zakoni pėr tė lidhur njė shall tė kuq rreth qafės pėr tė mos u sėmurur nga tė ftohtit ose zakoni pėr tė varur rroba tė kuqe nė njė dhomė pėr tė ndihmuar nė shėrimin e njė tė sėmuri. Po pse ngjyra e kuqe? Sepse sipas filozofisė sė mbinatyrores, qė ėshtė e bazuar nė parimet astrologjike, e kuqja ėshtė ngjyra e Marsit dhe, sė bashku me metalin e kėtij planeti (hekuri), ėshtė konsideruar si e fuqishme nė largimin e shpirtrave tė kėqinj. Dhe kjo ka llogjikė sepse Marsi ėshtė planeti i energjisė, i shoqėruar me gjakun, dhe prandaj mjaft i rėndėsishėm nė shėrimin e pacientit dhe kthimin e fuqisė te ai.

          Ideja se ka forca tė padukshme qė depėrtojnė nė univers dhe qė lidhin tė gjitha gjėrat, gjėndet nė filozofitė mistike tė tė gjitha epokave. Nė Kinė, kėto forca, quheshin CH'i; nė Indi quheshin prana; nė misticizmin e Hebrejve njihej me emrin Od kurse nė traditėn Hermetike Perėndimore ėshtė njohur me emra tė ndryshėm: kuintesencė (thelb), drita e natyrės ose Spiritus Vitae (shpirti i jetės). Okultisti i shekullit tė 19-tė, Elifas Levi, i referohej me emrin Drita Yjore.

          Paracelsus, doktori i famshėm i shek. 16-tė, qė thuhet se ka bėrė mrekullira, e njihte kėtė fuqi tė padukshme. Ai e quante atė Arkaeus, me te cilėn nėnkuptonte energjinė primare jetėsore tė natyrės, forcėn jetėsore qė mban tė gjitha gjėrat e gjalla nė kushte shėndeti tė mirė. Ėshtė pikėrisht kjo fuqi qė reagon ndaj influencės kozmike, duke rezonuar nė tė gjithė trupin fizik. Kjo fuqi nuk ėshtė e mbyllur nė trupin fizik, por rrezaton jashtė si njė sferė luminishente. Paracelsus thotė se individi mund tė ndikojė sė tepėrmi mbi kėtė energji tė ndjeshme, pėr mirė ose pėr keq, me anė tė imagjinatės dhe kjo mund tė ketė pasoja tė theksuara mbi shėndetin dhe sėmundjen. "Imagjinata," thotė ai, "mund ta helmojė esencėn e jetės dhe tė shkaktojė sėmundje ose mund ta pastrojė atė, pasi ėshtė ndotur, dhe t'i kthejė asaj shėndetin".

 

 

            Shkaqet bazė

 

            Pra, doktori i famshėm i shek. 16 ka thėnė: "Imagjinata mund ta helmojė esencėn e jetės dhe tė shkaktojė sėmundje ose mund ta pastrojė atė, pasi ėshtė ndotur, dhe t'i kthejė asaj shėndetin". Kėto janė, ndoshta, fjalėt mė tė zgjuara tė shkruara ndonjėherė lidhur me shėndetin dhe sėmundjen. Sidoqoftė, vetėm dekadat e fundit terapistė tė caktuar kanė filluar qė t'i marrin kėto ide me seriozisht. Ėshtė gjithashtu i rėndėsishėm fakti se biologėt e sotėm, tė cilėt akoma nuk janė nė gjėndje tė shpjegojnė dukuritė misterioze tė jetės qė lidhen me konfiguracionet specifike tė molekulave dhe elementeve kimike, tani kanė filluar tė pėrdorin koncepte tė tilla si Fusha e Jetės ose Fushat Plazmike Biologjike qė u referohen diēkaje tej aspekteve thjesht fizike ose materiale tė organizmave tė gjalla.

          Le tė pėrmendim vetėm faktin se ēdo atom i trupit zėvendėsohet plotėsisht periodikisht pėr tė kuptuar se nėn kėtė proces ndodhen ndoshta disa faktorė tė tjerė. Ēfarėdo emri qė t'i japim, gjithshka varet nga ruajtja e njė rrjedhjeje tė lirė dhe harmonike tė kėsaj energjie jetėsore tė padukshme sepse ajo mund tė sabotohet lehtė nga faktorė negativė qė funksionojnė nėpėrmjet zakoneve dhe sjelljeve tona. Kohėt e fundit, po i kushtohet njė vėmendje gjithnjė e mė e madhe idesė sė vjetėr sė njė esence tė padukshme jetėsore qė mund tė manipulohet me metoda tė caktuara, ose nga njė shėronjės qė ka njohuritė e nevojshme ose nga vetė personi nėpėrmjet metodave psikologjike. Rezultatet dobiprurėse tė metodave tė tilla si akupuntura ose meditimi empirik njihen sot zyrtarisht nga komuniteti mjeksor.

          Shpesh, kohėt e fundit, kjo energji e padukshme dhe nė dukje magjike, u ka dalė pėrpara njerėzve aksidentalisht. Njė nga kėto raste ėshtė ai i Kenelm Digby i cili, nga mesi i shek. 17, bėri disa mjekime tė famshme duke pėrdorur njė pluhur qė ai e quante 'pluhuri simpatik'. I jati i Kenelmit e kishte mėsuar kėtė metodė nga njė murg qė kishte udhėtuar shumė nė Lindjen e Largėt. Kjo procedurė, qė pėrdorej kryesisht nė mjekimin e plagėve, konsistonte nė marrjen e njė cope rrobe tė lagur me gjakun e plagės dhe nė zhytjen e asaj rrobe nė njė tretėsirė tė pluhurit simpatik (qė Digby e quante vitriol). Efekte tė ngjashme mund tė arriheshin duke lagur me kėtė tretėsirė armėn qė kishte shkaktuar plagosjen. Metoda funksiononte sipas parimit tė veprimit simpatik nė largėsi midis gjakut tė personit dhe plagės nga ishte marrė ky gjak. Sipas Digby, plagėt shėroheshin pa patur nevojėn qė tė prekeshin ose shikoheshin. Mjekimi mė i famshėm qė ka bėrė Digby me kėtė metodė ėshtė ai i njė farė Xhejms Howell, sekretar i Dukės sė Bakingamit, i cili kėrkoi ndihmėn e Digby me qė kishte plagosur dorėn. Digby i kėrkoi fashėn e lagur me gjak dhe njė legen me ujė. Ndėrkohė, Howell, duke menduar se doktori po bėnte pėrgatitjet pėr kurimin e tij, bisedonte me njė mik nė cepin e dhomės duke mos vėnė re se Digby kishte hedhur nė ujė pluhurin special dhe po fuste fashon e tij duke vėzhguar me vėmendje Howellin.

          "Papritur," tregon Digby nė raportin e tij," ai u drodh dhe bėri njė lėvizje sikur tė ndjente njė shtysė tė brendshme. "Nuk e di," tha Howell, "por unė tani nuk ndjej asnjė dhimbje. Mė duket sikur mė ėshtė shpėrndarė mbi dorė njė freski e kėndshme sikur tė kisha njė beze tė lagur mbi tė. Mė duket se mė ėshtė larguar i gjithė infeksioni." Brenda pesė ose gjashtė ditėve plaga e tij u mbyll tėrėsisht.

          Digby ka pėrdorur parimet shumė tė vjetra tė magjisė simpatike ku njė gjė mund tė ndikojė mbi njė tjetėr nėpėrmjet njė lloj rezonance tė fshehur, vėnė nė lėvizje nga mendja. Metoda e mirėnjohur dhe mjaft efektive e shėrimit tė lytheve funksionon sipas tė njėjtit parim. Natyrisht kjo energji mund tė pėrdoret edhe negativisht, si nė rastin e njohur tė nguljes sė gjilpėrave nė njė figurinė dylli ose etj. qė ka diēka qė i pėrket viktimės sė zgjedhur.

 

            Magnetizmi

 

            Mė dramatik ka qėnė aktiviteti i Anton Mesmerit i cili, nė gjysmėn e dytė tė shek. 18, shkaktoi sensacion me zbulimin e Magnetizmit tė Kafshėve (siē e quajti). Mesmerit i kishte bėrė pėrshtypje tė madhe ideja e njė 'shpirti jetėsor' qė pėrshkonte tė gjithė natyrėn dhe qė ishte pėrmendur vazhdimisht nga mistikėt dhe filozofėt e shkuar. Nga viti 1679 u botua njė libėr, shkruar nga Uilliam Maksuell, me titull "De Medicina Magnetica" (mjekėsia magjike), ku ai flet pėr njė shpirt jetėsor, qė ekziston nė gjithshka dhe qė mund tė manipulohet nga njė person qė ka aftėsitė dhe njohuritė e duhura, qė mund tė veprojė si njė ilaē universal.

          Nė pėrputhje me kėtė, Mesmer besonte se ndėrmjet trupave qiellorė, Tokės dhe organizmave tė gjalla ekziston njė influencė e ndėrsjelltė. Mekanizmi i kėsaj influence ėshtė njė lloj energjie magnetike (ose fluid) e cila, besonte ai, mund tė identifikohet, tė grumbullohet dhe tė pėrdoret si forcė shėruese.

          Raporte tė ndryshme thonė se Mesmeri mund tė magnetizonte pacientėt, nganjėherė me njė nga gishtrinjtė e tij, ose duke pėrdorur njė shufėr hekuri. Pacienti hynte nė njė gjėndje somnabulike, duke patur nganjėherė konvulsione tė fuqishme, dhe si rezultat ndodhte shpesh kurimi i tij i suksesshėm.

          Mesmer sajoi, gjithashtu, njė tub magnetik rrethor e tė madh nga ku dilnin shufra tė ndryshme metalike. Pacientėt uleshin rreth e qark kėtij tubi duke kapur secili nga njė shufėr. Mesmer pastaj u thoshte qė tė formonin njė zinxhir duke prekur njėri tjetrin me majat e gishtave tė dorės. Pothuaj menjėherė, disa nga pacientėt hynin nė konvulsione ose nė ekstazė nga e cila dilnin me njė vitalitet tė ripėrtėritur tė trupit tė tyre, tė ēliruar nga ēfarėdo lloj gjėje qė i mundonte.

 

            Rrjedhja e lirė

 

            Ēfarė pėrfundimi mund tė nxjerrim atėherė nga gjithė kėto dukuri misterioze? A ka vėrtetė njė forcė magjike qė mund tė ndikojė mbi shėndetin dhe sėmundjet? Meqėnėse jemi rritur nė njė epokė qė supozohet shkencore, shumė prej nesh e kanė tė vėshtirė t'i gėlltisin kėto gjėra. Megjithatė, kur kemi parasysh se fizika moderne, mė kokėfortja nga shkencat, tashmė i shikon kėto dukuri si njė proces valėsh dhe energjish tė padukshme, ndoshta pikėpamjet e vjetra tė forcave mbinatyrore qė depėrtojnė tė gjithė universin dhe qė influencojnė mbi jetėn, nuk janė pa baza. Shumė mjekė tė sotėm, ortodoksė dhe jo ortodoksė, po i marrin mė seriozisht efektin e asaj qė mjekėt dhe mistikėt e hershėm e quanin Spiritus Vitae, rrjedhja e lirė dhe harmonike e tė cilės konsiderohej si sekret i shėndetit, jetės dhe zgjuarsisė intuitive.

          Nocioni se sėmundja, fizike ose psikologjike, rezulton nga bllokimi i rrjedhjes sė kėsaj energjie jetėsore, shkaktuar nga emocione dhe sjellje negative, po merret sot mė seriozisht. A mos konvulsionet violente tė pacientėve tė Mesmerit janė rezultat i njė ēlirimi tė menjėhershėm i bllokimit tė rėndė tė rrjedhjes sė jetės sė padukshme - njė bllokim qė ekziston nė themelin e tė gjitha sėmundjeve fizike, nėnvleftėsuar nga terapia moderne, qė lehtėson sėmundjen, por nuk e kuron atė?

 

            Nga libri "Bota drejt barbarizmit dhe Profetėt"