Njė ndėr krijimtaritė mė tė
lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku
bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor... shprehen
pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin
mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e
artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė,
edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė jetės.
Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė
hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė
shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha
sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si
njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė
zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi,
Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli,
Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė
pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit
tė tij...
Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur,
ADEM ZAPLLUZHA,
qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė
gjerė, do tua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me
kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė
shqiptare.
(www.sa-kra.ch)

Pėrgatiti:
Adem ZAPLLUZHA
ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE
LULJETA
GJOSHA PASHOLLARI
Hyrje
Lindur
ne Memaliaj Tepelenė nė 2/06/1957. Kreu shkollėn e mesme tė pėrgjithshme nė
vendlindje. Ėshtė nėnė e tre fėmijėve. Ka punuar 26 vjet nė telekomin e
Shkodrės dhe 6 vjet nė ujėsjellėsin e Tiranės.
Filloi tė shkruaj poezi vitet e fundit. Ka publikuar nė
internet, nė gazetėn "Telegraf" e "Intervista" etj. Botoi librin e parė me
poezi "Jargavanėt e Shpirtit" nė Mars 2015 dhe librin e dytė "Lotėt e
Zemrės" nė Nėntor tė 2015.
JAM BIJĖ E KĖSAJ TOKE
Jam njė bijė nga Kanina,
aty ku kanė rėnė trima,
tre kryeministra kanė varre,
pėrballe Vlorės, janė thesare.
Jam njė bijė kaninjote
Ballkon i Vlorės ndėr mote,
Aty ku mori nuse Skėnderbeu,
Famėn e tij nderon gjithė dheu.
Jam njė bije kaninijote,
Nga e bukura ndėr mote,
Me kalanė shekullore
Karshi detit pėrkrenore.
Jam nga gjaku i shqiptarit,
Qė Sulltanit i vuri zjarrin
Jam stėrmbesė e Ismailit,
Qė flamurin lartė e ngriti.
Jam vlonjate me besė burri,
Aty ku u valėvit flamuri,
Nga ai vend i praruar,
Me dy dete duar bashkuar.
Jam e do jem bijė kaninjote
Bijė shqiptare e kėsaj toke,
Qė mė dha gjakun si flori
Brez pas brezi ky gjak do ndri...
E DUA VARGUN ...
E dua vargun tė shkrepė si vetėtima,
Tė djegė ēdo krisje deri nė rrėnjė,
E dua vargun tė rritet si fėmija,
Kėmbadoras tė ngjitet, ēudira tė bėjė...
E dua vargun, ashtu siē ėshtė jeta,
Se me tė unė shpreh shpirtin tim,
E dua vargun ku tė lulėzojė e vėrteta,
Se pėr mua ėshtė bėrė si ushqim.
E dua vargun, se plagėt mi mjekon,
E ma pėrshkruan siē e dua dashurinė,
E dua vargun se shpirtin ma qetėson,
E ty pranė meje tė mban nė kujtim.
DITARIN E JETĖS SHFLETOVA NGADALĖ
Ditarin e jetės shfletova ngadalė,
Pa dashje shfletova letrat e dashurisė ,
nė kohen tonė pa internet vrapoja tė dalė,
kur postieri trokiste te dera e shtėpisė....
Letra me shkruaje e me premtoje shumė ,
E ėndrra ne thurnim pėr jetėn e re.
Ti nė Veri me shėrbim ishe larg nga unė,
E unė nė Jug letrat prisja me gaz e hare.
Po tani, vallė pse mė paske harruar,
letėr e asnjė haber smė ke dėrguar?
Dua tė di, ēfarė tė ka zemėruar,
Mos je mė mirė larg nesh, ku ke qėndruar?
Ditarin shfletoj e humbas nė kujtime ,
Aty lexoj shumė e shumė fjalė e premtime,
Ti mė premtoje se s,do ndaheshim kurrė,
Po nuk e mbajte fjalėn, ndonėse je burrė.
Tani nė ditar tre rreshta janė shtuar,
Nga dora jote njė mall i pėrvėluar,
mė thua mbushe ditarin edhe tani,
Ke nipėr e mbesėn, gjithė botėn ke ti...
Unė pėr ty do tė jem si diell mes resh,
Kur tė mė thėrrasėsh, pranė do mė kesh,
Nga unė mėsove, se ēėshtė e vėrteta,
Prandaj i urreje gėnjeshtrat qė ka jeta.
Unė stė gėnjeva, po ashtu e deshi fati,
As unė sjam rehat kėtu te ky shtrati,
Ndonėse plagėt akoma smė janė shėruar,
Nga malli po digjem, pėr ty pėrvėluar...
JETOJMĖ ME IMAZHIN E NJĖRI-TJETRIT
Tė mendoj e nga kujtimet e mia nuk tė fshin njeri,
Tė dashuroj, sa nė zemrėn time ska vend pėr asnjė.
Tė adhuroj e kjo pritje e gjatė me ka lėnė pa gojė,
Nė ēdo cep tė dhomės, me kujtimet e tua jetoj.
Tė dua ty gjersa fryma tė mė shkojė nė qiell,
Aroma jote e ėmbėl, si mantel mė ka mbėshtjellė.
Nė kėto dite acari, nuk po gjej fare qetėsi,
Vallė si do mė vejė halli pa ty, kėtė nuk e di?!...
Ndoshta me vėshtrimin nderur nga rruga qėndron,
Mė duket se nga ēasti nė ēast po mė pėrqafon...
Do mė kėrkosh falje pėr kėtė pritje tė gjatė,
Do me pėshpėritėsh nė vesh, mos mė qorto kėtė natė!
Kjo ėshtė nata jonė, nata e ndjenjave fitimtare,
Preludin e dashurisė kėndojmė, si zogj nė dritare.
Dhe vazhdimisht me sy njeri-tjetrin kėrkojmė,
Zemra na rreh fortė e me imazhin tonė jetojmė...
DUA GĖZIMIN TA NDAJ ME TY
Zgjata dorėn tė kape atė zemėr qė ma mori lumi,
Ajo si peshk me rrėshqiti nga dora e mė humbi.
Vezullonte si pasqyrė, sytė mi qorroj,
Dhe zemrėn time krejt ma copėtoj...
Me dorėn e zgjatur renda pas saj,
Fluturat e lulet mė bėnin shoqėri,
Mos vrapo pas zemrės, se ky ishte fati,
Rri pranė nesh, se kemi nevojė pėr ty.
Tetė muaj lėngova ne shtrat e dėrrmuar,
E zemra me fali porositė e arta tė saj:
Amanet tė jap fėmijėt ti rritesh tė lumturuar,
Nė ēdo hap tė jetės ke uratėn time pastaj...
Ishte viti nėntėdhjetė e pesė kur fati zi mė goditi,
Dhe tre yje tė ndritshėm te koka me rrinin,
Mė buzėqeshnin e zemra gjak ju pikonte,
Se dija se gjysma e zemrės time sjetonte.
Kur i kujtoj ato ditė marsi plot acar,
Vetėm data katėr mars beri behar,
Pas krahėve i kam hedhur e pėrpara shikoj,
Dua qė fėmijėt e mi sa mė shumė ti gėzoj;
Sot nė kėtė mars tė ri duhet tė jem e gėzuar,
Botova librin e parė me vargjet qė tė kam dedikuar.
Dua gėzimin, ta ndaj, me ty zemėr e ndritur,
Tė mė shuash kėtė mallin, qė mė ka zhuritur...
|