TE
HYSH NE NJE ULLISHTE TE PERKORE POETIKE
Edhe
pse ndodhesha larg atdheut, nė Milano, koha internetike nuk tė lė t'i
shkėputėsh lidhjet me vendlindjen, me dheun amė, me gjuhėn e nėnės, me
njerėzit, me poezinė dhe poetėt. Pikėrisht kėshtu mė ndodhi nė mesgushtin
milanez edhe me poetin e mirėnjohur Adem Zaplluzha, i cili mė dėrgoi nė
postėn elektronike librin mė tė ri me poezi, i cili plotėron numrin 144 nė
kolonėn e vet poetike "Lulėzojnė gjethet e ullinjve".
Njohja
me poetin ishte njė parakusht mė tepėr pėr tė hyrė etshėm nė kėtė "ullishtė"
tė pėrkorė poetike dhe, si ngaherė, poetėt e lindur, nuk ta zhgėnjejnė
shijen e lexueshmėrisė, madje tė mbajnė fort tė mbėrthyer pas metaforave aq
elegante, pas atij vargu tė zhdėrvjellėt dhe, sa mbaron njėrin cikėl,
dėshira tė rikthen nga e para.
Nga
pikėpamja kompozicionale ky libėr vjen si njė trini poetike ku ndėrthuren
me njėri-tjetrin tri cikle: "Ishte njeriu i njė mrekullie", "Lulėzojnė
gjethet e ullinjve" dhe "Asnjė qindarkė nė xhepat e erės".
Varg
pas vargu, motiv pas motivi, shqetėsimi i heroit lirik vjen gjithnjė nė
ngjitje duke e futur kėshtu poetin "nė radhėt e poetėve tė rebeluar, ata tė
racės zemėrake, qė shpėrthen vrullshėm duke trazuar jetėn dhe qetėsinė e tij
pėr tė thėnė me poezi tė vėrtetat", siē shprehet prof. Lutfi Alia nė
parathėnien e librit "Flutura prej letre".
Vazhdueshmėria me poezinė sa ka pranė majėn e suksesit, po dhe aq pranė ka
rrezikun e rėnies nė monotoni, por te poeti nė fjalė ky rrezik shpėrfillet,
pasi poeti mbetet pėrherė modern nė formėsimin poetik edhe kur u rikthehet
motiveve. Shpirti pėrherė i shqetėsuar, qytetaria e shkallės sipėrore,
natyrshmėria dhe lidhėsia me fjalėn e pėrzgjedhur, kanė arritur te ky poet
tė mprehin shqisėn e kėrkimit. Edhe me kėtė prurje autori sjell njė risi
poetike befasuese, duke i shtuar ullishtės sė poezisė shqipe fidanė tė rinj
e tė shėndetshėm.
Nuk mė
mbetet gjė tjetėr,veē tė lus lexuesit tė shijojnė poezinė e vėrtetė.
Poezi nga libri i autorit Adem Zaplluzha "Lulėzojnė
gjethet e ullinjve"
MOS MĖ KĖRKO ASKUND
Nuk tė prita nė asnjė varg
Pėr tė hyrė nė vargun tim
Ty tė duhet tė jesh peri
Ose mė shumė se njė grua
Tė thashė se nuk tė prita
Asnjėherė te ėndrrat e mia
Pėr tė pritur dike
Mė duhet tė ėndėrroj shtatė vjet
Sa pėr sonte mos merr udhė
Nuk kam nevojė pėr asnjė flutur
Po tė vinte edhe poetesha Safo
Kurrė nuk do e prishja gjumin
Nėse smė gjen mes rreshtave tė mia
Ku rastėsisht bredhi si somnambul
Mos mė kėrko askund
Se smund tė mė gjesh dot
NUK ERDHA PĖR TI ZGJUA DHEMBJET
Sonte do bien perėndit e fundit
Do kėputen nga qielli
Si kumbullat e pjekura
Ja atje larg
Te ato maja tė bardha
Me lot zogjsh po lahen yjet
Nuk erdha pėr ti zgjua dhembjet
Nuk erdha
Sepse nga natyra jam
Njė dhembje shumė mė e madhe
Kėto plagė tė Gjergjit
Me qindra vjet kullojnė nė mua
Ju thashė se nuk e pres askėnd
Por edhe askush
Sonte nuk mė pret mua
Paskam mbetur kėrcu i vetėm
Nė kėtė shtrojerė
Ku pėrgjumen ėndrrat e fėmijėrisė
I DĖGJUAM BRITMAT E ERĖS
Kur arritėm
Portat veē ishin tė mbyllura
Njė ulėrimė dėgjohej pėrbrenda
Asnjė mushkonjė
Nuk kishte mbetur te pjergullat
Ishte njė natė shumė e trishtuar
I ngjante asaj tė Bartolomeut
Natė e thikave tė ndryshkura
Era e sfilitur ngulej nė tru tė pemėve
Dimri i kishte larė duart e pista
Jashtė dhe brenda portave
Dėgjoheshin vetėm kambanat
Britmat e nėnave nuk pushuan me javė
Ngjanin dasmave shqiptare
Qė edhe vdekjen e bėjnė tė kėndoj
Nuk kishim mė asnjė shpresė
Namatisjet e drurėve ishin tė tilla
Sa qė nė shtatė lagje
I dėgjuam britmat e erės
I dėgjuam piskamat e kėndesave
NĖ SYTĖ E KRISTALTĖ TĖ VDEKJES
Mė kujtohet
Kur ishin kėtu zogjtė
Kishte edhe njerėz kėndej pari
Nga njė ndėrtesė e vjetėr
Depėrtonte njė melodi e lashtė biblike
Muret kėndonin haleluja
Degėt e vetmuara
Shikonin me habi
Dyndjet e lejlekėve tė zinj
Shirat me vite skishin kaluar kėtu pari
Thonė se ishte vjeshtė
Por mua mė dukej njė dimėr i egėr
Muranat pėr herė tė parė
Shikonin kah liqeni
Se si vdiste njė njeri te shkallėt
Njė copė mjekre prej mjegulle
Shikonte kah vdisnin malet
Njerėzit kaherė veē kishin vdekur
Nė sytė e kristaltė tė vdekjes
Liqeni pėrkundej pėr herė tė fundit
GJITHMONĖ ĖSHTĖ DIMĖR TE NE
Pashė njė njeri dhe hijen time
Po ashtu edhe njė zog tė braktisur
Dita kishte aq shumė etje
Sa qė i ngjante shkretimit tė shpirtit
Dy njerėz dhe njė pemė
Dukeshin si dy pėrralla tė vjetra
Portat herė hapeshin
E herė mbylleshin nga sikleti
Dielli dukej si njė patate nė prush
Njė hinore e mbushur me hi
Ja verbonte sytė e lumit
Era i kishte mbyllur tė gjitha dyert
Vetėm zėri i frikės vinte nga malet
Lėshohej si njė ortek trishtimi
Zėrat e drurėve dukeshin aq tė afėrt
Sa qė na i shurdhonin veshtė
Dikush tha se jemi nė dimėr
Njerėzit qeshėn me tė
Por gjithmonė ėshtė dimėr te ne
Kjo stinė e egėr po troket nė shpirtra
|